“Fatura” e zjarreve: Mbi 1.100 hektarë në flakë dhe mbi 66 milionë lekë dëme

August 11, 2017 16:10

“Fatura” e zjarreve: Mbi 1.100 hektarë në flakë dhe mbi 66 milionë lekë dëme

Situata e zjarreve në vend ka edhe një faturë financiare.

Ministria e Mjedisit raporton se pa llogaritur vatrat e ditëve të fundit, dëmi i shkaktuar është mbi 66 milionë lekë.

Dëmi mjedisor është edhe më i prekshëm.

Flakët kanë përshkuar mbi 1 mijë e 100 hektarë pyje dhe kullota, nga të cilat 236 hektarë janë djegur plotësisht.

Zjarret kanë përfshirë pyje, zona të mbrojtura dhe kullota në të gjithë vendin. Sipas

Inspektoriatit Shtetëror të Mejdisit dhe pyjeve, bimësia më e prekur janë shkurret.

Sigurisht që shifrave të mësipërme do t’i shtohen dhe sipërfaqet që janë në djegie e sipër dhe një pasqyrë të plotë do të ketë kur të shuhen të gjitha vatrat.

Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur disa procedime penale për zjarrvënie të qëllimshme dhe mbi 20 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Shumica e zjarreve janë nga pakujdesia, ndihmuar nga kushtet kilmaterike gati ekstreme për vendin, por kjo gjë nuk i përjashton nga përgjegjësia penale personat që po hetohen.

August 11, 2017 16:10
Komento

4 Komente

  1. A August 11, 17:53

    Nu ka asnje problem se jane ne flake hektar dhe 66 milion lek te reja deme.
    Kjo, situate sa te perfundoje, do te mblidhet menjehere qeveria me krietarin qe nuk din te beje asnje pune, vetem zhgarravina piktura, EDI RAMA dhe te vendosi per rimekembjen e mjedisit, ambjentit dhe natyres shqiptare do te vendosi nje TAKSE te RE AMBJENTI per mbare popullin shqiptar.
    Keto veprime me rritje taksash, çmimesh dhe tarifash i ben mire dhe sakte shoku EDI KRISTAQ ANETA RAMA.

    Reply to this comment
  2. Zgalem August 11, 18:55

    Nuk kam asnje arsye te mos besoj , qe piromanet e ketyre diteve , jane mercenaret e “revolucionit demokratik “ . Berisha e rekllamon kete revolucion , por dhe e organizon.Dihet qe Ai , ka qene dhe mbetet njeri i aksionit . Mbase provat hetimore , verttojne dyshimin e Erionit dhe te miat . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Jevi August 12, 08:28

    Situata e zjarreve eshte e njejte me ate te tritoleve pas zgjedhjeve te 2013.Sherbimi informativ duhet te bej me mire punen e vet.Ne keto kushte duhet nje mobilizim i te gjitha strukturave per te neutralizuar kete fenomen.

    Reply to this comment
  4. sali enver,jemi gati kurdoher August 12, 08:38

    Mercenaret e saliut djegin Shqiperin,perbindeshi sali ferkon duart dhe gezohet se po ja arrin qellimit me thirrjet e tij per revolucion,per armatosje per cfarosjen e shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*