Feja apel politikës: Zgjidhni ngërçet, kemi nevojë për gëzim

March 14, 2019 16:56

Feja apel politikës: Zgjidhni ngërçet, kemi nevojë për gëzim

Situata politike në vend ka prekur edhe fenë. Këtë të enjte Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra i ka bërë apel politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra u shpreh se do i lutet zotit që t’u ndryshojë mendjen politikanëve.

Më lejoni  ta aktualizoj.  Kemi shumë nevojë në këtë kohë që të përjetojmë gëzimin, sepse problemet janë të mëdha

“Edhe lusim Zotin që t’u ndryshojë mendjen atyre që kanë çështjet në dorë të shoqërisë civile dhe politike në Shqipëri duke u ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsensus për të kapërcyer problemet që kemi sot”

Sepse përndryshe edhe kjo nxitje do jetë e kotë. Të gjithë të angazhohemi që në çdo zemër të mbretërojë gëzimi dhe galdimi” tha ai.

 

 

b.b/dita

March 14, 2019 16:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*