Fatos Hoxha: Nuk bëhet opozitë hoteleve e salloneve, apo në Facebook

September 9, 2014 10:15

Fatos Hoxha: Nuk bëhet opozitë hoteleve e salloneve, apo në Facebook

Ish-deputeti democrat, Fatos Hoxha, ka kritikuar ashpër vendimin e opozitës për të bojkotuar Kuvendin.

Sipas tij, duket se opozita e ka kërkuar me zell një arsye për të braktisur parlamentin.

Ai thotë se në Kuvend deputetët janë qëlluar me armë dhe nuk e kanë braktisur atë.

Hoxha vijon më tej, duke thënë se Basha ka vendosur që të bëjë opozitë hoteleve, zyrave dhe në Facebook.

Për hir të vërtetës, ky rasti i dhunës ndaj deputetit Strazimiri është për t’u denuar dhe është ekstrem.

Por, në historinë e parlamentit tonë nuk është i pari rast, është disa herë i përsëritur, ku deputetet janë ndeshur me njëri- tjetrin deri në rastin ku deputët janë vrarë, si rasti i Azem Hajdarit.

Por, ajo që më çudit, që vë pikëpyetje më shumë, është ky vendim i kërkuar me zell nga opozita e sotme.

“Ne nuk marrim pjesë në parlament sepse neve na dhunojnë”, kjo është sjellje e një opozite “qaramane”.

Vendi i opozitës është në parlament, e çdo gjë që duhet të ndodhë duhet ta ndjekë në rrugë ligjore, institucionale, kushetuese. Është maja e piramidës që populli shikon të mirën dhe të keqen. Roli i opozitës nuk është të ikë e të thotë “unë po iki, se ju po më dhunoni, po më përdhunoni, po më rrihni”. Jo, vendi i opozitës është shumë domethënës. Këto janë numrat që të kanë dhënë shqiptarët.

Ka dy rrugë për opozitën, ose të rrijë në parlament dhe të kryejë funksionet e saj, ose opozita duhet të veshë kambalet, të marrë gavetën, pushkën dhe të dalë në mal.

Opozitë që të bëjë opozitë hoteleve, zyrave, salloneve ose në Facebook, kjo nuk mund të jetë opozitë.

Nëse shtrohen problemet, duhen zgjidhur në parlament, e jo t’i shmangemi parlamentit dhe shkojmë në sallonet e hoteleve e t’i zgjidhim këto probleme. Dhe kjo ka ndodhur. E di kujt i shërben sot bojkoti i opozitës në këtë moment? Vetëm Edi Ramës. Nuk ka njeri më të lumtur se sa ai në këtë situatë të Partisë Demokratike. Sepse po i kalon ligjet pa asnjë lloj vështirësie dhe pengese”,  u shpreh Hoxha për Ora News.

September 9, 2014 10:15
Komento

5 Komente

  1. askushi September 9, 15:40

    atehere nuk duhet te marrin rrogen mujore! eshte shume e thjeshte,por ketu ne shqiperi e kane marre ne dore keto 20 vjet bythqirat,prandaj eshte shume e veshtire te behet ky vend,mjer ne shqipetaret qe jemi pa fate.

    Reply to this comment
  2. Besa September 9, 18:04

    Jane verejtje qe deri diku i takojne edhe vete pozites, na duhet te konsultohemi me rrjetet sociale qe te informohemi per cka ndodh me vendet tona te punes

    Reply to this comment
  3. Besa September 9, 18:04

    Jane verejtje qe deri diku i takojne edhe vete pozites, na duhet te konsultohemi me rrjetet sociale qe te informohemi per cka ndodh me vendet tona te punes….

    Reply to this comment
  4. labinot September 9, 18:33

    Kush ja ka fajin atyre qe rrihen.Ti kur flet si bqir do trajtohesh si bq,se tjetri ka seder ka familje dhe nuk te lejon ty ta shash me liber shpie.Une habitem si nuk eshte rrahur per vdekje Sali Berisha se ai eshte mitra e ketij fenomeni.Sa bukur kur mblidhen tek shpella e pirateve dhe kenaqen kur i levdon doktorri:Te lumte Paloqe,ja bere ftyren ma zi se kpuca Edi Rames,edhe gjeneralit grek Ben Imami ja persheshe mire me nje shqelm turinjve!Po kur Paloqes ju rrotulluan syte nga grushti Prenges dhe s`po gjinte syzet,atehere hajt te ikim nga parlamenti,se keta nuk pranojne as te rrihen,as te shahen! C`te mbjellesh,do te korresh,thote populli!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 11, 11:11

    Mirë e ka ky tosja? Opozita nuk bëhet hoteleve e moteleve? Opozita e shpellarëve bëhet në shpella!? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*