Fëmijët në situatë rruge, Veliaj: Nuk mjafton vetëm të kritikosh, por duhet të bëhesh pjesë e zgjidhjes

April 12, 2018 10:33

Fëmijët në situatë rruge, Veliaj: Nuk mjafton vetëm të kritikosh, por duhet të bëhesh pjesë e zgjidhjes

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj apelon për më shumë solidaritet nga të gjithë qytetarët të cilët duhet të tregojnë një vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve në situatë rruge dhe të gjithë atyre që janë në vështirësi.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar në Ditën Ndërkombëtare për Fëmijët në Situatë Rruge me mbështetjen e Bashkinë Tiranë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rrjeti Shqiptar i Qendrave për Fëmijët në Situatë, Veliaj theksoi rëndësinë për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e fëmijëve, në veçanti atyre në situatë rruge dhe mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi.

Kryebashkiaku Veliaj përmendi suksesin e arritur nga Bashkia e Tiranës për strehimin e komunitetit rom në Shkozë dhe në Lanabregas, duke zgjidhur një problem të mbartur prej më shumë se 28 vitesh.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës falënderoi edhe ambasadën e SHBA dhe institucionet partnere të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në mbështetje të shtresave në nevojë.

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu deklaroi se në një kohë që Shqipëria afrohet edhe më shumë me Bashkimin Evropian, të tregohet një vëmendje e shtuar edhe për fëmijët në vështirësi.

Shqipëria për shumë vite ka pasur një problem, një problem për të mbështetur fëmijët e saj në rrugë. Por ky është një problem që Shqipëria me mbështetjen e partnerëve duhet të jetë e aftë ta zgjidhë. Nuk keni 11 milionë fëmijë për t’u kujdesur, keni vetëm disa qindra. Vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësimit në BE shpresojmë që Shqipëria të mund të kujtojë fëmijët e saj.

Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, ata kanë të drejtë të mos jenë të uritur, ata kanë të drejtë të mbrohen nga abuzimi. Siç ma mësuan fëmijët e mi, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur UNICEF-in dhe OJQ-të që mbështesin fëmijët e Shqipërisë. Shpresoj se do ta bëjmë bashkë këtë”, deklaroi Lu.

Përfaqësuesja e Delegacionit Europian në Shqipëri, Monika Bylate, vlerësoi nevojën për përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve dhe krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për edukimin dhe shëndetin e tyre. Bylate theksoi se fëmijët nuk janë vetëm e ardhmja e Shqipërisë, por edhe e ardhmja e Europës.

Robert Wilton, Zv/Kryetar i Prezencës së OSBE në Shqipëri vlerësoi angazhimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe të ministres së MSHMS, Ogerta Manastirliu, ndërsa apeloi për një rol më të madh të shoqërisë në mbështetjen e fëmijëve.

o.j/dita

April 12, 2018 10:33
Komento

1 Koment

  1. info analitike April 12, 15:41

    Ky me manine per protagonizem qe ka te genjen sy me sy e kur i kerkohet llogari fshihet ose zhduk kompjuterat:
    http://www.respublica.al/2018/04/11/g%C3%ABnjeu-prap%C3%AB

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*