Fatmir Xhafaj: Krimi në Elbasan s’ka marrë ende përgjigje

December 26, 2017 10:16

Fatmir Xhafaj: Krimi në Elbasan s’ka marrë ende përgjigje

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kriminaliteti në Elbasan nuk ka marrë ende përgjigjen e merituar, por sipas tij kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Duke folur për gazetarët nga Elbasani, ministri bëri me dije se Drejtoria e Policisë së këtij qyteti do të ristrukturohet tërësisht dhe për këtë po bëhet një projekt pilot, duke pasur parasysh edhe situatën kriminale në këtë qark.

“Elbasani pati një situatë jo pozitive të kriminalitetit, situtatë që ende s’ka marrë përgjigje dhe zgjidhjen e duhur. Këto janë gjëra që nuk bëhen brenda ditës, duan kohë që të kemi një projekt sa më realist. Sa i përket kriminalitetit, mbetemi të shqetësuar për këtë problematikë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka komanduar këtu disa prej ekspertëve më të mirë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Xhafaj foli edhe për familjet Çapja dhe Çela në Elbasan, mes të cilave ka pasur vazhdimisht përplasje kriminale. Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme, këto dy familje nuk simbolizojnë qytetarët e ndershëm të Elbasanit dhe shumë shpejt do të përgjigjen para drejtësisë nëse janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Ata që i quani ju jo Çapja apo Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet, njerëzit me vlera siç është Elbasani. Ai dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurtë që do marrin përgjigje të merituar”, deklaroi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se tre ditë më parë në Elbasan u shënua rasti i fundit i një atentati të dështuar ndaj fisit Çapja. Persona të paidentifikuar tentuan të vrisnin Ardian Çapjan, por ky i fundit fatmirësisht u shpëtoi plumbave.

December 26, 2017 10:16
Komento

5 Komente

  1. Irsa bejko December 26, 11:30

    Vettingu ne rlbasan duhet patjeter me ata shefa qe jane aty

    Reply to this comment
    • Grigor December 26, 15:32

      Le te bejne drejtor Edmond Kosenin dhe Elbasanin e ke ne rregull per nje jave. Po nuk e bejne se u prish pune. Edhe kur e hoqen, PSja e hoqi se u preu rrugen e kontrabandes ministrave. PD po ishte gati, se nuk e shihte dot me sy.
      Maskarenjte me pushtet.

      Reply to this comment
  2. Essi dyrmishi December 26, 11:33

    Me figure te paster te policise nga vettingu askush qe shkel ligjin nuk do te shpetoj

    Reply to this comment
  3. Flora Isufi December 26, 11:35

    Fakti qe po vihet ne zbatim nje projekt suedez tregon dsshiren e te huajve per bashkepunim

    Reply to this comment
  4. info analitike December 26, 16:22

    Po qy Xhafaj do ta beje vettingun per vete apo qy eshte ne rregull?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*