Federata e gjuetarëve: Do përdorim të gjitha mjetet demokratike që moratoriumi i gjuetisë të mos shtyhet

January 11, 2016 22:39

Federata e gjuetarëve: Do përdorim të gjitha mjetet demokratike që moratoriumi i gjuetisë të mos shtyhet

Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim shprehet kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë edhe me dy vite.

Përmes një deklarate për mediat, Federata Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim me një anëtarësi mbi 30 mijë anëtare dhe me 43 shoqata gjuetarësh shpreh indinjimin dhe e cilësojnë të papranueshëm.

Njëzëri kërkojmë: Kundërshtojmë me forcë idenë e hedhur nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka për shtyrjen e afatit të Moratoriumit të Gjuetisë.

Ndalimi i gjuetisë nuk është zgjidhje, veç paaftësia e shtetit për të zbatuar ligjet.

Ky veprim veç ju jep dorë të “fortëve” të mbështetur nga klane të caktuara, që edhe në këtë kohë muk i kanë ulur armët. Ndalimi i gjuetisë është shkelje e të drejtave themelore të njeriut“, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, në asnjë vend të botës gjuetia nuk është e ndaluar dhe se askush në botë nuk ka të drejtë të ndalojë hobin e gjuetisë që veç sport, ka prurje të konsiderueshme financiare.

Komuniteti i gjuetareve të Shqipërisë thekson se do të përdore të gjitha mjetet demokratike e paqësore që Moratoriumi i Gjuetisë të mos shtyhet./DITA

January 11, 2016 22:39
Komento

3 Komente

  1. Riqerbulli January 12, 01:17

    30 000 antare?! Sa nga keta jane realisht gjuetare e sa jane vrases mishngrenes? A e dine ” 30 mije gjuetaret” qe fauna eshte pasuri e Republikes Shqiptare dhe e 3000000 banoreve te saj per te mos e shumefishuar me brezat qe do vijne? A e di ky 1% qe “e drejta e tyre” nuk eshte konkuruese perballe se drejtes se 90% qe eshte nga krahu tjeter?

    Reply to this comment
  2. Riqerbulli January 12, 01:19

    30 000 antare?! Sa nga keta jane realisht gjuetare e sa jane vrases mishngrenes? A e dine ” 30 mije gjuetaret” qe fauna eshte pasuri e Republikes Shqiptare dhe e 3000000 banoreve te saj per te mos e shumefishuar me brezat qe do vijne? A e di ky 1% qe “e drejta e tyre” nuk eshte konkuruese perballe se drejtes se 99% qe eshte nga krahu tjeter?!

    Reply to this comment
  3. serxhi January 30, 19:47

    Ky Riqebulli po te jete ne nje pyll me luane nuk di ku eshte shtegu,por dua te them se edhe thesari i shtetit pasuri kombetare eshte por e hengri shejtani,gjuetia duhet te jete e hapur dhe e kontrolluar per me tej cte bejme ne qe eshte njesport shume i vjeter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*