Fëmijët azilantë, 11 prindër shqiptarë procedohen penalisht

July 30, 2018 19:08

Fëmijët azilantë, 11 prindër shqiptarë procedohen penalisht

Statistikat zyrtare në organet ligj-zbatuese shqiptare dhe forcimi i  kontrollove në pikat kufitare rikonfirmojnë fenomenin e lënies së të miturve në vendet e Bashkimit Evropian.

Nëse gjatë vitit 2017 Gjykata e Tiranës ka gjykuar gjashtë raste të braktisjes së fëmijëve, vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kjo shifër është dyfishuar.

Gjykata e Tiranës ka aktualisht në gjykim 11 çështje për braktisje të fëmijëve.

Prindërit që janë kthyer nga vendet e BE-së pa fëmijën e mitur, janë ndaluar menjëherë nga policia kufitare dhe ndaj tyre kanë nisur procedimet penale.

Një pjesë e tyre është justifikuar se i kanë lënë tek të afërmit e tyre për studime, arsye shëndetësore apo shkollim, por pa paraqitur asnjë dokument verifikues. Ndërsa një pjesë tjetër është shprehur para organeve kompetente se e kanë ndërmarrë këtë risk për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Neni 214 i Kodit Penal parashikon se braktisja e fëmijëve dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, por deri më tani është aplikuar vetëm dënimi me gjobë dhe shërbimi i provës.

s.a/dita

July 30, 2018 19:08
Komento

1 Koment

  1. kot July 30, 20:24

    Kam perkthyer per femije minorene qe kishin ardhur ketu te vetem per arsye nga me te ndryshmet. I kuptoj shume mire ata prinder qe i lene femijet ne Evrope, jane per tu admiruar per shpirtin e sakrifices, e jo per t’i denuar.

    Nese doni te zhdukni fenomenin ndihmojini ata prinder te kene nje pune, te kene te ardhura financiare te sigurta, te kene nje banese, ndihmoni femijet te kene nje shkollim te mire, te edukohen ne shkolle, krijojini kushte te merren me hobby, me sport, te zhvillojne talentet… Jane e ardhmja e kombit.

    Eshte turp qe i denoni e i ndiqni penalisht prinderit nderkohe qe ne fund te fundit fajin e ka qeveria.

    Po te ishin kushtet e mira ne Shqiperi nuk bente njeri sakrifica te tilla…

    Po paskemi qene popull i forte e i urte, me i urte sec duhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*