Fëmijët në Bulqizë dhe Dibër, dhurata nga kompania më e madhe e lodrave në Shqipëri

January 15, 2019 15:53

Fëmijët në Bulqizë dhe Dibër, dhurata nga kompania më e madhe e lodrave në Shqipëri

Tanimë e kthyer në traditë, edhe sivjet festat e fundvitit e gjetënJumbo-n, dyqanin më të madh të lodrave në Shqipëri dhe Ballkan, pranë fëmijëve të familjeve në nevojë.

Në këtë fundvit në bashkëpunim me dy organizata jo-qeveritare, Vizion dhe  PLGP (PlanningandLocalGovernance Project), projekt i financuar nga USAID, Jumbo, në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale të Grupit Balfin, u gjend pranëfëmijëve të fshatit Blliçë në Dibër si dhe në Bulqizë, për t’u dhuruarvogëlueshëve një buzëqeshje më shumë.

Jumbo në bashkëpunim më organizatën jo qeveritare Vizion ishte fillimisht e pranishme pranë fëmijëve të kopshtit të fshatit Blliçë në Dibër duke u dhuruar lodra secilit nga 42 fëmijët e kopshtit në fjalë, si dhe materiale didaktike për këtë të fundit, për ta lehtësuar sadopak punën e edukatorëve në përditëshmëri.

Bashkëpunimi me OJF-në “Vizion” nisi pas njëankandifilantropieqë u zhvilluapërherëtëparënëTiranënënëntor 2018 nënmoton “Giving Circles” – “RrathëDhurues”.

DrejtoreshaEkzekutive e Grupit Balfin, Znj. Edlira Muka, asokohemoripërsipërnëemërtë Balfin mbështetjen e kopshtittëfshatitBlliçë, përt’umundësuarnjëproces normal 57 fëmijëvetëkëtijkopshti, tëcilëtqëndroninatjenëkushtetëvështira, pa ngrohjedheshërbimetmëminimale. Përveçsuportitfinanciarpërkopshtin, u morpërsipërqëtëgjithëfëmijëvet’udhuroheshinedhelodra.

Gjithashtu Jumbo në bashkëpunim me PLGP-në dha 33 dhurata për fëmijët me nevoja speciale të cilët vijnë nga familje në nevojë në qytetin e Bulqizës, familje këto që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike të bashkisë së qytetit, duke u sjellë kështu pak gëzim edhe atyre.

Jumbo, ashtu sikurse i gjithë Grupi Balfin, u është gjendur shpeshherë pranë fëmijëve në nevojë, duke qenë se është edhe njënga markat më të dashura për ta.

Vitin e kaluar Jumbo ka festuar më 1 qershorme nxënësit e komunitetit rom të shkollës “Liria” në qytetin e Shkodrës, për të cilët kishte përgatitur dhurata të posaçme. Ndërsa më herët kompania u kishte dhuruar lodra fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe fëmijëve me nevoja speciale të qendrës “Pëllumbat”.

Kompania ka një plan të posaçëm dhe do të vijojë të japë një kontribut edhe më të madh për shoqërinë gjatë vitit 2019.

JUMBOështë pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si GreenCoastResort dhe Vala MarResidences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun,SPAR etj.

l.h/ dita

January 15, 2019 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*