Fejzi Micoli, heroi me 9 plagë si të kreshnikëve

January 12, 2018 10:06

Fejzi Micoli, heroi me 9 plagë si të kreshnikëve

Nga Ruzhdi Bajrami

“… Në Bolenë Fejzi Micoli,

Flakëron si dritë ylli;

Shtati derdhur metal bronxi

Ballit çelur lule prilli…”

Edhe kaq sa shkruhet në rreshtat e para për bëmat e këtij heroi, do të ishin të mjaftueshme për patriotizmin e tij, por jo, jo, heroi ynë rrezaton më shumë…, ai është nëntë herë dëshmorë, heroi i atdheut… “Hero mbi heronjtë”.

Mbi trupin e tij mori nëntë plagë plumbi nga nemcia hitlerjane, që e kafshoi si kuçedra me gjuhë flakësh, por ky bir i Bolenës që e kishte në gjak trimërinë s’u tut, përul e gjunjëzua, si kreshnikët bashkë me bijtë e tjerë të Shqipërisë, ja preu gjuhët kuçedrës, plagët i mjekoi me amanetin e shokëve të rënë, lotët e nënave, lirinë e atdheut, dhe luftoi si ai cep më cep të Shqipërisë, mori nëntë plagë, por luftoi 900 herë më shumë deri në çlirim të atdheut. I tillë ishte dhe do të mbetet për jetë të jetëve në kujtesën e brezave, heroi ynë “Fejzi Micoli”.

Fejzi Micoli

Jeta e tij është e mbushur plot vuajtje, mundime, sakrifica, përkushtim e urrejtje ndaj shtypjes e pushtimit, por edhe e gatuar me guxim, heroikë e trimëri, për të luftuar, që ta shihte Shqipërinë një ditë të lirë e të pavaruar, të begatë, e të lulëzuar… U lind në një familje të varfër fshatare. Xhaxhai i tij Sino Micoli erdhi nga Amerika e ra dëshmor për çlirimin e Vlorës më 1920. Prindërit i vdiqën shpejt, mbeti jetim bashkë me vëllain e tij Idajetin (Dëshmor i atdheut).

Të dy vëllezër të mitur u përballën me vështirësitë e sakrificat e jetës. Vuajtjet i burrëruan para kohe. Fejziu si më i madhi, në moshën 17 vjeçe (1931), u detyrua të punoi në Kuçovë, më pas në Vlorë në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës, gurore e gjetkë.

Gjatë pushtimit fashist punoi në ndërmarrjen “Xhonio – militare”, hamall në port dhe shoqërinë italiane “Puriçeli”. Me krijimin e P.K.Sh, qe nga të parët që përqafoi idetë e saj. Aktiviteti i tij patriotik e revolucionar për çlirimin e atdheut është i madh, ai pasqyrohet në katër faza kohore: Vlorë, Bolenë, Brigadën e I. S dhe vitin e parë të lirisë (1945).

NË VLORË

U lidh me Hysni Kapon e Mumin Selamin. U bë njëri nga aktivistët e dalluar të Komitetit Qarkor të Vlorës, mori pjesë në demonstratën e bukës (9 mars 1942) në ballë të demonstruesve, për shkak të aktivitetit revolucionar ndiqej nga fashistët dhe u hodh në ilegalitet me shumë shokë të Vlorës. Korrik 1942 Fejziu u bë anëtar i njësitit të parë partizan të Qarkut të Vlorës dhe ju dha pseudonimi “Vullneti”. Ky njësit zhvilloi veprimtari luftarake në qytet e fshatra, pjesë e të cilës ishte edhe bolenasi F. Micoli.

– Më 4 dhjetor 1942, u krijua çeta Plakë e Vlorës, ku Fejziu qe komandant skuadre.

– Më 21 tetor 1942, mori pjesë në pritën që ju bë në Mal të Bardhë autokolonës italiane, duke treguar trimëri të rrallë.

– Më 26 dhjetor 1942 mori pjesë në djegiet e depove italiane në Radhimë.

– Më 31 dhjetor 1942, mori pjesë në luftën e Gjormit.

– Më 10 shkurt 1943, me Dervish Hekalin dogjën depot italiane në Patos.

– Më 21 shkurt 1943, në Selenicë sulmoi kazermat e karabinierëve italianë etj.

Veprimtaria e tij ra në sy dhe filloi të ndiqej nga milicia fashiste, por ai ishte trim e i guximshëm.

Ja dy aspekte nga veprimtaria e tij revolucionare në Vlorë:

-Një ditë u ndodh ballë për ballë me një kapiten të milicisë, e njihte se babai i tij Hyseni kishte punuar bujk te agai që ishte babai i kapitenit (milic i fashizmit). Kapiteni i armatosur rëndë e i krekosur si gjel po ecte pranë patrullës, befas pa Fejziun dhe u shtang…! Fejziu me gjakftohtësi iu afrua dhe i foli prerë:

– Qërromu nga sytë, zagar, s’dua të ndyj dorën me ty, se kam punë të tjera më të rëndësishme për të bërë. Kapiteni shërbëtor i pushtuesve se bëri dy, iku me bisht ndër shalë.

Ky Fejzi Micoli, trim me çika stralli, K. Qarkor i Vlorës e kishte ngarkuar edhe me detyra të tjera të rëndësishme zbulimi, që i kryente në mënyrë perfekte, të cilat i ushtroi edhe më pas në Brigadën e Parë Sulmuese.

Aspekti i dytë: Bisedë në familjen e Shaskajve – Kocul.

I zoti i shtëpisë i thotë: “- Ju partizanët s’keni kokë kush t’ju drejtoi, Shqipërisë i duhen burra, populli është si kope dhensh që nuk lëviz dot pa dash përçor”. Fejziu – gjakftohtë, kurajoz e me qetësi mendimi, por jo pa urrejtje iu përgjigj:

-“Shqipërinë do ta çliroi e drejtoi vet populli, duke nxjerrë në udhëheqje bijtë e tij më të mirë. Iku koha e Shaskajve dhe e sërës së familjeve tuaja, që e quani veten desh përçorë dhe popullin kope dhensh”. Rastet tregojnë vendosmërinë e këtij trimi të paepur, që për lirinë s’falte grimën.

            NË BOLENË

Kurrë s’i humbi lidhjet me vendlindjen. Edhe pse i ngarkuar me detyra të rëndësishme, ai vinte shpesh edhe në Bolenë. Bazë kishte xhaxheshën e tij Hankon, të cilën e thërriste me emrin “LIGO”. Në shtëpinë e saj solli dhjetëra trakte. Gjatë një operacioni, fashistët gjetën traktet, dogjën shtëpinë dhe arrestuan e burgosën djalin e saj Zenelin. Gjatë ardhjes në Bolenë “Vullneti” mori kontakt e u njoh me Mustafa Matohitin, Bexhet Memën dhe kuadro të L.A.Naçl. që vepronin në zonën e Kurveleshit.

Emri i tij u ngrit lart nga qëndrimi kritik që mbajti ndaj fraksionit të “Xhepit”, i cili shfrytëzoi vrasjen e vëllait të tij Idajetit (Dyshekun), për të goditur lëvizjen N.Çl. Nuk ra në këtë grackë, sqaroi popullin e Bolenës dhe gjithë luftëtarët e “Çetës Plakë” të Vlorës.

            NË BRIGADËN E PARË SULMUESE

Me krijimin e Brigadës së Parë Sulmuese Fejziu u rreshtua në radhët e saj, kreu detyra të rëndësishme zbulimi e komandimi deri në komandant batalioni. Luftoi në Korçë, Berat, Mallakastër, Librazhd, Dibër, Mat, Tiranë, deri në Malësinë e Shkodër. Nëntë plagë mori luani, por se mposhtën dot, luftoi si dragua me flatra. Për herë të dytë i ra të luftonte në Patos, këtë herë si komandant kompanie i Br. I. S. U ndesh trup më trup me gjermanët, e mbuloi tymi e flaka e artilerisë armike, shokët thanë se u vra, por jo s’vritej kreshniku, u ngrit, shkundi baltërat dhe vazhdoi luftën… Aktet e tij heroike janë të panumërta. Në Mat kundër gjermanëve dhe mercenarëve të Gjon Markagjonit e Abas Kupit, asgjësoi mitralozin armik, duke treguar një akt të paparë trimërie, i cili tmeroi nazistët e mercenarët.

Zgjuarsia, trimëria dhe heroika e tij shkëlqeu në luftën e Tiranës. Fejziu udhëhoqi batalionin në një sërë goditjesh të fuqishme për çlirimin e qendrës së kryeqytetit dhe gjithë Tiranës. Mbas luftimeve të ashpra ditën, natën zbriste në qytet organizonte aksione zbulimi e asgjësimi të njësive e shtabeve gjermane. Vetëm gjatë një nate në Tiranë në krye të një njësiti të vogël partizan, kapi një kamion me materiale luftarake, pastaj i bëri pritë një veture me tre oficer madhor gjermanë, i asgjësoi dhe mori një çantë me dokumente të rëndësishme, që ndihmuan për njohjen e situatës së armikut.

Bashkëfshatarët e tij kanë treguar, se si këto aksione, ai kreu me dhjetra nga jugu në veri, por ato të Tiranës janë akte madhore e të papara. Bashkë me Fejziun doli partizan dhe bashkëshortja e tij Hajdinea, duke lënë vetëm dy fëmijë: një e dy vjeç, Viton dhe Mënon, për ta u kujdes dajua i tyre Lato e Labikë Allushi. Lufta dhe përkushtimi në Br. I. S. e bëri Fejzin jo vetëm një luftëtar trim, por edhe një kuadër të zot, ushtarak që drejtoi me zgjuarsi e trimëri batalionin në beteja të vështira, por i fitoi ato, se ishte amaneti i shokëve të rënë dhe ëndrra e madhe e lirisë e cila u vulos më 29 nëntor 1944 me çlirimin e Shkodrës e gjithë Shqipërisë.

Vula e 29 nëntorit 1944, është e ngjyer edhe me gjakun e nëntë plagëve të kreshnikut tonë Fejzi Micoli. Në një foto në ish muzeun e luftës N.Çl, të Fejzi Micolit dalë me një shok partizan ditën e parakalimit të Qeverisë së Parë Demokratike, në diçiturë shkruhej: “Gëzuar festën shokë!!” Simboli më i bukur i asaj dite, dy partizanë të përqafuar urojnë njëri – tjetrin për festën e lirisë 29 nëntorin e vitit 1944. Fotua dalë me rastin e 30 vjetorit të çlirimit, marrë nga Muzeu Tiranë, dhe ekspozuar te pallati i kulturës në një stendë gjigande, ku njeri prej tyre ishte heroi ynë F. Micoli.

            NË DITËT E PARA TË LIRISË

(15 janar 1945)

Vendi ishte çliruar. Plagët e luftës dukeshin kudo, bijtë e atdheut që luftuan po merrnin përsipër detyrën e ringritjes së Shqipërisë. Fejziu prej një viti në Tiranë kryente detyrën e komandantit të batalionit me gradën kapiten. Në janar të vitit 1945, me batalionin që komandonte iu dha urdhër të shkonte në Malësi të Shkodrës (Kelmend) për spastrimin e asaj zone nga reaksioni dhe forcimin e pushtetit popullor. Gjatë këtij aksioni në zonën e Tamarës, batalioni u gjend i rrethuar nga forca të shumta mercenare, në një terren tepër të thepisur e malor.

Megjithatë Fejziu me gjakftohtësi organizoi sulmin, çau rrethimin, batalioni u tërhoq, por ai ra heroikisht ashtu siç bien trimat. I plagosur rëndë i pështyti në fytyrë mercenarët, duke i quajtur sahanlëpirës të fashizmit. Bashkë me të u vra edhe komandanti i kompanisë togeri trim Aliko Meçe i cili u kthye gjatë tërheqjes për të ndihmuar komandantin. Në këtë aksion u vranë 40 partizanë. Mbi lumin e Cenit bashkë me gjakun e tyre rrodhi edhe gjaku i dy partizanëve trima të Bolenës. Sot në faqet e atij lapidari janë skalitur 40 emra mes tyre: Fejzi Micoli “Hero i Popullit”, Aliko Meçe, “Dëshmor i atdheut”.

Për qëndrueshmëri të lartë, akte të shquara trimërie në luftën Nacionalçlirimtare e atë kundër tradhtarëve të vendit, Kuvendi popullor e ka vlerësuar Fejzi Micolin me titullin më të lartë “Hero i Popullit”.

Le të ndryshojnë kohët, sistemet e qeveritë sa të duan. Edhe 1000 kohë të vinë, heronjtë janë të pavdekshëm.

January 12, 2018 10:06
Komento

6 Komente

  1. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) January 12, 23:40

    Rilindia Kobetare dhe ZAVALANLLINJTE !
    Kapedanet e Zavalanit-lane HISTORI…

    Pika kulmore e luftes kur Zavalani me bijte e tij ka dhene kontributin e shquar,eshte ajo e Rilindies Kombatare. periudhe qe me te drejte eshte quajtur nga krijuesit:”Shekulli me i rrepte, por me i ndrituri,me i fuqishmi, me revolucionari ,me i mencuri.”
    Te tera keto e bejne kete periudhe;”Nje kostelacion Yjesh”qe ndriconin ndergjegjen shqiptare.Kete periudhe
    kur frynte era e re,pra ringjallia kombetare ne te mire te kombit.,cdo zavalanlli e ndieu,me ne krye djemta e pushkes dhe te penes: Mendu, Fehim, Izet Zavalani dhe kapedan Jano P.Xhoga-Zavalani,qe do te jepte deri jeten,per ato ideale.(Ne Nendor-Dhjetor 2013te,ishte 100 vjetori i renies tij ),ne fushen e luftes me shovenet greke, ra si bien trimat, atje mes Shqeri-Dangellise,tek “Ura e Dashit”ne Benje.(Qarku i Gjirokastres e ka nderuar me titullin”MIRENJOHIE”,(pas vdekies 2015)
    Pararendes:Ymer e Cerciz Zavalani, pjesmarres ne mbledhien e Frasherit ..1876.sa bashkekohesitSejfulla, Jahia e Dalip Zavalani e tj., krijuan;qerthull atdhetarizmi te pashoq per kohen. Ata bij, krye zavalanllinjve sa Dangellioteve,u bene mbeshtetie e udheheqesve kryesore te rilindasve atdhetare nga mbare vendi,krah Cerciz e Bajo Topullit,Mihal Gramenos,Riza Velcishtit, Vngjel Gjikes,Mehmet Pavarit,Mehmet Kajces,me At Stath Melanin e Themistokli Germenjin,Nasi Pelivanin( ky me 1917).Rene, i pari krye betejes Kapedan Jano Xhoga krye cetes tij me 10 dhjetor 1913.
    Te gjithe keta luftetare te lirise dhe shume te tjere, kane gjetur mbeshtetie ne Zavalan,me baze shtepite e trimave.Gjithe zavalanllinjte ne breza,kane patur parasysh,dhimbjet e medha te atdheut tyre dhe kane luftuar per jete,si thoshin Rilindasit me pene,sa Tajar Zavalani pasues,ne vepren e tij shkruar:
    -“Shqiperine duan ta qethin te gjithe (fqinjet kryesisht) ..Te mbrojme me gjak trojet tona qe na kane lene te paret; stergjysherit e gjysherit tane…”
    ” Mos ta ndajne pjese-pjese sikur s’ka njeri”..
    “Te flijohemi ne Alltarin e atdheut”,ka qene moto e tyre.
    per historine e Dangellise e ne vecanti,per ate te Zavalanit,eshte bere shume pake (pejashto”Vellezerit Frasheri”,per te mos thene aspak. Edhe nje here faleminderit znj Meri Lalaj;librin kushtuar Tajar Zavalanit.
    Dihet e thuhet:
    “Njeriu e ben historine, me bemat e tij e me te miret, gjithnje kane qene ne krye,te tjeret ua shkruajne historine “.
    Si duket per Zavalanin dhe zavalanllinjte,”shkruesat” , (te mos i quajme historiane), kane munguar deri me sot…me nonje perjashtim si ka qene Tajar Zavalani,qe me penen e tij,na pejetesoi emrin e Zavalanit, jo vetem te fisit tij.
    Nisur sa me siper,une,ne shenje autokritike,qe e ndiej se jam shume von nga porosia lene “Luftetari Shekullit” Vasoa Dama-(Micani),ish krah Kapedan Janos, ne ate betejen e 1913tes.me arme ne dore,na ka lena amanet tregimin e tij ne gusht 1991,gati nje shekull jete,tre muaj para ndaries se tij nga jeta.Nje shekull jetuar me armen ne dore,ne L..Clirimtare me fjalen “brisk”per antishqiptaret nje jete. Sot po e zbardh(korrik 2013) perfundimisht,theniet e tij sa ato shkruar Pr. Stilian Adhami e Apostol Kotani ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise.sa 100 vjetorit te renies se Kapedaj Jano Petro Zavalani.
    * Le te njihemi me kete HERONJ te pa shpalur :
    1 – Fehi bej Zavalani dhe Kongresi i manastirt :
    Femiu ka lindur ne Zavalan me 1859, kur vendi ziente nga urrejtia kunder sundimit turk, kur ndjenjat atdhetare ishin zgjuar. Stergjyshi i tij, Dalip permeti,ka qene ushtarak e besnik i Ali Pash Tepaelenes ,ashtu si kusherirei tij,Sejfulla Zavalani,antar i “Shoqerise se te Shtypurit Shkronj shqip”me ne krye Sami Frasherin ne Stamboll, sa antar i Kryesise se “Lidhies Prizrenit “.
    Fehmiu lindi ne nje familie atdhetare me tradita bujarie te baba Qamilitdhe te nene Zybejte. Sa dime femijnine e ka kaluar ne vendlindie,ku ndikimi i frashellinjve dhe Teqese bektashiane,ndihmuan,edukimin e tij atdhetar.
    Aty mesoi turqisht,arabisht dhe persisht.
    me 1879 ,sipas te dhenave biografike nga Zavalani ka shkuar ne Stamboll,ku ka kryer studime ne shkolla, ndihmuar nga naim Frasheri dhe vellezerit e tij.(Ne kohen e sundimit te sulltan hamitit te IIte i cili lejoi mesimin e gjuhes shqipe,lirisht ne shqiperi. Abetaret e para ne gjuhen shqipe ,perhapeshin ne cdo skaj te Shqiperise se asaj kohe.Fehmiu ishte nder te paret qe jo vetem e mesoi shqipern,por edhe e perhapi nder bashkeatdhetaret ne Zvalan e mbare Dangelline.
    ne vitet 80 e shek.XIX,familia e tij kaloi nga Zavalani ne Korce ( idyti qytet pas Manastirit nga rendesia per kohen).Na ato vite formohej Fehmi Zavalaniplotesisht si atdhetar i vertete. Ne 1860 ne Manastir, nen udheheqien e patrioteve,u formua “Komiteti i Fshehte”me ne krye patriotet:Jovan Cico Kosturi,Orhan Pojani,Thimi Marko,(Shqiptari mbiquajturi, per atdhetarizmin e tij,Hapi shkollen e pare shqipe ne Korce) .Krah tyre Fehim Zavalani duke marre pjse direkte ne perhapien e gjuhes shqipe.
    Pas 1896,vendosur nga Stambolli ne Manastir,perfundimisht hyri ne kontakt me organizatat atdhetare ,krah Halit Berzheshtes,Sabri e Shefqet frasherit ,kuneterit e tij.
    Aty njohu Gjergj Qiriazin dhe avancoi punen e tij atdhetare.Bashkepunoi me Shahin Ypin(Kolonja)ne botimin e gazetes “DRITA”e te tjera gazeta qe nisen ne shqip.Shtepia e Qiriazeve ne Manastir u be qender e takimit tyre.Aty do te njihen me Bajo Topullin.Jashar Bitincka u emeruane shkollen e mesme turke me Shefki Vllamasin nga Navosela e Kolonjes.Ata se bashku,o te krijonin nje tjeter organiziim te shqiptresve,si organizate e fuqishme emrertuar: Komiteti shqiptareve per lirine e shqiptareve”,me nje program politik qe ju pergjigjej kerkesave te Levizies Kombetare ne vend.
    Fehmi Zavalani ne kete Komitet zuri vend kryesor ne drejtimin e tij deri ne lidheie me shqiptaret jashte Atdheut,nga Bukureshti e Sofia dhe do te inertnohej ne Siri,per dy vjet(1908)sa u shpal Kushtetuta e Re Turke.
    Nga internimi kthehet ne manastir e me 31 korrik 1908 themelohet klubi “Bashkimi”,ku mer kryesine e tij dhe me 14-22 nendor 1908, ne kongresin e Manastirit, hapi ai punimet e atij Kongresi . Deri ne Vjene do te shkonte (1909)me Kristo Qiriazen.(Vellane e Gjergjit)per te siguruar shtypshkronje e pare shqipe.Me te nxoren numerin e pare te gazetes “Bashkimi Kombit” me drejtor te pare Fehim Zavalanin.
    Fehimi do te provonte dhe burgunnga pjesmaria ne kryengrituet e antiosmane (1910)ne Kosove, shkuar si zedhenes i kesaj permes gazetes “Bashkimi Kombit”,drejtor i se ciles ishte Ai.Kjo gazete u beri jehone ngjarieve te rendesishme , paraprirese te Shpallies se Pavaresise.(qe e 1909)nga do te perhapte gjuhen shqipe dhe idealet kombetare ne klube te tjera te trojeve shqiptare.Permes ati klubi, ai do te behej mbeshtetesi i levizies atdhetare.
    Shpallia e Pavarsise me 28 Nendor 1912,Fehim Zavalani, do e priste me aktivtet direkt dhe me mbeshtetie te Ismail Qemalit,i cili me 1913,e ngarkoi me misionin dipllomatik ne Serbine e asaj kohe,po Lufta Ballkanike ia nderpreu misionin.
    Periudha pas shpallies se Pavaresise do te mbushej me aktivitete te panderprera ,deri sa dhe jeten ne 1940,kohe per te cilen kemi pake te dhena..
    Po cila ishte perberia e families se Fehim Zavalanit?-
    Baba Qaniu e nene Zybijde da ta linin sa krijoi familien e tij, me Qerimene,(motra e Sabri e Shefqet frasherit) me te cilen do te lindete 5 femije.Asimi,djali pare pati jete te shkurtes,vdekur gjate luftes se pare botrore. Adileja,motra 1995 lindur)(me nje histori te dhimbeshme deri pas clirimit te shqiperise).Hysen lindur me 1998,ky vdekur pas lufte dyte boterore.Dalipi,
    lindur me 1900 dhe Tajar Zavalani i shume njohuri,lindur me 1906,qe do te linte histori me vete,me shkollimin sa aktivitetin e tij si gazetar , perlthyes, Historian e politikan i kohes.per te cilen ka burime te vecante vepra e tij e shkruar sa Emisionete R.Londres (BBS) nje jete pas luftes se dyte boterore.Vdekur me 1966.Ne Londer.
    Per meritat e tij atdhetare qe pare viteve 1990,eshte dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor te Shqiperise, me medalie te kohes:Ne 2002,me 21 nendor president Republikes Alfrd Mojsiu,e dekoroi me Medalien “E Atre te Shqiponjes”me motivacionin:_”Per ndimese te vyer ne levizien kombatare per themelimin e komiteteve “Per lirine e Shqiperise” vecanerisht te klubit “Bashkimi” te manastirit dhe ne organizimin e Kongresit te Manastirit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe”.
    Per nder te kesaj fure nje ruge ne Tirane mban emrine tij; “Fehim Zavalani”.
    …Vijon.
    nga libri “Kuvendim me ENGJEJT dhe TRIMAT e
    Zavalanit”
    ( Botim 2017,Tirane.)
    Toronto12-01-2018 Dhimiter M.Xhoga.(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  2. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) January 12, 23:41

  3. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 13, 00:09

    Faleminderit penes suaj i nderuar Ruzhdi Barjami per sa na sjell sidomos ne te moshuarve-Shuajme nostalgjine.
    Suksese Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. ELIOT January 13, 10:53

    ESHTE NJE HISTORIE INTERESANTE ..DHE KRENOHEMI ME KETO TRIMA … QE LUFTUAN …. POR NJE GJE SE KUPTOJ … TE GJITHE QE LUFTUAN PARTIZANE AS QE E KISHIN IDENE SE C ESHTE ISHTE IDE KOMUNISTE …. AS QE KISHIN LEXUAR DEGJUAR PER PERRALLAT E MARKSI SE 90 % ISHIN ANALFABETA …. LUFTUAN THJESHTE ITALIANET GJERMANET … FORCAT E HUAJA TE OKUPATIONIT …DHE AS QE KISHIN NE IDE FIKSE PER KOMUNIZMIN .. DONIN NJE SHQIPERI TE LIRE …PA DIKTATURE .PA LUFTA KLASAS … ME DEMOKRACIE DHE LUMTURI .. DHE SU VRANE QE ENVERI DHE DISA FASHISTA TA PERVETESONIN LUFTEN N C ..PER TU BEE BORGJEZA ..PER TE JETUAR SI PASHALLARE DHE POPULLI SI NE AFRIKE JO E BENE LUFTEN PER POPULLIN DHE JO PER PARTINE E ENVERIT P K … …. DUA TJU TRGOJ NJE HISTORIE QE NDODHI NE FRANCE ME KOMUNISTAT …. KUR ALEATET E CLIRUAN FRANCEN U FUTEN NE NORMANDIE DHE PO HYNIN NE PARIS …… KOMUNISTAT NE FRANCE DISA NJE PAKICE … PERFITUAN NGA HUMBJA E GJERMANNEVE … DHE VUNE TRAKTE GITHANDEJ . DUKE E NXITUR POPULLIN PER LUFTE ..KUR LUFTA PO MBARONTE … DHE POPULLI PARISIEN MORRI ARMET ..DHE FILLUAN BARRIKADAT NEPER RRUGE .. POR KISHIN SHUME PAK ARME DHE U BLLOKUAN //// AVIONAT AMERIKANE QE KONTROLLONIN EUROPEN DHE FRANCEN DONI TE HIDHNIN ARME NGA AJRI … PER POPULLIN …….. POR GENERAL DE GAULLE … QE E DINTE MIRE QELIMIN E KOMUNISTAVE .. I THA AMERIKANEVE ….MOS TE FURNIZONIN POPULLIN ME ARME …SEPSE PASTAJ KOMUNITAT PASTAJ DO TE THONIN SE ATO E CLIRUAN VENDIN..DHE KESHTU U BE .. AMERIKANE T S HOLLEN ASNJE ARME .. DHE POPULLI NE PARIS NE FRANCE U BLLOKUA … NEPER RRUGE …DERI SA FORCAT E GENERAL LECLERC ARRITEN NGA NORMANDIA NE PARIS DHE KESHTU ATO E CLIRUAN PARISNIN VENDIN…POR EDHE POPULLI I FRANCES E BERI LUFTEN PER TE SHPORRUR GJERMANET NAZISTET DHE JO PER KOMUNISTA PER PERRALLAT QE TREGONIN TE CUARIT E STALINIT LENINIT …JO .. DHE PER KETE GJE ENVER DIKTATORI KURRE SE KA SIMPATIZUAR CHARLES DE GAULLES GENERALIN FRANCEZ ..MERCI …

    Reply to this comment
  5. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) January 13, 22:54

    Vijon nga dje:
    ..Rilindia Kombetare dhe Zavalanllinjte.
    105 vjet me pare;RA si HERO-Jano Xhoga-Kapedani.

    Figura kryesore te Zavalani ishin :
    1- Mendu Zavalani,rene krye cetes qe komandonte ne zonene e lalesise Pogradeci petre tecilinnuk disponoj dolumenta .duhet plotesuar kush ka te na ndihmoje..
    2- Izet Zavalani;po ashtu..
    3-Meleq Frasheri, ish luftetar ne mbrojtien e Tirane nga sulmi malazez 1924 rene ne luftime..
    4- Jano Petro Xhoga (Zavalani),nje nga ata burrra te Zavalanit qe duhet shkruajtur emri me germa kapitale e te arta .Se e tille ishte e tere jeta e tij dhene ne fushen e betejes si e japin trimat.
    Datelindien nuk ia mesova dot pasi,shtepine e tij,lene ai, atje ne Zavalanin e Dangellise, u dogj nga lufta me te gjitha .Asnje fotografi nuk kemi te atij- KRYETRIMI.
    Eshte bashkekohes i Vellezerve Frasheri e te, dangellioteve te tjere, luftetare rilindas qe pershkruaj me siper, nga u brymezua me atdhetarizem, per te cilen dhe dhe jeten me pushke ne dore kryecetes qe komandonte,ne lufte me fqinjet shoviniste,qe donin te copetonin Shqiperine e saposhpallur e Pavarur me 1912 ne Vloren Historike nga Atdhetari i madh Ismail Qemali, Nderi i Kombit.
    Janua,do te linte kater femije jetime buzequmesht; 3 djem dhe nje vajze. Djemte; Mihal, Lili ,Andrea dhe vajzen 4 vjece Lina.qe do te linte nje shembelltyre model;nene, nje jete me burrin ne kurbet,rritur nje djale e me te jetoi plot 92 vjet,ani se burrit s’ia pa syte,vec ato tre muajt e marteses me 1935 vjeshta trete.Djali lindi me 1936,nje jete rritur jetim.(Jetoi 75 vjet lene dy djem pasardhes,ndare nga jeta nga nje pushim zemre)
    Gjyshin Jano dhe bemat e tij, e kam njohur nga goja e Vaso V.Dama Micani(daja yne bere pas ndaries nga jete e kapedan Janos,)si ish bashkeluftetar qe 13-14-vjecar me Jano Kapedanin e,nje shekull jetuar,me ben te jetoj me ato kujtime.
    Ja tregimi i tij, pikerisht sa po mbushte shekullin e jetes tij,me 1989,treguar ne ate viziten fatkeqesisht
    ,prag ndaries me te,kujtime nje jete shoqeruar:
    Xha Vasua,me djalin tim 12-13 vjeca ne preher,(sa dikur ai me Kapedanin), i thote: -ARJAN te therasin dhe ate emer, per ta perjetesuar gjyshin,mbaje me nder.”
    -O i mjeri une qe nuk shikoj!? Ah sikur te jesh si Janua, ashtu si te kane vene emrin dhe,pacin uraten.Arian te therrrsin andej nga Tirana dhe,JANO u befsh.pa fatin e tij te shkurter. Jano u befsh, i bukur, i forte si Ai dhe trim i zgjuar si Ai.Por mos pac fatin e tij qe u nda nga jeta para kohe nga plumbat e armikut pushtues, kunder te cilit luftoi si trimat dhe Ra herroikisht duke luftuar ne mbrojtie te atdheut.
    Ra ne mbrojtie te dinjitetit te atdheut,synuar fqinjet per ta pushtuar,fill pas shpallies se Pavaresise.Ishte gjaku i Tij dhe qindra te tjereve qe ua prene rrugen planeve ogurzeza te tyre,ndaj vendit tone te vogel. Po jua tregoj deri nje nje,njohien time me Kapedanin, gjyshin e babait tend,se krah tij isha une,kur luftoi dhe dha jeten.
    *Aty tek “Ura e Dashit”ne Lengarice,qw ndan Dangelline me Shqerine,shkuam ne ndihme te Papa Stath Melanit dhe ai, me ceten e tij kunder pushtuesve. Na printe kapedan Janua,bashkekohes i Cerciz e Bajo Topullit, Mihal gramenos e trimave Zavalanllij ; Mendu,Izet Zavalani e Mit Koblara,ky zv. i tij.Sa mbaroi ajo beteja ne Qaf-Tabor,mes Ogranit dhe Lupckes krah Shqerise,na kerkoi ndihme Papa Stath Melani,per t’u bashkuar ne luginen e Lengarices(dege e Vjoses kjo) per te mos lene forcart pushtuase te futeshinne Shqeri-Dangelli.Shkuam atje pas asaj beteje maje Taborrit sa rruges,mespermaes Dangellise,ku Janua me ceten e tij,shpetoi disa fshatra nga djegia:Shijanin, Gorroshianin ,Ogren,lagjen Margaricove,Kostrec e deri ne Bodar,ku na erdh lajmi per ndihme qe kerkonte Papa Stathi, i cili vepronte ne Radimisht,Melan, Delvine,Izgar e Kovacisht sa Peshtanin,ku greket kishin masakruar popullsine myslimane.
    Ani se e lutem se u lodh,kapedani vazhdonte.- Pas udhetimit, ne te gdhire,rame befasisht ne prite, atje tek”Ura e Dashit” nga forca te shumta armike te armatosura deri ne dhembe.Ceta jone ishte prej 12 vietsh me Janon ne Krye i cil si vleresoj urdheroj: Shtrihuni djema dhe terhiquni perpjete kodres,ju mbroj une!
    Urdhei tij ishte i prere,Pa mbaruar mire ai komanden na mbuluan te shtenat e armeve te armikut,qe ishte posicionuar mire,ndihmuar nga nje spiun vendas.Nga ne, kapedani dhe urdhe \te prere -TERHIQUNI! vete qenroi ne pozicion maje nje shkembi,qe do te behej fortese e vertete per te.U zhvillua nje beteje e vertete; Nje me pesedhjete,si e thote dhe kenga kenduar trimit me pas populli.Shkembin armesh deri bomba dore nga armiku,sa kapedani mbasi mbaroi fisheket me dy bomba ne dore qelon nga turma qe po sulmonte e sakaqe,nje heshtie e plote.Nje manever e armikut kjo, e teksa kapedani beri te dilte me i mbrojtur ne ate shkemb fortese,nje plumb e zuri ne bale e tjetri ne zemer.qe i mori jeten ati kapedani trim me flete. Per cudi forcat kundershtare,largohen.Nje heshtie e plote.
    Ceta ne terheqie priste sinjalin e kapedanit,po asgje nukpipetinte. Zv Kapedani Mit Koblara,qe e kuptoi si kurth te armiku kete heshtie,urdheroi shoket te shkonin drejt pozicionit kapedanit na prapa shkembit.dhe dy shoke,te shkonin si fshatre te paarmatosur, per te kuptuar mashtrimin.Nisi dy bashkefshatrete kapedanit Pilo Kosten dhe Comin nipi tij,per te zbuluar kurthine.
    Shkuan dhe gjeten trimin si te ishte i gjalle, mbi talaganin mbeshtet,me dy plaget marre jeten< Nje plumb ne Balle e i dyti ne zemer.
    ..Kapedani ne ate maje shkembi ishte kthyer ne nje fortese MONUMENT,me tallaganin mbi krahe si flamur mbi nje krah,me ballin tere gjak,sa kraharrorin.Ishte vrare trimi me ato plumba si i marrin trimat,nje ne balle e i dyti ne zemer,ku permendi emrin e nenes
    Te pikelluar kthehen "zbuluesit"e pa rene ne sy si i porositi Zv Kapedani,u kthyen tek ceta sjelle ate lajm te kobshem.E kishin humbur kapedanin ! Koka na u pre aty per aty,dhe vec degjuam urdherin per marshim drejt kodres ku dha jeten kapedan Jano..
    Mua si me i vogli- thote dajo Vasua pas nje psheretime te thelle,-qe kapedan Janua me mbante ne preher ne pushimet gjate marshimit,pas asaj qe ndodhi,
    me nisen per ne shtepi.Pas gjashte ditesh,shkuam dhe morem kufomen e kapedanit,varrosur aty perkohesisht. E sollem ne vendlindie Zavalan,ku prehet dhe sot e kesaj dite,eshtrat e atij Heroi,besoj se e mban mend ti mor djale- me thote mua teksa,kerkoi nje gote uje.qe ia solli e mbesa,nje gote dhalle te fresket,po ai e pyeti: -Po faqoren ku ma ke moj cupe, se e dua nje glllenjke rraki rushi,pas kesaj bisede te gjate,apo jo me thote mua,teksa me doren e tij fton tim bir dhe e perqafon shoqeruar me fjalet.Mu befsh si te thashe- JANO Kapedani! -dhe e puthi ne balle,me ata sy,qe dikur te shikimi i tyre i vecante,cante male.
    …Pas falemderimeve e lame ate gjysh-HERO sa ARTIST te fjales se mencur,-te clodhej,aty ne ballkonin te shtepise,rreze malit te Micanit,nga kundrohej lugina e Osumit ku nis kanioni tij drejt Skraparit,me Ashikien, ate "muzeqe" bri te ciles Teqeja dhe mullijte e gurte.me karshi malet e Vithkuqit me Helmesin Historik.
    Nje vjersherim me keto motive,ia kam kushtuar atij Heroi te pashpallur..Jano Xhoga-Zavalani..

    Tirane 05-8-2013 Nga libri "Ne udhet e jetes".
    Vijon…. Dh, Xhoga (Guri Naimit) D.
    Toronto 13-01-2018

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D(Dh.Xh.) January 14, 01:52

    “Ecim ne gjurmet e tua”
    (Trinitrina mbesa ANA)
    “Ecim ne gjurmet e tua “,koken lart ma mbajne ato,
    Drejt lindies syte drejtuar,n’horizont,dicka kerkoj,
    Eren e atdheut larguar,larmine e tij perfytyroj,
    Pas meje mbesa rri menduar,brengat m’i kupton.
    Ne biciklete mbeshtet,
    Pyet tere kuriozitet:
    -Cdo te thote gjysh me thuaj,
    Eci ne gjurmet e tua?!

    – Mbesa ime, me degjo,historine po ta tregoj,
    Mes tyregjyshi yne,ne Dangelli dhe me gjerre,
    Me Papa Stathin bashkuar,Gramenon dhe te tjere,
    Pavaresia ne belbezim i tmerroi shtete fqinje,
    Shqiperine deshen ta ndajne, komshijte grabitqare,
    S’arriten ta bejne qafiret,planet ua prishen martiret.

    Ateherre treva Dangelli,kryeqender Frasheri,
    Lindi trima dijetare,mendonin vec,per vatane,
    Rreze Kokojkes ne Teqe,ata bene nje mbledhie,
    Kuvend emrin ia vune,beselidhie atje bene.

    Ne ate kohe Janua ritej,per luftetar pergatitej,
    Naimin degjonte ne vjersha e,trimat therriste:
    Se bashku me ta te sillte pavaresine,
    Atehere njohu burrerine, ne krah e hodhi martine.

    Gojetar kishte Mihale,Cercize per jatagane,
    Priftin trim nga Melani,shok armesh per Shqiperi,
    Me lufte ata fituan,Ismail Qemale nderuan,
    Komshijte lakmimtare, akoma deshen ta ndajne.

    Si ne luften Ballkanike dhe te pare boterore
    Nje qellim kishin qafiret,copetimin e Shqi[erise,
    Janua me arme ne dore, nuk e eshoi taborre,
    U rrjeshtua si gjithnje, ne roje te Pavaresise.

    Luftoi Kokojke e melesin,ne ceete me njezet vete,
    Pas kish nje poull te ere ,luftetare te vertete,
    Ceta me zene e Naimit,prane se c’i rrinte trimit,
    Papa Stathi kerkoi ndihme:-Prit urate, po te vime.

    Ne Lupcke pushimi pare,mbledhin veten luftetaret,
    Tines i zoti shtepis,informoi ai, armiqte,
    Tradheti e pa degjuar ,janua e kish kupetuar,
    Trimat njeheresh i mblodhi, pabesine ua tregoi.

    -Shoke, jemi tradhetuar,ndaj kendej duhet larguar,
    Pa kaluar”Uren e Dashit”me priftin jemi takuar.
    Tek “Ura Dashit” n’lengarice,cea trime ra ne prite,
    Dyshimi u vertetua, tha:-Tani degjomeni mua!

    Terhiquni djema mbroj une,e dhjakos kjo “pune”,
    Zhvillohet beteje e vertete, trimi nje me pesedhjete,
    Shoket shihte te shpetuar,ndaj luftonte si per dhjete,
    Tek qellonte mbi balozet,nje plumb i zuri doren,
    Permendi emrin e NENES,plumbi dyte imori zemren.

    Si te ishte monument,mbi tallaganin mbeshtet,
    Dukej si te ishte gjalle,nga ai nur qe kish marre.
    tere shoket pikelluar,per kapedanin e tyre,
    Mit Koblara sa degjoi,trimat drejt atij i coi.

    Pilo e Cami si vellezer,trimi u dukes i gjalle,
    Me i vogli Vaso Dama e qante si te jatne,
    Provizor i bene varre,te “Ura Dashit” ne Benje,
    U kendua vec nje kenge;ish ajo;”Per MEMEDHENE”.

    Pas dy diteshkuur vane,trupin trimit per tia marre,
    Nje meka i vertete, koken desh,ia kishin prere,
    Si Hero, gjysh Jano re, ne themel te PAVARESISE,
    Na nderove Dangelline,po me shume-SHQIPERINE.

    **Buze Brinjes tek kisha,emri MONUMENT i JANIT
    Jano Xhoga Zavalani, rene per liri VATANI,
    Ne 90 vjetorin rene, krnarisht te kujtojme(1)
    Na le per brezin e ri, AMANET kete HISTORI.

    1 -Ne 100 vjetor- nderuar nga Qarku Gjirokastres me
    titullin MIRENJOHIE”-
    Per ju sot, Gazeta DITA ,ne 105 vjetorin e renies.

    Toronto13-01-2018 (Guri Naimit D.)Dh,M.Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*