Fatura e rëndë e shkarkimeve në administratë
Buxhetit të shtetit i është dashur të paguajë një faturë të rëndë të mbartur ndër vite për shkarkimet që janë bërë në administratë, kryesisht gjatë rrotacioneve politike. Vetëm në Ministrinë e Bujqësisë gjenden mbi 40 persona që kanë fituar në gjykata të drejtën e dëmshpërblimit me një vlerë në total mbi 37 milionë lekë. Sipas burimeve në Ministrinë e Bujqësisë detyrimet që punonjësit e shkarkuar kanë fituar nga gjykatat rezultojnë në 45 milionë lekëve, prej të cilave 8 milionë lekë janë shlyer, por për shumicën e tyre ministria ka shpallur pafatësinë për të paguar.
Ministria e Financave ka llogaritur si detyrime të prapambetura të gjitha borxhet që shteti kishte krijuar ndaj të larguarve nga administrata deri në fund të vitit 2013, raporton Monitor.
Në të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave mësohet se, në kuadër të strategjisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura deri më datë 2 qershor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.33 miliardë lekë detyrime.
(i) Investimet publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë,
(ii) Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë,
(iii) Rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë,
(iv) “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për“Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe“Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.
Siç shihet Ministria e Financave raporton se, ka shlyer nga vendimet gjyqësore që janë kryesisht zëri i fondeve që i dedikohen të larguarave nga puna një shumë prej 1.6 miliardë lekësh, që korrespondon me rreth 11 milionë euro. Ministrja Për inovacionin dhe Teknologjinë Milena Harito ka raportuar në media se, totali i detyrimeve për të larguarit nga administrata është 20 milionë dollarë .














Nje aspekt qe e gjykoj te gabuar ne aspektet ligjore,qe per fat eshte dhe ne gjykatat nderkombetare,eshte fakti qe per faje qe kryejne persona te vecante,p,sh,nje minister,demet duhet t,i paguaj dikasteri.Keshtu ndodh edhe me gjyqet nderkombetare kur dikush fiton gjyqin e pronave,etj.Kjo con ne faktin qe per cdo gabim qe bejne personat me pushtet,barra e pagesave bije prap mbi popullin,mbi mireqenien e tij,kur fajtori duhet te shlyej fajin,pra demin ekonomik.Sepse per nivelet e poshteme te administrates,kur gabon nje punonjes,faji dhe per pasoje shlyerja e demit i mbetet atij.Atehere,meqe jam ne pozita te larta mund te gaboj sa te dua se populli do ta paguaj.Nese vendimet e Ministrit,apo admistrates se Ministrise se Bujqesise kane rezultuar te padrejta,fajtoret te paguajne demet dhe te denohen edhe administrativisht.Keshtu rritet pergjegjesia e personave dhe institucioneve.
Po ky fenomen eshte i pranishem edhe ne drejtim te drejtesise.Nje person,ka vrare ose ka grabitur me pasoje vdekje,denohet me burg,dhe aty rri,ha ,pi dhe bile ka edhe kerkesa per konditat,te cilat te gjitha rendojne mbi buxhetin e vendit,pra mbi kurrizin e popullit.Ai person qe denohet per nje veper penale duhet te punoje qe te sfyej te pakten harxhimet qe ben shteti per te duke e trajtuar ne burg.Se i bije qe dikush me ka vrare nje person te familjes dhe une jam i detyruar ta mbaj edhe me buke dhe t,i plotesoj edhe teka sic ka ndodhur disa here,Keshtu dalim ne konkluzionin se shume gjera duhen rregulluar qe shoqeria te perparoje dhe te themi se jemi shteti i se drejtes!
Ripjellesit , jane ne kohe per te kerkuar nga ish Kryeministri , Ministrat , Drejtoret etj. etj. demet qe ata u kane shkaktuar institucioneve shqiptare dhe buxhetit te shtetit , apo ndermarrjeve , me vendimet e tyre te paligjshme jo vetem per pushimet nga puna !
Ligji gjithashtu ka qene dhe eshte ! Ne te drejten civile , quhet “padi regresi” !
Por Ripjellesit , nuk kane ndermend te marrin hapa te tille , sepse jane pjese e se njejtes politike antishqiptare si Shqupistet !
Shqiperise ia kane ngulur thiken ne brinje !
Rrumpalle shtet, perderisa pagesat nuk kryehen nga fajtoret konkrete, drejtora, shefa, administratore, ministra.
Pra bej keq dhe paguan shteti, keshtu edhe me pasurine e shperdoruar prej pushtetareve.
A mund te gjeni nje rast ku per abuzim te qellimshem apo jo me detyren eshte denuar personi pergjegjes? Ju lutem gjeni nje rast!
Ndaj nuk gjen qetesi asnje qytetar i ndershem, qe deshiron te jetoje me mundin dhe sakrificat e veta. Ndaj po emigrojne shumica, shpresuan dhe nuk gjeten shtetin e tyre, nuk ndihen si ne shtepine e tyre. Me kujtohet nje komentues menjehere pas fitores plebishitare te 23Qershorit2013, ku i drejtohej Edi Rames, se nqs nuk ben shtet dhe drejtesi atehere nje eksod masiv do te perseritet por kete here me arsye te forte, jo si ne v.1991. Turpi do t’ju mbuloje!
Megjithese e kundershtova se kemi kaluar pushtime me te egra dhe megjithate mbijetuam si Komb, perseri shpresoj ne reagimin e pritshem popullor. Jemi shumica!
Epo mire kush e di sa cfare ka te jashtezakonshme….????
Paguajne sklleverit shqiptare,e para ju si gazete do ju rriten taksat e pastaj sklleverit e tjere.
Pse do paguje sala me shtangistin apo kete shalgjatin!?!?
Kjo eshte e vertete, nje nga ata qe i merr shtetit 864000 ne muaj me noter jam edhe une.Shteti aktual te gjeje zgjidhje duke me kthyer ne vendin e punes ku kam qene dhe te mos paguaj dy veta per nje vend pune.Saliu na hoqi ju nuk keni njerez te rregulloni gabimet por rregulloni “miqte” e militantet.
Ministria e bujqesise i zevendesoi ata qe hoqi me militante injorante te LSI. Shumica e te larguarve jo vetem ishin me status, por dhe trajnuar nga GIZ. Kostoja me e madhe nuk eshte pagesa qe po i behet te larguarve, por mbajtja ne kuriz me rroga te mira e injoranteve qe kane zaptuar tashme administraten dhe qe skane aftesi te bejne asnje projekt, duke mos thithur dot fondet e BE-se. Zhgenjim total….
Politika e “goditjes” se administrates se Shtetit Shqiptar , ka qene nje poltike konsekuente e qarqeve antishqiptare , e realizuar nga “mbreterit kuisling” shqipfoles , te cilet u emeruan nga keto qarqe per te drejtuar dhe shkaterruar Shqiperine e pas rimekembjes 45 vjecare !
Interesante eshte , se megjithese jane ideuesit , organizuesit dhe ekzekutuesit e luftes per te mos lene shqiptaret per te bere shtet , keto qarqe antishqiptare , te instaluara ne vitin 1992 ne pushtet , jane edhe perhapesit me te medhenj te idese se “shqiptaret jane qenie me bisht qe nuk dine te bejne shtet” !
Kjo politike e ndjekur me force dhe rigorozitet , jo vetem qe la Shtetin Shqiptar pa administrate fare , aq me pak profesioniste dhe intelektuale , por krijoi edhe borxhe te brendeshme , duke paguar dy here nje vend pune , nje per “dallkaukun e ri’ qe gjoja punonte dhe nje per “dallkakukun e vjeter” , qe tashme rri ne shtepi dhe merr leket pa punuar !
Kjo poltike e paster dhe e eger antishqiptare , gjithashtu theu shpresen e shqiptareve te mire dhe te ndershem , se mundet te beheshin ndonjehere pjese e administrates se Shtetit te tyre , duke sjelle atrofizimin apo asgjesimin e ketyre njerezve ! Ata u demotivuan intelektualisht , u atrofizuan profesionalisht , u denigruan shpirterisht dhe moralisht , duke pare se llumi i shoqerise shqiptare punesohej pa asnje kriter ne administraten e Shetit Shqiptar , boll me te vetmin kriter , qe ishin llum ne te gjitha drejtimet !
Kjo politike e ndjekur gjate 25 viteve , ka qene e qellimshme , e planifikuar , ne kuader te gjithe “Planit per Shketrrimin e Shqiperise dhe asgjesimit politik te Faktorit Shqiptar ne Ballkan” !
Sigurisht nje veprimtari e tille sistematike dhe e organizuar antishqiptare , i kane veshur edhe “mbulesen ideologjike” , si “tranzicion” , “reforme” , “integrim” e lloj lloj pislleqesh te tjera !
Ironia eshte se “ata” qe e kane bere kete pune , antishqiptaret dhe kukullat e tyre te vendosura ne krye dhe te mbeshtetura prej tyre ne kete veprimtari , jane pikerisht ata qe ankohen me shume nga te gjithe ne shoqerine shqiptare , apo ne arenen nderkombetare !
Eshte nje ndyresirllek , qe pasi te jane thare lotet , te ben per te qeshur !
Gjera te njohura. Histori te vjetra. Behen me orjentim nga Qeveria dhe Ministrite. Drejtorat thone : Juve jua jep rrogen shteti,por te punesojme te tjere. Jane ne marreveshje edhe me gjykatat. Kur nje qeveri iken nga pushteti, ja le borxhin asaj qe vjen. E ka zanafillen qe nga Tosine qeverite e para.