Aero-Hashashi, pyetje mbi një raport që fle në sirtaret e Kuvendit dhe Prokurorisë

September 12, 2015 16:31

Aero-Hashashi, pyetje mbi një raport që fle në sirtaret e Kuvendit dhe Prokurorisë

Në mesin e 2014-s doli në publik një informacion i SHISH i klasifikuar si “sekret”, me Nr.797 Prot datë 24.03.2014, drejtuar Ministres së Mbrojtjes.

Shkresa mbante emërtesën: “Dyshime serioze për shfrytëzimin e aerodromit të Gjadrit, Lezhë, në funksion të transportit dhe trafikut të drogës”.

Aty thuhej se “më datë 19.03.2014, rreth orës 07:00, në Gjadër është ulur një avion i vogël sportiv, tip “charter” , me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgon “Iveco” i mbyllur, me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit”.

Një komision hetimor parlamentar për sqarimin e rrethanave, fakteve, akuzave në lidhje sa më sipër,  u ngrit në atë periudhë.

Ai u drejtua nga deputetja Ermonela Felaj

Raporti i përgatitur nga ky Komision shqyrtoi dokumenta sekret shtetëror lidhur me Gjadrin.

Komisioni raportoi se më datë 19.03.2014, në orët e para  të mëngjesit, punonjës të policisë së Lezhës kanë komunikuar me personelin ushatrak në Gjadër, lidhur me informacionin e SHISH.

Personeli ushtarak i Gjadrit mohoi të ketë parë avion civil që të jetë ulur në pistë atë ditë.

Por jashtë zonës ushtarake ndodhej gjithsesi i parkuar një avion i lehtë privat.

Shkresa Nr.103 e dates 11.04.2014  e Komandës së FA raporton mbi kërë avion se “ishte i mbuluar me pluhur dhe nuk kishte gjurmë të freskëta të përdorimit të tij”

I njëjti raport thotë se policia kërkoi informacion nga banorë të zonës lidhur me levizje avioni këtë datë.

“Shpjegimet e tyre kanë qenë kontradiktore,  të prejardhura,  dhe aq të përgjithshme saqë nuk lejonin asnjë lloj verifikimi për vërtetësinë e tyre” – thotë raporti

Komisioni “Felaj” e mbyll këtu hetimin për datën 9 mars 2014.

Por një dëshmitar ushtarak pretendon se nëpërmjet aerodromit te Gjadrit është kryer transport në rrugë ajrore i lëndëve narkotike.

Dëshmitari i identifikuar si  shtetasi  S.Gj ka dhënë një dëshmi të administruar nga Policia Ushtarake në datën 17.10.2013.

Ai ka punuar në aerodromin e Gjadrit në Lezhë nga 2011-2013 si ushtarak – nënoficer.

Në periudhën për të cilën ai ka dëshmuar, ka qenë me detyrë ruajtjen e  pistës se avionëve në Bazën Ajrore Gjadër, – sipas shkresës me Nr.407/2 date 28.05.2014 të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky dëshmitar pohon se:

“Në tetor 2012 kam patur informim nga persona që kanë bagëti se këtu ulet një avion charter në fund të Aerodromit. Në një prej ditëve që unë isha me shërbim ulet avioni rreth orës 07.30.

Kam komunikuar me telefon me Komandantin e Truprojës së Bazës së Gjadrit. Ai së bashku me rojen kanë ardhur në aerodrom me motoçikletë. Kanë gjetur avionin dhe 5 persona dhe kanë konstatuar furnizimin me karburant dhe pako të mbështjella me natriban.

Janë pyetur personat në fjalë se çfarë po bënin në një bazë ushtarake dhe përgjigjja ka qenë se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHISH. Kur komandanti i truprojës u ka thënë “prisni se po vjen përgjegjësi”, njëri prej tyre u ka përsëritur se jemi të SHISH dhe kanë ikur…”

Dëshmitari S.Gj. tregon se eprorët e kanë urdhëruar më pas “që të mos raportohej që është ulur avioni, por vetëm që ka fluturuar dhe se s’ka çfarë ju duhet me këtë punë”.

I njëjti avion ka fluturuar pas dy ditësh por nuk është ulur në Gjadër. Pas dy javësh eshte ulur serish.

Dëshmitari ka parë personalisht  4-5 persona që ngarkonin avionin me karburant dhe me pako të mbështjella me natriban.

I ka pyetur nëse kishin autorizim dhe ata i kanë dhënë të njëjtën përgjigje se ishin të ShISh.

Personat në fjalë ishin të armatosur sipas këtij dëshmitari.

Ai ka komunikuar sërish me një epror, kapitenin A.Sh, i cili i ka thënë të mos u hapte telashe.

Avioni ka shkuar në Gjadër edhe dy herë të tjera por dëshmitari nuk është afruar më.

Por në fillim të vitit 2013 S.Gj e kanë lëvizur nga shërbimi në Gjadër.

Sot, në dokumentacionin e Shërbimit të Komandantit të Truprojës, mungojnë të dhënat e shërbimit për periudhat kohore 05.07.2012-28.09.2012 dhe 05.02.2013 -10.02.2013.

Kjo do të thotë se për më shumë se 2 muaj gjatë vitit 2012 dhe për disa ditë rresht në  fillim të vitit 2013, nuk është mbajtur asnjë shënim ose janë zhdukur të gjitha  shënimet, për hyrjet, daljet, lëvizjet e trupave, mjeteve, ulje-ngritjet e avionëve në Gjadër.

Ngjashëm me 21 janarin eshte kryer zhdukja  në mënyrë të dukshme dhe të qëllimshme e gjithë dokumentacionit  të shërbimit.

Raporti për të cilin sot askush nuk kujtohet ta përmendë në Kuvend, as vetë deputetja Felaj, nxjerr konkluzionin se trafiku i hashashit me avionë “ka patur bashkëpunimin e strukturave shtetërore qe nga niveli baze i FA deri tek nivelet me te larta te FA ne Ministrinë e Mbrojtjes”.

Ka një kronologji veprimesh që lidhen në mënyrë logjike njëri me tjetrin dhe që në vetvete përfaqësojnë një lidhje të pastër të tipit shkak pasojë.

Përshembull, përdorimit të Gjadrit për trafik droge i paraprinë disa vendime të çuditshme të krerëve të Mbrojtjes, konkretisht:

Një shkresë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Nr.12/1 datë 01.06.2012 e uli klasifikimin e aerodromit te Gjadrit në “aerodrom rezervë”. Kjo e zvogeloi në mënyrë drastike numrin e personelit ushtarak që bënte shërbim në Gjadër.

Dhe pikerisht kjo kohë (gjashtëmujori i dytë i vitit 2012) përkon jo rastësisht me periudhën kur në mënyrë të përsëritur aty janë parë avionë që ngarkoheshin me drogë.

Ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Imami

Ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Imami

Çfarë ndodhi më pas me këto fakte të rënda që zbuloi ky raport? Me sa duket asgjë.

Kreu i komisionit hetimor Ermonela Felaj, në fund shkruan se “i gjithë materiali i shqyrtuar dhe administruar nga ky komision iu dërgua Prokurorisë së Përgjithshme me qëllim vënien përpara përgjegjësisë, të të gjithë personave zyrtarë shtetërorë  ose jo të cilët kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionimin e një linje të rregullt të trafikut ajror të narkotikëve nga baza ajrore e Gjadrit”.

Ndërkohë sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, – shkresës së saj me Nr.12770/1 date 28.05.2014 – rezulton që  në vitin 2009, në muajt maj dhe dhjetor  jane importuar  avione te vegjel sportive  nga Italia dhe Sllovenia, njëri nga të cilët   është avioni i stacionuar në Gjadër.

Ku ndodhen sot këta avionë dhe për çfarë përdoren? / DITA

 

September 12, 2015 16:31
Komento

59 Komente

  1. Meteh May 31, 11:52

    Fillon disheza e Berishes e Co,per vjedhjet e krimet ae ka bere ne kete vend ne keto 23 vite,nese do reformohet drejtesia,te krijoket gjykata e prekuria penale..!

    Reply to this comment
    • kafkethyeresi May 31, 17:11

      cfare disheze mer meteh bolja.me kete qeveri pisash prit kur ta shohim prape kryeminister Brenda vitit sali kriminelin.osht bo puna cil e myll,nji here nji grup pisash,nji here nji grup tjeter pisash.

      Reply to this comment
      • red por jo i kuq May 31, 19:49

        E njejta gje qe vazhdon prej vitesh: Saliu akuzon te tjeret per ate qe ka bere vete.
        Parim nazist i kudonjohur.

        Reply to this comment
        • messi May 31, 19:51

          Krimineli me kostum politikani eshte nje fatkeqesi e rende, qe mjere ato kombe qe e kane hequr.
          Rasti Shqiperi me kete banden e neverise se Vicidolit ende ne kembe eshte nje fatalitet

          Reply to this comment
    • lom deliu September 11, 17:06

      sa here qe del nje trafik apo korrupsion I socialisteve del nje deshmi qe e kane bere dhe salinistet…

      denojini te dy apo kjo ju jep te drejte per vjedhje…turp

      Reply to this comment
  2. Zani May 31, 11:58

    Jane mushkonja, jane inskenime te opozites, e tani shoqja fakire Fele thote se eshte bere nga opozita me kohe droga me avione. Prandaj dhe qeveria mundohej ta fshihte se i dhimbsej opozita. Por me shume se perrallat e treguara nga kushdo qofte eshte avioni i Divjakes qe nuk u mbush me droge nga avaria qe pati. Se do kishte ngarkuar e do ikte dhe Felet dhe Kodhelet do flisnin prap per dizinfektim mushkonjash. Vazhdimi i ketyre perrallave e varianteve e diskretiton kete pushtet me shume.

    Reply to this comment
    • zani idiotit May 31, 13:02

      ik more cope idioti shko te mbarosh tet vjecaren nje here

      Reply to this comment
      • ushtriaaa June 1, 00:48

        Ore kapini icik pas xhamit te deres te kjo fotoja e Dites, jane nja dy burra qe shohin Berishen dhe kete Imam torren.
        Shifni mer ca fytyrash ata pashi Zotin :0
        C vend k..rash eshte ky o Zooottt!!

        Reply to this comment
  3. cuci May 31, 12:05

    bjeri moj te lumte goja thote populli falenderime dhe rrespekte per punen e bere

    Reply to this comment
    • ... May 31, 21:51

      Pra siguria e Berishës dhe Imamit nuk rridhte nga fantazia e tyre, por nga përvoja e tyre.

      Reply to this comment
      • Arturi May 31, 23:02

        Pikerisht! 😉

        Reply to this comment
        • Albi_I September 11, 17:52

          Dhe qeveria socialiste me keto prova ne dore vajti direkte ti arrestoje! Apo jo?

          Reply to this comment
          • Aua ;) September 12, 22:31

            Disa kunguj mendojne se arrestimet i ben qeveria, se ashtu jane mesuar me Sali kelliren.
            Lexoni pak dhe do te mesoni se eshte Prokuroria qe vendos nese dikush arrestohet apo jo, per nje rast hetimi.
            E c’mund te presim nga DHALLAniku i PeDe-s?

  4. ganiu May 31, 12:07

    tani pritet reagimi i sali serbit dhe i nendetses 105 qe do pergenjshtrojne raportin. Eshte detyra e prokurorise qe keta te dy dhe ate ish shefin e ushtrise xhunkshi t’i fusin te tre ne burg t’i cojne edhe lulezime hollandez lgbt t’i beje hyzmet dhe katershja eshte perfekte

    Reply to this comment
  5. EVERTETA May 31, 12:16

    Shko more se nuk na the ndonje gje te re. Deputeti socialist Ndreu ka thene ne interviste qe e dinim se behej trafik me avione qe ne kohen kur qeveriste Berisha.
    A mundeni te thoni perse heshtet atehere? Kur e dinit se ekziston perse tallej kryepallaa juaj me mushkonja? Kaq trap apo i inkriminuar eshte?

    Reply to this comment
    • G May 31, 13:57

      Jo vetem kaq. Por cfare do bejne tani qe kane *prova*?
      Apo *rilindjen* e fjaleve.
      Mjere ata qe i dhe vazhdojne ti besojne.

      Reply to this comment
  6. xh May 31, 12:22

    Mbas ketije raporti,do te isha kurjoz te degjoja reagimin e kokerjepurit Strazimiri i cili me nje elokuence idiote thote e c’nuk thote gjera qe vetem ai i di dhe qe kenaqin pa mase ate dhe BABEN.Eshte fatkeqesi qe njerez si ky dhe shume te tjere ne PD,kane hyre ne deren e atije qe duhet te ishte tempull i drejtesise dhe i urtesise e qe na detyrojne ne njerezit normale e te interesuar per te pare kete vend ne normalitet,ti degjojme,te turperohemi nga c’fare degjojme,te shqetesohemi e te turfullojme per ato gjera skandaloze qe degjojme c’do te enjte.

    Reply to this comment
  7. Kujtim.Xh.Ibrahimi May 31, 12:24

    Kjo tregon se sa idiote jane Berisha & Co.Menyren e veprimeve te tyre kriminale e nxorren sheshit si menyre veprimi te kundershtareve politike,sepse punonin vetem me shabllone,pa pasur mendje per te tjera menyra.Sic thoshte Shvejku;-Idiote te lindur.

    Reply to this comment
  8. May 31, 13:06

    Sa TURP. Te damkosesh vendin per interesa partiake dhe per te thene qe edhe ti e ke bere kete pune , eshte çmenduri. TURP . Per ju pd+ps , t’ju varesh ne çengel eshte gjithmone shume pak.

    Reply to this comment
  9. mir May 31, 13:23

    ok….po cfare do behet me tej zonje, apo vetem kaq ….prisni kur te merni pushtetin….ok

    Reply to this comment
  10. illo May 31, 13:30

    Eshte nje raport I plote dhe I kopsitur ligjerisht . Nuk kemi pare ndonje here raport te tille , kur dihet se Berisha I disifekton mire duart , kur futet ne zullum . ka siguri ne fshefjen e krimeve , prandaj ka nxjerre shprehjen ” me duar te pastra ” , kur dihet se duar e tij jane me gjak deri ne bryl .Me ben pershtypje puna e thelluar e deputetes Ermonela Felaj . Me gjithse e re si deputete , kudo ka qene active . Me kete raport e ka treguar veten se cila eshte si profesioniste dhe deputete . Ka disa deputete te PS , qe e mbyllin mandatin pa bere as nje pune , vec bejne llafe dhe insinuate , duke I dhene keshilla Qeverrise . deputet aktive si Brace , Shalsi ,Librazhdi etj. do te mbeten shembulli I I gjalle I perfaqesusit te popullit . Vetem deputet mund te te beje Partija , pozitat e tjera I ke ne dore vete . Te tere nuk behen Ministra , por gjejne pozicionin e punes efektive, si rrasti Felaj . I. Foto

    Reply to this comment
  11. Albani May 31, 13:50

    Zonja Felaj dhe ju te tjeret.
    Tash e tutje kerkoni pergjgesi nga te gjithe ata qe drfejtuan dhe drejtojne shtetin.Kjo qe thuhet: “Felaj lexoi dëshminë e një ushtaraku, e cila është përfshirë në një raport që provon se mjete të Forcave të Armatosura janë përdorur për aktivitete kriminale gjatë fundit të vitit 2012 dhe vitit 2013…” Eshte me se brengosese dhe dhmth se i tere sitemi poltik i Shqiperise qenka i zhytyr ne krim dhe korrupcion. Tmerruse.

    Reply to this comment
  12. USHTARAKU May 31, 14:44

    Aerodromi i gjadrit dikur ka qene krenaria e vendid.Ky aerodrom eshte lare me gjak me pilotet erene dhe kjo eshte nje arsye me teper per te vene para pergjegjesis te gjithe personat qe kane lejuar baltosjen e ketij aerodromi.Ku ka qene ish shefi i shtabit Gjunkshi dhe ish Ministri qe kane lejuar veprimtari te tilla antiligjore.Ministrja e Mbrojtjes duhet te vere para pergjegjesise te gjithe ushtaraket dhe civilet qe kane patur dijeni dhe kane lejuar nje turp te tille.Gjeneralet e gjunkshit dhe te Imamit cfare kane bere apo u kane pelqyer me mire yjet se sa zbatimi i ligjit.Gjeneral memece te lidhur ngushte me veprimtari te jashteligjshme.E them kete se gjeneralet tone te zote merren me shume me vogelsira se sa te hedhin ide per reformime logjike te strukturave te FA.Ato bejne cfare u dikton Ministri apo interesat sepse kane qene vasal,servil dhe te paafte.Cfare gjeneralesh jane kur nuk kane qene ne gjendje te vene ne funksion radaret e FD dhe FA?Turp per to dhe turp per ato qe kane firmosur e vulosur per emrimet e tyre.Per te dale e verteta duhet thelluar hetimet duke filluar nga Gjunkshi pasi ai i di mire llojet etrafiqeve etj………

    Reply to this comment
    • ushtaraku.2 May 31, 18:52

      Ushtarak ke shume te drejte.Une mendoj qe tani qe eshte dhe periudha e gradimeve te bejme gjeneral dhe do te rregullohen te gjitha gjerat.Forcat e Armatosura do te modernizohen,radaret e Flotes dhe te Forcave Ajrore do te jene ne gadishmeri.Duke te vleresuar idet qe ke dhe frymen e kritikes do te ishte mire qe te zvendesoje direkt Bazon , SH.SH.P.
      Njerez si puna jote nuk jane te afte te bejne asgje, vetem te shkruajne ndonje komente.Forcat e Armatosura jane arritja e vetme e ketij vendi deri tani,ishte kontributi i gjeneraleve ,koloneleve,majoreve dhe deri togereve qe bene te mundur arritjen e standarteve te pranimit ne NATO. Cdo institucion ,organizem ka dhe do te kete te meta,ka te ndershem ka dhe te korruptuar..Ne nje moment te caktuar mund te kete me shume dhe ndonjehere me pak.Por nuk jane ushtaraket ata qe kane ndotur ushtrine shqiptare,por jane politikanet.Kane qene politikanet qe kane drejtuar ushtrine. Ushtaraket nuk e meritojne te jene objekte i sulmeve,kraheso nje police rrugor po deshe me kedo grade ne ushtri, dhe thuaj kush e eshte me i korruptuar,po tatimet ,doganat etj.Por e keqja eshte se ne ushtri ka njerez si ju qe flisni gjithe diten FC dhe nuk guxoni te flisni asnje fjale hapur.Xhemal Gjynkshi ka 6 muaj qe ka ikur,por asnje nga ju te ‘ndriteshmit’,nuk thoni se kush ka dhene leke per gradat,per dergimin ne mision.Atehere e meritoni te trajtoj sic ju ka trajtuar.Kam besim dhe bindje se ushtria ka njerezit me te paster dhe me patrione ne shqiperi

      Reply to this comment
      • feniks May 31, 19:16

        Te te lihen AERODROMET USHTARAKE,per me teper ai i Gjadrit,nje nga me modernet ne Europe,ne nje gjendje qellimisht te mjeruar,KJO ESHTE TRADHETI KOMBETARE!!!
        Te lesh aerodromin pa roje,pa kontroll,pa RADAR,pa ndricim ,pa rregulla te funksionimit te tij,pa dokumente etj DO TE THOTE qe qellimisht KLIKA E BERISHES e ka organizuar TRAFIKIMIN E DROGES,ARMEVE,NJEREZVE,FLORIRIT,VALUTES,KRIMINELEVE etj,etj per te dale jashte KONTROLLIT SHTETEROR!!!
        Keshille:
        -Ne se ky komision i nderuar do te kishte marre specialiste ushtarake,nga ne, ARMIQTE E BERISHES,TANI TE FLAKUR POSHTE SI KULAKE,do te kishte nxjerre me shume e me sakte MSHKELJET KRIMINALE TE NDODHURA NE TE GJITHA AERODROMET E Shqiperise e jo vetem ne ate te Gjadrit!!!

        Reply to this comment
  13. kris May 31, 14:48

    Me kete raport mund te krenohesh tek kafja e rremes por nuk perben document per gjykate.Kjo tregon se dhe rilindasit kane infksion nga virusi berisha qe te kthen fjale shume e pune pak

    Reply to this comment
  14. kujjtimi itali May 31, 15:38

    pune per tu komplimentuar eksperienca jone e komisioneve parlamentare ka qene gjithmone nje fiasko,vrime ne uje te shohim kush dote jete rezultati i ketij komisioni.pastaj vjen prokuroria
    nese e mer persiper, dhe ne fund gjykata, a e gjykon apo jo. se po qe se dote vazhdojne te jene gjinat,nishanat dhe ushtaret shveg te berishes veshtire se dote nxjerim gje ne breg.
    megjithate detyra eshte bere topi kaloi ne fushen e ps. tani te ndjekim skenaret e radhes
    kjo eshte nje loje shahu dhe te shohim kush dote kapet:( shah mat)..

    Reply to this comment
  15. Mark uk May 31, 16:18

    Bravo Fela-j te lumt.Germo tare germo.Jan disa militaruca qe bejn komente si edhe sikur te thot nje politikan i thjesht i majt podhi mushka kal,Kta i rrijne gati e thon edhe me yll ne balle.Sigurish sekretar partie fshati do ken qene me 7 klas shkoll.

    Reply to this comment
    • Arturi May 31, 23:06

      Kujdes me sekretaret e partise se po te vjen Saluku me Zhelefinen e po t’kap per zhelesh, o Mark leshi!

      Reply to this comment
    • Aua ;) September 12, 22:36

      Nga permbajtja dhe forma e atyre qe ti “shkruan”, dukesh se ke me shume se 7 “klas shkoll”, o Mark uk-i.

      Reply to this comment
  16. tersi i pojanit May 31, 17:17

    Po ju ku ishit kur qeveritaret benin trafik.Apo ju kishin zene syte ngjalat.
    Mire e kane bere kur kane gjetur budallenj.

    Reply to this comment
  17. info analitike May 31, 18:46

    Keto prova e deshmi “te pakontestueshme” me nenvizimin kohor, qe te theksojne vazhdimisht si per te larguar te keqen, se faji eshte vetem i PD-se, nuk perfshijne edhe shume deshmi te tjera qe tregonin se ky trafik ka vazhduar edhe ne kohen e qeverisjes se PS-se.
    Cuditerisht deshmitaret qe konfirmonin uljen e avioneve edhe me qeverine e PS-se nuk qenkan pyetur!
    Sidoqofte nga eksponentet e PS-se kemi degjuar versione qe kundershtojne njeri tjetrin, Ministrja Kodheli dhe zv. ministri Hila ( ky ka qene ne Gjader edhe personalisht per inspektim) ne deklaratat e tyre kane perjashtuar kategorikisht qe ne Gjader te mund te uleshin apo te ngriheshin avione.
    Ne keto kushte rremuje ku inkoherenca e qendrimeve nderlikon akoma dhe me teper poziten, kjo deklarate duket si rrugedalja per t’iu pergjigjur sulmeve te opozites qe po i ul piket mediatikisht qeverise Rama.

    Reply to this comment
  18. Jozi May 31, 19:15

    U BEFT KANCERI PO KETA JAN BER SI ATO KURVAT QE TA LEN DOBICIN NE DER PO KETO UDHZIME I JEP SERBI SALI

    Reply to this comment
  19. gimi May 31, 19:32

    E kush i beson keto perralla?

    Reply to this comment
  20. inf May 31, 20:43

    Kokaina hashishi heroina etj etj kane shenu rekorg ket e dine gjithe njerzija .
    Grupi çiftelia
    Rrafmoni xeni baxhanaku qe iku per lesh sali luzha paro laqi e gjithe prapavija e gardes e shish e shiut e gjithe kupola mul noka jar nishanlliu mehdiu mahmuti i mehdiut etj etj
    Marrshali Don Berisha urrdheronte Jeniçeret e tij i pari jeniçer i besum i tij ka qene dhe eshte Koliçi dhe selmanllari Rafi.te tjeret jane numrore topi.
    Xeni Fazlliqi rafi muli ristani halimi paloqka strazimiri grupi lemeria kan bo kerrdine me droga pik.

    Reply to this comment
  21. Jozi May 31, 22:29

    PRAP KETA PLERA????

    Reply to this comment
  22. Aldo May 31, 23:03

    Pune leshi gjelle militantesh u be kjo pune! Imagjino ka ngel komisioni hetimor ne duart e kesaj fshatares nga Fieri. A mund te thote njeri a merret per baze deshmia e nje njeriu pa prova me ze, figure, dokumenta?? Berishen prandaj e hoqem se i dinim qe bente nga keto lloj gjerash po kta u bene si puna e Zeqo Pilafit : E di ju popull qe Berisha eshte kriminel, e dime jo po qe ta dini po na thone Rilindasit!

    Reply to this comment
  23. ARUSHA May 31, 23:08

    KY ESHTE VETEM FILLIMI ;TE SHOHIM SE C’DIMER I FTOHTE VJEN PAS

    Reply to this comment
  24. salhajvonic May 31, 23:36

    Sa budalliqie qi bohen kto jon vetem llAfe goje qi thot oficeri
    Kurse faktet e 97 gerdecit 21 janarit autostrada e durres-kukes jon te hapura ene nk po ndodh asgjo
    Hajde rilindje leshi me ce po miret

    Reply to this comment
  25. Ti May 31, 23:45

    Duket qe i hane mbushur breket keta te dy nga frika se ci pret, o ZOT sa me shpejt te shpetojme nga kjo kolere qe ka zaptuar vendin. Ishalla paci fatin a Saddam Hyssein sa me pare tju shohim te varur per lllape, maskarenj!

    Reply to this comment
  26. baba nga durrsi June 1, 02:37

    Po atehere pse mohuat gjithcka ju te PS-se deri para 1 muaji, jo ska gjo, jo s,dime gjo, jo s,kemi info, jo s,eshte e mundur se ka guralece, etj etj etj perralla te ktij lloji? Mire qe syte i paskeni pas ne bythe gjate kohes kur ishit ne opozite, por spaskeni pas as tru ne koke kur ju erdhen sinjalet e para qofte nga njerzit, qofte nga vete opozita e tanishme qe u vetdenoncua, apo infot e SHIK-ut, etj etj sinjale e burime, bile talleshit me ata te PD-se, me ne si popull,dhe natyrisht tashme edhe me veten tuaj duke thene qe ishin mushkonja? Nuk do ishte me “politically correct” te deklaronit : po interesohemi per kte ceshtje, objekt, po sigurojme te dhena dhe info, po e trajtojme me perparsi dhe kte alternative te krimit sepse natyrisht krimi nuk njeh kufij, e bla bla bla te tjera ashtu sic dini te flisni ju neper konf shtypi apo neper studio radio-tv e gazeta??? Mua si qytetar i ndershem dhe me instruksion te ulet-mesem (me shume te ulet sesa te mesem) me lind e drejta tju akuzoj dhe juve te PS-se per: miniumi MIOPI TE THEKSUAR POLITIKE, dhe PA AFTESI, maksimumi per BASHKEPUNIM dhe DALLAVERE sebashku me ish-et e qeverise PD-iste? Natyrisht tashme dhe besimi qe kjo ceshtje te shkoje deri ne fund me eshte lekundur sepse moralisht mund tju implikoje direkt ose indirekt edhe vete juve! Ishit te mpire nga overdoza e 1 million votave qe nuk nuhatet gje dhe reaguat ashtu? Aeroporti i GJADRIT ka qene krenaria jone kombetare deri ne vitin 91 sepse une kam sherbyer ne bazen ushtarake detare 1425 Shengjin LEZHE deri ne vitin 91 dhe e di me siguri te plote, sepse mbulonte mbrojtjen ajrore te anijeve tona luftarake, dhe ja shkepnim bythen 4-esh yugoveve serbo-malazez te asaj kohe sikur te na sulmonin nga baza e KOTORRIT ne Montenegro,qe ne vije ajrore me bazen tone dhe Gjadrin ishte vetem 8 minuta!!! PSE E KATANDISET NE KTE DEREXHE TE FELLIQUR DHE KUSH MBAN PERGJEGJSI TANI ? PSE I BINIT CIFTELISE NJESOJ SI AI MALOKU I VICIDOLIT DHE NUK VEPRONIT DREJT DHE ME ZGJUARSI? tashme turpi dhe pergjegjsia morale do bjere dhe mbi ju!

    Reply to this comment
  27. merobaze June 1, 05:58

    DROGEN E SHOHIN TE GJITHE ME FIGURE DHE ZE, POR ASKUSH S’E KAP DOT.

    Edi Rama deklaron se Ermonela neser do te zbardhe hatane e droges, por nuk sqaron si kryeminister fuqiplote pse i ngeci rrota ne reren e Divjakes mafiozit italian Riformato. Te nesermen Ermonela mnyll komisionin hetimore duke deklaruar:

    NE JEMI TE LARE DHE S’KEMI PUNE ME DROGEN, POR JU KENI BERE GJEMEN

    Nderkohe nga lajmet qe vijne lart e poshte dhe nga statistikat e policise del qe droga dhe kanabisi po mbyt Evropen jo vetem me marken famoze Lazarat, por nga te gjitha trojet shqyptare. Ketu me thelbesore do te ishte pyetja per kryeministrin socialist Edi Rama:

    MOS PO KTHEHET SHQYPNIA ENVERISTE NE NJE AFGANISTAN BUZE ADRIATIKUT?

    Sepse dihet boterisht qe trafiku i cigareve dhe i droges nga Shqypnia mafioze e Enverit nuk eshte risi per miletin e paditur qe kur ky ditkator sadist dhe pa shkolle mbolli MURTAJEN bolshvike ne trojet shqyptare dhe e beri Vatanin si nje CIFLIK personal te pushtetit te vet te pakufizuar, sic edhe ka mbetur qe nga ajo Kohe e Qelbur e Qepes. Pse keshtu?

    SEPSE SHQYPTARET NUK DINE TE PRODHOJNE ASGJE TJETER PERVEC DROGES.

    Reply to this comment
  28. Ben June 1, 06:56

    C’fare duhet te ndodhe tani?
    Te arestohet BERISHA.

    Reply to this comment
  29. argita June 1, 07:31

    ore a pyeteni icik kush ja vari ne litare motren ketij imamite babae berisha prandaje kushe hap gojene ne litare do veje jemi te forte ne bijete e serbis me mbeshtetje amerikane pase babit e kame radhene une do ju beje me keqe se bai po prisni se po vije

    Reply to this comment
  30. nastradini June 1, 08:11

    DROGEN E SHOHIN TE GJITHE ME FIGURE DHE ZE, POR ASKUSH S’E KAP DOT.

    Edi Rama deklaron se Ermonela neser do te zbardhe hatane e droges se Saliut, por nuk sqaron si kryeminister fuqiplote pse i ngeci rrota ne reren e Divjakes mafiozit italian Riformato. Te nesermen Ermonela mbylli komisionin hetimor duke deklaruar:

    NE JEMI TE LARE DHE S’KEMI PUNE ME DROGEN, POR JU KENI BERE GJEMEN

    Nderkohe thashethemet dhe lajmet qe vertiten lart e poshte dhe majtas djathtas, por edhe nga statistikat zyrtare te policise bejne te ditur, qe droga dhe kanabisi po mbyt Evropen dhe Boten jo vetem me marken famoze Lazarat, por nga te gjitha trojet shqyptare. Prandaj me thelbesore kryeministri yne RILINDAS Edi Rama t’i pergjigjej pyetjes me aktuale:

    MOS PO RILIND SHQYPNIA ENVERISTE NE NJE AFGANISTAN ORIGJINAL BUZE ADRIATIKUT?

    Sepse dihet boterisht qe trafiku i cigareve dhe i droges nga Shqypnia mafioze e Enverit nuk eshte risi dhe aspak CUDI per miletin e paditur. Qe nga Koha e Qepes kur ky ditkator sadist dhe pa shkolle mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare dhe e beri Vatanin si nje CIFLIK personal te pushtetit te vet te pakufizuar, sic edhe ka mbetur qe nga ajo Kohe e Qelbur e Qepes. Pse keshtu?

    SEPSE SHQYPTARET NUK DINE TE PRODHOJNE ASGJE TJETER TE HAJRIT PERVEC DROGES QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Reply to this comment
  31. DINI June 1, 10:48

    PO PSE VETEM BERISHA E KA BERE DROGEN PO KETYRE QE E VAZHDUAN KUSH U DHA URDHER PER TA BERE DHE TANI PER TA “MBYLLUR”…………………..????
    PSE CNA KUJTONI ….SE NE JEMI BUDALLENJ SI POPULL ….???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  32. Hm... June 1, 11:11

    Ne burg dhe celsat ne oqeanin indian. Po qe te zhduket cdo iluzion dhe te mos ndotet historia, te mos futet per vrasje, vjedhje, trafikimi etj etj para se te futet per tradheti se vetem tradhetia pastron historine e ketij kombi. Te flitet per te sic flitet per Esat Pashe Toptanin qe te mos guxoje kush ne te ardhmen te tentoje ta rehabilitoje se ka cerekshekulli qe vec demokrat dhe atdhetar nuk eshte se ka sabotuar cdo shans per integrim ne BE dhe konsolidimin te shtetit shqiptar ne favor te greko-serbeve.

    Reply to this comment
  33. KANANI June 1, 11:31

    si perfundim do arrestohet vetem kapterri roje qe e ka pare avionin, se sipas ketyre ky pikerisht e ka fajin, ky beri krim qe ka raportuar, hahahaha, ku jetojme,,,, pe gje? jo nuk pash gje.Une personalisht nu kam besim te kjo Drejtesi

    Reply to this comment
  34. P.A.B June 1, 16:30

    Shërbimi është i organizuar me një Komandant Truprojë, dhe dy vendroje 24-orëshe me armë. [artikulli]

    Ky eshte treguesi kryesor. Amulli, nderlikime, nderhyrje, fshehje e kercenime; fakti ngelet se nuk kemi Shtet. Indikacioni baze i nje shteti funksional, ne formen me kompakte te organizimit te tij, eshte Ushtria. Nuk kemi Ushtri. S’ka si te kete shtet.

    Ne nje vend me roje te armatosura ushtarake, s’eshte e lehte te futesh se te lene tek telat. E nese hyn, nuk del prej aty pa u kapur. Shteti yne i perdor armet neper bulevarde ndaj protestuesve dhe 2 baza ushtarake nuk i ruan dot. Ne nje mungese te tille strukturash, disipline e pergjegjesie, kushdo shkon me avione [dhe tanke po te doje] duke thene: jemi the SHIK-ut a te CIA-s.

    ***

    Komisionet dhe Prokuroria do mbyllin dosjet -si perhere- dhe status quo do vazhdoje; me inkriminime te ndersjellta e pa rezultate konkrete.

    Reply to this comment
  35. Kapedani June 1, 18:39

    Ose akoma nuk i paska sale pronari,?!!! Aerodromit te gjadrit

    Reply to this comment
  36. Andrea June 2, 00:00

    Nastradin HALEJA,po ti mor kelysh renegatesh e hajdutesh edhe tashti qe ste mbahet shura derdellit si qofte largu Sali.Po per ju kelyshe bushtrash Enveri ju vinte hakut dhe ju jepte ate qe meritonit o byth shpartalluar i zogjit.

    Reply to this comment
  37. drenusha June 3, 11:16

    ZOTERINJ TE KESAJ GAZET TE NDERUAR! SI MUND TE NDIHMOJME VETVETEN E VENDIN QE TE NISE NJE HISTORI E RE ME PROKURORI TE RE,GJYKATA TE REJA, BURGJE TE REJA, KU TE FUTEN NJERZIT E PAPREKESHEM TE MAFJES E TE KRIMIT QE NA KANE SUNDUAR E KANE VJEDHUR TAKSAT, E FONDET TONA ,KREDIDHENJEN E PAFUND QE NDERKOMBETARET E JAPIN NE RRUGE KRIMINALE TE SHTRUARA EDHE PREJ TYRE,PASI DIHET SE FONDET E DHENA PAFUNDESISHT JANE PERDORUR PER PAGAT E LARTA PO TE ATYRE QE KANE ZBATUAR TE ASHTQUAJTURAT” PROJEKTE TE TIPIT 2 KOMPJUTERA ME VLER 106 NIJE EURO APO ME HERET NJE FIJE ELEKTODE GIZE,ME VLERE 499 MJE LEKE ETJ, ETJ ,ETJ E QE PO NE DO TI PAGUAJME PAFUNDESISHT…..SI,SI KUSH TE HETOJE

    Reply to this comment
  38. Nike Roshe Run Yeezy Mens January 24, 19:47

    alors . “sto lavorando non in alternativa al Pd ma per mettere in condizioni il Pd di guardare con attenzione ad un programma che rimetta il lavoro al centro”. approvato da Papa Wojtyla. come Mario Ceroli, ?volont?di potenza.Di certo a sfidare Alfano ci sar?Daniela Santanch?che nei giorni scorsi ha accennato a un ? per far pensare che ci fosse bisogno di uno giusto.senza fatti eccezionali che il giornalista con la sua trentennale esperienza in una redazione di un quotidiano Elle prend la tangente à New York pour tenter une carrière de danseuse, Il presidente Perini: “Intensificate le iniziative sul fronte internazionale, chiedeva ieri il New York Times.10 M?Total arriv?s : 3,00 M?Total arriv?s : 0.

    Reply to this comment
  39. shpatar September 11, 15:47

    Edhe Dulla bente kondrabonde por fitimet shkonin per te mbyllur brimat e izolimit .Po keta te socmit ku i shpien fitimet ?

    Reply to this comment
  40. Zonja Milo September 11, 16:47

    kryetrafikanti Berisha me shpuren e tij gjate gjithe kohes ne pushtet vetem me administrimin e droges eshte mar. Pse kot eshte bere milioner? Tani hedh shashka tek te tjeret,pasi e pellzoj gjithe Shqiperine me droge. Po nuk u shporr ky kriminel nuk gjen qetesi ky vend dhe ky popull.

    Reply to this comment
  41. ska September 11, 16:54

    Ysh, ysh!
    Me marrshi te keqen e manxharit veshegjate.

    Reply to this comment
  42. SuloKapedani September 11, 22:58

    Avionet e droges ne gjader jane shperblimi qe ka marr Imami nga berisha pas dajakut qe pat marr me pare prej tij.Kesaj i thone te jep buke dhe ne vend te embelsires i nxierr mut.

    Reply to this comment
  43. landi September 12, 00:15

    cfar surretersh

    Reply to this comment
  44. demetrios October 7, 22:42

    Përshëndetje

    A keni nevojë për kredi urgjente për të pastruar borxhet tuaja, ose keni nevojë për një kapital hua për të përmirësuar biznesin tuaj? A keni qenë të refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? Ju duhet një kredi konsolidimin apo një peng? Kërko jo më shumë, pasi ne jemi këtu për të bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë e së kaluarës.

    Në kompaninë Gk kredisë. Ne ofrojmë kredi për ata të interesuar në një normë të përballueshme interesi prej 3% .Amount shkojnë nga $ 5,000.00 dollarë një maksimum prej $ 100,000,000.00 dollarë.

    Na kontaktoni me email: [email protected]

    3% ofrojnë kredi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*