Fëmijët flenë në dhomë, shqiptari mbyt gruan nga xhelozia

February 18, 2016 13:29

Fëmijët flenë në dhomë, shqiptari mbyt gruan nga xhelozia

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytetin britanik, ka për protagonist një burrë shqiptar, i cili  nga xhelozia ka mbytur bashkëshorten e tij, teksa fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomë.

Ngjarja ka ndodhur në Convent Way, Southall, në apartamentin e çiftit dhe viktima është 34-­vjecarja Elife Beqa.

Agresori Agim Isaku, e ka mohuar akuzën para gjykatës, duke thënë se gruaja e tij vdiq gjatë përleshjes, kur ai u mbrojt pasi ajo iu vërsul atij me një thikë.  Ndërkohë akuza pretendon se 40 -­vjeçari e ka mbytur gruan sepse ishte xheloz për afrimitetin e saj me një mashkull tjetër.

Pas ngjarjes ai ka kërkuar  ambulancën për të shpëtuar gruan, por ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

(Fotoja shoqeruese e lajmit, eshte ilustruese)

February 18, 2016 13:29
Komento

2 Komente

  1. Lexues February 18, 14:20

    Redaksia ky lajm eshte shume i vjeter, qe ne gusht 2015. Pse i rikujtoni familjes histori te tilla, u hapni edhe njehere plaget. Turp

    Reply to this comment
  2. Lexues February 18, 14:58

    He me pse nuk e botoni komentin tim qe ju dergova me pare, qe ky lajm eshte qe ne gusht te 2015. Po sjemi njerez ju qe akoma lendoni njerezit vetem per te marre ca klikime. Edhe fatkeqesite i keni kthyer ne mjet fitimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim