FBI nis hetimin për lobistin e Bashës

March 11, 2018 15:20

FBI nis hetimin për lobistin e Bashës

 

Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

Burime të sigurta i thanë Top Channel se hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërkohë që prokuroria në kryeqytet po heton për falsifikim formularësh, për sa kohë dyshohet se Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin.

Burime nga grupi i hetimit shprehen për Top Channel se do t’i drejtohen autoriteteve amerikane me letërporosi për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin e paguan për të vendosur kontakte në Uashington për Partinë Demokratike.

Gjatë javës, prokurorët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili përsëriti se i qëndron versionit zyrtar të partisë së tij për këtë çështje.

Për hetimin e nisur kryesisht që prej muajit nëntor 2017, prokurorët shqiptarë posedojnë një raport të KQZ-së për financimin e Partisë Demokratike, por së fundmi edhe një shkrim të revistës amerikane “Mother Johnes”, ku dalin në dritë edhe biznsemenë rusë.

Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituara nga Partia Demokratike. Kjo e fundit, thotë se i ka paguar kompanisë “Biniatta Trade” 150 mijë dollarë për lobim. Por nga ana e saj, revista amerikane “Mother Jones” paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë, Muzi, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se ka paguar vetëm 150 mijë dollarë për lobim. Debati dhe hetimet në Uashington dhe Tiranë kanë nisur për 525 mijë dollarët dhe burimet e financimit, duke marrë shkas nga deklaratat që ka bërë kompania e lobistit Muzin.

Që nga zgjedhjet e fundit presidenciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një debat të nxehtë për ndërhyrjen ruse, ndërsa prej kohesh vijojnë hetimet për ndërhyrje të Moskës në fushatën e Trump, të cilat kanë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë. Ndaj edhe organet ligjzbatuese dhe autoritetet atje janë aq të ndjeshme sa herë bëhet fjalë për ndërhyrjen politike apo financiare të Rusisë./TCH

a.s/dita

March 11, 2018 15:20
Komento

6 Komente

  1. intelektuali March 11, 16:08

    KUSH PJERDH PER TOP CHANNEL-IN NE SHBA?

    Qe te mesoje lajme konfidenciale nga FBI-ja per lobimet sovjetike te Lul Bashes ne dobi te Presidentit Trump? Me kollaj eshte qe Prokuroria shqyptare te hetoje Bashen per shkelje te ligjeve shqyptare te deklarimit se sa te kerkoje senzacione dallkauke ne SHBA tek CIA apo FBI.

    PSE AMBASADA E SHBA NE TIRANE DHE DASH-I SI INSTITUCIONE ZYRTARE NUK E KANE HAPUR GOJEN FARE PER KETE SENZACION ENVERIST TE EDI RAMES, POR JA KANE LENE INICIATIVEN TOP-IT ALBANEZ ME FAME MAFIOZESH?

    Kjo do te ishte me interesante per t’u hulumtuar nga gazeta liberale DITA si me interesante per publikun shqyptar qe eshte mesuar per vite me radhe me propaganden e Partise se Punes ne lufte te vazhduar me ARMIKUN e jashtem.

    Reply to this comment
    • Prenga March 11, 17:07

      Mos u shqeteso o Intelektuhale se SHBA e organet e saj nuk denojne asnje verior pasi jane te vetmit qe vihen kur ti dush nen sherbim e djegin e shkaterojne edhe shtepite e tyre per Ufot e jo me shqypnin tashma te shqyeme nga Ju Intelektuhalet e Sali kryekrimit!Ndaj ri i çete se s’ka me ju ba gja as FBI e as Cia ,sepse si Luli edhe Muli kane dale prej ketij tuli!Shikjoni e mos e leni at muhabetin e Sajme Qorrit si e qun Salia e tan shqypnia!

      Reply to this comment
    • Ahmet Zogolli March 11, 18:10

      Eh mor loqe, te pjerdh me shume goja se sa bythe.
      Edhe prokurorin do te na besh tani?
      Se kryeministrin dhe kryetarin e bashkise i ben per çdo dite.Shko e futi ndonje dore domino, se per me teper nuk te mbush truri!

      Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 11, 18:44

      Paske qënë gomar fare z.inteloleshi , për deri sa nuk paske mësuar që “Top Çenelli” i ka rrënjët , që nga krijimi , në SHBA . Është kjo arsyeja se përse nuk e mbylli dot Sali Berisha , kur ishte k/minister, edhe pse e urrente dhe luftonte aq shumë /
      Duke qënë se je kaq gomar , mos shkruaj më se…… !

      Reply to this comment
      • intelektuali March 11, 19:08

        TOP-i albanez me licence ne SHBA?

        Vetem kete brockull nuk e kisha degjuar.

        sepse:

        Kjo do te kishte pak gjasa po te ishte i ndjeri Dritan Hoxha, Kryeagjent i CIA-s, sic ka dale edhe lajmi senzacional per gazetarin Artan Hoxha qe e mbron nga mafia e droges dhe kokaines CIA e Trumpit ne Shqypni.

        Reply to this comment
  2. The Punisher March 11, 18:59

    Si versulen lepiresit e Rames….qe Intelektuali eshte rrote cari, dihet…por ketu ka te drejte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*