Feja, komunizmi dhe Skënderbeu

February 2, 2018 13:44

Feja, komunizmi dhe Skënderbeu

Muharrem Xhafa

Reagim pas një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin. E vërteta për besimet fetare në Shqipëri gjatë regjimit komunist dhe situata aktuale. Pse ka ardhur koha të shkruhet me germa të mëdha e të arta vargu i Pashko Vasës: Feja e shqiptarit është shqiptaria! 

Deklarata e Putinit

Para disa ditësh, Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se ideologjia komuniste është e ngjashme me fenë e krishterë!

Kjo deklaratë e shefit të Kremlinit nuk qëndron dhe është një mashtrim. Përmbledhur mund te përmendim se ideologjia përfshin ide e pikëpamje teorikisht te përgjithësuara, të çliruara prej përfytyrimeve dhe ndjenjave të turbullta. Duke qenë mendim i përpunuar teorikisht, ajo shfaqet ne doktrina politike, juridike, etike, estetike, fetare dhe filozofike. Ideologjia nuk lind vetvetiu, dmth spontanisht prej vete kushteve të jetës materiale, po përpunohet nga ideologët dhe teoricienët e klasave të caktuara. Cilido që i njeh sadopak teorinë, filozofinë, ideologjinë, psikologjinë, fenë, ai nuk mund të mos dallojë se mes ideologjisë komuniste e fesë s’ka farë ngjashmërie. Feja e ideologjia komuniste në përmbajtje e përjashtojnë njëra-tjetrën, çështje kjo e njohur botërisht, çka e di edhe Putini! Se ideologjia komuniste – socialiste pasqyron me vërtetësi ligjet objektive të zhvillimit shoqëror dhe për këtë arsye është e zhveshur nga çdo lloj iluzioni fetar apo tjetër, pasqyron dhe shpreh jo vetëm interesat e proletariatit, po edhe interesat e të gjithë punonjësve të tjerë. Ndaj përkrahet, përqafohet dhe mbështetet prej atyre, zhvillohet e bëhet më e fortë në luftë me ideologjinë fetare e borgjeze dhe revizioniste.

Feja është tjetër gjë, ajo, para së gjithash, është botëkuptim antishkencor, pasqyrim i shtrembëruar fantastik i forcave natyrore e shoqërore në ndërgjegjen e njerëzve. Feja është shpallur e përjetshme, por jo nga njerëzit e thjeshtë, po nga përfaqësuesit e klerit fetar. Në të vërtetë feja nuk ka ekzistuar gjithmonë. Ajo ka lindur shumë më vonë se shoqëria njerëzore! Pa dashur të bëjmë historinë e saj, është shkencërisht e njohur se njerëzit e parë nuk kanë besuar në fé dhe se besimet e para fetare kanë lindur në fazat më të vona të zhvillimit të komunitetit primitiv!

Po kështu, mendimi se feja është një ndjenjë që lind bashkë me njeriun, s’është i saktë, sepse në çdo kohë, krahas njerëzve që besonin në fé ka pasur edhe njerëz që nuk kanë besuar në të. Jo me kot është thënë dhe thuhet dhe në ditët e sotme se nuk dihet me saktësi sa është numri i njerëzve të cilët nuk besojnë, dmth ateistë! S’është çudi që ky numër të jetë më i madh se numri i njerëzve të cilët besojnë ne një fé të caktuar. Frederik Engelsi, duke përcaktuar përmbajtjen e fesë, thoshte se “Çdo fé s’është gjë tjetër veçse pasqyrim fantastik në kokat e njerëzve i atyre forcave të jashtme, të cilat sundojnë mbi ta në jetën e tyre të përditshme – pasqyrim në të cilin forcat tokësore marrin formën e forcave jotokësore”. Pra, feja ka lindur dhe është ushqyer në tokë e jo në qiell dhe se s’është zoti ai qe ka krijuar njeriun besimtar, po është njeriu ai që ka krijuar përfytyrimin mbi zotin ne kushte të caktuara ekonomike e shoqërore të jetës së tij.

Muharrem Xhafa

Mund të flitet e të shkruhen shumë gjëra për deklaratën e zotit Putin që “ideologjia komuniste ngjan me fenë e krishterë”! Po gjëja më kryesore është të kuptohet se përmbajtja e kësaj deklarate nuk i qëndron së vërtetës historike! Putini e njeh domethënien (të vërtetën) e çështjes që hedh në publik, po ai e hedh jo se nuk di të vërtetën, po se ia do puna të flasë ashtu; është kjo edhe një lloj demagogjie e përpjekje “e rafinuar për të komprometuar” ideologjinë komuniste!

Përforcojmë se ideologjia komuniste nuk ka gjë të përbashkët me fenë, as në tërësi e as me fetë e veçanta: me fenë e krishterë, me fenë myslimane, me fenë budiste e as me ndonjë fé tjetër “moderne”!

Botërisht dihet se ideologjia komuniste si pjesë organike të saj ka ateizmin – një sistem ky pikëpamjesh shkencore i papajtueshëm me dogmat e predikimet fetare, pjese e kulturës përparimtare të njerëzimit. Pavarësisht akuzave, ideologjia komuniste e lufton fenë jo me dhunë, jo me mjetet e saj shtetërore të dhunës, po me propagandë, me edukim, me bindje e më tej, me vepra konkrete, çka përbën kryesoren, në shërbim të progresit shoqëror të vendit, të popullit, të kombit! Asnjë i mençur nuk mund të mohojë se një parti e vërtetë komuniste marksiste-leniniste është për lirinë e ndërgjegjes, domethënë është për atë që çdokush të jetë i lirë të besojë apo të mos besojë në fé, të gjykojë e të vendosë vetë. Enver Hoxha thoshte se “Të besojë njeriu apo të mos besojë është një e drejtë e secilit, një çështje ndërgjegjeje dhe jo një çështje institucionale dhe as dëshirë e vullnet i hoxhallarëve, i dhespotëve dhe i papës së Romës”.

Flet edhe borgjezia për liri të ndërgjegjes, po, në fakt, ajo ua mohon njerëzve këtë të drejtë, u imponon, atë moral e atë besim fetar, që i intereson asaj. Në thelb, borgjezia e ndalon dhe persekuton ateizmin, i ndihmon organizatat fetare e veprimtaritë e tyre! Karl Marksi thoshte se “Liria e ndërgjegjes borgjeze nuk është asgjë më tepër, veçse tolerancë për të gjitha llojet e lirisë së ndërgjegjes fetare”.

Feja në Shqipërinë komuniste

Janë shumë njerëz kundër këtij mendimi të komunistëve, po e vërteta është se liria e ndërgjegjes së njeriut mund të bëhet realitet vetëm në socializëm. Rinise së sotme i duket “çudi”, po masa të tilla si ndarja e komuniteteve fetare nga shteti, ndarja e shkollës nga feja, barazia e te gjithë qytetareve, pavarësisht nga besimi fetar, liria e propagandës shkencore, përhapja e gjerë e dijes, e kulturës dhe arsimit në masat e popullit, ishin garanci të sigurimit të lirisë së ndërgjegjes së njeriut në socializëm. Po kështu, jo pak njerëz janë kundër mendimit te komunisteve për masat qe morën PPSH-se dhe pushteti popullor ndaj fesë ne vitet 1967-68. Veçse kjo s’ka qenë një gjë e rastit, po ishte pasoje e kushteve dhe rrethanave objektive e subjektive qe u krijuan pas çlirimit te vendit gjate dekadave te ndërtimit socialist, si krijimi e vendosja e marrëdhënieve socialiste në prodhim, likuidimi i klasave shfrytëzuese, etj. ato që çuan në zhdukjen e bazës ekonomike të fesë, të shoqëruara me përhapjen e kulturës e arsimit socialist, të njohurive shkencore në masat e gjera të popullit, si edhe puna edukuese dhe propaganda ateiste e partisë dhe pushtetit popullor, kombinuar me punën e me përvojën përparimtare dhe revolucionare te vete masave te popullit. Ishin këto kushte qe krijuan mundësinë për nje hop ne luftën kundër fesë e zakoneve prapanike. Qene vete masat e popullit ato qe u ngritën e me iniciative, mbyllen kishat, xhamitë e teqetë.

Ky problem është kompleks dhe nuk duhet marrë lehtë, në kuptimin që feja e besimet fetare mund të behen zap me dhunë.

Shteti socialist është ateist jo vetëm me ligj, me Kushtetute, zyrtarisht, po edhe ne praktike, ne gjithë veprimtarinë e tij. Ne veçanti komunistet e vërtetë jane ateiste e nuk besojnë as ne fe, as ne zot e ne dogmat e fese. Lenini ka thënë se komunisti duhet te jete nje ateist i bindur. Ndryshe qëndron puna me shtetin borgjez, i cili shpall veten ateist me ligj, me fjale, zyrtarisht, po nuk është i tille ne praktike, me vepra, e përdor fenë si vegël per te realizuar misionin e tij kundër interesave te masave te popullit. Shteti borgjez tregon vëmendje te posaçme dhe shpenzon shuma te mëdha per te rritur ndikimin e fesë e te institucioneve fetare mbi punonjësit, mbi njerëzit. S’ka asgjë për t’u çuditur qe Putin si përfaqësues i një vendi te madh kapitalist me deklaratën e tij tenton te mohoje kontrastin e papajtueshëm midis botëkuptimit materialist marksist-leninist dhe ideologjisë fetare, te hedhe poshte tezen themelore te Marksit se feja është opium per popullin e te predikoje se drejte socializmit mund te kalohet duke mbajtur ne njërën dore “Kapitalin” e Marksit, kurse ne tjetrën ungjillin ose kuranin. S’kanë mëdyshje komunistet per bindjen se pa çlirimin nga zgjedha shoqërore – ekonomike e borgjezisë nuk mund te arrihet çlirimi nga zgjedha shpirtërore e fesë. Nisur nga kjo mund te thuhet qe ne procesin e ndërtimit te socializmit Partia kurdoherë ka vene ne plan te pare bashkimin e popullit ne luftën për zgjidhjen e detyrave ekonomike, shoqërore, arsimore e kulturore dhe jo luftën kundër fesë.

Ne bote s’ka vetëm nje fe! Te gjitha fete botërore pranojnë nje “zot”, po e shohin atë te mishëruar ne “zotërit përkatës në tokë”, njëra te Krishti, tjetra te Muhameti, një tjetër te Buda! Po kështu, të gjitha fetë, jo vetëm feja e krishterë, flasin e predikojnë lirinë, barazinë, drejtësinë shoqërore! Flasin e per çfarë nuk flasin, po e vërteta është tjetër, ato bëhen vegla shoqërore te bindura ne shërbim te shtetit, te borgjezisë, kleri i te cilave u shërben me nderime!

E vërteta e fesë fshihet jo se nuk dihet! Është absurditet te besosh se ne kapitalizëm ka liri, ka barazi e drejtësi shoqërore të vërtetë! Duhet te jesh naiv a diçka i tille te pranosh e te propagandosh se është borgjezia ajo qe i shërben popullit! Jo, ne kapitalizëm borgjezia është klasa kryesore (themelore) qe sundon, drejton, vendos, shtyp e shfrytëzon eger e me demagogji masat popullore, punëtorët, fshatarët, intelektualët pa mbështetje!

Feja e kleri fetar çfarë bëjnë? Feja e kleri fetar, asnje lloj feje e kleri fetar, nuk ngrenë zërin kundër shtypjes e mjerimit te popullit, te njerëzve, kundër shtypjes qe ushtron mbi ta borgjezia me shtetit te saj dhe organizmat e tij! Feja e kleri i saj këtyre, masave popullore, “u qajnë” hallin, i mëshirojnë dhe u thonë : Mos u merakosni se do te shkoni ne “xhenet”, se “kush vuan ne këtë jete, siguron xhenetin ne boten e përtejme”! Putin e di mire se midis ideologjisë komuniste dhe fesë s’ka e as nuk mund te ketë kurrfarë ngjashmërie! Feja nuk ndërton, nuk zgjidh asgjë, ajo predikon, “ngushëllon”, nxit e edukon nënshtrimin, ndërsa socializmi ndërton, materializon ato qe thotë, bind me shembullin e përvojën e vet, ndërton jo per nje grup a kategori njerëzish, po per masat e popullit, prinë e bind me shembullin e me punen e vet.

Është fakt i pamohueshëm se socializmi e pastroi shqiptarin prej morrave, pleshtave, tartabiqeve, dregëzave, zgjebes, e shpëtoi prej malaries e sëmundjeve ngjitëse, jo shteti borgjez, qe e ka ndotur dhe e ka bere vendin pis dhe jetën e shqiptareve zhytur ne mbeturina te llojllojshme te vetat e te botes. Po thotë tere bota se socializmi i beri kënetat fusha pjellore, kurse shteti borgjez po i ben këneta. Bota po dëshmon se shteti socialist ishte me largpamës se shteti borgjez, punonte te bënte nje komb, nje komb shqiptar me emra e mbiemra kombëtarë, me gjuhe, me histori, me kulture kombëtarë, me bindje, me shpirt, me vetëdije kombëtare!

Sepse hapi për popullin shkolla e spitale, zhduku gjakmarrjen, analfabetizmin, malarien, sëmundjet ngjitëse, solli dritën elektrike ne gjithë vendin e për te gjithë njerëzit pa përjashtim, futi shërbimin shëndetësor falas e siguroi ilaçet falas pa përjashtim, punësoi njerëzit ne industri e ne bujqësi, ne transport, zhduku urine, mjerimin e varfërinë e skajshme etj. etj. etj., beri Shqipërinë te njohur ne gjithë boten.

Po feja, ideologjia fetare? Ben te kundërtën! Sot fete jane larguar edhe nga deviza kombëtare e Rilindësve tanë te mëdhenj qe “Feja e shqiptarit është shqiptaria”!

Spekulimi me fenë dhe debati për Skënderbenë

Putin nuk duhet të harronte të thoshte se ideologjia komuniste qëndron më lart se ideologjia fetare. Se ai e di mirë këtë, po ka interes të flasë për ngjashmëri midis ideologjisë komuniste dhe fesë në tërësi e asaj të krishtere në veçanti. Ai nuk duhej te harronte se kleri fetar i te gjitha feve ne Rusi e ne bote është ne shërbim te shtetit te borgjezisë! Se e gjitha kjo nuk ka te beje me lirinë e demokracinë e vërtetë, me barazinë e vërtetë shoqërorë! I pëlqen ose jo dikujt feja mbetet opium për popullin! Tamam ashtu si ka thënë Marksi!

Nuk duam të besojmë, po shumë flasin për “rrezikun” e një përplasjeje fetare ne Shqipëri. Më hapur se më parë, intelektualë besimtarë ekstremistë, duke abuzuar me lirinë e fjalës, kanë shprehur në shtyp e në TV opinione duke nxitur “debate” mes myslimanëve e të krishterëve, siç ka qenë rasti për Skënderbeun, të cilin zotërinjtë e kanë paraqitur, ndër të tjera, si një kaçak e hajdut, që “paska vrarë” myslimanë dhe prandaj as nuk mund të jetë Heroi ynë Kombëtar! Kujt i shërbejnë këta palo intelektualë?! Parë në thellësi, në të vërtetë problemi s’është Skënderbeu, po është feja, cila fe duhet të sundojë në Shqipëri!

Ky tip shqiptaresh, duke sulmuar Skënderbeun, fut pyka mes feve, ndërsa masat e popullit gati heshtin. Jo më pak është shqetësuese heshtja e mediave dhe e njerëzve që menaxhojnë e drejtojnë emisionet ne media ndaj opinioneve antishqiptare, si te ishin palë me ta! Po më shumë se shqetësuese është heshtja e shtetit!

Intelektualë te njohur si Rexhep Qosja, Moikom Zeqo, Pëllumb Xhufi, e më parë Androkli Kostallari, Kristo Frashëri, për të mos shkuar tek Fan Noli, Naim Frashëri e sa e sa të tjerë, kanë dhënë shpjegime rreth këtij problemi, përfshirë fenë, po logjika historike – shkencore nuk ngjit kur ke të bësh me njerëz ekstremistë ose te shtyrë prej qarqesh politike e fetare fundamentaliste te brendshme a te jashtme, çka mbetet për t’u provuar! Jam i bindur se ne mos shume diçka e mire do te behet sivjet ne kuadrin e Vitit të Skënderbeut për të hedhur poshtë shumë paragjykime e vlerësime të gabuara për Skënderbeun, përfshirë edhe ato të fesë!

A ekziston, pra, rreziku i një “përplasje” fetare ne Shqipëri? Përsëris: mendojmë qe jo! Se shqiptaret si popull e si komb do te veprojnë. Dhe shteti s’është i interesuar për përplasje mes shqiptareve ose mes tij e ekstremisteve. Por ai duhet te veproje para se te plase e keqja. Po kështu, sa di une, ne vendin tone nuk ka ndodhur të ketë pasur përplasje fetare mes shqiptareve. Sidoqoftë, nje shikim i vëmendshëm e ne thellësi i problemit tregon se harmonia fetare është cenuar dhe çështja duhet pare e trajtuar me kujdes te posaçëm! Harmoninë fetare te shqiptareve nuk e tregojnë dhe nuk e përfaqësojnë vizitat e shtetarëve e te klerit te feve te veçanta qe shohim ne raste te festave fetare te Bajramit, te Pashkëve etj. Shqiptaret, po as shteti, nuk duhet te injorojnë faktin qe sot ne shume rrethe nje mysliman nuk mund te varroset ne varrezat e te krishterëve katolike a ortodokse e anasjelltas, se një i ri mysliman nuk mund te martohet me nje te re katolike e anasjelltas, se sa keq ka hyre feja ne jetën e familjes shqiptare per poshtërimin e gruas e te vajzes shqiptare etj. etj. Nuk duhet harruar se “kazani zjen”!

Përmasat qe ka marre gara midis feve, sa fe “te reja, agjentë a veprimtare te huaj kane hyre ne vendin tone, nen “rroben” e fesë ne këta 27 vjet, e bëjnë evident rrezikun e një përplasje sado i largët, i nxitur, mbase, edhe nga jashtë vendit, me qellim destabilizimin e tij.

Ok, kjo nuk është lehtë për t’u arritur, po as nuk duhet harruar! Ne jetën e popullit tone feja ka luajtur nje rol negativ e reaksionar, se fete ortodokse, myslimane e katolike i janë imponuar vendit tone. Pushtuesit turq e shovinistet fqinje i kane përdorur fete e tyre edhe si mjet për të përçarë e per te shkombëtarizuar popullin shqiptar. Po kështu, pushtuesit fashiste e kane përdorur fenë për interesat e tyre te pushtimit. Krerët reaksionare te klerit e përshëndeten me 7 prill 1939 pushtimin e vendit dhe bashkëpunuan me regjimin fashist. Kleri reaksionar ne vendin tone u lidh e bashkëpunoi dhe me organizatat tradhtare te Ballit Kombëtar e Legalitetit, u hodhën kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare, disa kisha, xhami, teqe, manastire u bene çerdhe te okupatoreve e te tradhtarëve. Dhe regjimi i Zogut e perdori fene si arme ideologjike per te shtypur e mbajtur ne errësirë popullin. Nuk mund te mos kujtojmë se komunitetet fetare kane pasur çifligje te mëdha dhe shfrytëzonin punonjësit, përkrahën edhe veprimtarinë antipopullore e antikombëtare te diktaturës se Zogut.

Do te ishte e gabuar, e pasakte te mohohej qe ka pasur edhe nga ata klerikë patriote e institucione qe sa munden ndihmuan LANÇ, siç ka pasur edhe para saj. Klerikët reaksionare nuk pushuan se vepruari edhe pas çlirimit te vendit si tradhtarë, komplotistë, agjentë të të huajve. Është merite e PPSH-se dhe pushtetit popullor qe me politiken e tyre te mençur ndihmonin te behej diferencimi midis klerikëve patriote dhe klerikëve reaksionarë, duke i hedhur te paret ne lufte kundër okupatorit ne gjirin e Frontit Nacionalçlirimtar dhe duke izoluar e demaskuar te dytët.

Rilindësit tanë te mëdhenj, ndonëse ishin nen Turqinë osmane, devize te tyre kishin : Feja e shqiptarit është shqiptaria! Atdheu, kombi mbi fenë! Se misioni i fesë nuk është politika! As atëherë feja e shqiptarit nuk mund te ishte Turqia, as sot feja e shqiptarit nuk mund te jete Europa! Feja e shqiptarit përsëri duhet të jetë Shqiptaria! Përpjekjet e Rilindësve tanë te mëdhenj janë një shembull i shquar për demaskimin e lojës se pushtuesve dhe vinin ne plan te pare idenë e bashkimit e te çlirimit kombëtar. Nuk duhet te harrojmë se shume nga patriotet shqiptare janë persekutuar nga pushtuesit e huaj dhe kisha i ka mallkuar dhe i ka dënuar.

Në vendin tonë nuk ka pasur përplasje, po ka pasur harmoni e tolerancë fetare. Kjo vlerë i përket popullit shqiptar e duhet ruajtur si një nder vlerat kombëtare më të çmuara te tij.

Shteti ka pasur rolin e tij, se, zyrtarisht, shteti ka qene laik, i ndare nga feja; ligjet e tij kane qene te detyrueshme për organet e institucionet e fesë; kështu duhet te jete edhe sot! Po kështu edhe shkolla duhet te jete e ndare nga feja. Ndryshe populli shkon ne tragjedi, sidomos kur shteti mbështet, favorizon e përdor për interesat e tij njërën fe kundër një feje tjetër! S’ka si te mos shihet e rrezikshme “gara” midis partive politike e institucioneve te shtetit borgjez për përfitim kapitali politik ne ceremonitë e feve te ndryshme. Feja ka kufijtë e vet te veprimit. Po kështu fete e veçanta kane rregullat e veta dhe nuk duhet te përdoren politikisht as nga shteti, as nga partitë politike te borgjezisë. Përvoja historike ka provuar se shteti borgjez, me klasa antagoniste, e ka përdorur dhe e përdor fenë për interesat e tij politike. Po edhe feja ka qene ne ujdi me shtetin borgjez, i ka shërbyer shtetit borgjez per realizimin e misionit te saj. Ndryshe vepron shteti socialist, por kjo është një çështje tjetër dhe do trajtuar me vete!

Qe te shmangen ekseset e ekstremisteve e te fundamentalisteve fetare, organet qendrore te fesë duhet te sqarojnë publikisht rolin e tyre. Po kështu edhe shteti e shkolla. Fatkeqësisht, sot nuk shihet te propagandohet e te zbatohet deviza: Feja e shqiptarit është shqiptaria! Atdheu, kombi mbi fene”! Ky është nje ogur i keq! Kurrfarë ngjashmërie nuk ka midis fesë e ideologjisë komuniste.

February 2, 2018 13:44
Komento

14 Komente

  1. vasili February 2, 14:15

    Nga e germuat dhe e ekspozuat,kete kadavren islamiste-komuniste rem-xhafa,duke qelbur keq gazeten?

    Reply to this comment
    • Tundra February 2, 18:31

      PO PO PO.
      Muzhiku Muharrem Xhafa perballe Carit Putin. Rremen duhet ta vene ne krye te OKB, e meriton.
      Veçse ka shume muzhike te tjere se Rrena. Si do zgjidjet kjo nyje?

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku February 2, 14:22

    Mire e ke ti Rremo, Putini nje social-imperialist revizionist sovjetik eshte. Enver Bytho Legjenda i luftonte nga kolltuku keta te poshtrit e sa here u kishte shkaktuar disfata te tmerrshme. Edhe ty te lumte, vazhdo ne rrugen e Komandantit. Kujdes nga skleroza.

    Reply to this comment
  3. katarakti February 2, 15:28

    Putini ka shume te drejte kur pohon se komunizmi dhe krishterimi jane te ngjashem. Jane shume te ngjashem si per moralin qe ofrojne ashtu edhe per nje shoqeri te drejte dhe te barabarte qe keto ideologji mbeshtesin.. Xhafa ketu ngaterron me qellim gabimet dhe shtremberimet qe kleriket i bene predikimeve te Jezu Krishtit. Krishterimi autentik i Jezuit eshte shume larg krishterimit qe ekziston ne boten e sotme. E njejta gje ngjau edhe ne komunizem. Te ashtuquajturit komuniste njihnin nga doktrina e Marksit, nese e kishin lexuar, vetem luften e klasave dhe diktaturen e proletariatit. Ata i keqperdoruan dhe i shtremberuan tmerresisht idete e Marksit. Si perfundim Krishterimi dhe Komunizmi ne idete e dhe platformat e tyre jane shume te ngjashem me njeri tjetrin, Por kleriket dhe komunistet i deformuan mesimet dhe idete si te Krishtit dhe te Marksit. H.G.Wells, autori i “Luftes se boteve”, “Makina e kohes”, “Njeriu i padukshem” etj etj e ka cilesuar Krishtin si revolucionarin e pare mbi dhé. “Kush ka 2 kemishe, njeren duhet te ia fale atij qe nuk ka”, “Me kollaj hyn gamilja ne vrimen e gjilperes, se i pasuri ne Mbreterine e Zotit”, – ka pase predikuar para 2 000 vjetesh profeti i mençur. Pyetja shtrohet: a ishin Enveri, Stalini,Mao Ce Duni, Pol Poti etj etj komunista apo jo?! A e njihnin ata doktrinen e Marksit? Thuhet qe ne rast se Karl Marksi do te ishte çuar nga varri ne vitet 1980, ne kohen kur komunizmi sundonte ne gjysmen e botes, ai ne hyrje te kapitalit do te shkruante”Proletare te te gjitha vendeve, me falni”.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku February 2, 16:07

      Sic ka thene Andreoti, ne nje citim te lire: Komunizmi dhe krishterimi jane njelloj ne premtimet qe bejne. ndryshimi eshte se premtimet e krishterimit jane per pas vdekjes, kurse rrenat e komunizmit jane para vdekjes.

      Reply to this comment
  4. Enveri=Jezusi + Muhameti + Nevruzi i Cepanit February 2, 16:43

    U habita kur shikoj qe nja anonim si Muharrem Xhafa po i pervishet Putinit nje lideri boteror (i mire i keq nuk ka rendesi) dhe e paska bere cope-cope.
    *
    . Me shume habitem dhe me gazeten Dita qe na nxjerr Xhafen per te na mbushur mendjen se feja e shqiptarit eshte shqiptaria..eshte “non sens” pra thjesht nje biznes mediatik per klikime ne duelin e zakonshem kamuniste VS antikamuniste qe po degjneron ne komente bajate qe ngjajne me parrullat dikur ne halete e Rrogozhines te shkruara me fekale.
    **
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se fillohet qe ne rrjeshtin e dyte me dy-fjaleshin ;”regjim komunist” qe eshte bere boze….Te quhej keshtu deri nga 1997 dhe justifikohej..kurse tani ka ardhur te quhet normalisht sic ishte;

    SISTEMI SOCJALIST..
    ose PUSHTETI POPULLOR.
    .ose SHTETI ENVERIT..ECT
    ***
    Te shkruhet per kete teme duhen libra te tere por po tregoj vetem nje detaj pikant pse Enveri eshte mbi jezusin-Muhametin dhe Baba Aliun..
    .
    Lexova para pak vitesh nje interviste te nje artisteje shqiptare te spikatur ( e kam ne rreth miqsor te ngushte) ne nje gazete te madhe perendimore dhe midis te tjerash pyetjes per hakmarrjen dhe kanunit ju pergjigj normal por nuk e spjegonte se kush ishte AI qe e zhduku kete gje te tmerreshme qe nuk e ndaloi AS PRIFTI..AS HOXHA..AS DERVISHI…por e ndaloi Enveri…dhe zonja me tej nje pergjigje per “diktaturen” deklaroi se ne kohen e ‘Enverit te tmereshem” futeshe ne burg po te kendoje kenge te huaja apo te mesoje gjuhe perendimore…
    ..
    Ne nje feste familjare i them me takt kesaj mikeshe “me nam” se perse nuk e the qe gjakmarrjen e ndaloi Enveri….por ke thene gjera te neveriteshme se u futen njerez ne burg se kendonin kenge te huaja apo mesonin gjuhe te huaja…
    .
    Pergjigja: e pabesueshme..
    .
    Keto qe jane shkruar ne gazete nuk i kam thene une por gazetari (B.K) ma ka futur, i ka shtuar vete duke thene se keshtu i pelqejne gazetat e “medha” per te nxire ate kohe:..

    ..po mire moj zonje pse nuk i pergeshtron ?..
    ..une merrem me art na tha jo me politike……Heu !
    ____________________
    Morali i ketij komenti:
    ____________________
    Eshte e turpeshme qe akoma shqiptaret merren me kufomen e komunizmit ne nje kohe qe ai vend ka vdekur klinikisht dhe fantazma antikomuniste e nazi-berishizmit e ka mbytur dhe shperfyteruar ate vend ku mjaftojme te permendin vetem vella-vrasjen-gjakmarrjen dhe zgjerimin e frikshem te kanunit ku disa qindra familje dhe femijet e tyre jane te kycura si ne kohen e Leke Dukagjinit dhe asnje gazete apo televizion apo shoqate nuk guxon ta permende jo me ta zgjidhe apo te jape alarmin se te gjithe qe nga studiot vezulluese te Topave dhe Opinionave merren me kufomen e Enver Hoxhes dhe Sumen e Armina Mevlave te Sypeshkaqenit te Sllobodankes

    Reply to this comment
  5. Dhimbia e madhe Popull February 2, 22:44

    Si keni sy e faqe, zini ne goje,Enver Hoxhen, Ate njeri PROFET te shqiptarizmes,qe realizoi enderen sa te Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe te plakut Ismail Qemali ,,si i TRETI po i VERTETI,udheheqesi shqiperise dhe me tej,Me ate qendrimin ndaj Moskes te viteve 60t dhe Pekinit,ani se udhehes i nje shteti te vogel,po DINJITOZ, Ai kreu MISIONIN qe i caktoi HISTORIA,dhe do mbetet ne Histrori si i RALLI i Saj. Sa njollosni veten kush don te mare ate nepergoje. ENVERI ishte dhe MBETET;i treti dhe i verteti i shqiperise MEME. Nuk ka burra ta perfaqesojne Ate sot.Ata i lindin EPOKA. Mos demtoni IMAZHIN e SHQIPERISE, ne kohen e atij udhehequr.
    Historia VETEVENDOS ! jane BEMAT e ASAJ kohe !

    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
  6. Servet February 3, 07:58

    Kush ka qene ai as tek a genjyer se ne kohen e qoftelargut nuk kishte gjakmarrje? Ti nuk din asgje sepse ne ate kohe jo vetem qe televizoret ishin shume te paket por nuk ja mbante askujt te jepte te tilla lajme. Ne ate kohe ipeshin lajme vetem per arrestimin e grupeve armiqesore por no per vrasje apo vjedhje ndersa ate qe ka thene ajo zonja I dijne te gjithe sepse e kane vuajtur .

    Reply to this comment
    • KUR DO TE SHOHIM VENDIN ME QEVERI E LIGJE ? February 3, 19:37

      O Sevret , ke nevoje te lexosh me shume dhe te na “mesosh” me pak , sepse ende nuk je kthjelluar , me keto qe na shohin syte e na degjojne veshet cdo dite : Krim , krim dhe vetem krim , ne radio , ne televizion ,ne gazeta , neper mbledhje e biseda mes shokesh e te njohurish , ne fjalimet e perditeshme te politikaneve dhe sidomos ne parlament , jane pikerisht ata me kriminelet , banditet e kusaret me vule ne balle , qe nuk e leshojne nga goja fjalen krim e kriminel . aq e dashur eshte bere per ta kjo fjale e urryer !

      Reply to this comment
  7. Nrebi Agolli February 3, 13:30

    Ai e thote per Kristianizmin jo per fene ne pergjithesi. Kristianizmi po ti heqesh flalen Zoti eshte filozofi

    Reply to this comment
  8. Pellazgos February 3, 13:33

    Feja nuk ka te beje fare me Zotin apo krijuesin e botes,se perfaqeson nje grup njerezish qe “perdorin” dhe propagandojne ne emer te Tij.
    P.sh.
    Ne Krishterim thuhet qe diten e trete kur vajten tek varri i Krishtit te “derguarit” e Tij,varri ishte bosh.
    Nuk ka faj ai budalla qe e tha dhe e “pa” por te “zgjuarit” qe besuan kete budalla.
    Per Zotin dhe njeriun e Tij te vertete eshte me e lehte te besosh qe Gomari fluturon se sa nje njeri i “quajture” nga te “zgjuarit” Zot qe u ngjall.
    Ne qofte se eshte simbol i nje veprimi barbare i nje Perandorie atehere faktet “historike” humbasin rendesine e tyre.
    Sa per Komunizmin kjo ndjenje e barazise ka lindur qe me lindjen e majmunit apo njeriut ne perceptimin dhe ndarjen e ushqimit dhe veglave te tyre.
    Kuptimin dhe qellimin e Zotit ne toke dhe ne Kozmos te paret qe e kane aresyetuar jane Greket e Lashte.
    Tek Ai jane te pasqyruara cfaredo fenomene pozitive te njeriut qe eshte nje qenie e lire dhe si i tille ka mundesine e zhvilimit te aresyes pse dhe cfare eshte rendesia e Jetes se Tij.
    Ne Krishterim apo Islam njeriu nuk ka liri,nuk dashuron,nuk zhvilohet,urren dhe lyfton ate qe nuk beson tek budalalleqet e tij.
    Kjo u tregua historikisht me Rilindjen Evropiane.
    Cdo te thote Rilindje?
    Kur dicka ka “vdekur” dhe po ringjallet.
    Mirepo fatkeqesisht nuk u ringjall plotesisht se keto Fe nuk e kane problem te bashkepunojne me politikane,hajdute,kriminele,etj.
    P.sh.
    A eshte e Zotit dhe respekt ndaj Tij mthimi i Parthenonit ne Kishe dhe me vone Xhami?
    Feja eshte prodhim i pushtimeve,grabitjeve,genjeshtrave,mashtrimeve.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 4, 09:12

    O Rreme po si nuk ka pasur fe ne kohen e kumandarit! Ne ate kohe feja ka qene partia-hyjni madje me biblen e kuranin e saj te marksizem-leninizmit ne salce shqiptaro-sllavo-ruso-kinezce-totalitare. . Ajo vendoste per jete a vdekje, ajo ishte e plotfuqishme, ajo zgjidhte problemet, asaj i drejtoheshin e i faleshin te gjithe ne te mire e ne te keqe. Asaj i rrrefeheshin mekataret e ti me shkruan qe cobanet e zbritur nga mali me ne krie kumandarin zhduken fene. Jo ore jo ata vetem sa zevendesuan nje fe me nje tjeter, nje dokrine fetare me nje tjeter. Kjo eshte arsyeja qe mbetem gjysme shekulli pas nderkohe qe fqinji yne, Jugosllavia e Titos ecte ne nje hap me Europen.

    Reply to this comment
  10. Kthehu shoku Enver,ti kemi falur te gjitha February 4, 23:23

    Jam habitur me kete artikull ne mediat angleze dhe jam dakort ne nje fare menyre…
    .
    Nuk jam kunder fese por shteti te paguaje rrogat dhe sherbimet per 6000 klerike ( deri te pastruesit e haleve te tyre) te 4 feve kryesore nuk shkon..PSE TE PAGUAJE SHTETI MILJONA DOLLARE NE VIT PER KETA MJEKRROSHE PARAZITA

    Le te mbajne besimtaret feve e tyre dhe te paguajne nga xhepi i tyre priftat dhe hoxhet

    Nuk shkon kjo puna e feve kur ILIRMUTA nderoi kolonelin Janullatos apo Myslymat kur falen ne Tirane kthejne bythet Gjergj Kastriotit

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    .
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.

    Në vend të thirrjeve
    “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam.
    Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”,
    nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.
    ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*