Federata Serbe e Futbollit: Vendimi skandaloz dhe i njëanshëm, gjykata ka dështuar

July 10, 2015 18:32

Federata Serbe e Futbollit: Vendimi skandaloz dhe i njëanshëm, gjykata ka dështuar

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka akuzuar rëndë Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe kombëtaren e Shqipërisë sa i takon vendimit të sotëm.

Ata këtë vendim e quajnë skandaloz dhe të pa precedent, duke quajtur një turp të madh për futbollin evropian dhe botëror. “Jemi përballur me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, i cili është i pa precedent dhe ne mund të themi së është turp për drejtësinë, i ngjyrosur politikisht dhe një skandal për futbollin evropian dhe botëror.

FSS dëshiron të njoftoj se ka pasur elemente selektive të CAS-it të cilat kanë shkuar në dëm të FSS dhe Serbisë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga FSS. “Apeli i Serbisë është injoruar totalisht nga CAS-i, ndërsa është pranuar apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Pas të gjithave, gjykata u ka treguar mediave daneze dhe shqiptare për epilogun vendimtar para se ai të merrej. Si t’i interpretojmë komentet e mediave daneze dhe kryeministrit të Shqipërisë? Është hipokrite”.

July 10, 2015 18:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*