Fatos Klosi e Sabit Brokaj paguhen në Kosovë si veteranë të UÇK

April 21, 2015 16:10

Fatos Klosi e Sabit Brokaj paguhen në Kosovë si veteranë të UÇK

Ish-­kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe ish­-Ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj paguhen me një pagë mujore nga shteti i Kosovës, si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mësohet se dy ish­zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar janë pjesë e listave të veteranëve.

Ata kanë statusin e veteranit dhe janë pjesë e Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK­së, në të njëjtën njësi ku bën pjesë edhe ishkryeministri dhe drejtuesi i UÇK­ së, Hashim Thaçi. Përfshirja e tyre në këtë listë dhe dhënia e statusit të veteranit, që u mundëson edhe përfitime financiare të përmuajshme (rreth 300 euro në muaj) ka të bëjë me detyrat që ata kanë ushtruar gjatë konfliktit në Kosovë. Fatos Klosi ka qenë në krye të SHIK­ut nga viti 1997 deri në vitin 2002, raporton BW.

Ndërsa Brokaj ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1997 deri në vitin 1999 kur përfundoi edhe lufta në Kosovë, me ndërhyrjen e NATO­s.

April 21, 2015 16:10
Komento

25 Komente

  1. anticensurë April 21, 16:22

    është nder për të dy që të jenë veteran të luftës për çlirimin e kosovës!!ata duhet të krenohen për këtë,bile jo vetëm ata por dhe ne shqiptarët e shqipërisë!!
    POR atë që unë nuk do ta pranoja,po të isha në vëndin e tyre,do të ishte marrja e një pensioni ekonomik!qoftë dhe simbolik,1€!!
    që të dy këta duhet të heqin dorë nga ky pension!!
    vetëm nëse kanë pakë fytyrë!!
    arsyet janë fare të thjeshta!!ata nuk kanë qënë vullnetarë në uçk,ata kanë pasur fatin të jenë në vëndin e duhur dhe në kohën e duhur në administratën e shtetit shqiptar!!
    quajtja “veteranë të uçk”për ta duhet të jetë thjeshtë simbolike,nderuese!!këtë nder pavarsisht se e kanë bërë nominativ,ai është në fakt kolektiv!!është një nder që i bëhet shtetit shqiptar për ndihmën që dha për çlirimin e kosovës!!

    Reply to this comment
    • Tartufi April 21, 20:57

      Dermani tim pershendetje,po kush ka fytyre bastardet brez pas brezi??
      Politika qe beri historine e ketij populli 70 vjet resht eshte qelbesira me e madhe e ketij populli. Ata qe luftuan jane te tjeret per kete popull si ne Kosove
      dhe ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  2. SuloKapedani April 21, 16:31

    Po pjesetarèt e tjerè efektive nè repartet e ushtisè si Dilaver Koxhaj etj. Jane ne listèn e veteraneve a paguhen?Ka edhe shume te tjere qe janè pèrfshirè nè luftè.Mendoj se èshte nje zgjidhje e mirè dhe e vlerèsuar.

    Reply to this comment
  3. Skifteri April 21, 16:57

    ******…ESHTE NJE NDER PER TA.Por ne kushtet e veshtira ekonomike te kosoves kur kosovaret po largohen per shkak te varferise ekstreme nga kosova rrugve te botes te zhgenyer nga qeveria e tyre qe vete pasurohet vazhdimisht ,populli varferohet ne ekstrem.keta duhet te heqin dore nga ato pensione nga kosova te merrnin vetem nje pension simbolik prej 1 EURO . Kjo jo do ta shtonte e fisnikronte vleren e ketyre veteranve.Fleminderit Kosov.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" April 21, 17:16

    Qe jane veterane te luftes se Kosoves, ska asgje te keqe, se kontributi i tyre, qe ne publik seshte i ditur, mund te jete i madh, por vete keta, te ardhurat si veterane, sduhet ti pranojne, arsyeja eshte e thjeshte.

    Reply to this comment
  5. lili April 21, 17:41

    Kane bâ detyren per te vlen populi shqiptar i paguante,pra eshte turp per ta te lene applikuar per kete status,se vétéran eshte ai qe ka armet,te tjere Jane kolaborator ne luften e clirimit!
    Eshte turp per ta qe Kane pranuar kete trône e nuk e Kane dhane si bursa per femijet jetime te deshmoreve,apo per femijet e veteraneve te vertet,te filet as buka nuk iu mjafton!
    Turpi nuk kishe fund tek shqiptaret post enverhoxha!

    Reply to this comment
  6. zefi April 21, 17:58

    te dy keta ish pushtetar kane merita te vecanta…..z. Brokaj bente seks me sekretaren ne zyren e shtetit gje per te cilen u pushua nga ajo detyre ndersa Klosi ka merita te medhaja ne vrasjen e ministrit te mbrojtjes, te Kosoves ketu ne Tirane gje qe i hapi rruge te gjere nje kontrabandisti si Ashim Thaci……..bota shqiptare i kerkon herojte ne mesin e kriminelave dhe spiunave……

    Reply to this comment
    • petro April 22, 12:16

      antizefi
      Sa per dijeni, statusin e veteranit e kane dhene institucionet ne Kosove dhe kjo nderon me shume ata qe kane dijtur te bejne dallimin midis atyre qe ndihmonin luften e UCK dhe atyre qe i quanin ata “terroriste” dhe qe merreshin me trafik armesh. Eshte e vertete ajo qe thote Bedri Islami se, ata deri tani nuk kane marre asnje euro dhe s’kane per te marre edhe sikur tua japin. Kete e deshmoi edhe Prof. Klosi dje te A1 Report. Sa per ate punen e sexit, n.q.se sekretare e doktorit ka qene nena, ose motra, ose jotshoqe, besoje dhe kerkoju leket per “zanatin” qe ushtrojne.
      Presheva

      Reply to this comment
  7. albert April 21, 18:39

    Eshte turp per z. Agim Ceku, i cili ne cilesine e Kryetarit te Komisionit per verifikim te Veteraneve te Luftes perfshin edhe z. Fatos Klosi dhe z. Sabit Brokaj!

    Reply to this comment
  8. Zoro April 21, 19:54

    Le te shperblehen se Kosova kur luftonte nuk kishte as informacion ushtarak dhe as sherbim sekret, keta te dy jane angazhuar posacerisht duke ndihmuar UCK per clirimin e vendit dhe kordinimin e veprimeve me aleancen.
    Them se simbolikisht duhet te shperblehen dhe jo me rroga.Prap kjo eshte e drejte e shtetit te Kosoves.

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE April 21, 20:43

    Jo vetem ata te dy por edhe te tjere si Shpetim Golemi e Adem Shehi etj. luftuan per nashkimin e Shqiperise tone te copetuar ne gjashte “shtete”!… Meritojne te gjithe ata qe luftuan per bashkimin e Shqiperise se copetuar dhe shume nga ta qe po e copetojne perdite!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. kopi April 21, 20:43

    Nese Klosi dhe Brokaj nuk do te ishin ne ato funksione shteterore, te jini te sigurte se nuk do te kishin hedhur qofte edhe nje fjale. Keshtu qe atyre nuk u takon, sepse populli i kish ngarkuar te kryenin ate detyre. Turp po e pranuan pensionin. Ata jane shperblyer nga shteti shqiptar, kane marre pagen dhe shperblimet per detyren qe kane kryer edhe ne ndihme te UCK. U takon pension vetem atyre qe kane shkruar vete pa u shperblyer nga shteti shqiptar, te tjerat jane krime. Dime se kane shkuar shume vullnetare, por gazetat nuk po shkruajne asgje. Ja cdo te thote kur mediat jane ne sherbim te hajnive te ketejme e te andejme. Mjere shqiptaret dhe lum hajnat.

    Reply to this comment
  11. bedri islami April 21, 20:54

    Per sqarim ndaj lexuesve: Askush ne Kosove nuk paguhet si veteran i UCK-se, pra as zoti Brokaj dhe zoti Klosi. Aktualisht aty paguhen vetem invalidet e luftes, ndersa ligji e parashikon shperblimin per veteranet, por jo tani per tani dhe jo per te gjithe. Nga ana tjeter, vlerat e deshmuara nga zoti Brokaj dhe zoti Klosi , ne sherbim te luftes clirimtare ne Kosove, jane tejet te vyera, ashtu si ka ndodhur edhe me shume shqiptare te tjere nga shteti shqiptar. Nese nuk do te kishte qene ndihma e shtetit shqiptar dhe e strukturave te tij, nuk do te kishte pasur nje perfundim te tille.

    Reply to this comment
    • zefi April 22, 07:32

      O bedri islami, po boll me keto mashtrime a derebardhe se na e hape barkun……ti me keto qe po thua ketu mendon se po i ngre vlerat vehtes por po behesh pis me shume….nuk u clirua Kosova nga ti dhe keta hajdutet qe vecse me tregetine e armeve kontrabande, as gje me shume nuk bete….ti kujton se nuk e dime ne se mese je mare ti ne kosove…ja po ta them, je mare me kontrabanden armesh, njerezish dhe me spiunlleqet deri sa arritet te likujdonit kundershatret e Thacit dhe hajduteve te tjere te Kosoves……..

      Reply to this comment
  12. Epsejo April 21, 22:40

    Po Majk Pandeliu a s’eshte edhe ai ‘Veteran” se ne ate kohe ka qen Krieminister dhe me kete llogjik i takon ene atij apo boll qi gjeti nuse per vllain ene mjaft.

    Reply to this comment
  13. i panjohuri April 21, 22:49

    Une mendoj se pervec ketyre te dyve por qe ka merita te medha ne luften e Kosoves ka qene edhe ish Gjeneral Kudusi Lamaj Ai ka bere nje pune shume te madhe ne ate kohe ka qene komandant i divizionit te Kukesit si ka bashkepunuar ai me te gjitha strukturat ushtarake ne Kosove askush nuk e ka bere Natyrisht qe klosi ka pasur nje rol te padiskutueshem sepse ka qene i vetmi sherbim qe punonte se bashku me Amerikanet per te mare e dhene informacione por edhe roli i gjeneral Kudusiut ka qene shume evident.

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit April 22, 00:00

    Mos ia fusni kot, veteran 300 euro pse ishin ne zyra? Partizanet e shkrete luftuan maleve me italiane dhe gjermane prej verteti dhe s’u paguajne as abonene e urbanit apo tramit qe inaguroi Basha ne 36 gusht(kur te piqen rrushte), pa lere tu jepnin 30 euro per kaposhin e vitit te Ri.

    Reply to this comment
  15. Juristi April 22, 05:14

    Arsyetimet jane te shumta .
    sipas simpatise.
    Po pse mos te marrin kryeministri kryeparlamentari ,presideti ata jane Urdhruasat.Po pse jo zv ministrate,Po pse jo mediate,po pse jo Amerikanet njeri thote ndihma e shtetit shqiptare ka qen decisive
    cdo shqiptar ka dhen ndihme ne nje form a ne nje tjeter
    disa kane shkri pasurine.kane rrezikuar jeten
    e duhet rregjistrohen si kontribuse
    por jo me marr pensione se duhet cohet gjith bota e te kerkojn Pensine
    Po mos te ishte amerika e nato me aleatet edhe shqiperia do ishte pushtuar nga sllobodani.Ai bombbardoj gjith zonat kufitare dhe shqiptare u vrane ne mes te qyteteit e shteti i beri deshmore asnje paralajmrim serbite.Gjth pashallaret shqiptare dijhet marrin pension
    Pse marin pension amerikane kur shkojn ne shtete tjra.shqiptaret jane gjylxhi te mdhaje.

    Reply to this comment
  16. Juristi April 22, 05:53

    Arsyetimet jane te shumta .
    sipas simpatise.
    Po pse mos te marrin kryeministri kryeparlamentari ,presidenti??? ata jane Urdhruasat.Po pse jo zv. ministrate??,Po pse jo mediate??,po pse jo Amerikanet??? njeri thote ndihma e shtetit shqiptare ka qen decisive???????
    cdo shqiptar ka dhen ndihme ne nje form a ne nje tjeter
    disa kane shkri pasurine.kane rrezikuar jeten.
    ata qe mbajten refugjatet duhet demshperblehen.
    Dikush ne kufi ne tirane e ne durres u ka mbylle deren ose ju a ka mbeshtet te tjerve.
    e duhet rregjistrohen si kontribuse ,mjefton me pas emrin por jo leke atehere paskan shkaur me qellim sic po shkojn ne Shtetein ISLAM.po te moskishte pasur shteti isalm askush nuk do shkonte:
    Por jo me marr pensione se duhet cohet gjith bota e te kerkojn Pensione ,atje ku jane deguar ushtaret.
    Turpe.Tradhti,Interesaxhinje njerz qe nuk ju vlen ftyra asnje pare.Po pse keshtu qenkan antaret e Partsie gjithkune kurdohere??sahanlepirsa me grrye sa me shume per vete.Ah penssion pune let te marrine.
    Por ka qe marin pension lufte ne shqiperie nuk tergojn e marrin dhe ne kosove.kjo esht mafja po qyshe 7-8 vjecari pensione te fallsifikuare.Harram ju qofte .ne ket bote do ti paguajne gjynahet.qysh paskan qene kaqe te pa fryre kata udhheqsat sot ju doli boja ne demokracin populare
    Po mos te ishte amerika e nato me aleatet edhe shqiperia do ishte pushtuar nga sllobodani.Ai bombbardoj gjith zonat kufitare dhe shqiptare u vrane ne mes te qyteteit e shteti i beri deshmore asnje paralajmrim serbite.Gjth pashallaret shqiptare dijhet marrin pension
    Pse marin pension amerikane kur shkojn ne shtete tjra.shqiptaret jane gjylxhi te mdhaje.
    oh c mu kujtua po le te vine e te marrin pensione gjth ata kshailltar qe ishin ne shqiperi,gjith ata kshillatr jugosllave.Po let te marrin ushtrit e huaja pensione ne vendnet e europes
    te bejn ne gjyq te hages
    Prralla zotrinje shqiptar ndihma nuk paguhet.askerkund ne bote vez shpellaret e shqiperise kerkojn pensine si sabiti e tosi

    Reply to this comment
  17. Diko April 22, 09:36

    Eshte bere padrejtesi per popullin e Kosoves.

    Del doktorrr Zabiti ” luftetar” i pulave dhe pilafit.

    Te dy keta bark derra nuk kane asnje shkolle per ushtrine dhe as merite per lufte.

    Pensionin per lufte e meriton ai person qe ka lufttuar me arme ne dore pa u

    trembur ne territorin qe behej lufta.

    Keta marrin pension ne Kosove se kane trembur laraskat.

    Demi eshte per Kosovaret qe japin lek koti per keta dy bark derrat.

    Reply to this comment
  18. Maqellara April 22, 10:28

    Per Bedri Islami

    para se te merrnin pesion keta dy llupsa kane bere dhe kerkese .

    Kosova nuk ju ka asnje borxh ketyre lepurusheve qe ju jep pension .

    Kushdo qe te kishte qene ne qeveri ne shqiperi e kishte per detyre te percillte

    mesazhin e ndihmes.

    Populli shqiptar e ka per TURP te marre leke nga populli vella i Kosoves dhe ne

    nuk do e ndihmojme njeri tjetrin per leke.

    Dhe keta dy duhet ti kthejne ato leke mbrapsht.

    Kujdesuni per pensionistat tuaj ne Kosove dhe jo tju dyfishoni pensionin nje doktori

    ne shqiperi qe nuk e njeh as humanizmin.

    Reply to this comment
  19. NN April 22, 10:37

    Padrejtesi.

    Reply to this comment
  20. petro April 22, 12:35

    Dashamiresi

    Ju, qe nuk u vjen mire pse jane nderuar keta dy personalitete, a nuk mund ta beni kundershtimin tuaj pa fyerje? E dini ju se sa luftetare kosovare jane nderuar ne qytete te ndryshme te Shqiperise, edhe pse ata s’i lidh asnje aktivitet me keta qytete? Po kjo nuk eshte gje e keqe, perkundrazi deshmone per sjellje vlazerore. Faleminderi “DITA”.

    Dashamiresi

    Reply to this comment
    • Dashamiri 1(2) April 22, 22:04

      Adash Dashamir!
      Nuk esht puna me i nderuar me nje certifikat qytetar nderi-leter hasapi.
      Por pension 300 euro nuk ka ne shqiperi vec funksinaret e larte.
      Bile edh kjo(Certifikata e nderit) ka kushte,ai qe merr certofikaten njoftohet nga nje mik i tij me perpara ne se ka mundesi te sposorizojn
      pagesn e pallatit kultures
      Pagesen e ansamblit -kenge valle
      pagesen e nje transporti ne qofte se restorati esht large
      dhe dreken per 100 veta e me teper sa te deshrojn ai
      e shpenzime tjre.(gjobe)qytetarit nderite pija lengun certifikates)
      Pasi sigurihet kjo njfohen deputet, profesora, konferencjere, ndofta me pages nga Tirana ne shishtavec.
      Ateher e ke te sigurte certifikaten.
      Por ka raste kur jepte edhe gjakova me pare ceertifikata qe certifikusi pagaun taksi me ardh profesor nga tirana e prishrina lene drekeat e darkate marka euro e dollar sa te duashe.
      Me gjith ate nje komune nuk ja dha akademik qoses.pra jane dhe te politizuara.GABIME…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*