Fatos Klosi: Cikli i PD-së ka marrë fund prej kohësh, Berisha e mbajti në këmbë falë bandave

June 28, 2017 09:45

Fatos Klosi: Cikli i PD-së ka marrë fund prej kohësh, Berisha e mbajti në këmbë falë bandave

Partia Demokratike shokoi me rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, pasi pësoi disfatën më të thellë në këto vite demokraci.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, një nga eksponentët më në zë të politikës shqiptare, ka komentuar rezultatin humbës të PD dhe roli që duhet të ketë Lulzim Basha pas disfatës së partisë që solli pluralizmin.

Fatos Klosi ka deklaruar se cikli i PD aktuale ka marrë fund prej kohësh, ndërsa Lulzim Basha e thelloi akoma më shumë disfatën e saj, pasi nuk solli asgjë të re.

Ish-kreu i SHISH u shpreh se PD ka funksionuar me metoda të vjetra sa i takon filozofisë dhe planeve në praktikë, ndërsa Lulzim Basha është një zbatues i mirë i metodave të vjetra, duke mos krijuar në elektorat liderin karizmatik që do ringrejë PD ta fusë në një rrugë të re dhe të jetë gati të drejtojë vendin.

Klosi u shpreh se Basha i përket një mendësie të vjetër, i cili u katapultua në krye të PD si zbatues i metodave të vjetra, duke mos sjellë asgjë të re.

“Para disa kohësh kam thënë që PD e ka mbyllur ciklin e vet. Ajo PD që ne njohim, e bëri detyrën e saj, nuk çuditem fare që tani askush nuk ka interes për të. Duhet një PD e re.

Ajo që ishte luftoi për këtë sistem, qeverisi vendin për 13 vite, dhe unë them që u ezaurua qoftë për metodat, qoftë për filozofinë e saj, qoftë për planet, etj. Tani është një epokë tjetër. Ata e kanë një drejtues të ri, por me mendësinë e vjetër.

Ai u katapultua në PD dhe iderat e Republikës së re, më duket shumë boshe. Këtë humbje, unë e quaj të natyrshme”, u shpreh Klosi per “sot”. Ai tha se premtimet e Bashës ishin tepër boshe dhe nuk krijoi besim në elektorat, ndërsa tha se ky është një mësim i mirë për PD, se duhet të shkëputet nga metodat e vjetra.

“Është një tronditje e thellë e saj, që ata të mendohen mirë se ka kaluar ajo kohë kur funksiononte ashtu siç funksiononte, me dhunë, me urdhrin e shefit, i cili natyrisht ishte shumë dinamik, ishte me më shumë eksperiencë dhe e shtynte disi këtë parti.

Tani, ato metoda nuk funksionojnë më. Kështu që them që duhet një filozofi e re. Ajo që solli Basha, nuk ishte e re. Ishin një grumbullim premtimesh, mburrje jo kemi biseduar me amerikanë, jo me gjermanë. Populli nuk i sheh premtimet”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, u shpreh as vetë demokratët nuk e votuan Lulzim Bashën, pasi e kanë të qartë në logjikën e tyre se ai nuk është lideri karizmatik për të reformuar një parti të madhe, partinë e viteve të pluralizmit. Por, Klosi shtroi problemin se PD nuk ka figura për të marrë drejtimin e partisë.

Ai tha se asnjë prej figurave që përfliten si ambiciozë, nuk i afrohen karizmës dhe dinamikës së Sali Berishës. “Populli voton më shumë për individët, kur e sheh atë sesa i vendosur dhe serioz është në atë që thotë. Edhe në premtimet që jep, duhet të jesh bindës, duhet të kesh një metodë tënden se si i bind njerëzit. Basha nuk ka qenë bindës. Ata që munguan në votime, ishin shumica nga PD.

Të mungojë opozita në zgjedhje, më duket fare absurde. Këtu ka diçka të madhe që nuk ecën. Basha nuk e ka krijuar karizmin e tij, nuk ka krijuar bindjen që ai është lider i vërtetë. Ai ka ecur me plane qiellore si Republika e re”, tha Klosi.

Ish-kreu i SHISH u shpreh se ka një diferencë të madhe mes Berishës dhe atyre që pretendojnë të jenë liderë nesër.

“Me sa duket ka një hendek të madh mes asaj që la Berisha dhe këtyre që janë sot. Këta figura që përfliten për drejtimin e PD pas largimit të Bashës, janë shumë larg Berishës.

PD e mbante vetëm Berisha. Tani është shumë e vështirë të mbash atë parti. Ajo parti mbahej me banda, me forcë, tani po ankohen që bandat kanë kaluar në anën tjetër”, tha Klosi.

June 28, 2017 09:45
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku June 28, 18:22

    Po cikli i sat’ëme si duket, ka mbaruar apo s’ka filluar akoma? Debil.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*