Fëmijët e gjakmarrjes në sytë e gazetarëve britanikë (FOTO)

Redaksia Online January 26, 2013 14:36

Fëmijët e gjakmarrjes në sytë e gazetarëve britanikë (FOTO)

Britanikja “Daily Mail” sjell sot një panoramë të jetës së familjeve të ngujuara nga gjakmarrja në veri të Shqipërisë. Reportazhi i gazetarëve britanikë përqendrohet te jeta brenda katër mureve e një familjeje në gjak dhe veçanërisht pamundësia e fëmijëve për të shkuar në shkollë e për të bërë një jetë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Reportazhi i plotë:

Vëllezërit Zefi, 12 vjeç; Marsel, 7 vjeç, dhe Marsela, 9 vjeç, nuk e dinë se ç’do të thotë një ditë e zakonshme në shkollë. Ata nuk mund të shkojnë në shkollë dhe as te shokët e tyre, madje edhe një lojë me top jashtë shtëpisë është jashtë perceptimit të tyre. Vogëlushët e kanë kaluar jetën të mbyllur në shtëpinë e tyre në fshatin Bardhaj, 76 milje në veri të kryeqytetit Tirana, të burgosur nga gjakmarrja. Zefi, Marseli dhe Marsela janë vetëm tre prej të paktën 900 fëmijëve që detyrohen të fshihen pas mureve të shtëpisë për shkak të Kodit të lashtë ballkanik të njohur ndryshe si Kanuni, i cili jep të drejtën për të vrarë rivalin ose të afërmit e tij si hakmarrje për një vrasje të mëparshme. Vrasja në bazë të Kanunit njihet si gjakmarrje dhe është e ngjashme me traditën indiane të hakmarrjes. Një praktikë e tillë daton që në kohën e mesjetës, madje disa historianë mendojnë se e ka origjinën që nga epoka e bronzit. Aplikohet si nga myslimanët, edhe nga katolikët shqiptarë dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës si: krimet, familja, martesa, trashëgimia dhe pronat etj.

Kanuni u përjashtua si praktikë gjatë periudhës së komunizmit, por është rikthyer, ndërsa Shqipëria përpiqet të shndërrohet në demokraci moderne dhe të begatë, kur shumë njerëz thonë se nuk kanë aspak besim te sistemi ligjor aktual.

Pavarësisht se vrasjet për gjakmarrje datojnë që në mesjetë, rregullat e Kanunit nuk janë përditësuar me ndryshimet e kohëve moderne, madje shpesh ato nuk ndalen derisa të vdesin të gjithë meshkujt e familjes.

Sipas rregullave të Kanunit, femrat dhe fëmijët meshkuj në moshë të vogël nuk vriten, por shumë prej tyre mbeten të mbyllur brenda mureve të shtëpisë gjithë jetën.

Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve si Zefi, Marseli dhe Marsela, Ministria e Arsimit të Shqipërisë u dërgon atyre mësues në shtëpi tri herë në javë, për 10 orë në javë, në mënyrë që të marrin një edukim bazë.

Deputeti Halit Shamata thotë për SETimes: Ne i asistojmë këta fëmijë duke u dërguar mësues të shkollave më të afërta në shtëpitë e tyre. Në shumicën e rasteve, ne preferojmë mësues që kanë punuar me këta fëmijë. Të japësh mësim në këto kushte është  plot me vështirësi, por mësuesit përpiqen të bëjnë më të mirën për ta”. Përgatiti: Gazmira Sokoli

1 Three children, who have spent their entire childhood locked inside their home, play on their bed in Bardhaj34567

 

Redaksia Online January 26, 2013 14:36
Komento

1 Koment

  1. tefta January 26, 15:54

    viktimat qe luan bota me to

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*