Fëmijët pakësohen, të moshuarit shtohen, mosha mesatare rritet

November 23, 2015 18:00

Fëmijët pakësohen, të moshuarit shtohen, mosha mesatare rritet

Numri i fëmijëve nën 14 vjeç në Shqipëri në vitin 2014 ra në 547 mijë vetë, 19 mijë më pak se në vitin 2013 dhe 95 mijë më pak se sa në vitin 2010, bëri të ditur Instituti i Statistikave në Vjetarin Statistikor të publikuar së fundmi. Rënia e shpejtë e numrit të fëmijëve vjen si pasojë e rënies së vazhdueshme të numrit të lindjeve, rënie që ka filluar që nga vitet ’90.

Në të njëjtën kohë, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç, u rrit në 354 mijë vetë, 11 mijë më shumë se sa një vit më parë dhe 37 mijë më shumë se sa në vitin 2010. Numri i të moshuarve ka ardhur në rritje në Shqipëri si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë në vend.

Në të njëjtën kohë, mosha mesatare e Shqipërisë, sipas llogaritjeve të INSTAT, u rrit në 36.6 vjeç, nga 34.4 vjeç që qe në vitin 2010. Rritja e moshës mesatare të popullsisë ka ardhur pjesërisht si pasojë e rënies së numrit të lindjeve në vend dhe pjesërisht si pasojë e emigrimit masiv të viteve të fundit, emigrim që ka gërryer më shumë popullsinë e re./BIRN

November 23, 2015 18:00
Komento

1 Koment

  1. Arben November 24, 08:29

    HISTORIA NJEH SHUME RASTE TE KOMBEVE QE SHUHEN PER “TRUTE E KOKES”

    DUHET TE GJEJME RRUGEN E DUHUR PER TE MBIJETUAR NE KETE BOTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim