Faturino i autobusit të Elbasanit: Ta thyej telefonin kokës

February 24, 2018 20:27

Faturino i autobusit të Elbasanit: Ta thyej telefonin kokës

U bënë pothuajse dy vjet që nga momenti kur është vendosur rregulli për të gjithë linjat e autobusave të rretheve në vend, nga ku përjashtohen furgonat.

Çdo rajon ka terminalin e tij, ndërsa autobusat e linjave janë pjesë e shoqërive që i menaxhojnë. Mirëpo ndodh që edhe autobusë të tjerë të punojnë, por në mënyrë ilegale, duke u bërë kështu një problem për qytetarët.

Sot disa pasagjerë kanë hipur në një nga autobusat në terminalin e Juglindjes,duke bërë kështu linjën nga Tirana në Elbasan.

Sipas një vajze që e ka denoncuar rastin tek JOQ.al, autobusi nuk ndaloi në stacionin ku zbresin qytetarët, por i ka dërguar ata në një vend më të largët.

Teksa qytetarët reagonin, faturino i autobusit është nxehur duke sharë e kërcënuar vajzën që po e filmonte.

Në një moment në video, ai dëgjohet t’i thotë:

“Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?!”

s.a/dita

February 24, 2018 20:27
Komento

3 Komente

  1. shtetas emigrant February 24, 22:09

    biletat e autobusit duhen me u shit ne biletari per secilen agjensi, qe verteton se linja eshte certifikuar nga autoriteti.

    pasagjeret qe paguajne kur jane te hipur tashme jane ne dore te shoferit.

    Reply to this comment
  2. alphade February 25, 00:36

    Hajduteri e shoferave,nuk japin asnje bilete ! Horra,hajna,
    bandite.

    Reply to this comment
  3. Aty February 25, 12:38

    Para disa vitesh,do shkoja ne Vlore che meqenese isha i pari u ula ne sedilien e pare ne krahe te shoferit.Prita sa u mbush cugini atehere nisba behej NGA 21 Djjetori.Shoferi para se te nisej ha mori leket e udhetimit che ne mete moment ai i ndau ca lei ne xhepin tjeter .Une kurioz e pyeta po PSE i ndan leket ,ai me ruote qe keto Jane per policat kurte ma ndalojne ne per qytete te ndryshme.I pari ne Kavaje i mori ca 2000 o 3000 lei te vjetra ne te dal te Kavajes tjetri e ndali e ky i ruote ,tie le rradhen neser se sotto i mori ai ne hyrje te Kavajes e keshtu deriva ne Valore i la nja 10000 -15000 lei te vjetra.Per rastin ne fjale la te drejte njeri kur thote qe biletat ne biletari sic e la gjithe bota.Vetem keshtu minimizohet abuzimi.Ai autobus se nuk la bileta per pasagjer te denohet me gjoba te renda e j me 5000 li policit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*