Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: “Plani Marshall”, ç’përfaqësonte ndihma amerikane për Europën e shkatërruar nga Lufta?

August 1, 2020 12:52

Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi: “Plani Marshall”, ç’përfaqësonte ndihma amerikane për Europën e shkatërruar nga Lufta?

Dialog mes profesorëve dhe diplomatëve të njohur Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi

Në numrin e sotëm, Dita boton në vijim bashkëbisedimin mes profesorëve dhe diplomatëve të njohur Fatos Tarifa dhe Ksenofon Krisafi, të nisur një javë më parë. Çfarë ishte Plani Marshall, për të cilin dëgjojmë të flitet kaq shpesh dhe ç’rol luajti ky program ndihmash amerikane në rimëkëmbjen ekonomike të Europës Perëndimore, të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore? Tarifa dhe Krisafi, nga këndvështrimet komplementare të tyre si studiues dhe diplomatë, shpjegojnë rëndësinë e atij plani si pjesë e politikës ndaj Europës dhe e strategjisë globale të Shteteve të Bashkuara.

Krisafi: Siç vumë në dukje në bisedën e mëparshme, roli vendimtar i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare u realizua për herë të parë në periudhën e vështirë fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me fillimin e Luftës së Ftohtë, kur president ishte Harry Truman. Kur, në vitin 1953, në krye të Shtëpisë së Bardhë u zgjodh Dwight Eisenhower, Shtetet e Bashkuara ishin bërë ndërkohë fuqia më e madhe e globit, me interesa dhe angazhime globale dhe me një rol të tillë në arenën ndërkombëtare, të cilin nuk mund ta pretendonte—dhe të cilit nuk mund t’i afrohej—asnjë vend tjetër, përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik në atë kohë.

Tarifa: Me Presidentin Truman dhe administratën e tij, politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara njohu një transformim të thellë. Nga një politikë izolacioniste, ose një angazhim i kufizuar në periudhën midis dy luftrave botërore, Shtetet e Bashkuara morën tani përgjegjësi të mëdha dhe rolin kryesor në menaxhimin dhe zgjidhjen e çështjeve më të mëdha të globit. Unë do të dëshiroja që në këtë bisedë, të kufizohemi vetëm në politikën amerikane kundrejt Europës, pasi kjo do të mjaftonte për të argumentuar pikëpamjen që unë dua të parashtroj dhe besoj, edhe pikëpamjen tuaj.

Krisafi: Jam dakord me sugjerimin tuaj. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, u bë e qartë se strategjia më e mirë për t’u mbrojtur nga Bashkimi Sovjetik dhe për ta penguar ekspansionin sovjetik në Europë do të ishte përpjekja për ta kufizuar atë, ose ajo që njihet si “containment strategy”. Në shkurt të vitit 1946, në një dokument historik shumë të rëndësishëm, i njohur si “Telegrami i gjatë” (Long Telegram), që i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Moskë në atë kohë, George Kennan, i dërgoi Sekretarit amerikan të Shtetit, James Byrnes, shpjegonte se Bashkimi Sovjetik ishte “një forcë politike që besonte me fanatizëm se me Shtetet e Bashkuara nuk mund të ketë një modus vivendi të përhershëm [marrëveshje midis palëve që s’merren vesh]” dhe, për rrjedhojë, alternativa e vetme për Amerikën ishte “kufizimi afatgjatë, i durueshëm por i vendosur e vigjilent i tendencave ekspansive ruse”.

Tarifa: “Telegrami i gjatë” është një ndër dokumentet politikë dhe diplomatikë më të rëndësishëm në periudhën kur dukej se do të niste Lufta e Ftohtë. Të njëjtin argument, Kennan e ka shtjelluar edhe më gjerë në një artikull shumë të rëndësishëm, botuar në revistën Foreign Affairs, në korrikun e vitit 1947. Presidenti Truman ishte i të njëjtit mendim dhe, në vitin 1947, ai, duke pasur parasysh ekspansionin sovjetik në Europën Lindore dhe Qendrore, deklaroi në Kongresin amerikan se “politika e Shteteve të Bashkuara duhet të përkrahë popujt e lirë që u rezistojnë përpjekjeve për nënshtrimin e tyre…nga presionet e huaja”.

Krisafi: Këtë qëndrim të Shteteve të Bashkuara, në një formë lakonike, e keni trajtuar edhe ju, kur ishit ambasadori i Shqipërisë në Washington, në një artikull që, mesa më kujtohet, është botuar atëherë në gazetën The Washington Times. Në  atë  artikull ju jeni shprehur se “Amerika është i vetmi vend në botë që eksporton liri”.

Tarifa: Ju falemnderit që ma sollët në vëmendje. Në atë artikull, botuar në vitin 2005, unë jam shprehur, gjithashtu, se kurdoherë që momenti historik e ka kërkuar, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të gatshme të paguajnë çmimin më të lartë për t’u ardhur në ndihmë popujve të shtypur, madje edhe në shtete që i kanë dashur të keqen atij vendi.

Krisafi: Dean Acheson, Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Truman, ka thënë se amerikanët janë “bij të lirisë” dhe “nuk mund të jenë të sigurt veçse në kushtet e lirisë”.

Tarifa: Në një kuptim real të fjalës kjo është e vërtetë. Unë do të shtoja se, është në saje të kurajës, të heroizmit dhe të bujarisë amerikane që vende të tillë, si Franca, Gjermania apo Japonia janë sot demokraci të lira dhe vibrante. Amerikanët vetë janë një popull, i cili nuk ka harruar se vendi i tyre e fitoi pavarësinë duke u ngritur në revoltë kundër një perandorie dhe, për këtë arsye, ata e konsiderojnë veten e tyre si miq të popujve të shtypur, kudo në botë.

Krisafi: Vizioni i Presidentit Truman u bë doktrina që i dha përmbajtje politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara për më shumë se dyzet vitet e ardhshëm. Duke synuar rimëkëmbjen sa më të shpejt politike dhe ekonomike të Europës Perëndimore pas luftës dhe pengimin e ekspansionit sovjetik në të, Amerika e pa të domosdoshme që t’i bashkonte demokracitë e Europës Perëndimore në një aleancë politiko-ushtarake, të udhëhequr prej saj, si dhe të ndihmonte rindërtimin e shpejtë të infrastukturës dhe të industrive të tyre tërësisht të shkatërruara.

Tarifa: Kjo politikë ishte, në radhë të parë, në interesin e vetë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e gjykuan madje të rëndësishme dhe vendosën që të përfshinin në aleancën e tyre me fuqitë fituese në Luftën e Dytë Botërore edhe armiqtë e dikurshëm të tyre—Gjermaninë dhe Japoninë. Arsyeja ishte se rimëkëmbja ekonomike e Europës do të vonohej për aq kohë sa kapacitetet industriale të Gjermanisë Perëndimore do të mbeteshin të parimëkëmbura.

Krisafi: Ky është një argument shumë i arsyeshëm. Për Uashingtonin ishte e qartë se rimëkëmbja ekonomike e Europës nuk do të mund të arrihej dot shpejt pa rimëkëmbjen e bazës industriale të Gjermanisë Perëndimore, ndaj edhe, në korrik të vitit 1947, administrata amerikane erdhi në përfundimin se, një “Europë e zhvilluar dhe në të cilën të sundojë rendi kërkon kontributin ekonomik të një Gjermanie të stabilizuar e produktive”.

Tarifa: Në të njëjtin përfundim erdhi Uashingtoni edhe në lidhje me rindërtimin e Japonisë, e cila, edhe pse nuk u bë pjesë e Planit Marshall, mori nga Shtetet e Bashkuara një ndihmë financiare të afërt me atë që mori Gjermania Perëndimore në kuadrin e programit të sipërpërmendur. Kjo ndihmë për Japoninë, përveç rëndësisë që kishte ajo për rimëkëmbjen e vetë ekonomisë japoneze, për zhvillimin ekonomik e tregtar në shkallë globale dhe për interesat amerikane në rajonin e Lindjes së Largme, motivohej, gjithashtu, edhe nga fakti se ky vend u bë baza industriale dhe logjistike e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Koresë. Për këtë aryse, Amerika financoi ndërtimin dhe rindërtimin e porteve, të aeroporteve, të rrugëve, të centraleve e të spitaleve të Japonisë, një sipërmarrje e jashtëzakonshme kjo, e cila u monitorua në atë kohë nga komandanti suprem i fuqive aleate në Japoni, gjenerali Douglas MacArthur.

Krisafi: Presidenti Roosevelt ndoshta nuk do ta kishte imagjinuar dot që trupat amerikane t’i ndihmonin këta dy vende agresorë fill pas shpartallimit të tyre në Luftën e Dytë Botërore, pasi kjo nuk bënte pjesë në planet të tij të pas luftës. Por Harry Truman dhe ajo gjeneratë e jashtëzakonshme politikanësh e diplomatësh që hartuan vizionin amerikan për rendin botëror të pasluftës, parashikuan që me shpenzimet amerikane dhe me instrumentet e reja që krijuan për të vënë në jetë atë vizion, të ndihmonin rimëkëmbjen e industrive të Europës e të Japonisë dhe të konsolidonin paqen dhe sigurinë në mbarë globin.

Tarifa: Dëshiroj të vë në dukje një fakt, që deri më sot nuk ka qënë mjaft i njohur, ose nuk është trajtuar nga historianët dhe studiuesit shqiptarë të shkencës politike e të marrëdhënieve ndërkombëtare, se oferta për ndihmë ekonomike e financiare në kuadrin e Planit Marshall iu bë në atë kohë edhe Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Europës Lindore, por kjo ofertë u refuzua prej tyre. Për Stalinin, përmes Planit Marshall, “imperialistët amerikanë synonin skllavërimin dhe dobësimin e vendeve kapitaliste të Europës”.

 

Krisafi: Instrumenti diplomatik kryesor për përmbushjen e këtij qëllimi ishte ajo që presidenti amerikan William Howard Taft, siç kemi përmendur më sipër, në fillim të shekullit të 20-të e kishte cilësuar si “diplomaci e dollarit” (dollar diplomacy), ndërsa instrumenti financiar që e materializoi këtë vizion ishte Plani për Rimëkëmbjen e Europës (European Recovery Plan), i cili njihet në histori si “Plani Marshall”. Ky plan, siç ju e dini fort mirë, u bë i njohur për herë të parë nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara në atë kohë, George Marshall (prej të cilit edhe u quajt me këtë emër), në një fjalim që ai mbajti në Universitetin e Harvardit, më 5 qershor 1947, në të cilin shprehu vullnetin e qeverisë amerikane për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin e Europës së shkatërruar nga lufta.

 

Tarifa: Në atë fjalim, George Marshall parashtroi, me pak fjalë, këtë filozofi për ndihmën amerikane ndaj aleatëve të saj europianë dhe vendeve të tjerë. Sipas tij, “sistemi modern i ndarjes së punës, mbi të cilin mbështet shkëmbimi i mallrave, rrezikon të shpërbëhet” dhe kjo do të kishte “pasoja për ekonominë amerikane”. Ai argumentonte se “Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar kthimin e ekonomisë botërore në gjendjen e saj normale të shëndetshme, pa të cilën nuk mund të ketë stabilitet politik dhe paqe të sigurt”. “Politika jonë”, theksonte ai, “nuk drejtohet kundër asnjë vendi, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit”. Marshall deklaronte se “çdo qeveri që dëshiron të ndihmojë rimëkëmbjen [e vendit të vet] do të gjejë bashkëpunimin e plotë të Shteteve të Bashkuara”. Qëllimi, sipas tij, duhej të ishte “rigjallërimi e një ekonomie botërore funksionale, që të lejojë krijimin e kushteve politike e sociale në të cilat institucionet e lira të mund të ekzistojnë”.

Krisafi: Në rrethanat e krijuara pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, për Amerikën, alternativat e qëndrimit të saj ndaj Europës dukej se ishin dy: ose të tërhiqej në punët e saj, siç kishte bërë më parë, dhe ta linte Europën të rrënuar, në mjerim, në kaos e në dëshpërim, ose t’i ndihmonte atë dhe popujt e saj ekonomikisht e politikisht për t’u rindërtuar dhe për të krijuar besim në të ardhmen e vendeve të tyre dhe në të ardhmen e Europës si e tërë.

Tarifa: Jam tërësisht dakord me këtë vlerësim tuajin. Edhe pse në Kongresin amerikan kishte ende rezistencë ndaj strategjisë së re që po adoptonte Uashingtoni në politikën e tij të jashtme pas luftës, administrata amerikane zgjodhi pa hezitim alternativën e dytë. Pas fitores në Luftën e Dytë Botërore, për Amerikën nuk mund të kishte më kthim në izolacionizëm dhe në pozitat e neutralitetit. Ajo u angazhua dhe vazhdon të mbetet gjerësisht e angazhuar jo vetëm në Europë, por edhe në rajone të tjerë të globit, duke luajtur rolin e lidërshipit global, si kur këtë e përkrahin dhe e ndjekin edhe fuqi të tjera, edhe kur atë e kontestojnë.

Krisafi: Edhe përpara Planit Marshall, qysh në muajt e parë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe deri në vitin 1947, Shtetet e Bashkuara i kishin dhënë një ndihmë financiare dhe ekonomike të konsiderueshme vendeve të Europës Perëndimore, e cila kapte shifrën 14 miliard dollarë, shifër kjo që nuk llogaritet në ndihmat e Planit Marshall. Pjesa më e madhe e saj u realizua përmes UNRRA-s (United Nations Relief and Rehabilitation Administration), një organizatë ndërkombëtare kjo që përfaqësonte 44 shtete, e cila, e krijuar qysh gjatë luftës, në vitin 1943, u bë pjesë e sistemit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me krijimin e kësaj të fundit në vitin 1945. E financuar dhe e dominuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, UNRRA ishte shumë aktive sidomos në vitet 1945-1947, por i ndërpreu pothuajse të gjitha aktivitetet e saj në vitin 1947. Pjesa më e madhe e ndihmave të UNRRA-s shkuan për refugjatët e shpërngulur për shkak të luftës dhe për të rindërtuar infrastrukturën tërësisht të shkatërruar prej saj. Në këtë kuadër, vetëm Britainia e Madhe, mori në ato vite të para pas luftës një ndihmë emergjente që kapte vlerën 3.75 miliard dollarë.

Tarifa: George Marshall ishte i bindur se stabiliteti ekonomik i Europës do të siguronte edhe stabilitetin politik të saj. Por, sipas tij, edhe pse Amerika do u ofronte qeverive europiane ndihmë për rimëkëmbjen e ekonomive të tyre, europianëve do u duhej që ata vetë të organizonin programin e rimëkëmbjes së tyre. Elementi më i rëndësishëm i fjalimit të Marshall-it, siç mund t’ju kujtohet, ishte pikërisht thirrja drejtuar europianëve për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin për të krijuar një plan për rindërtimin e Europës, dhe vetëm pasi kjo të ishte arritur, Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmonin ata financiarisht. Ky element, ka bërë që Plani Marshall të vlerësohet si “një ndër elementët e parë të integrimit europian, pasi ai prishi barrierat tregtare dhe krijoi institucione për koordinimin ekonomik mes vendeve të Europës Perëndimore dhe inkurajoi rindërtimin politik të saj.

Krisafi: Plani Marshall, i cili u dha europianëve dollarët që u duheshin për të rindërtuar rrugët, urat dhe uzinat dhe për të ushqyer punëtorët e tyre, siç dihet, përfaqësonte disbursimin, për pesë vite me radhë (nga qershori i vitit 1947, deri në fund të vitit 1951), të një shume prej 13 miliardë dollarësh, një vlerë kjo më e madhe se 1 për qind e GDP-së së Shteteve të Bashkuara në atë kohë. Nga ndihmat e Planit Marshall përfituan 16 vende europiano-perëndimore. Britania e Madhe përfitoi dy herë më shumë ndihma sesa Gjermania Perëndimore, ndërsa për shumë vende të tjerë kjo ndihmë ishte më e vogël. Në fund të vitit 1951, Plani Marshall, siç ju e dini, u zëvendësua nga një tjetër instrument, i njohur si “Plani i Sigurisë Reciproke” (Mutual Security Plan).

Tarifa: Shifrat që ju përmendët janë njëra anë, por, në fakt, ndihma që u ofroi Plani Marshall vendeve të Europës Perëndimore ishte shumë më e madhe sesa vlera e dollarëve amerikanë që iu transferuan qeverive të këtyre vendeve. Ky plan kishte një funksion të dyfishtë; nga njëra anë, ai ua lehtësoi qeverive europiano-perëndimore detyrën për shlyerjen e pagesave firmave dhe punonjësve të vendeve të tyre; nga ana tjetër, ky plan mundësoi injektimin e shumave të konsiderueshme në projektet e vetë këtyre qeverive për rimëkëmbje. Historiani i njohur në Universitetin e Harvardit, Niall Ferguson, pohon se “çdo dollar i Planit Marshall stimuloi një vlerë prej katër deri në gjashtë dollarë më shumë për prodhimin europian”.

Krisafi: Kjo mund të jetë e vërtetë. Unë kam lexuar një artikull nga dy ekonomistë të njohur amerikanë, që thonë se Plani Marshall kishte më shumë rëndësi nga pikëpamja e ekonomisë politike, sesa nga pikëpamja makro-ekonomike. Ky plan i ndihmoi qeveritë e vendeve europiano-perëndimore të përballonin krizën e shlyerjes së pagesave, të balanconin buxhetet e tyre dhe të reduktonin inflacionin, të kryenin tranzicionin nga ekonomi të kontrolluara për nevojat e luftës, në mekanizmat e tregut të lirë.

Tarifa: Niall Ferguson, të cilin e përmenda më sipër, shprehet se rëndësia më e madhe e Planit Marshall konsiston në faktin se ai e lidhi Europën me modelin e ri amerikan të kapitalizmit menaxherial. Të tjerë autorë argumentojnë se Plani Marshall u ngjante më shumë “programeve të ndryshimeve strukturore” që Fondi Monetar Ndërkombëtar ua impononte vendeve huamarrëse në zhvillim, në vitet 1990, por në një shkallë më të gjerë dhe përmes një fushate më të mirë marrëdhëniesh me publikun. Siç kishte parashikuar edhe vetë George Marshall, kontributi i planit “të tij” për të lehtësuar sidomos furnizimin me ushqime të popullsisë europiane, në kushtet e një bujqësie të shkatërruar nga lufta, do të kishte jo vetëm dobi ekonomike, por edhe efekte psikologjike ndër europianët. Ferguson citon një tabelë në hyrje të një bukëpjekësi në Hollandë në atë kohë, e cila lexonte: “Gjysma e bukës suaj të përditshme është bërë me grurë Marshall”.

Krisafi: Për rëndësinë që kishte Plani Marshall në rimëkëmbjen ekonomike e politike të Europës së shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore dhe në krijimin e arkitekturës së sigurisë në kontinentin europian dhe në hapësirën euro-atlantike është folur dhe shkruar shumë. Administratori i përgjithshëm i Planit Marshall, e ka konsideruar atë si “veprimin më bujar të një populli ndaj një populli tjetër, në çdo kohë dhe kudo”, ndërsa historiani i njohur amerikan Arthur Schlesinger e ka cilësuar atë si “eksperimentin më të mrekullueshëm dhe më të rëndësishëm në tërë historinë e politikës së jashtme amerikane”. Të të njëjtit mendim ishin në atë kohë edhe shumë politikanë dhe ekonomistë europianë. Ministri i Jashtëm britanik në atë periudhë, Ernest Bevin, për shembull, është shprehur se Plani Marshall ishte si një “gomë shpëtimi për një njeri që rrezikonte të mbytej”.

Tarifa: Rëndësia e Planit Marshall për Europën e pas luftës nuk mund të vihet në dyshim. Në fund të fundit, ishte në saje të ndihmës amerikane, për shembull, që Franca, e rrënuar nga dy luftra botërore dhe nga depresioni i viteve 1930, vetëm në fillim të viteve 1950 mundi të arrinte atë nivel të ardhurash për frymë të popullsisë që kishte pasur në vitin 1914.

Krisafi: Libri që mua më ka bërë më shumë përshtypje se çdo libër tjetër lidhur me rëndësinë e Planit Marshall është ai i autorit Greg Behrman, i titulluar Aventura më e virtytshme: Plani Marshall dhe koha kur Amerika e ndihmoi Europën të shpëtojë (2007). Për këtë autor, pyetja kryesore që mund të bëhet sot për të  kuptuar rëndësinë që ka pasur Plani Marshall për rindërtimin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore, është kjo: Cila do të kishte qenë kostoja që do të duhej të paguante Amerika, nëse nuk do ta kishte ndihmuar Europën Perëndimore të rimëkëmbej nga shkatërrimet e asaj lufte?

Tarifa: Niall Ferguson argumenton se Europa Perëndimore mund të kishte dalë nga gjendja e saj e rëndë pa Planin Marshall, por ajo nuk do t’ia kishte dalë dot pa Shtetet e Bashkuara. Sipas tij,  ky plan ishte shprehja më e qartë e vullnetit të mirë amerikandhe një imazh krej i kundërt nga ai i politikës sovjetike në Europën Lindore. Me fjalë të tjera, më shumë sesa impakti makroekonomik i Planit Marshall, është pikërisht ky fakt ai që shpjegon rëndësinë që vazhdon të ketë ai plan në imagjinatën popullore të europianëve të sotëm.

 

August 1, 2020 12:52
Komento

26 Komente

  1. Roland Luçi August 1, 13:52

    Plani Marshall ne pikpamje financiare eshte hiperbolizuat skajshem. Faktori kryesor i rimekembjes europiane jane politikat liberale, heqja graduale e barrierave tregtare mes tyre, pra thjesht politika ekonomike e vendeve europiane, e inkurajuar patjeter nga karakteri politik i Planit qe çoi ne hedhje e themeleve te TPE, Tregut te Perbashket Europian qe sot ka konvergjuar ne Bashkimin Europian.
    Nje shembull ilustrues: Ndihmat ekonomike te Planit Marshall stimuluan ne 16 vendet ku u aplikuan, nje rritje te prodhimit te pergjithshem bruto prej vetem 0,5% dhe jo me teper!
    Arsyet kryesore te thirrjes ne jete te Planit Marshall jane:
    1- Ngritja ekonomike e vendeve europiane si kusht qe do te ndikonte ne rritjen e asaj amerikane nepermjet rritjes se eksporteve drejt Europes dhe keshtu kthimin e saj ne nje treg per industrine ne rritje te Amerikes dhe mallrat amerikane.
    2- Politikisht frenimi i ekspansionit sovjetik ne Europe
    .
    Aspektet e tjera te karakterit human, ndihme vellazerore per popujt e shkaterruar nga lufta etj etj jane propagande, jane perralla.

    Reply to this comment
    • Erhard August 1, 15:26

      Bravo Luci,se ke shkruar shume me sakte dhe shkurt te verteten se sa kane dashur te bejne keta profesoret!
      Sic duket keta duan te shkarkojne leksionet e tyre skolareske,per te treguar veten si Belul Gjeraqina!
      Kurre nuk mund ta kuptoj,qe ne keto momente kur klasa politike shqiptare e deshtuar totalisht ne keto 30 vjet,duhej te vihej me shpatulla per muri dhe te kerkohej me force shfuqizimi i ndryshimeve kriminale te vitit 2008,keta nanurisin popullin me perralla me mbret!
      Kesaj i thonte te shkosh per ngushellim tek tjetri dhe te kendosh kenge!
      Media-pushtet i katert!
      Ne fakt media eshte ne sherbim te pushtetit dhe interesave te veta!

      Reply to this comment
    • ILIRO-OSMAN August 1, 19:37

      kishte qellimin e kundert. grabitjen a arit

      Reply to this comment
    • Kalemi August 2, 11:54

      Keta dy koqe kandari, diplomate jo kariere, po kelysha te Fatos Nanos, mbahen per ambasadore me pervoje, kur kane qene periferike ne misionet e tyre. E menderosen gazeten, aq sa eshte bezdi ta lexosh.

      Reply to this comment
  2. intelektuali August 1, 14:20

    HA-HA-HA!

    Cfare qyfyri me estrade dialoguese hipokrite!

    DY PROFESORE FAMOZE FANATIKE ENVERISTE KOMENTOJNE PLANIN MARSHALL TE SHBA PER EVROPEN PERENDIMORE

    qe:

    Enveri e quajti si:

    LETER BYTHE

    dhe qe:

    Kishte me vete kushtin per ndalimin me Ligj ne Kushtetuten e vendit te Partise Komuniste.

    HA-HA-HA!

    Cfare qyfyri me estrade dialoguese enveriste!

    Reply to this comment
    • Zogist nga Shen Naumi . August 2, 11:30

      qenke ftof ne tajare o inyelektual ———–

      po budalla ngele tere jeten o mysybet ?

      po akoma me qyl kerkon te jetosh o parazit
      zogist – ballisti ?

      te shkoje tere jeta duke kerkuar KESTE lemoshe
      o dembel fashist / tajvanisti qe paske qene
      i pa ngopur …………….. pu race e felliqur
      qe na turperuat shqiperine ………

      Reply to this comment
  3. te ikesh nga shqipr...fiqiri, nje ore e me pare . August 1, 14:22

    po pse brenda ketyre 30 vjeteve, ju “profesore” te n(c)nderuar, nuk sugjeruat dhe punuat, qe kjo “amerika e madhe” te bente per shqiperine nje plane mini sovjetike ose mini kinez, te pakten ?

    Reply to this comment
  4. duhet realizem, jo fjale boshe . August 1, 15:49

    o, intelektokoqe; po ne kto 30 vjet, nuk e pati dhe e ka amerika mundesine per nje plan “mikro marshall” per shqiperine ? ik, se u bere i merzitshem me erudicionin tend pa buke .

    Reply to this comment
    • intelektuali August 2, 09:56

      Keto 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit ne Shqypni vazhdon te drejtoje Partia e Punes me vampiret qe la pas Enveri, Nexhmija dhe Ramizi, shikoje si e ka mbushur Edvini Shtetin dhe Pushtetin me spiune dhe Venusa te Sigurimit, Prokurore dhe Hetuesa gjakatare te Enverit dhe Partise se Punes ne majat me te larta te Administrates Shteterore, nje liste te shkurter te vampireve te Enverit ne krye te Qeverise Rama e publikoi para do ditesh intelektuali ne gazeten DITA per t’u hapur syte shqyptareve te paditur dhe dru me pre, qe voton kriminelet e Enverit papushim symbyllur si:

      NJE FIS BYTHJASHTE PREJ AFRIKE ZULU

      prandaj:

      Te kerkosh tani pas pilafit “BAMIRESINE” e Imperializmit Amerikan me nje plan “Marshall” enkas per Shqypnine Enveriste te Edvin Droges,

      kjo do te thote:

      Qe SHBA duhet te urdheroje te hedhe BUMJEN atomike ne Shqypni si ne Hiroshima dhe Nagasaki ne Japoni pas Luftes se Dyte Boterore,

      ne menyre qe:

      BOTA TE JETE E SIGURT SE ENVERIZMI FANATIK DIKTATORIAL NE VENDIN TONE ESHTE ASGJESUAR PLOTESISHT.

      Reply to this comment
      • Tajvanist parazit August 2, 11:40

        keto 30 vite po qeverisni ju ballistat .

        prandaj leri findet dembeliste si intelektual
        i parazitizmit si patriot ballist ————-

        Sepse kofshet e pulave qe te pelqejne aq shume
        eshte produkt i proletareve komunist .

        Reply to this comment
    • STACIONI i trenit August 4, 10:38

      ç’e ngacmon halene , kur ishte i vogel intelektoloqja , gjyshi i shkunde çibikun ne koke ,
      e qe atehere ka ngelur çuryk …………………
      gjynah intelektualizmi ballisto .- zogist .

      Reply to this comment
  5. Claus August 1, 16:10

    Ja u mblodhen „djemte plangprishes“ te familjeve Tarifa dhe Krisafi nen hijen e „Rrapit ne Mashkullore“ dhe po ja marrin nje „laberishto-pleqerishte“ ashtu sic ja marrin vetem ata, ku njeri e heq dhe tjetri ja pret.
    „Amerika kampion i lirise“ ketu, „Amerika kampione e demokracise atje“. „Plani Marrshall“ ketu, „Doktrina Truman“ atje!!!

    Dhe nga kush? Nga djali i Sevo Tarifes qe mbushte librat e Historise se PPSH-se dhe te M-L me terma dhe epitete ku Amerika ishte „xhandar i botes“, „shtet imperialist me politike agresive dhe hegjemone“ shtet „luftenxites“ dhe „agresor kunder cdo levizjeje revolucionare ne bote“, etj,etj.

    Me keto terma dikur Abdi Baleta ne mes te New-York-ut ja perplaste ne fytyre atje mu ne goje te ujkut Nixonit dhe Kisingerit me fjalimet e tij ne OKB me terminoligjite e asaj kohe te thurur ndoshta nga Sevo Tarifa si sekretar i vete Enver Hoxhes, i cili ishte njeri nga ata qe nuk i linte gje mangut USA ashtu si dhe djali i tij para viteve `90.

    A i lexon Sevo keto xhevahire qe shkruan djali i tij dhe a turperohet ndopak?

    Apo mosha madhore tani nuk e lejon me ta beje dhe ndoshta mjegullnajat kujtesore per propaganden qe ka bere vite me pare kane bere punen e tyre, duke e lene te birin te livadhise ne nje fushe tjeter? Ndoshta po, ndoshta dhe jo.

    Po ky Krisafi, qe andej nga vitet `80 e dergua si specialist i madh juridik i dale nga auditoret e Arben Putos dhe elites juridike te asaj kohe per te biseduar me britaniket per terheqjen e arit shqiptar te mbetur ne duart e tyre pas Luftes se Dyte Boterore? Asgje nuk arriti te levizte, sepse nuk mund ta kuptonte qe nje vendim i Gjykates Nderkombetare te Hages ku Shqiperia behej fajtore, nuk mund te rishikohej me nga asnje shtet, e jo me nga Shqiperia, por merrte rruget ne Vjene me mesimet e Arben Putos dhe argumentet e Enver Hoxhes dhe kujtonte se do t`u kthente mendjen britanikeve duke kembengulur ne padrejtesite qe u ishte bere si shtet, mbi nje te drejte qe u takonte.
    Nejse, le ti leme keto. Dhe po hyj ne temen e sotme qe vetem termat lexova, qe hidhen andej kendej si flluska sapuni, se per fat te mire kam c`te lexoj nga filozofia e vjeter dhe e re si dhe nga historia e djeshme dhe e sotme duke mos rene ne asnje rast viktime ne „kthetrat e ideve te te tyre konjukturale“ qe si eshte regjimi te shkruajme edhe ne.

    Shembujt per keto „pleqerishto-laberishte“ i kam dhene me lart.

    Prandaj kam me shume respekt per pasardhesit e mjekut nazist Mengele dhe djalin e ministrit te Partise Naziste Bohrmann, qe sot e kane per turp qe kane qene bijte e tyre, ndersa ketyre me „Rrofte internacionalizmi proletar“ dje „Lavdi Plani Marshall“ sot as faqja nuk ju skuqet dhe as b… nuk u nxihet.
    I dine keto studentet e tyre aty ku keta japin leksione?

    Eshte nje gje ne keto shkrimet e tyre, sepse dje tregonin „gjysem te vertetat“ qe perputheshin me kohen dhe sistemin, dhe sot po te njejten rruge po ndejkin, „tregojne gjysmen tjeter e se vertetes“ te cilen nuk e kane treguar dje, e cila perputhet po ashtu me kohen dhe sistemin.

    Hidhe vallen laberishte si e do ai ne krye te canakut i thone ketij muhabeti.

    Po dhe aq sa dine pak dine, per kete mos te kene dyshimin me te vogel se mund te dine shume, por dhe ato qe dine i tregojne sipas mendjes se atyre qe u ofrojen kashunin me dhalle.

    E kush nuk e di qe plani Marshall kishte si qellim kryesor rritjen e influences amerikane ne Europen Perendimore kunder rritjes se influences sovjetike ne Europe?
    Te gjithe e dine.

    Me nje pakice minimale, pothuaj me nje vend me shume ne Bundestag Adenauer fitoi zgjdhjet e para parlamentare ne RFGj, me parullen „Kush zgjedh CDU zgjedh lirine“ duke i hapur rruge reformave ne tregun ekonomik dhe financiar, nder te cilat dhe reforma e monedhes gjermane qe nen ndikimin e planit Marshall Gjermania Perendimore perfitoi rreth 1,4 miliarde Dollare ju hap rruga ekonomise se tregut te lire njekohesisht edhe sociale.

    Perse mbeti jashte Japonia nga Plani Marshall?
    Mbeti jashte se nuk mund te pranonte te merrte ato dollare kur kishte marre mbi supe 2 bomba atomike te hedhura nga ai President, qe i thuret aq elozhe nga filozofet tane Tarifa dhe Krisafi, me emrin Trumann!!!!
    Sa „plane marrshall“ jane bere ne shtete afrikane dhe latino-amerikane per te mbejtur ne fuqi junta ushtarake si Peron, Pinocet, Botha, Salazar a ku ta di une? Sa vite burgu kalonin Mandela dhe te tjere, dhe te tjere, vetem dhe vetem per pak te drejta njerezore, si per te hipur ne autobuz me te bardhet, se sa per liri fjale dhe demokraci as qe nuk behej fjale?

    Keto te verteta, keta filozofer na i kane thene dje, por sot nuk na i thone sepse canaku tani ka ndyshuar pronar, por e verteta nuk ndryshon prronar aq kollaj.

    Kam patur ne dore nje liber kujtimesh te nje politikani teper te larte gjermanolindor, qe me rastin e homazheve te vdekjes se Sekretarit te Pergjithshem te PK te Bashkimit Sovjetik Cernienko, delegacioni gjermanolindor me ne krye Honecker mori nje lajm ne avjon drejt Moskes se Sekretar i radhes i PK te BS ishte zgjedhur per habine e tyre „i panjohuri“ Michail Gorbacov.

    Gjate rruges tere delegacioni ishte i bindur se pasardhes i Cernienkos do te ishte ministri i jashtem stalinisti Andrej Gromiko.
    Ndersa vete cudia mori fund kur kete delegacion e priti ne aeroport vete Gromiko i cili pyetjes se si ndodhi qe u zgjodh i „riu“ Gorbacov, diplomati i larte sovjetik u pergjigj:

    Ne keto pak muaj kane vdekur dy Sekretare te Pergjithshem te Partise, Andropov dhe Cernienko, Presidiumi i KQ vendosi qe me mire te vije nje me moshe te re, per te mos patur ndonje „aksident“ te mundshem me te tretin e radhes per shkak te moshes.
    Keshtu qe vendimi ishte unanim duke bashkuar dhe voten time!

    E pra, gjerat ne shume vende shiheshin me syrin e nje realiteti tjeter. U lirua Blloku Lindor u lirua dhe politika amerikane. Mandela doli nga burgu, Jaser Arafati u kthye ne Ramallah jo me si terrorist, ndersa tek erdhi James Becker me fjaline tij te madhe „liria tek ju e shoh qe funksionin!!!!“

    Se po te mos kishin ndodhur shume ngjarje ne Moske dhe rreth saj, akoma Sevo do te ishte sekretar, po ashtu edhe Fatosi do te na kenaqte me leksionet e ekonomise politike te bazuar mbi parimet e M-L, si dhe Ksenofoni do te ishte akoma dyerve te kalncelarive te Europes per te kerkuar khimin e atyre 2 tone ar qe na u kthye ne kohen e Berishe si lemoshe, ama pa prekur fajesine e Shqiperise se minavenes ne Kanalin e Korfuzit! Ja pra qe kaluzola u gjet vetem kur pati nje „regime-change“!

    Pra te nderuar, lereni „pleqerishten“ me iso „laberishte“ tek Rrapi ne Mashkullore dhe merrni ndonje teme aktuale ndermombetare duke bere edhe ndonje kritike ndaj USA, kur sot ajo po terheq 12 trupa nga Gjermania qe e „paska dashur aq shume“.

    Apo keni frike se ndoshta jeni shtetas amerikane, apo ju heq vizen koreania-jugore Juri Kim, se do i dukeni akoma si adhures koherente, te Kim Ir Senit si dikur me pare ne vitet e Enverit ku sekretar kishte Sevon.

    P.S. Dhe si gjithmone pas komenti tim, komente te tjera nuk do te kete me.

    Perse valle?

    Reply to this comment
  6. 999 August 1, 18:33

    Edhe me disa komentet e mija me spec nuk ka patur asnje koment,per te treguar se nuk ka patur interes nga te tjeret.
    Ndersa me komentet e “intelektu-Halese”, ka komente shume se ai cdo gje e lidh me Enverin!
    Pa le komentet banale qe nuk kane fund.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 2, 10:03

      Ore ti HALE me tre 9-ta:

      Po xhelozia me intelektualin te ka zene ty o mavri rrugaci? Po qysh keshtu ti o BOLE e kujton veten si Kryetar te Grupit Ideollogjik te Rilindjes Enveriste qe urdheron gazeten liberale DITA ke te lejoje dhe ke te censuroje ne kete forum te nerum te mendimit te lire pa kufi, po ja ta publikoi gazeta DITA komentin tend idiot, cilat jane argumentat e tua per temen e debatit qe eshte hapur nga dialogu i profesoreve te Enverit te cilet qajne si kukumjacka pylli pas pilafit per planin “Marshall” te Presidentit te SHBA per te ndihmuar Evropen pas Luftes, por me kushtin e ndalimit te Partive Komuniste ne vendet perfituese? Ke ndonje argument per kete teme debati, apo do te vazhdosh te qahesh si debil tek gazeta DITA qe nuk te publikon komentet e tua te debilit dhe budallit rrugac dhe halabak qe nuk di te shkruaj nje argument llogjike dhe qe nuk ha fare pyka llogjike,

      SI TE GJITHE FANATIKET E ENVERIT

      Reply to this comment
      • 999 August 2, 10:49

        Ha ha ha haaaaaa,me ne fund e pranoi HALEJA qe eshte depo muti ne koke!Ndryshe nuk kishte pse hante akoma mut!

        Reply to this comment
  7. Cajupi August 1, 19:27

    Doktrina qe iu permbajt SHBA per 40 vjet pas luftes II Boterore ishte ajo qe njihet si “politika e permbajtjes (se Rusise) ne pragun e luftes”, dokumenti baze i se ciles eshte artikulli i famshem qe George Kennan botoi ne Foreign Affairs me pseudonimin X.
    Franklin DeLano Roosewelt kishte si minister te thesarit hebreun Henry Morgenthau qe ishte mik personal dhe gjiton i tij ne New York.
    Nen ndikimin e tij u vendos qe ne te ardhmen Gjermania te shnderohej ne nje vend bujqesor (kater shtete) pa industri, dhe ne kete kuader pas lufte ne Gjemani jane hedhur ne ere rreth 1000 fabrika.
    Ishin dy ngjarje te medha qe detyruan SHBA qe te hiqte dore nga ky projekt.
    Stalini u kerkoi SHBA dhe Britanise se Madhe qe ti jepej nje baze navale ne Dardanelet me qe “marredheniet e BRSS” me Turqine nuk kane qene gjithenje miqesore” dhe dergoi ne Kaukaz 15 divizione per te marre krahinen e Karstit ne Turqine e sotme qe ka qene banuar nga armene.
    Natyrisht perendimoret nuk e pranuan kerkesen dhe nxiten Turqine te dergonte trupat e saj ne kufi me Armenine.
    Se dyti Kominterni nxiti luften civile ne Greqi per te marre pushtetin komunistet.
    Kjo e frikesoi shume presidentin Truman i cili udhezoi Pentagonin qe te hartonte planet per mbrojtjen e Europes Perendimore. Kur ekspertet ushtarake te Pentagonit i thane se Europa perendimore nuk mund te mbrohej nga nje agresion ushtarak rus, atehere Trumani vendosi armatimin e pjesshem dhe rimekembjen e industrise gjermane.
    Nderkohe pjesa perendimore e Gjermanise nuk kishte qeveri te saj dhe qeverisej nga administratat ushtarake amerikane, britanike dhe franceze ne zonat respektive te pushtimit.
    Ne kete kuader u krijua ne ne vitin 1949 qeveria e pare gjermane e pasluftes me kancelar Conrad Adenauerin (nje dissident antihitlerian, ish kryetar i Bashkise se kelnit, por qe Hitleri e izoloi ne fshatin e tij Bad Honef ne jug te Bonit) dhe u dhane kredite e planit Marshall, nga te cilat perfituan tere shtetet e Europes perendimore dhe Turqia nga vitet 1948 deri 1951.
    Shumat me te medhe te kredive i moren fuqite e medha te Europes: Britania e Madhe 3.3 miliard dhe Franca 2.2 miliard dollare kurse Gjermania perendimore mori vetem 1.4 miliard (si vend i mundur), nga te cilat i ripagoi SHBAve mbi 1 miliard.
    Perkundrazi Britania e Madhe dhe Franca pjesen me te madhe te planit Marshall e moren ne form grantesh (dhurate)

    Reply to this comment
  8. era! August 1, 22:21

    STAMBOLLI DIGJET,KURVAT KRIHEN ………

    Reply to this comment
  9. proletar August 2, 09:06

    bukur Claus .

    desha te shtoje edhe nje fakt per dashurine
    e amerikaneve ndaj gjermanise ………………..

    ke degjuar ti per genocidin amerikan ndaj
    popullit gjermane mbas luftes se dyte boterore ?

    shifrat jane shume te larta ………………….

    Fati e deshte te shpetonte gjermanet ,
    sepse ishte menduar qe gjermania te prodhonte vetem patate .

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai August 2, 10:13

    Ndonje te re per UFO-t e kane per te na dhene profesoret e nderuar ,pasi kjo eshte jetike per situaten e Shqiperise sot .Po ashtu mund te na sqarojne edhe per nje qime qe u gjet kohet e fundit ne nje mumje egjyptiane .Keto e te tjera si keto do te ndihmojne shume shoqerine bashkekohore shqiptare .

    Reply to this comment
  11. Beni August 2, 16:08

    Prof.te nderuar,jo gjithecka shkelqen,edhe dielli ka njolla thuhet,Prof.Tarifa thote s”ShBA-ja,eksporton liri”!Kjo “liri”,eshte ajo ne Irak,Siri,Libi,Afganistan etj,ku tani,pasi eksprtuan lirine amerikane,vrasin njeri tjetrin,dhe kane marre detet,nga syte kembet?Duhet thene,kjo eshte bota,ligjin e ben i forti dhe i pasur,pyrt Trampi per liri e t drejta njeriu.Politika amerikane eshte biznes te dashur prof……

    Reply to this comment
  12. BACK UP August 2, 22:57

    O ju specie te “rralla” ne shtim Tarifa, Kristafi, Dita & Co. Mos u lodhni, shkoni tek Netflix dhe shikoni “The Untold History of the United States” e thene vet nga Amerikanet. Jo po do degjojme Fatos Tarifen, Kristafin qe na shesin brockullat dhe lajthijet e tyre. Kesaj I thone pirth te ç’fryhesh se çlirohesh ose Te merresh me kalorsin qe I varen kembet, nuk shikon veten tende qe je lidhur pas karroces dhe po te heqin zvarre.
    Pse jemi katandisur kaq keq?

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit August 3, 00:00

    Plani Marshall u konceptua si biznes dhe jo si strategji politike. E lexova dialogun dhe ka gjera interesante ne pikepamjen diplomatike, sic me te drejte eshte ne interesin akademik te profesoreve. Por ne pikepamjen ushtarake Shba u cimentuan ne vijen e Frontit ku i zuri kapitullimi I Rajhut te III. Normale qe do jepeshin ndihma per rimekembjen, se ndryshe popullsia e vendeve te Evropes Perendimore do ishte kunder prezences afatgjate amerikane. Persa I perket “exportit te lrise”, ndofta levizjet e ’68 me spontanitetin e tyre dhe rebelimin antisistem bene me shume ne kete drejtim sesa burokratet e diplomacise amerikane. Per te bere nje krahasim banal, nqs se ti ke nder mend te mbash pula, doemos do ndertosh nje qymez. Shba erdhen ne Evrope per te qendruar. Natyrisht kane shpenzuar, por me fitime kolosale, sepse realisht I kontrollonin keto shtete.

    Reply to this comment
    • proletar August 3, 11:58

      Kumandar Intelektual nastadinit
      plani Marshall i pelqen shume ,
      nja shtu si jargavitej per Kestet duke share komunistat …………………

      edhe sa keste do te marrin keta paraziter
      qe nuk kane punuar asnje dite te vetme ne jeten e tyre ?.

      Jalta kishte vendosur .

      Lufta e dyte rrezoi Angline dhe vuri Ameriken
      ne karrigen e Liderit boteror .

      Ruzvelti ishte me dakort me Stalinin se sa me
      barrkderin Churchullin.

      Stalini e mbajti fjalen ,
      arriti me pare ne Berlini dhe i priti amerikanet
      ne kufirin e marrveshjes .

      Ebrenjte qe ishin keshtilltare te presidentit amerikane , lane ne meshiren e fatit 10 milion gjermane , duke bere keshtu Olokaustin kundra gjermaneve , duke i lene te uritur dhe pa ilaçe.

      Keta keshilltare per hakmarrje kishin menduar
      qe gjermania te prodhonte vetem PATATE .

      Ishte fat i gjermaneve qe vdiq presidenti amerikan .

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit August 3, 22:09

        Proletari, nuk e di kete plain e patateve. Di qe gjermanet kane rezerva nentokesore dhe sherret me francezet I kane pasur per rajonin e Alsases dhe, Lorenes, te pasura me minerale. S’jam i qarte sesi me komande nje fshat kovacesh mund ta kthesh ne barinj delesh duke injoruar bazen e eksperiences, tradites, mjeshterise dhe zinxhirin e lendeve te para, perpunimit, etj.

        Reply to this comment
        • proletar August 4, 10:09

          Luften e dyte boterore e fitoi Rusia .

          Dhe kete kane ” frike ” ta thone .
          Ne jalte u vendos GJITHçKA , NGA TRE SUPERFUQITE

          Stalin , Roosvelt e CHURCHILL .

          Te tre diskutuan EDHE per gjermanine e mbas luftes ………..

          Me gjermanine ç’fare do te bejme ?

          sepse ishte e qarte qe luften e kishin fituar
          Rusia me aleatet ………………………………………..

          duhet theksuar qe ishin Ruset qe permbusen
          situaten …………………………….

          Tre ” kryetaret ” qe kishin fituar luften
          duhej te vendosnin edhe te ardhmen ..

          Ishte nje situate , ku duhet te specifikojme
          qe Ruusvelt ishte shume inteligjent dhe qe kishte ide per disa aspekte afer te majtes Staliniane ,
          ku per stalinin kishte nje mix Respekti perzier me Admirimin ………………………….ku edhe Besonte .

          Jalta eshe speciale sepse
          Stalin e Rusvelt ishin me shume dakort ndermjet tyre
          Sesa RUSVELT E Churchill .

          pra realiteti nuk ishte oksidenti kundra Rusise
          POR …
          NJe konflikt brenda Oksidentit .

          Ne ato vite , para se lufta te perfundoje
          po behej e qarte qe do te ishte Amerika qe do dominonte dhe Anglia nuk do te ishte me .
          Ne kete moment Anglia po humbiste fuqine
          Imperiale ,
          pra Ky FAKT NUK ESHTE APSURD ,
          sepse RUSVELT E STALIN bien dakort me ” kollai ” se me Curchillin .

          Ne jalte eshte Rusvelti qe mban ” Besen ” Marveshjen me Stalinin .

          Rusvelt vdes papritur ,
          dhe menjehere hyne ne ” fushe ” menjehere
          TRuman
          ishte momenti qe Rusvelt me stalinin po mendonin se ç’fare do te benin me gjermaninet
          Dhe me EDUKIMIN e nje populli FASHIST .

          Po zgjatem shume me fal ………….

          TRUMAN ishte tjetr gje vinte nga eksperienca te tjera
          dhe nuk kishte fare simpati per Ruset , dhe kishte te tjere keshilltare …………………………..

          Pra nga Jalta a Postdam eshte nje ndryshim
          Komplet te marrveshjeve ………………………..

          Mo degjo Nastradin Intelektualin qe thote
          luften e fituan Amerikanet duke pire
          kafe me fashistet te ” Bar ” kursal
          me Markat e gjermaneve , duke pasur ne xhep Liretat e Italianeve , dhe qe jeton me Kestet pa fund te komunisteve .

          Stalin , berline arriti nje muaj para AMERIKANEVE dhe angleseve ,
          dhe i Priti duke respektuar marrveshjen .

          Me adriminstraten w Trumanit dominonin ebrenjte
          te cilet kerkonin Hakmarrje ndaj Gjermanise ….

          QE KISHIN PERGATITUR
          planin MORGENTHAU
          I CILI eshte nje plan i shkruar , ku gjermanine do ta transformonte ne nje shtet me fusha te
          mbjella me PATATE .

          Pra do te behej Deindustrializimi i gjermanise
          duke i Ndaluar reptesisht kapaciteti Industrial

          Mos te zgjatem lexo Morgenthau .
          Keshtu me shkurton edhe mua kohen …………

          Te fala beje kumandarit intelektual
          dhe Zavallit ballist Demo mav.ria
          qe jane duke pritur kestin e 30 ………………

          Reply to this comment
  14. proletar August 3, 12:00

    Kumandar Intelektual nastadinit
    plani Marshall i pelqen shume ,
    nja shtu si jargavitej per Kestet duke share komunistat …………………

    edhe sa keste do te marrin keta paraziter
    qe nuk kane punuar asnje dite te vetme ne jeten e tyre ?.

    Jalta kishte vendosur .

    Lufta e dyte rrezoi Angline dhe vuri Ameriken
    ne karrigen e Liderit boteror .

    Ruzvelti ishte me dakort me Stalinin se sa me
    barrkderin Churchullin.

    Stalini e mbajti fjalen ,
    arriti me pare ne Berlini dhe i priti amerikanet
    ne kufirin e marrveshjes .

    Ebrenjte qe ishin keshtilltare te presidentit amerikane , lane ne meshiren e fatit 10 milion gjermane , duke bere keshtu Olokaustin kundra gjermaneve , duke i lene te uritur dhe pa ilaçe.

    Keta keshilltare per hakmarrje kishin menduar
    qe gjermania te prodhonte vetem PATATE .

    Ishte fat i gjermaneve qe vdiq presidenti amerikan .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim