Feçor Shehu: Platforma e Sigurimit, të deklasuarit i bënim agjentë, ose i dërgonim në internim

Kujtim Boriçi January 10, 2013 12:04

Feçor Shehu: Platforma e Sigurimit, të deklasuarit i bënim agjentë, ose i dërgonim në internim

Gjyqi i Kadri Hazbiut. Seanca e 10

“Rreth 20 %, investoheshin për zbulimin jashtë Shqipërisë, ndërsa kontigjenti i tjetër, sipas kategorive, kryente aktivitetin brenda vendit”

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Në seancën e dhjetë të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve të tij, ish-ministri i Brendshëm Feçor Shehu deponon lidhur me praktikën e sigurimit të Shtetit, lidhur me rekrutimin si agjentë, dënimin e internimin të personave që njiheshin si të deklasuar, në funksion të realizimit të detyrave brenda e jashtë vendit. “Rreth 20 %, investoheshin për zbulimin jashtë Shqipërisë, ndërsa kontigjenti i tjetër, sipas kategorive, kryente aktivitetin brenda vendit”- deponon në këtë seancë Feçor Shehu.

Seanca e 10-të, 24 gusht 1983

Kryetari:- Por që Platforma edhe shkelet , apo jo?

Feçori:- Unë nuk e kam shkelur.

Kryetari:- E, mirë. Po të tjerët e kanë shkelur?

Feçori:- Një, e dyta, unë them që lista e bashkëpunëtorëve që janë rekrutuar në Bashkimin Sovjetik, është në Ministrinë e Brendshme. I jam lutur hetuesisë që ta marrë. Po për këtë ka dijeni dhe Kadri Hazbiu, edhe  Mihallaq Ziçishti. Por Mihallaq Ziçishtit nuk i intereson se thotë, më ka thënë Feçor Shehu. Për këtë Mihallaqi është në grazhdin e Mehmet Shehut. Edhe me gjithë ato që dëgjuam dje me gojën e tij, s’ka asnjë kontestim. Po unë s’jam as nipi, as kushëriri i Laripostit, as i këtij, as i atij tjetrit, as me Koçi Xoxen nuk jam njohur, edhe as kam punuar me Koçi Xoxen. Pra do t’u lutem shumë që lidhur me këtë çështje të shikohet lista e bashkëpunëtorëve, dhe s’kishte si përjashtohej Feçor Shehu nga ajo listë që është me emër e mbiemër për të gjithë.

Kryetari:- E morëm vesh, Feçor Shehu, tjetër?

Feçori:- As kam pasur lidhje me këshilltarë, as sovjetikë, as me jugosllavë, për vetë funksionet e mia. Gjithashtu më çudit fakti i asaj që thotë Fiqret Shehu, se unë këtë ja paskam treguar vetë. Unë s’qenkam gjë tjetër vetëm si papagalli që vete i rrëfen njërit e tjetrit. E si, me fjalën rekrutim, që është gjëja më e turpshme për njeriun që ka karakter. Të paktën të thoshin që unë jam dakord me këtë ose me atë të sovjetikëve ose të jugosllavëve, por jo rekrutim. Se Feçor Shehu nuk rekrutohet. Rekrutohet vetëm nga Partia e Punës dhe Enver Hoxha. Fiqreti ka thënë se këtë e di dhe Kadri Hazbiu. E  kam dëgjuar në fillim, por këto deponime kanë evoluar. Siç kam dëgjuar edhe atë në incizim të Mihallaq Ziçishtit, që i hodhi poshtë, se unë gjoja jam rekrutuar në Peshkopi, edhe për këtë ne e sugjeruam para se të arrestohej Mihallaq Ziçishti. Kështu boshti është Fiqret Shehu. Që unë qenkam rekrutuar nga dopiorolët, nga jugosllavët. Në Peshkopi nuk kam lëvizur asnjë pëllëmbë jashtë qytetit, pa qenë i shoqëruar nga tre veta, por kam bërë detyrën e Partisë. Edhe është Kadri Hazbiu këtu. E them shpesh Kadri Hazbiu, se Mehmet Shehu s’është gjallë. Ai vinte pas Mehmet Shehut, edhe mund të dëshmoj si kam punuar unë në Peshkopi. Megjithatë, ka dhe dokumente. Unë kam mbajtur lidhje dhe me bullgarët, sipas deponimeve të degjeneruara prej Nesti Nases, i cili është në gjendje ta thotë vetë, ose është në grazhdin e Mehmet Shehut, armik i tërbuar dhe agjent, ose është dhe ai nga ata që kanë pësuar fatin tim dhe të ndonjë tjetri. Se jam i bindur, se i kam dëgjuar me veshë….

Flitet nga Fiqret Shehu se unë në vitin 1955 e 1956, kam qenë në një sahan me Mihallaq Ziçishtin për të mbyllur të dhënat  që bënin fjalë për veprimtarinë e jugosllavëve. Ja kam kërkuar dhe hetuesisë vazhdimisht, edhe trupit gjykues ja kërkova. Të merret një raport i viteve 1955-1956 nga unë, duke qenë drejtor i Tiranës, se çfarë kam raportuar edhe në Komitetin e Partisë, edhe ministrisë, lidhur me veprimtarinë e legatës jugosllave.

Është me shkrim, i drejtuar ministrisë, Pilo Shantos dhe Rexhep Kollit që kishin në linjë….

Në akuzë, më lexohet aty një dokument, që qenkam edhe agjent i anglezëve. Për çudi, se si u bëkan këta agjentë pas 35 vjetëve, agjentë këtu e agjentë atje. Çfarë dokumenti është ai? Ai(dokumenti) është vetëm një letër anonime që për një njeri që e kupton, pa le më të kesh bërë një kurs 3 mujor sigurimi, e kupton që është një lojë dopiorol i spiunazhit të huaj. Pse? Kurrë në praktikën e Sigurimit, edhe s’jam fort me ekspertin, edhe kush është ekspert, Sulo Abazi, s’jam dakord…

Kryetari:- Ç’rëndësi ka kush është ekspert. Puna është që eksperti thotë, domethënë, që ky këtu është… Thotë eksperti!

Feçori:- Ajo është një letër anonime….

Kryetari:- Letër anonime është?

Feçori:- Po.

Kryetari:- Mirë.

Feçori:- Edhe unë po u them, i lutem trupit gjykues, nuk ka në praktikën e sigurimit dhe të agjenturave të huaja që të flitet hapur për agjentin. Nuk ka një praktikë, një, dhe e dyta, kjo është edhe tamam lojë për arsye se në dy rreshtat e para, fillon me numra, me pseudonime, dhe pastaj në të gjithë frazën flet haptazi se kush është njeri e kush është tjetri, praktikë e njohur në punën e sigurimit…..

Kryetari:- S’e njeh këtë praktikë ti. Se njeh ti, po e kanë njohur vetë të tjerët.

Gjyqtar Ferdiu:- Ajo është e shifruar dhe është deshifruar.

Feçori:- Ajo është e shifruar dhe deshifruar. E shifruar nga zbulimi jugosllav dhe e deshifruar nga ata, edhe e survejuar në dopiorol. Mendoj një version i zbulimit jugosllav. Mund të jetë edhe i zbulimit sovjetik, mund të jetë edhe i zbulimit amerikan, nuk e di… Por jam i bindur qind për qind që ai nuk është një dokument.

Kryetari:- Ai është dokument. Është dokument apo s’është dokument, nuk varet ngaqë them unë apo thua ti. Dokumenti ka ca karakteristika të caktuara, i pranon apo s’i pranon ti, është tjetër gjë….

Feçori:- Siç na ka mësuar drejtësia, Partia, e në të gjithë praktikën tonë, dokumenti do firmë e vulë….

Kryetari:- Ajo ka ato të dhëna… Dokumentet agjenturore, ti i di se si me firma e vula…..

Feçori:- Dokumentet agjenturore nuk janë anonime.

Kryetari:- Mirë, megjithatë, ai është mendimi yt.

Feçori:- Është një veprim i dopiorolit për të goditur kundërshtarin…

Kryetari:- Për të goditur Mehmet Shehun…

Feçori:- Jo, Feçor Shehun.

Kryetari:- Jo mor, Mehmet Shehun.

Feçori:- Nuk flas për Mehmet Shehun unë, flas për Feçor Shehun….

Kryetari:- Ai dokument flet për Mehmet Shehun.

Feçori:- Atë e di unë.

Kryetari:- Se ti thua me një anë se është armik Mehmet Shehu, më një anë thua që ky është dopiorol.

Feçori:- Është dopiorol.

Kryetari:- Do të ta këndojmë dhe atë dokument. Tjetër?

Feçori:- Nga Mihallaq Ziçishti thuhet se, le një herë se ka evoluar, por, thuhet se unë kam organizuar arratisjen në Peshkopi. Që të arratisen dy familje në vitin 1950 me një numër 20 vetë, kjo në praktikën e Ministrisë së Brendshme, në praktikën e luftës së klasave, nuk është ndonjë gjë e pa precedent. Se kanë ndodhur dhe më shumë. Bile, edhe tani, ndodhin arratisje dhe kjo flet për veprimtarinë armiqësore. Por Feçor Shehu është kundër trillimit që i bën Mihallaq Ziçishti se kjo gjoja është organizuar me qëllim për tu dhënë shuplakë kosovarëve trima të Partisë e të popullit shqiptar. Kjo nuk është e vërtetë.

Krtetari:- Nuk është e vërtetë.

Feçori:- Dhe që s’është e vërtetë kjo, unë i lutem trupit gjykues, dhe ju luta edhe e argumentoj që është e vërtetë. Ai thotë për dopiorolët dhe zë edhe variantin që ta shikojnë, variantin që thotë. Njazi Agolli e Demir Leka në vitin 1950 nuk kanë qenë  bashkëpunëtorë të Sigurimit, unë s’i kam pasur bashkëpunëtorë. Në qoftë se i mbante në lidhje vetë Mihallaqi, ai le të përgjigjet. Një, e dyta, ai thotë që këtë e ka analizuar byroja e Partisë.  Unë në Peshkopi, gjatë një viti e ca që qëndrova, Mihallaq Ziçishti ka ardhur vetëm në krye të një ekipi  dhe që atëherë ka bërë telegram, ka bërë edhe dokument për kthesën e punës që ka bërë dega e Peshkopisë.  Por, nuk ka ardhur në mbledhjen e  Byrosë.  Gjithashtu mund të pyetet dhe Kadri Hazbiu, që thotë se gjoja ne, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu dhe unë  e Mihallaqi, jemi mbledhur dhe kemi parë rezultatet e kësaj pune. Dua të them lidhur me episodin tjetër që thotë Mihallaq Ziçishti, që është një shpifje kategorike për djegien e agjenturës nga ana ime. Dhe përmend Aqif Lleshin e Stafë Lleshin.  Aqif Lleshi ishte Kryetar i komitetit Ekzekutiv të Dibrës së Madhe, një satrap, çifligar, kundër popullit shqiptar. Stafë Lleshi, toger i UDB-së, agjent i zbulimit për Dibrën e Madhe dhe Ohrin.  Edhe me sa di unë, prandaj thashë se Jonuz Mersini mund të mos ketë qenë, mund të ketë qenë Rasim Dedja, mua nuk më kujtohet….

Kryetari:- Ti the, dhe ne e vumë në listë.

Feçori:- Unë them meqë ai ka punuar me zbulimin. Por unë e them se është dëshmitar Kadri Hazbiu, se  kur është arratisur Aqif Lleshi dhe Stafë Lleshi, ka ardhur në Bulqizë. Në Bulqizë kemi vajtur ne e kemi marr në dorëzim dhe Stafë Lleshi ka prurë dhe listën e agjenturës në Shqipëri komplet. Stafë Lleshi, unë kam pretenduar të pyetet, është gjallë, këtu, dhe ne kemi arrestuar mbi 40 agjentë në rrethin e  Peshkopisë. Jo vetëm në bazë të deponimeve të Stafë Lleshit, por dhe në bazë të gjithë dokumenteve të tjera. Me sa di unë, arratisja e Stafë dhe Aqif Lleshit, nuk është një sukses i Sigurimit, por është një sukses, për arsye se ju dha një shuplakë UDB-së dhe u hoq një satrap. Për këtë unë di, prandaj kërkova zbulimin, po njeriu duhet pyetur Kadri Hazbiu. Unë jam i bindur që e di.  Për djegien e Aqif Lleshit në sy të UDB-së, janë përdorur disa kombinacione, letra të humbura gjoja sikur ja shkruante Haxhi Lleshi, etj, etj.., me qëllim  që të dobësohej pozita…

Kryetari:- S’ka nevojë për konkluzione. Domethënë, kjo s’është e vërtetë dhe ka qenë kështu. Ti thua, pretendon që kjo ka qenë ndryshe. Mirë, më tutje?

Feçori:- Nuk jam dakord me çfarë thuhet në paragrafin, në faqen 24, pra paragrafi i parë në aktakuzë, se gjoja Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziçishti, Feçor Shehu etj, orientonin Sigurimin që të largohej vëmendja e tij nga një kategori njerëzish, armiq, që fillon nga armiku Laripost e grupi tekniko-intelektual, etj. Feçor Shehu, për fatin e mirë timin, në këtë kohë, s’ka qenë në ministri, prandaj duket është vetëm superxhiro e hetuesve.

Kryetari:- Po kjo punë e Laripostëve dhe këtyre, se ti thua nuk ke qenë në atë kohë, po këta kanë ekzistuar si kontigjente apo jo?

Feçori:- Po.

Kryetari:- Çfarë është bërë me këta, se ti ke qenë zëvendësministër e ministër? Çfarë është bërë me Laripostin. Lariposti, këmbën mbi kryq, u lirua apo jo. Kur ke qenë ti, ky Posti ishte kontigjent i përhershëm, agjent amerikan apo jo?

Feçori:- Unë e di që këto kontigjente janë në përpunim të Sigurimit.

Kryetari:- Çfarë është bërë ndonjë studim a ndonjë gjë!? Konkluzioni është që s’është bërë asgjë, thuhet.  Thuhet këtu dhe ju e dini më mirë.

Feçori:- Jo, unë nuk jam dakord.

Kryetari:- S’është bërë asgjë, këta kanë fjetur për vite të tëra, asgjë. Kështu thuhet këtu.

Feçori:- Atje thuhet ashtu, por çfarë themë unë!

Kryetari:- A, mirë. Na jepni konkretisht çfarë është bërë me këtë kontigjent, kështu Lari Pos, e ç’janë këta Ihsan Qereshnik e ç’janë këta agjentë të vjetër?

Feçori:- Ihsan Qereshnikun nuk e di konkretisht unë, por di këtë gjë, që elementët e deklasuar, elementët e goditur, janë objekt i sigurimit…..

Kryetari:- Objekt mund të shkojë 100 vjet ai, por çfarë është bërë?

Feçori:- Po dikush është arrestuar, dikush është internuar. Ç’të them unë, unë them me fakte, me dokumente. Njerëzit e Hasan Dostit, tërë jetën të internuar…..

Kryetari:-  Për djemtë e Hasan Dostit e ke fjalën ti? Këta flasin për agjentë të njohur, se djemtë e Hasan Dostit në atë kohë sa kishin lindur.

Feçori:- Edhe të Abaz Kupit.

Kryetari:- Ata djemtë e tyre, dihen ata. Këtu është puna për ata, njerëzit që janë njohur si agjentë.

Feçori:- Unë them që të gjithë agjentët e vjetër janë nën kontrollin e sigurimit. Prandaj 53% e gjithë përpunimeve të Sigurimit është për agjentë të zbulimeve të huaja.

Kryetari:- Po çfarë është bërë, çfarë është realizuar nga ata 50%?

Feçori:- Ajo është realizuar, aq sa është realizuar.

Kryetari:- Sa?

Feçori:- Po 20 përqind.

Kryetari:- Ku kështu, 20%?

Feçori:- Është realizuar.

Prokurori:- Sa përfaqësonin këta të dënuar me tërë krimet kundër shtetit?

Feçori:- Epo, vetëm me ato rrumbullakosjet, që siç e ngre akuza, s’jam dakord unë. Se një pjesë e atyre që janë ngritur për agjitacion e propagandë, janë edhe agjentë. Një pjesë, po do ta themi në kapitullin tjetër.

Kryetari:- Vazhdojmë më tutje, po desha të thosha këtë që çfarë keni bërë?

Feçori:- Nga Mihallaq Ziçishti thuhet që unë kam marrë pjesë në arratisjen dhe në takimin me Panajot plakun. Është një shpifje e madhe. Me Panajot Plakun, as mirë mëngjes, as mirëmbrëma dhe nga vetë detyrat që unë kryeja, nuk kam pasur lidhje me Panajot Plakun.

Kryetari:- E ke njohur Panajot plakun?

Feçori:- E kam njohur si anëtar të Komitetit Qendror edhe si drejtor të Kufirit, por unë duke qenë drejtor i Tiranës, nuk kisha lidhje drejt për drejt.

Kryetari:- Sidoqoftë, ai ishte një nga personalitetet e ministrisë, apo jo?

Feçori:- Ishte, po me drejtorinë e Tiranës, nuk kishte asnjë punë.

Flitet nga Fiqret Shehu se unë në vitin 1955 e 1956, kam qenë në një sahan me Mihallaq Ziçishtin për të mbyllur të dhënat  që bënin fjalë për veprimtarinë e jugosllavëve. Ja kam kërkuar dhe hetuesisë vazhdimisht, edhe trupit gjykues ja kërkova. Të merret një raport i viteve 1955-1956 nga unë, duke qenë drejtor i Tiranës, se çfarë kam raportuar edhe në Komitetin e Partisë, edhe ministrisë, lidhur me veprimtarinë e legatës jugosllave. Është me shkrim, i drejtuar ministrisë, Pilo Shantos dhe Rexhep Kollit që kishin në linjë….

(Vijon nesër)

 

Përgatiti për botim:  Kujtim Boriçi

 

SOM 1

“Flitet nga Fiqret Shehu se unë Feçor Shehu, në vitet 1955 e 1956, kam qenë në një sahan me Mihallaq Ziçishtin, për të mbyllur të dhënat  që bënin fjalë për veprimtarinë e jugosllavëve. Ja kam kërkuar dhe hetuesisë vazhdimisht, edhe trupit gjykues ja kërkova. Të merret një raport i viteve 1955-1956 nga unë, duke qenë drejtor i Tiranës, se çfarë kam raportuar edhe në Komitetin e Partisë, edhe ministrisë, lidhur me veprimtarinë e legatës jugosllave. Armikja Fiqret Shehu shpif”

 

SOM 2

“Me sa di unë, arratisja e Stafë dhe Aqif Lleshit, nuk është një sukses i Sigurimit, por është një sukses, për arsye se ju dha një shuplakë UDB-së dhe u hoq një satrap. Për këtë unë di, prandaj kërkova të gjendet e të pyetet njeriu i duhur, Kadri Hazbiu. Unë jam i bindur që ai e di këtë punë.  Për djegien e Aqif Lleshit në sy të UDB-së janë përdorur disa kombinacione, letra të humbura gjoja sikur ja shkruante Haxhi Lleshi, etj, etj…, me qëllim  që të dobësohej pozita…”

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Deponimet e Fiqret Shehut: Si u rekrutova unë agjente e zbulimeve të huaja që gjatë luftës Nacionalçlirimtare.

-Si e rekrutoi agjent Kadri Hazbiun gjatë luftës Dushan Mugosha dhe si u bë ai krahu i djathtë i Mehmet Shehut, kreut të organizatës kundër revolucionare.

-Si bashkëpunoi Kadri Hazbiu me Koçi Xoxen për të luftuar Enver Hoxhën dhe roli i tij sabotues në Konferencën e Partisë për Tiranën në vitin 1956.

Kujtim Boriçi January 10, 2013 12:04
Komento

2 Komente

  1. Shok burgu me Agimin June 29, 18:00

    Ky autori i quajtur Agim Hamiti nga Dukati i Vlores kur vdiq Enver Hoxha, te burgosurve politik ju kerkua te firmosnin një telegramin qe do i nisej shoqes Nexhmije Agim e firmosi. Shume te burgosur refuzuan prere nuk Pranuan tani Agimi, na del se eshte hero DUKE U LAVDERUAR por se shpejti do botohet telegrami dhe Agimi do shohi emrin dhe firmen e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim