Feka, ushqime me listë në dyqan

January 31, 2015 16:42

Feka, ushqime me listë në dyqan

Majori i ushtrisë shqiptare që u rrëzua në Spanjë me një helikopter të mbushur me drogë, në dyqanin e lagjes ku jetonte në “Kombinat” ka lënë një listë të gjatë ushqimesh pa paguar.

Në rrugën “Anri Buazen” ku ndodhet shtëpia me qera e Sokol Fekës, për pilotin e dekoruar 5 herë të Bazës Ajrore të Farkës komshinjtë nuk gjejnë dot lidhje mes jetës së tij në varfëri dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vjollca është shitësja e dyqanit ku blinte dhe familja Feka dhe tregon për Ora Newsse Sokoli në shumicën e kohës ushqimet i merrte me listë, për t’i paguar ditën e rrogës.

Vjollca: “Unë kam një dyqan aty dhe ata vinin e merrnin me të shënuar, jo më që të ishte në ato gjëra. Ai ishte njeriu më i mirë që ekziston këtu, nuk e dinim që kishte të tërë ato grada. Sepse ai as nuk është marrë me pisllëqe, ishte aq i thjeshtë. Ai nuk hyn fare te puna e drogës. Ka kaq vinte që rri me qera. Një njeri që merret me drogë nuk rri me qera, po vete e ble shtëpi e katandi”.

Tjetër komshije e Majorit: “ Po njeri i mirë, shumë i qetë. S’ ka për bukuri. U çuditëm”.

Familja e Majorit të ndjerë, Sokol Feka, banon me qera në katin e tretë të një banese në zonën e “Misto Mames”. Komshinjtë preferojnë të mos flasin për kameran tonë, ndërsa bashkëshortja e të ndjerit reagon deri e revoltuar ndaj gazetarëve që janë shfaqur shpesh këto ditë në oborrin e saj.

Gruaja e majorit Erjola Feka: “ Na lini të qetë! Po të kërkoj një nder të madh. Na lini, është një hall shumë i madh për ne! Të lutem! Të lutem!”

Ende nuk dihet se kur do të vijë trupi i pa jetë i Majorit në atdhe, teksa familjarët kanë filluar negociatat me Ambasadën spanjolle për plotësimin e dokumentave.

Pavarësisht se ishte një nga 5 pilotët elitë të Flotës Ajrore Shqipare, Majori Feka paguhej 53 mijë lekë në muaj, teksa përfitonte edhe honorare për çdo fluturim të kryer brenda vendit.

January 31, 2015 16:42
Komento

1 Koment

  1. siciltechnoplus February 1, 10:48

    Per te uluritur..vetem politikanet dhe njerezit e lidhur me ta bejne lek.Njerezit e punes se ndershme nuk paguhen.Rruga per BE duam s’duam, do ti bjere nga Afrika pastaj me te pare me bere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*