Feja dhe shkolla, debati që duhet bërë patjetër

Fatos Tarifa May 2, 2016 12:02

Feja dhe shkolla, debati që duhet bërë patjetër

Pa u hequr asgjë mendimeve që kam shprehur publikisht javët e fundit mbi fenë dhe mësimin e saj në shkollë, dëshiroj të sjell në vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve zyrtare sa më poshtë.

Nëse mësimi i disa njohurive mbi fenë, ose i historisë së feve kryesore do të futej në shkollat tona, si pjesë integrale e kurrikulave të tyre pedagogjike, ky vendim do të merrej përmes një procesi politik, që mund të ishte ose një ndërhyrje në legjislacionin ekzistues, ose një vendim i qeverisë, ose një referendum popullor. Të tria këto forma vendimmarrjeje përfaqësojnë një proces politik, sepse shprehin një vullnet të caktuar. Por, në kushtet kur opinioni shoqëror është i polarizuar, është e dobishme dhe e domosdoshme që këtij procesi t’i paraprijë një debat i gjerë shoqëror (i cili tashmë ka nisur në media), por edhe një debat pedagogjik dhe akademik, në mënyrë që vendimi politik që do të merrej të ishte sa më i informuar, sa më i argumentuar dhe të kishte një mbështetje sa më të gjerë shoqërore. Unë e gjej me vend shqetësimin e Dom Gjergj Metës se ky proces është delikat dhe kërkon kohë, ashtu siç e gjej krejt absurd mendimin e z.Sadik Bejko se “Feja duhet dhënë në shkollë edhe sikur të mos jetë më asnjë institucion fetar në faqe të dheut”.

Dilemat kryesore që kërkojnë zgjidhje të menduara mirë janë këto:

Së pari, çfarë do të duhej të përfshihej dhe çfarë e sa do të duhej të thuhej për subjektet që eventualisht do të zgjidheshin të bëhen pjesë e një lënde të tillë?

Së dyti, në cilën klasë, ose në ç’moshë do të ishte më e përshtatshme që nxënësit t’i merrnin këto njohuri?

Së treti, kujt i duhet besuar dhe lënë në dorë vendimarrja për këto çështje?

Së katërti, cilët do të duhej të ishin ata që do të hartonin një tekst bazë për një lëndë të tillë, ose më shumë se një tekst, nëse kjo do të gjykohej (nga kush) më e arsyeshme?

Së pesti, cilët mësues (dhe me ç’formim universitar) do të duhej të kualifikoheshin për ta dhënë një lëndë të tillë dhe si e nga kush do të bëhej kualifikimi i tyre?

Së fundmi, si do të sigurohej angazhimi dhe bashkëpunimi i prindërve në këtë debat dhe ç’do të ndodhte nëse një masë dërrmuese e prindërve, ose qoftë edhe një masë që nuk përbën shumicën e tyre, do e kundërshtonin idenë dhe projektin në fjalë? Do të ishte e palejueshme nëse prindërit, grupi më i rëndësishëm i interesit në këtë çështje, neglizhoheshin duke u lënë jashtë këtij debati. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e OKB, miratuar në vitin 1948, në artikullin 26, pika 3, u njeh prindërve të  drejtën “të zgjedhin llojin e arsimit që duhet t’u jepet fëmijëve të tyre”. Ne në asnjë mënyrë nuk mund ta injorojmë këtë të drejtë universale.

Të gjitha këto janë çështje shumë të rëndësishme dhe sensitive. Ato meritojnë një vemendje të jashtëzakonshme, që duket se ka munguar krejtësisht në debatet e bëra deri më sot.

E them që në krye se unë besoj se, historikisht, feja ka zhvilluar mjaft ide e parime morale të mira, të cilat kanë inkurajuar paqe e harmoni dhe, si të tilla, kanë qenë e janë të dobishme, ndaj edhe mund t’u bëhen të njohura nxënësve në shkollë. Veçse kjo gjithnjë duhet bërë në një kontekst historik e kulturor krahasues. Por, a duhet t’u mësohen nxënësve edhe të vërteta mbi disa nga konceptet dhe idetë më të këqija e më kriminale që ka artikuluar feja? Koncepte e ide të tilla kanë nxitur e kanë shkaktuar shumë konflikte, urrejtje, dhunë, vuajtje dhe vdekje. Lista me ide të tilla do të ishte shumë e gjatë, por le të mjaftohem vetëm me disa shembuj.

Një prej këtyre koncepteve është ai i një “populli të zgjedhur” nga Zoti për t’u trajtuar në mënyrë të veçantë prej tij. Një koncept i tillë ndeshet në shumë fe dhe sekte fetare. Libri i shenjtë i hebrenjve flet për një “popull të zgjedhur”, të cilëve Zoti u ka dhënë një “tokë të premtuar”, edhe pse ajo është e pushtuar nga popuj të tjerë. Sipas Testamentit të Ri, të zgjedhurit janë të krishterët. Kalvinistët, nga ana e tyre, besojnë se “të zgjedhurit e Zotit” janë ata vetë. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se vetëm 144,000 shpirtrave nga radhët e tyre u është rezervuar një vend i veçantë në jetën e përtejme.

Në shumë kultura, pushteti i disa njerëzve ose familjeve sunduese, në dallim nga të tjerët, besohej (dhe ende besohet) se rridhte ose rrjedh drejtpërsëdrejti nga Zoti. Ky besim është shfrytëzuar për të kanë përdorur fenë për të legjitimuar sundimin e tyre. Mendimtarë të shquar, si Reinhard Bendix, Carl Friedrich, Zbigniew Brzezinski e të tjerë kanë argumentuar se, si në monarkitë absolute europiane të shekujve 17-18-të, ashtu dhe në regjimet despotike orientale, si rregull, legjitimiteti mbështetej e mbështet në prejardhjen e gjakut, të sanksionuar në mënyrë hyjnore, si dhe në një farë identifikimi të sunduesit me perëndinë, si zot i universit.

 

Një tjetër koncept i rrezikshëm është ai mbi “heretikët”, “të pabesët”, ose “qafirët”, të cilët konsiderohen jo thjesht si njerëz që nuk i përkasin një komuniteti të dhënë fetar, por si njerëz pa moral e të rrezikshëm, që duhen konvertuar në fenë sunduese, ose duhen izoluar, duhen sunduar, madje edhe duhen vrarë në masë.

“Lufta e shenjtë” (“holy war”, ose “jihad”) është një tjetër koncept i rrezikshëm, i lidhur me dy të parët, që ka çuar në tragjedi të pafundme dhe në vdekjen e miliona njerëzve.

Po kështu, koncepti i “blasfemisë”, sipas të cilit disa ide janë të pandryshueshme, nuk mund të vihen në dyshim, nuk mund të kritikohen dhe as të debatohen, ka luajtur e vazhdon të luajë një rol shumë negativ në historinë e zhvillimit njerëzor, sidomos në historinë e shkencës. Miliona njerëz janë vrarë ose kanë vuajtur dënime nga më të rëndat për shkak se kanë guxuar të mendojnë e të veprojnë në kundërshtim me ide të tilla.

Koncepti i “ferrit” ka qenë e mbetet një ndër konceptet më të hershme, më themelore e më të dëmshme në historinë e feve të ndryshme, edhe pse ai ndryshon nga njëra fe te tjetra. Ferri kuptohet ndryshe nga budistët, dhe krejt ndryshe nga të krishterët dhe nga muslimanët. Sidoqoftë, në të gjitha fetë, “ferri” përfytyrohet si një botë, ose si një jetë e përtejme, e mbushur me djaj, monstra, zjarre dhe tortura të përjetshme për të gjithë jobesimtarët dhe mëkatarët.

I lidhur ngushtë me konceptin e “ferrit” dhe si e kundërta e tij është koncepti i “parajsës”, i një jete të amshuar, të lumtur, të mbushur me ëngjëj dhe seks me virgjëresha, që u premtohet si shpërblim njerëzve të virtytshëm në këtë jetë tokësore. Përmes një koncepti të tillë, feja ka synuar ta mbajë vëmendjen e njerëzve larg problemeve të jetës së përditshme reale, t’i shndërrojë ata në qenie pasive, të verbër ndaj shkaqeve të vuajtjeve dhe mjerimit njerëzor, të përulura vullnetit të sundimtarëve.

I tillë është edhe koncepti mbi “vuajtjet në emër të së mirës”, çka nënkupton pranimin e vuajtjeve e të sakrificave njerëzore në emër të Zotit, sipas shembullit të Jezu Krishtit, që sakrifikoi jetën e vet “për të mirën e njerëzimit”. Në Bibël tortura përmendet e legjitimohet në mjaft raste: herë si ndëshkim, herë si një test besnikërie dhe herë të tjera si vetëkënaqësi, si shenjë force, si korrigjim, si hakmarrje, si bindje ose si shpagim. Miliona të krishterë kanë provuar vuajtjet dhe torturat më të tmerrshme si pasojë e besimit në këtë ide dhe shumë të tjerë, në fetë e Lindjes e të Perëndimit, kanë përqafuar asketizmin dhe privimin e kënaqësive të jetës, të bindur se vuajtjet në jetën tokësore i afronin ata më pranë hyjnores.

Dhe ç’mund të thuhet për gjymtimin e organeve gjenitale. Shumë fise të lashta e praktikonin gjymtimin e tillë si një rit që gjoja shënon kalimin e djemve në rradhët e burrave të rritur (siç praktikohet edhe sot synetllëku në radhët e muslimanëve), ose si një rit që shënon kalimin e vajzave në rradhët e grave (siç praktikohet gjerësisht sot në shumë kultura muslimane prerja ose djegia e klitori dhe e buzëve të organit gjenital femëror). Në ditët tona, çdo vit, rreth 2 milionë vajza i nënshtrohen, kundër vullnetit të tyre, një procedure të tillë çnjerëzore me pasoja të rënda.

Këto dhe shumë ide e praktika të tjera vijnë nga lashtësia e thellë, një epokë kur njerëzit sapo kishin dalë nga gjendja e barbarisë. Por a duhet që ne t’i informojmë e t’u japim njohuri nxënësve tanë mbi këto ide, që burojnë nga tekstet e shenjta dhe që kanë lënë gjurmë të thella e kanë shkaktuar krime monstruoze në historisë e njerëzimit, apo mos vallë nxënësve duhet t’u themi vetëm anët e mira e pozitive të fesë? A nuk do të ishte kjo e ngjashme me çdo përpjekje historike për të fshehur të vërtetën në emër të një ideologjie ose bindjeje të caktuar? Me fjalë të tjera, a duhet që shkolla, si një agjent shumë i rëndësishëm socializues në shoqëri, të bëjë punën e fesë, duke u dhënë nxënësve njohuri mbi koncepte e praktika që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe me misionin e saj humanitar? A do i shërbente kjo frymës së tolerancës fetare që ekziston te ne?

Nxënësit e sotëm kanë nevojë për njohuri kulturore e teorike në shumë fusha, si dhe për shprehi praktike që nuk do i mbanin ata të lidhur shpirtërisht e mendërisht pas një të kaluare fetare që ata vetë, po t’u lihej të zgjidhnin (dhe ndoshta shumica e prindërve të tyre), nuk do t’i dëshironin. Shkolla duhet të përçojë te nxënësit parimet humaniste dhe njohuritë shkencore, të kultivojë tek ata dyshimin metodologjik kartezian dhe aftësitë e të arsyetuarit racional kritik dhe jo t’ua ndrydhë këto aftësi përmes imponimit të “të vërtetave të amshume”. Nxënësve tanë u duhet mësuar ky parim i rëndësishëm, i formuluar nga matematicieni dhe filozofi i shquar anglez, William Clifford, në veprën e tij Etika e besimit (1887), se “është gjithnjë, kudo dhe për këdo gabim që diçka të besohet pa pasur fakte të mjaftueshme”. Nëse morali kufizohet në disa porosi fetare dhe dija në disa tekste të shenjta, atëherë, sipas tij, jeta mendore dhe aftësitë kritike të çdonjërit nga ne do të kishin fare pak rëndësi.

Në ditët tona, në Shqipëri, nuk kërkon ndonjë kurajë të veçantë të thuash se beson në një fe të caktuar. Madje, “fetarizmi” është bërë një “sport” dhe një “xhaketë e modës” për shumë njerëz, përfshirë edhe mjaft politikanë dhe intelektualë. Sot kërkohet kurajë të thuash hapur se nuk beson në asnjë fe, pra se je skeptik, agnocist, jobesimtar, ose ateist. Këta të fundit menjëherë shpallen si “të pafe”, si marksistë ose si komunistë, edhe pse skepticizmi dhe ateizmi janë të paktën 2500 vite më të lashtë sesa markzismi e komunizmi.

Shkolla sonë, sidomos sot, në shekullin e 21-të, duhet të synojë të bëhet e të jetë një mburojë dhe një burim i fuqishëm i humanizmit racionalist, duke zhvilluar në shkallën më të lartë aftësitë epistemologjike të të rinjve. Ky ka qenë e duhet të mbetet misioni i saj. Le t’u japim, pra, nxënësve dhe të rinjve tanë mundësitë që mendjen e tyre ta ushqejnë e ta zhvillojnë si një republikë e lirë.

Fatos Tarifa May 2, 2016 12:02
Komento

10 Komente

  1. Realisti May 2, 13:29

    Nen driten jetedhenese te mesimeve te Tarifes, te lulezimit te 100 pikepyetjeve dhe 100 pikeçuditeseve te ofruara nga Tarifa, le te nise procesi i humanistizimit racionalist dhe i etikes se besimit, por gjithnje duke poshteruar Sadik Bejkon se nuk i pleqen Tarifes dhe duke martirizuar Gjergj Meten se e pelqen Tarifa.

    Reply to this comment
  2. Antifashisti May 2, 15:53

    Shume i mire ky shkrim i z.F.Tarifa. Do te rekomandoja, qe ne rast nevoje, zberthimin per ministren dhe kr.ministrin ta beje profesori i tyre zotni Sa-Dick Bejko.

    Reply to this comment
  3. Amerikani... May 2, 17:15

    Nga se kane frike dhe siklet “profesoret” ateisto-musulmane perfshi dhe mbetjet osmane shqipfolese…???!!! Historia e feve monoteiste, kryesisht ato Abrahamoike, dihen boterisht..Gjithashtu dihen dhe lufterat shekullore ,qe jane zhvilluar ne emer te tyre (qe vazhdojne edhe sot)…Ku eshte e gabuara ne fjalet ,veprat ,mrekullite e Jezusit…???!!!..Ne cilin rresht apo faqe te Ungjillit te Jezusit, kundershtohet shkenca…???!!!..Ne cilin rresht te ketij Ungjilli, perhapet urrejtje ,dhune apo ndasi, kundrejt atyre qe nuk besojne ne kete liber ???!!!…Beselidhja e Re e njerezve te kesaj toke me ZOTIN, u dha nepermjet Jezusit ne Kryq, i cili ne pjesen horizontale simbolizon lidhjen ndermjet njerezve te tokes,…dhe pjesa vertikale, lidhjen e ketyre te fundit me ZOTIN…Ku eshte e gabuara ketu, qe keta “profesore”i tremben..!.Keta inferiore dhe urrejtes patologjike te vlerave universale te krishterimit, ne vend qe te na recitojne si papagaj theniet e ketij apo atij “teoricieni”, le t’i referohen fjaleve te Jezusit, dhe do t’a shohin sa te vegjel deri ne mikroskopike jane perballe Tij…Keta mjerane me identitet te dyzuar,trezuar apo te shumezuar sipas interesave te tyre meskine, nuk do behen kurre faktore pozitiviste, por gjithmone do mbeten viktima te varfera shpirterisht brenda guaskes se tyre …Keta “profesore” hibride, ne vend qe te bejne thirrje popullit qe te perqafojne nje ore e me pare identitetin e humbur Europian, mundohen deshperimisht qe te barazojne Krishtin me te kunderten e Tij…!Ketyre fare “profesoreve” ateito-musulmane dhe gjithe mbetjeve te jashteqitura nga perdhunimi 500 vjeçar i bab-dovletit, u duhet kujtuar se njerezit me te medhenj te ketij kombi, ishin fetare ne pergithesi, dhe katolike ne veçanti…!Prape u duhet kujtuar kesaj rrace inferiore, se jashte identitetit Europian, nuk kemi asnje te ardhme si komb…!!!……….

    Reply to this comment
    • PO,PO May 2, 19:05

      IKNI MORE DALLKAUKE , MBYLLUNI NEPER KISHAT E XHAMITE TUAJA DHE LERENI KETE POPULL NE HALLET E TIJ. KANE QENE PUSHTUESIT E HUAJ, ME FETE E TYRE QE I JANE IMPONUAR KETIJ POPULLI,DHE DALLKAUKE SI JU , QE JINI VENE TERESISHT NE SHERBIM TE TYRE . PREDIKIMET FETARE,NUK I NDAL KUSH TE BEHEN NE OBJEKTET E KULTIT . PSE U DASHKA QE NJOMEZAKU I SOTEM,QE VETE NE SHKOLLE PER TE MARRE DIJET SHKENCORE ,T`IU BINDET VERBERISHT KLISHEVE TE MYKURA E STERMYKURA DHJETRA SHEKULLORE ME PARE ?! DEL NJE IDJOT KETU,PA AS ME TE VOGLIN ARGUMENT BINDES,POR VETEM ME FJALET ATEISTO-MYSLIMAN DHE TJETRI NGA POZICIONI I ISLAMIKUT , TE PERBALTIN E PESHTYJE MBI ATE,QE NA E LANE TRASHEGIM , KAQ QARTE E PASTER RILINDASIT TANE TE PA VDEKSHEM ,PJESA DERRMUESE E TE CILEVE KANE QENE KLERIKE TE BESIMEVE TE NDRYSHME,POR NE GJAK , KANE QENE THELLESISHT SHQIPTARE E JO IDJOTE TE TILLE,ME TITUJ E DEKORATA ” SHKENCORE ” , QE NEN FORCEN E PARASE , NUK DUAN TE DINE PER ASGJE TJETER .

      Reply to this comment
  4. Lpl. May 2, 19:38

    Profesor ti nuk merr veshte nga Krishterimi aq sa marr une nga Hegeli Marksi Kartez Nice Di Fiore sepse keta jane te vegjel me u krahasuar me Krishtin edhe ju keni ngelur te vegjel nga menyra si debatoni dhe argumentoni skeni faj se para Krishtit jane perulur Perandore e Mbreter .Krishterimi nuk fillon para dymije viteve por shume perpara me Abrahamin Moisiun e Profete te shumte Krishti i dha kuptim tjeter fese dhe e shkeputi nga shteti sepse tha une jam mbret Qjellore jo i tokes dhe skam ardhur tju cliroi nga ligjet e shtetit por nga mekati juaj , te gjitha dogmat jane shembelltyra qe duan splegim vetem nje Ungjill eshte i spjeguar ne Bibel Mbjellesi te tjeret jo .E kupton pse Krishti eshte i pa zevendesushem se ai eshte i Biri i Zotit dhe cfare tha ishin nga Zoti kurse keta filozofet i kane nga vetja dhe kush i ka nga vetja nuk munde te zgjasin perjetesisht thenjet e tyre por shkrihen me kohen ngadale dhe hapin kriza identitare .Pushtetet e kane perdore fene ne ato raste sporadike qe permende ti gjate kesaj kohe 2000 vjecare feja ka bere rreforme mbrenda vetes ku eshte shkeputur disa here nga pushteti kemi Murgjit e shen Agostinin ne shkullin e peste Shen Franceskun ne mesjete shen Injacione Lojoles qe themeloj Jezuitet Salezianet Don Bosko ecja Neakatekumenale qe ka 120 seminare ne gjithe boten laiciteti mbron kishen nga pushtetet sepse kisha rrezikohet nga diktatoret dhe jo pushteti nga kisha se keshtu kujtojne njerezit se lajciteti i intereson shtetit. Ti the se jane vete sakrifikuar ne emer te Krishtit po kemi edhe ne 38 martir sepse keta nuk flijojn kend por pranojne te flijohen nga ata qe se dine se cbejne ketu ska mekat se ata ishin shpresa e popullit efhe per ne sot po mos te kishte Kishe nuk ke cfare ben ne Shqiperi dhe per kete kerkojme qe te behet Krishti ne shkolla qe femijet tane te jene si Evropiane Kristjane te vertete ne jete .Une se kuptoj te gjithe Klerike ishin Pal Engjelli Barleti Budi Bardhi Bogdani Mjeda Fishta Naimi Shiroka e te tjere qe u masakruan gjate kohes keta jane ajka Evropiane e Shqiperise si i nderoni keta kur doni tju hiqni Krishtin kur ai i beri te mefhenje keta se Krishti eshte guri kendit eshte ai gur siq thote Shen Pali guri qe qiten jadhte perdorimit ustallaret Zoti e beri gur kendi te Kishes te ne bedimtareve se ai mban peshen e mekateve tona .Ju mos e futni ne shkolle por skeni te drejte te percmoni fene me gjera qe i dine edhe femijet saqe jane bere bajate si argument .Kush ishte diktator dikur skishte se linden me vone ideologjike Bonaparti Hitleri Ducja Lenini Stalini Enveri Kastro Pol Poti keta te gjithe jane te frymezuar nga keta filozofe qe percmojne njeriun dhe i japin rendesi materjalit dhe shekullariizimit dhe forces se shtetit per te drejtuar njerezit sipas ideologjise se tyre .Dom Meta shqetsohet me te drejte cfare lendet do behet lende qe ju heq efhe ate pak fe qe kane apo me ju mesuar Ungjillin ne qoftese nuk mesohet Ungjilli kisha nuk duhet te behrt pjese e nje sistemi Allashqiptare sepse ne asnje pune se bejme siq duhet prandaj kemi ngelur mbrapa .Dheju profesoret jeni mbrapa shuma keni ngele me sistemin e Enverit fatkeqsisht vazhdoni e i mesoni me te njejten praktik edhe sot studentet i medoni nga mendja por i leni bosh nga shpirti jane si robote nga ti drejtoje si me i madhi se aty besojne te lideri jo te Zoti ku Ungjlli thote shikoni zogjte e qiellit as nuk mbjellin as nuk korrin megjithate Zoti Hyji juaj i ushqen , shikoni zambaket e fushes as nuk endin as nuk tjerrin Solomoni nuk vishej si ata , kurse keta behen vasal e poshterues se kujtojne se ngelin pa ngrene e pa veshur e sherbej me fanatizem liderit kjo eshte qytetrimi Shqiptare me rregulluar veten duke dhunuar e grabitur te tjeret .Pse frigesohen shuma nga Krishti per arsy se ju bie vlera dhe nuk gjejne me ushtare me sherbyer verbalisht dhe gjejne gjithnje me shume kundershtare dhe njerez fisnike ky emrr qe nuk njihet ne Shqiperi Fisnik ska se nuk ka Krisht.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 2, 23:00

      Lpl
      Marksi shkon te Zoti
      dhe i thote :

      Perse Ti o Zot me braktise ,dhe librat e mi
      i degdise neper Bodrume …..

      po kujtohu o Marks – kujtohu .
      Kujtohu se ç’fare ke shkruar kundra meje [ ZOTIT ]
      E ç’fare kam shkruar o zot ?
      Asgje me shume , se ato qe ti predikon
      ç’do te diel ne kishe .
      Ato qe ti ke predikuar ,
      Ato kam shkruar edhe une .

      Kujtohu Marks , kujtohu ..

      Me fal o Zot po une nuk e mbaj mend te kem
      then ndonje gje TE Gabuar ,
      di qe kam thene vetem ato qe TI THUA NE KISHE .

      e MARKS – more Marks .

      Ti marks ke thene qe Zoti nuk eshte .
      e verte apo jo o Marks .

      Po o zot e vertet ,
      po ti vetem per kete do me denosh ?

      Po marks vetem per kete do te denoj .

      e cili eshte denimi o Zot !

      Ti marks do te jesh Mazhordomi im .
      Roje tek shtepia e Zotit .
      Qe kur te vine njerzit te me kerkojne ,
      TI MARKS TU THUASH
      QE ZOTI NUK ESHTE .

      TI Lpl
      veshtire se e kupton …

      Jordano Bruno te bene te fala
      e me tha te te Them ::

      E megjithate TOKA rrotullohet

      Reply to this comment
  5. realisti May 2, 21:23

    Kjo tema e fese eshte debatuar vazhdimisht dhe vazhdon te debatohet edhe sot e gjthe diten ne te gjtha vendet Europiane dhe te botes mbare. Ne nje interviste ,Rita Levi Mntalcini nje shkencetare italiane mbajtese e cmimit Nobel ne fizike u shpreh. ”Une mendoj se edhe shkenca si edhe Feja perpiqen te shpjegojne para se gjithash boten ku jetojme. Feja thote se ajo u krijua per 7 dite .shkenca thote se u deshen 4 miliard e gjysem vjet une pervete besoj ne kete te dyten. Pra thjeshte une kam fene time”

    Reply to this comment
  6. Ekonomist May 3, 09:05

    Sikur feja te ushtrohej aty ku ka vendin, mesimi te behet pa historite e tyre dhe me kryesorja : Rama te shikoje punet e qeverise e jo mesimet e historise? He, si thoni? Ndoshta do i dale kohe ti hedhe nje sy Ekonomise…

    Reply to this comment
  7. Lpl. May 3, 10:20

    Ballist te falenderoj qe pate durim me lexuar mendimin tim ,por une u mundova me shpjeguar se paknaqesia ka ardhur mbrenda kishes qe me Murgjit Shen Franceskun Jezuitet keta ishin kundra regjimit Kishtar qe ishte nje diktature e mirefillte ku nuk lejote mendimin ndryshe dhe baza ideologjike e pushtetit ishte feja si Enveri qe kishte Marksin ku edhe ky ne bibel u bazu dhe me shume ishte perdorim i fese nga mbreterit per te sunduar popujt dhe skishin asgje te perbashket me Krishterimin keni bere pyetje pse rilindasit ishin Italiane ? per arsye se aty ishe shkolla dhe shkollat ishin nen pushtetin e kishes aty ishte debati aty ishte mesimi pikutura muzika skulptura teleskopi Galilejt e shume te tjera qe e bene italine qendra e botes .Ato denimet ne turren e druve ishin jo vepra te krishtit por pushtetit kishtare si Irani sot dhe kisha e ka denuar sot ate bashkepunim shtet fe ky seshte faji fese por i pushtetit we perdori Seline e Shejte qe ishte ne kushte mbijetese sepse ishte e sulmuar edhe ne kohen e protestanizmit keta nuk ishin kundra Kridhtit e fese por kundra pushtetit kishtare fejo u trondit edhe ne revolucjonin Francez efhe luften e pare e dyte nga Komunizmi sot nga sekularizmi e materjalizmi .Por sot feja ka arritur te zbertheje dogmat dhe ti japi nje tjeter pamje pa qene tabu sepse eshte e perqendruar tek feja dhe jo tek politika se njerezit marrin fe me katekizem sepse meshat masive skane arritur qe te spjegojne ungjillin sepse mesha eshte falenderim qe i behet Zotit per kujdesin tone .Ju mendoni se jeni te zotet dhe deshironi ta zhdukni fene dhe te mbreteroje shkenca por pa fene efhe shkenca sdo kishte ditur me filluar pa u bazuar diku pastaj feja nuk eshte kunder shkences edhe shpikjet e ketyre shkencetareve zgjasin deri te dali nje tjeter e ta helli poshte keshtu eshte zhvillusr bota ju keni ngele mes perjudhes 1600 e 1900 se kam me ty personalisht as fus te fyej besimin tend por eshte mire me pase me shume njohuri dhe jo vetem ato we meson ne shkolle te gjithe e dine qe kisha ska laboratora as dizajnera makinash celularesh fsbrika banka kazino fasone sera stalla lopesh .Feja qe nga fillimi es hte perqendruar ne anen e mbrendshme te njeriut sepse armiku i njeriut eshte vetvetja edhe djalli eshte figurativ per njerezit qe skane imunitet qr humbasn arsyen ne gjuhen e fese themi eshte pushtuar nga djalli . Nuk kam marre persiper me ju ndryshuar mendjen njerezve e di se nuk kam fuqi une por Zoti por une shprehi mendimin tim meqe kemi hapesire mos na perjashtoni si primitive se ne i dime edhe ato te juajat qe besoni ju edhr tonat per kete besoj ne Zote se nuk jam dogmatik jam praktikant me ndergjegje te plote .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*