Fatura PPP arrin 3 miliardë euro

December 3, 2018 02:50

Fatura PPP arrin 3 miliardë euro

Ajo që tashmë shqiptarët e njohin si paketa 1 miliard euro e koncesioneve me Partneritet Publik-Privat, me kontratat e reja që pritet të financohen gjatë vitit 2019, do të arrijë më shumë se 3 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të rishikuara në projektbuxhetin e vitit 2019, vlera e kontratave në fuqi, që tashmë financohen dhe që pritet të nënshkruhen vitin e ardhshëm, është 382 miliardë lekë (3 miliardë euro).

Nga kjo shumë, mbi 120 miliardë lekë (947 milionë euro) u takojnë 11 kontratave në zbatim që përfaqësohen nga 3 koncesione në sektorin e shëndetësisë, 4 landfille të mbetjeve, 2 kontrata rrugësh bashkë me koncesionin e skanimit në doganë dhe markimit të karburanteve për të cilat financimet kanë nisur.

Ndërsa vlera e 10 kontratave të tjera të programuara për t’u zbatuar me koncesion PPP arrin në 262 miliardë lekë, ose më shumë se 2 miliardë euro. Nga këto, 5 kontrata janë shkruar dhe do të hyjnë në fuqi për financim dhe 5 të tjera janë të reja.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka programuar të kontraktojë me PPP, 5 akse rrugore, 2 aeroporte, 6 shkolla në Tiranë dhe 1 spital rajonal në Fier.

Kontratat në fuqi dhe ato të projektuara për 2019 arrijnë një vlerë sa 21.8% e PBB-së.

Kjo shumë nuk është përfshirë në llogaritë e borxhit publik, pagesat vjetore të të cilit me ligj nuk duhet të jenë më shumë se 5% të të ardhurave tatimore.

Por ruajtja e këtij kufiri 5% me gjasa do të jetë e pamundur për shkak të vlerës së madhe të kontratave me PPP.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se shërbimi i borxhit mund të vështirësohet deri në krijimin e një situate kolapsi.

Më herët, FMN ka tërhequr vëmendjen për rreziqet fiskale që përmbajnë projektet e Partneritetit Publik-privat (PPP).

FMN kërkon që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto -përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.

k.a. / dita

December 3, 2018 02:50
Komento

6 Komente

  1. Lili December 3, 03:44

    Piramidat e reja …ku paret e pushtetareve po dergohen jashte ne emer te biznesseve.
    Duhet te hetohen llogarite e dergesat jashte te ketyre kontrattoreve.
    Kjo per sherbimet e specializuar ne germani,se per ato shqiptare qe moti nuk jane me efektive.

    Reply to this comment
  2. Vlora1912 December 3, 04:16

    28 apo 29…?
    Kur u clirua Shqiperia nga gjermani i fundit??

    A do behet Lleshi minister….?

    A eshte VrimA e Rita Petros aq e rendesishme per poezi…..?

    Dhe te tjera ceshtje *Themelore* si keto na duhet te diskutojme ne media…..

    Na fusni dhe ca Big Brother aty……

    Nderkohe ca Bij Kurvash po e mbysin kete vend ne permjet PPP- Perdhunimi i Publikut nga Pirati…

    Nderkohe bushtra e ashtuquajtur Pordhozite e ka mendjen te unaza e re….dhe zhurmon opinionin.

    Keta bastard jane te bashkuar ne zhvatjen e Shqiptarve…..te se djeshmes, te sotshmes dhe sidomos te ardhmes tone..

    Po Shqiptaret a do bashkohen kunder ketij gjirizi politik ndonjeher???

    Reply to this comment
  3. info analitike December 3, 04:34

    Nuk keni paee gje akona. Vazhdoni hani bar per partine dhe bijte e saj

    Reply to this comment
  4. Abc December 3, 08:47

    E thjeshte:
    P1-pjesa qe do te investohet, P2-pjesa e investitorit, P3-pjesa e firmetarit te kontrates.
    Total P+P+P
    Asnje nuk punon kot.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 December 3, 09:17

    tashti mësuam dhe diçka tjetër nga grabitësit politik!!
    pra çdo fjalë e tyre në financë duhet shumëzuar me 3!!
    pra kur thonë se do investojnë(vjedhin)1,ne duhet ta shumzojmë me 3 dhe del se vjedhja është gjithnjë e më e madhe!!
    nuk kanë faj të shkretët!sakrifikohen për ne!!oreksi vjen duke ngrënë!!këta trashen e trashen,pra sakrifikojnë shëndetin e tyre për të na lënë ne të shëndetshëm,të hollë dhe pa rreziqe për diabet e kolesterol!!
    rrofshin politikanët tanë!!

    Reply to this comment
  6. Arben December 3, 13:44

    Epo jane te partise, dhe keshtu qe jane te mira.

    Rrofte populli mashtrues dhe hajdut shqipetar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*