Felaj: Shteti nuk garanton dot jetën e qytetarëve të tij

Redaksia Online April 7, 2013 11:58

Felaj: Shteti nuk garanton dot jetën e qytetarëve të tij

Rritja me përmasa të frikshme e krimeve dhe pasiguria në vend janë për PS-në një tjetër arsye për të mos e votuar Berishën në 23 qershor. Në një konferencë shtypi nga selia rozë, deputetja Ermonela Felaj, tha se qeveria “Berisha” nuk garanton dot jetën dhe pronën e qytetarëve të vet.

“Vetëm në 2012 janë 3029 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2011. Janë katërfishuar plagosjet në krahasim me vitin 2005. Shqipëri ka numrin më të lartë të vrasjeve në Europë për numër banorësh. Janë dyfishuar vjedhjet. Kjo qeveri nuk e garanton dot jetën e qytetarëve. Me Saliun dhe Flamurin, me Burgajn dhe Kuliçajn, përsa kohë krimi shtrëngon duart me ta, Shqipëria nuk do të shpëtojë nga krimi, pavarësisht ashpërsimit të dënimeve”, tha ajo.

Deputetja socialiste u shpreh se PS-ja ka një strategji konkrete që do të rezultojë efektive në luftën kundër krimit, pas ardhjes në pushtet.

“Ne kemi vullnetin dhe strategjinë për ta luftuar krimin. Sot duhet luftë frontale me krimin dhe betejë shumëplanëshe me shkaqet e krimit. Shqiptarët do të shohin me sytë e tyre një Shqipëri të rilindur. Ne do e çlirojmë policinë nga zyrtarët që i tradhtuan dhe i lanë shqiptarët të pambrojtur. Shqiptarëve nuk do t’u duhet të armatosen për të mbrojtur pronën, shtëpinë dhe jetën e tyre, sepse do të kenë përkrah shtetin dhe programin e Rilindjes”, përfundoi Felaj.

 

Redaksia Online April 7, 2013 11:58
Komento

1 Koment

  1. bujari April 7, 13:19

    Ik moj laraske sikur deri dje shaje lsi per politikat kriminale ne shendetesi, ekonomi, politiken e jashtme etj Apo i harruat ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*