Faturat e vendosura arbitrarisht, Braçe: Kryeministri sot bëri drejtësi

February 6, 2015 17:50

Faturat e vendosura arbitrarisht, Braçe: Kryeministri sot bëri drejtësi

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe deklaron se vendimi i qeverisë për të njohur si të paligjshme 53900 fatura të vendosura në mënyrë arbitrare, zhbën një padrejtësi që kushton 41 milionë dollarë.

“Janë fatura të periudhës nga marsi 2010-nëntor 2010 dhe në të cilat është faturuar në mënyrë të paligjshme “energji e pamatur” ose “dëm ekonomik”. Janë fatura të lëshuara nga kompania CEZ, vlera e të cilave është njohur si debi për konsumatorë familjarë të ndryshëm! Kryeministri sot bëri drejtësi”, shkruan Braçe në profilin e tij në facebook duke shtuare se qytetarët nuk kanë pse të paguajnë atë që është e paligjshme.

February 6, 2015 17:50
Komento

3 Komente

  1. Misteri February 6, 18:22

    ohu po ne qe i kemi paguar pavaresisht pretendimeve c beri kryeministri PADREJTESI.Ik o BRACE ZIU lepi ndonje kocke e mos na lodh se ke gjith veren qe na cave trapin me idjotizmat e tua per FULLANIN ,e vazhdove me GENT SEJKON po u zbute ne fund lepive ckishe peshtyre e votove si deputet me tanga qe je e tani mundohesh te na mbushesh mendjen kush eshte e drejte e kush e padrejte.ne qe i paguajm ne vite e po bere ze sipas teje e kryeministrit jemi idjota por mire na e beni kur ti sipas burimeve te OSSHEE paguan cdo muaj vetem 30 mij lek te vjetra.PLEHRE NJERI

    Reply to this comment
  2. isi February 6, 19:37

    Mora kredi o kryeminister mashtrues per te paguar dy vjet mbifaturime te CEZ,2010-2012.Kuswh do ma paguaje kredine bankare.Pse nuk i bere me pare se te pushoje njerez nga puna?

    Reply to this comment
  3. ortes February 7, 12:45

    OSHEE vazhdon akoma te beje padrejtesi te tjera!
    Kam nje vit qejam ankuar zyrtarisht tek Kujdesi per Klientin,kane derguar edhe inxhinjere per te verifikuar ankesen time dhe jo vetem nuk me kane dhene pergjigje,por as qe e NDREQEN DIFEKTIN per te cilin u ankova!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*