FBI, zv/ministri i Brendshëm: Dosjet gati, goditja nis në 2018

November 7, 2017 19:37

FBI, zv/ministri i Brendshëm: Dosjet gati, goditja nis në 2018

Në Shqipëri kanë mbërritur ditën e sotme dy agjentë të FBI-së, Mark Newhouse dhe Jack Liao, të cilët do të ndihmojnë Task-Forcën për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e tyre.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha për Report tv se përfshirja e ndërkombëtarëve ishte e nevojshme, ndërsa thotë se më së shumti ndihma e dhënë do të jetë ajo e asistencës teknike, vendimmarrëse e këshilluese. Ai thekson gjithashtu se së shpejti do të vijë në vend edhe një eksperte britanike.

Do jetë asistencë teknike, këshilluese e vendimmarrëse. Do jetë një luftë e intensifikuar edhe falë asistencës teknike të huaj jo vetëm të FBI. Shumë shpejtë do të mbërrijë edhe një eksperte britanike, me eksperiencë të konsoliduar në këtë drejtim, duke qenë koordinatore e skuadrës që janë marrë me grupet kriminale që kanë vepruar në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, do vijë e do qëndrojë për shumë kohë në Shqipëri.”, tha Lamallari.

Ndërsa është ndalur tek deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu për “peshq të mëdhenj”, zv/ministri u shpreh se hetimet për skandale të tilla ka kohë që janë ndërmarrë, ndërsa shton se rezultate konkrete do të kemi në vitin 2018.

Mund të them që aktualisht ka kohë që ka filluar të bëhet kjo punë. Janë identifikuar një sërë grupesh problematike. Në 2018 do kemi dhe rezultatet e para. Materialet janë gati, por pritet për tu pasuruar në vijimësi.”, u shpreh zv/ministri.

Lamallari ka shpjeguar edhe se cila do të jetë puna në terren e task Forcës, ku tha se: “Në nivel rajonal do të jetë e shpërndarë në 12 drejtoritë vendore të policisë. Misioni do të jetë grumbullimi i informacionit për grupet kriminale në këto lokalitete. Në rastet kur do të jetë e nevojshme do të koordinohet edhe çështja në qendër ku do të analizohet. Do të ketë dhe kanale komunikimi me ndërkombëtarë:, deklaroi Lamallari.

 

November 7, 2017 19:37
Komento

6 Komente

  1. Malsori November 7, 20:12

    Basha te kthej 230 milion eurot e vjedhure ne rrugen e Kombit.Berisha ,Likja dhe Xeni te kthej parat e vjedhura ne chez dhe Mediu parat e Gerdecit,Berisha te paguaj per kater te vraret ne Bulevard.Malsori.Boston

    Reply to this comment
  2. shpatar November 7, 22:13

    Ky qenka nje lajm i ri . Por kemi nje te keqe shume te madhe brenda poilitikes dhe Medjave qe po i vene ne dyshim kapjet e peshqeve te medhenje .
    Ne studjon e A.Zhejt eshte hapur shume oreksi per te zgjidhur problemet qe ka sot Shqiperia .Me ndihmen e super gazetarit Fevziu ceshtjet po shtjellohen me nje pasjon te jashtezakonshem .Pra ne kete studjo po fillon zgjidhja e shume pritur e munguar per shqiptaret ne keto 27 vite .
    Diskutimet jane shume interesate sa qe po vihen ne dyshim dhe shume ceshtje qe kane te bejne me dipllomacine e Aleatve ne Shqiperi .Aq sa mund te kap, nga keto koka te medhaja te Medjave shqiptare, Aleatet tane na paskan mbyllur ose shkelur syrin per kanabizimin e vendit .Te tilla deklarata duhen marr serjozishte se kemi dy qendrime lidhur me Aleatet tane. Kuptova sa su nxorr nga dhembet se kanbizimi eshte bere me pelqimin e tyre . Te jete e vertete une i pershendes keta gazetare qe kane kaq shume kurajo te denoncojne gabimet e bera nga Aleatet .Une do ta pelqeja kete ide se puna e peshqve te medhenje na qenka shume e veshtire per tu kuptuar .Kete e sqaron shume mire Fevziu .Peshqit e medhenje shpjegon ai jane njerzit e thjeshte qe jane kapur me krimin. Ambasadori Lu foli shqip dhe Fevziu e kuptoje anglishte. I perjashton politikanet qe tha z. Lu . Kjo bie era lecke e djegur . Nuk behet fjale per ata peshqit qe ne kemi 27 vjete qe po urlerim.Nuk na qenka Saliu, Mediu ,Lulushi, Rama ,Sajmiri ,Meta e shume te tjere qe nuk arrije ti shkruaj te gjithe ,por te tjere qe ne nuk i kemi degjuar ndonjehere tjeter .
    E qe te mos zgjatem shume nga kjo studjo e kokave te medhaja te Medjave kuptova qe armiku kryesor i shqiptarve na qenka Rama. Po u largua Rama iken te gjitha ato qe keta sot zberthyen per gje3ndjen e gjendjen e politikes shqiptare .Nuk ka asnje rendesi gjithe kjo ndermarje e Aleatve zgjidhet me mendjen e mencur te Zhejt e Fevziut . Ja pra e thjeshte na qenka qe ne po allaktemi kaq shume .Te kthehen ne shtepi FBI si dhe eksperte gjerman dhe ne shpetojme nga nderhyrja e Aleatve . SH.B.A dhe Evropa kot lodhen. Ne, shprehet Zhej, duhet te jemi xhelos se si keta te huajte po na ndihmojne te dalim nga situata .Rama ka ren.Kjo pune do te zgjidhet nga vete SH.B.A na sqaron ish tekniku qe u emrerua Ministri i Brendshem Z .Dritan gjate zgjedhjeve te 25.
    Ne kete studjo ,qe te mos i perfshi ne nje qyp, vecoj Ilirin dhe Nazarkon qe e hapem me shume thesin e qelbur. Por Zhej kembngul dhe si pranon argumentet e tyre . Zhej do vetem koken e Rames .Tup. Une e di qe Zhej eshte kobure e Monikes dhe Saliut .Duke cfrytezuar kanalin TV Ora News kryen detyren qe i kane ngarkuar pikerishte ata qe ne kemi kohe qe i quajme peshqe te medhenje . Por per Zhej peshku na qenka Rama .Bravo i qofte qe e ka kurajon dhe shprehet me kaq kopetenca .

    Reply to this comment
  3. Vlora November 7, 23:22

    Brisha,s’tregon po nuk i shternguat prangat.Ai psikopat ka nje mullar me krime ne te gjitha sferat e jetes e kombit.Saliu,koka e mafies dhe truri i ligesive kunder njetezimit…
    Me helikopter ngarkoi valuten e firmes piramidale GJALICA ku kreret i kishte njerezit e vet besnike ,Kadrien e Fitimin dhe spiunet e Shikut aty…

    Reply to this comment
  4. Zzzzzz November 8, 09:58

    SA TE FTOHET PILAFI ATEHERE DO DALI …..”VAJZE”

    Reply to this comment
  5. perkthyesi November 8, 11:38

    Mesazhi i pare dhe me kuptimplote per banoret e ketij vendi fatkeq do ishte arrestimi i Neronit shqiptar Sali Ram Berisha, dhe pas tij Ilir Meta dhe Lulzim Basha! Ne se nuk realizohet kjo, kemi te drejte te themi se po bejme nje vrime ne uje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim