Fatmira Hajdari në ‘sitën’ e Vettingut/ KPK i gjen probleme tek pasuria

June 15, 2020 11:06

Fatmira Hajdari në ‘sitën’ e Vettingut/ KPK i gjen probleme tek pasuria

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për Znj. Hajdari po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Ajo është e pranishme vetë në seancë së bashku me avokatët e saj Maksim Haxhia dhe Elvira Lami.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

KPK vëren se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting.
Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

o.j/dita

June 15, 2020 11:06
Komento

9 Komente

  1. Orli June 15, 11:14

    Truallin ja ka lene baba prej Okshtuni! Paret nje pjese (400.000$) ja ka dhene ben qimja,kot ashtu per ta liruar nga burgu,shkollen e plepave e ka nga sala te tjerat i ka nga arsimimi dy vjecar ne shkollen e rezervave ku mesoi per garuzhde!

    Reply to this comment
  2. shoku June 15, 11:53

    Ore po vajza e saj qe i thote krahut kembe e kembes hunde, qe studoi ne Amerike, apo ata dy bryllat (femijet) ku i gjeten paret qe shesin pordhe?
    eh, sa mban kjo toke (pa drejtesia nuk e problem e ka bë model)
    Ed io pago (dhe une paguaj) thotë Totoja i shkrestë.

    Reply to this comment
  3. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët June 15, 12:00

    “Te pasurit” me abuzime dhe korrupsion ne Shqiperi nuk asrriten dhe ska se si te vendosin nje ligj per figuren e nje punonjesi publik ne sistemin e drejtesise- gjyqtar avokat prokuror permarim ectt …

    Shqieria po ndihmohet nga ORGANIZATA MONITORORIMIT NDERKOMENTAR

    Kjo dhe vetem kjo dhe jo shqiptaret e pasur qe kane funksione publike te rendesishme ne sistemin e drejtesise, monitorojne vetingun e figurave publike qe punojne ne sistemin e drejtesise !

    Si ka mundesi qe te huaj monitorojne reformen ne drejtesi ?

    Dihet shume qarte ! Asnji prej intelektualeve qe punojne ne sistemin e drejtesise nuk eshte ne gjendje te provoje dy element !

    (1) -Pasuria

    ( 2)-Figura profili moral e profesional!

    —–
    OMN eshte pro shqiptareve te thjesht eshte pro per nje Shqiperi europiane pro Shtetit Demokratik ligjor kur te gjithe jane te barabarte para ligjit !

    Pasuria nuk mund te vihet ne rruge korruptive, duke ber kompromis politik dhe ekonomik me krimin e organizuar

    Shqiperia ka 30 vjet qe behet kompromis politik dhe ekonomik me krimin dhe nje hallke e dobet ne kete drejtim eshte SITEMI I DREJTESISE !

    Sitem i kalbur i ngritur dhe i themeluar tek Plepat e Durrsit ne vitin 1994 ! Nnen kujdesin e partise demokratike dhe udheheqsitt te saj ish komunist Sali Berisha

    Tani qysh prej 2016 sistemin e drejtesise e ka marr ne dore per ta reformuar sipas modelit europian ,nderkombetare OMN dhe perfaqsuesit diplomatik te perednimit ! Vecanrisht amerikanet !

    Pse jo shqiptaret nuk ndertuan nje sistem drejtesie te rregull demokratik europian ?! Pse ?

    Sepse kane mentalitet komunist osmano ortodoks,- Ha e pi Muco ! dhe mos bej asnji lek pune per publikun !
    Llloqe Kavaje ne Parlamen- Lloqe Kavaje ne Gjykata Prokurori ! Llogje Kavaje ne media llogje kavaje ne administrata !

    Shume mire qe Reforma po fokusohet ne themberen e Akilit- Pasuri dhe Profesionalizem

    70% e punonjeseve ne sistemin e drejtesise nuk kaluan testin u skualifikuan !

    A e mendoni se ku ishte Shqiperia ne 2016 ?!!

    Reply to this comment
  4. Asd June 15, 12:06

    “Mosperputhje e deklarimeve” eshte eufemizem.

    Reply to this comment
  5. alphade June 15, 12:11

    ” Oh, qenkerka veshur me te zeza…..” sepse e di qe Komisioneri nderkombetar do t’a “bombardoje” kete
    hajne te paskrupullt . Sa e neveritsheme eshte per nje
    femer te cilsohet si hajdute,zhvatese,me keq akoma
    per kete zonjen,nese duhet quajtur realisht zonje qe nen
    petkun e nje gjyqetareje mediokre ka siguruar gjithe kete
    pasuri. Si, qysh,pse,…. .!?

    Reply to this comment
  6. Gjergj June 15, 13:33

    Kjo ne asnje faze te jetes nuk eshte ne gjendje te justifikoje pasurine e saj. Pasuria e saj eshte para e pandershme e Azemit+para e pandershme e Fatmires. Firma famekeqe Shqiponja dhe perfitimet e shitjes se naftes ne Serbi ne kohen e embargos dhe vjedhje te tjera te hajnit Azem ishte pasuria fillestare e Fatmires qe kjo e shtoi me punen korruptive si gjygjtare.

    Reply to this comment
  7. Velipoja June 15, 13:57

    A e ka deklaruar pallatin 5 katesh ne Velipoje, eshte nje ndertese e ngritur karabina, me tulla te kuqe qe ka shume vite qe rri ashtu si varr, as nuk shembet, as nuk punohet aty, qe te gjithe e dijne se eshte e familjes Hajdari, nje toke e askujt por e zene me dhune pas viteve 90 dhe kjo zonja e di shume mire se eshte e familjes se saj por e kane lene ne heshtje dhe as qe guxon dikush te afrohet tek bahcja e rrethuar. nje ndertinm enigme.Eshte afer fundit te pedonales po qe se shkon nga qendra e Velipojes per te kompleksi i Gron Celes.

    Reply to this comment
  8. Ce June 15, 15:01

    Shteti duhet menjehere te verifikoje kete prone te dyshimte ne Velipoje dhe mos ta lere me dyshime gjithe Velipojen.

    Reply to this comment
  9. Sd June 15, 20:52

    Kjo shitse preshi e trangulli te futet ne burg megjithë familjen e saj prej kriminelesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim