Femra dhe kriza jonë morale

February 11, 2020 00:04

Femra dhe kriza jonë morale

Nga Viktor Malaj

 

Dhuna në përgjithësi dhe dhuna ndaj femrave në veçanti janë një nga dukuritë më të shëmtuara dhe më të dëmshme të jetës sonë. Dhuna verbale e fizike dhe, më e skajshmja, vrasja e femrave (gruas, të dashurës, vajzës, motrës etj.) është e kahershme, por këta dhjetëvjeçarët e fundit është bërë shumë më e pranishme në vendin tonë.

Numri i femrave të dhunuara edhe të vrara ka arritur shifra dëshpëruese dhe revoltuese.

Gjendja tregon se reagimi i shoqërisë, shtetit dhe medias nuk i përgjigjen shqetësimit të krijuar. Dhuna dënohet moralisht dhe ligjërisht, por kur vjen puna për të gjykuar mbi shkaqet e fenomenit vërehen mendime të ndryshme, sipërfaqësore dhe të kufizuara.

Për të pasur gjykime më të thella, prej nga varet edhe marrja e masave më efektive, do të duhej një studim serioz, profesional i problemit, gjë që mungon. Po të kishim pasur qeveri më të përgjegjshme dhe në shërbim të popullit, me kohë duhej të ishin ngritur grupe studimi me juristë, sociologë, kriminalistë, psikologë dhe specialistë policie që do të kishin përcaktuar shkaqet, motivet, rrethanat që e ndikojnë rritjen e krimeve që kryhen në këtë fushë.

Bazuar mbi to do të propozoheshin detyrat që duhet të kryej shteti, shkolla, media dhe institucionet e tjera për kufizimin dhe pakësimin e fenomenit.

Është i njohur fakti që dhuna ndaj femrave është ende një fenomen mbarë botëror por, në kohë dhe vende të ndryshme, ajo shfaq tipare dhe intensitet të ndryshëm. Studimet janë të domosdoshme edhe për të shmangur paragjykimet, të themi, tradicionale për inferioritetin mendor të femrës të cilave nuk iu shmangen dot as personalitete të botës akademike edhe në vende më shoqëri më të emancipuara se e jona.

Mjafton të kujtojmë këtu se ish-Presidenti i Universitetit të Harvardit dhe ish-sekretar Thesari në administratën amerikane, Lorenc Samers (Lawrence Summers), pohoi para 15 viteve se “Femrat lindin me aftësi më të ulëta se meshkujt prandaj edhe nuk kanë aq sukses në matematikë dhe shkencë”.

Gjatë detyrës së tij si drejtues i universitetit postet drejtuese që iu ofruan femrave ranë nga 36% në 13%. Për ironi të fatit, për herë të parë në historinë e atij universiteti, Lorenc Samers u pasua në detyrën e Presidentit nga një femër, Katerine Fost (Catharine Faust).

Dhuna ndaj femrave

Duke mos e pasur një studim për shoqërinë dhe vendin tonë, na mbetet vetëm të shprehemi në përgjithësi mbi shkaqet e dhunës ndaj femrave dhe rrugët për parandalimin e saj. Është e përgjithshme, por e pakundërshtueshme po të themi se dhuna ndaj femrave është pjesë përbërëse e dhunës që manifestohet në përgjithësi në shoqërinë shqiptare dhe ndodh, kryesisht, prej shkaqeve kryesore që e shkaktojnë në tërësi dhunën.

Por në shoqërinë shqiptare punët janë më të ndërlikuara. Një shoqëri e ardhur nga Mesjeta me padije, bestytni dhe paragjykime në jetën shoqërore, u zhvillua dhe arriti përparime të dukshme pas krijimit të shtetit shqiptar. Por në vitet ’90 shoqëria shqiptare u ballafaqua me mënyra të reja jetese që ishin të përziera edhe me shthurjet morale të botës perëndimore.

Në kushtet e krijuara një pjesë e shoqërisë, meshkuj dhe femra, qëndroi në kufijtë e karakterit dhe moralit që kishte. Ndërsa një pjesë e vlerësonte dhe trajtonte femrën si të barabartë me meshkujt, në skenë dolën dy tipe meshkujsh, njëlloj të rrezikshëm për pozitën dhe trajtimin e femrës. Nga njëra anë vegjetonin dhe vigjëlonin meshkujt e mbrujtur me konceptet mesjetare që e konsiderojnë femrën si inferiore, që i duhet nënshtruar “regjimit” mashkullor, mbi të cilën burri ka të drejtën e pronësisë dhe prandaj ajo (gruaja, vajza, motra) ishte “qytetarja e rendit të dytë” në familje, fis e shoqëri. Sipas këtij koncepti, mashkullit i lejohet thuajse gjithçka ndërsa femrës fare pak gjëra sepse, siç thotë një thënie e vjetër e popullit, “burri lahet me një sapun, ndërsa femrën nuk e lan as deti”. Tipi i dytë, ai “modern”, në thelb, e konsideron femrën inferiore, një objekt qejfi, zbavitjeje, mall për të nxjerrë të ardhura financiare kriminale, duke e trafikuar si prostitutë brenda apo jashtë vendit.

Të dy tipet e meshkujve, për motive të ndryshme, e keqtrajtojnë femrën, e dhunojnë dhe e vrasin. Tipi i parë e dhunon sepse beson se ka të drejta superiore, gati hyjnore mbi të si bashkëshort, prind apo vëlla; tipi i dytë e dhunon sepse e konsideron inferiore dhe të dobishme vetëm për qejfe dhe përfitime.

Ashtu si dhuna në përgjithësi edhe ajo ndaj femrave ka shkaqe të ndryshme historike, sociale, ekonomike, psikologjike dhe morale. Në thelb të të gjitha shkaqeve dhe motiveve qendron mungesa e edukimit jo vetëm arësimor, por edhe e formimit të përgjithshëm shoqëror. Në përgjithësi, sociologët janë pajtuar me mendimin se individi shoqëror dhe personaliteti i tij janë produkt i tre faktorëve themelorë: një veçantie të lindur, familjes dhe shoqërisë.

Në kohë të ndryshme dy faktorët e fundit kanë pasur pesha të ndryshme në formimin e individit. Në kohët e sotme, faktori “shoqëri” ka zënë kryet e vendit dhe mbetet i pakonkurrueshëm. Individi shoqëror, qysh në moshë fare të vogël, ndodhet nën “bombardimin” e pandërprerë të medias, kompjuterit, telefonit dhe rrethit shoqëror, ndërsa ndikimi familjar bëhet periferik dhe vjen duke u zbehur.

Përveç “kultivimit” biologjik, familja dhe shoqëria, e përfaqësuar nga shteti, kanë detyrime morale, humane dhe ligjore të kultivojnë qënien e duhur shoqërore e cila duhet të bëhet e denjë dhe e vlefshme për veten dhe për shoqërinë. Ata që besojnë se individi i përket vetëm vetes duhet të kërkojnë dhe të gjejnë ndonjë bashkësi tjetër qëniesh të gjalla me të cilën ta identifikojnë veten dhe jo shoqërinë njerëzore. Shoqëria njerëzore duhet të jetë, siç pranohet gjerësisht, një grupim i madh individësh të lirë, të ditur dhe të përgjegjshëm për fatin e vet dhe të krejt shoqërisë.

Nëse shoqëria njerëzore është e organizuar në formën e sotme, formë që duhet të ndihmojë, zhvillojë dhe mbrojë pjesëtarët e saj, atëherë edhe individët përbërës e kanë detyrim social, moral dhe ligjor të sillen në atë mënyrë që, jo vetëm të mos e pengojnë dhe dëmtojnë bashkëjetesën shoqërore, por ta ndihmojnë, zhvillojnë dhe mbrojnë atë. Kur prindërit kanë përpara fëmijët e tyre dhe edukatorët, mësuesit apo pedagogët kanë përpara vetes fëmijët dhe studentët, në të vërtetë kanë përpara vetes shoqërinë e ardhshme shqiptare. Si të jenë dhe si të rriten këta fëmijë e të rinj sot do të jetë shoqëria nesër.

Familja është përkufizuar si qeliza bazë e shoqërisë dhe shpesh thuhet se në thelbin e shoqërisë qëndron familja. Një përcaktim i thuktë për familjen është edhe ai i aktorit dhe producentit kanadez Majkëll J. Foks: “Familja nuk është thjesht një gjë e rëndësishme por është gjithçka”. Prandaj ekzistenca e një familjeje të denjë dhe të qëndrueshme ndikon shumë në pasjen e shumë familjeve dinjitoze nesër. Shembulli vetjak që japin prindërit në marrëdhënie me njëri-tjetrin, fëmijët, fisin dhe shoqërinë është orientues në përzgjedhjen e tipit shoqëror që do të zgjedhin fëmijët si model për ndërtimin e jetës.

Bollëku material dhe boshllëku moral i Perëndimit të sotëm është tejet ndikues në gjithë botën. Shqetësimin që krijohet nga shpërpjestimi i materiales me moralen e shprehin shumë, por po zgjedh fjalët e Papa Fraçseskut që tregon në vazhdimësi ndjeshmëri të lartë dhe vëmendje të madhe për ardhmërinë e shoqërisë njerëzore. “Familja- thotë ai- mbetet njësia bazë e shoqërisë dhe shkolla e parë në të cilën fëmijët mësojnë vlerat njerëzore, shpirtërore dhe morale të cilat iu japin atyre mundësinë të jenë fener i mirësisë, integritetit dhe drejtësisë në bashkësitë tona”.

Fatkeqësisht, ndikimi që përmenda, krahas shkaqeve të tjera, ka shkaktuar tronditje serioze në familjen  shqiptare. Individualizmi i skajshëm ka hedhur rrënjë dhe shtat ndër vatrat tona. Prirja ndaj “unit” dhe plotësimi gjithnjë e më shumë i kërkesave për një jetë drejt luksozes ka bërë që numri i martesave të zvogëlohet dhe ai i ndarjeve (divorceve) të rritet. Rritja e ndarjeve  është mundësi e shtuar për rritjen e “monstrave” shoqërore që i kushtojnë shumë çdo shoqërie.

I kushtojnë shumë sepse ndikojnë në kalbëzimin e përgjithshëm të saj, pasojë e sjelljeve dhe krimeve që kryejnë individët që rriten pa familje, sepse kësaj shoqërie do t’i duhet të shpenzojë shumë për ndreqjen e dëmeve që ata shkaktojnë, do të duhen më shumë ndihma sociale, shërbime mjekësore, për mbajtjen e trajtimin e tyre në institucionet ku izolohen për të parandaluar rrezikshmërinë shoqërore që paraqesin.

Formimin e personalitetit të individit e përcaktojnë shumë faktorë, por faktori shtet është i veçantë, ngaqë e ka detyrim ligjor të bëjë më të mirën e mundshme që të përsosë sistemin arsimor si kusht për të siguruar edukim cilësor për brezat e rinj. Përpara se t’i mësojë të bëhen mjekë, juristë, inxhinjerë, ushtarakë etj. shkolla duhet t’i edukojë të bëhen njerëz. Përpara se t’iu mësojë edukatë seksuale duhet t’iu mësojë edukatë morale, përpara se t’iu tregojë, siç ka ndodhur, për turpin e vetë shtetit, fëmijëve dhjetë vjeç se “fëmija lind kur ai i babait takohet me atë të mamit” duhet t’iu shpjegojë se çfarë është familja, pse ka rëndësi ajo, mbi ç’baza duhet ndërtuar, cilat duhet të jenë marrëdhëniet prind-fëmijë dhe burrë-grua, pse dhe si duhen respektuar prindërit, mësuesit dhe të moshuarit etj.etj.

Shkolla e ka për detyrë ta mësojë brezin e ri se familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe, siç thoshte Zbigniev Berzhezhinski, ” Familja nënkupton strukturë, përgjegjësi dhe kufizim. Kërkesat e mirëfillta të një familjeje të mirë punojnë kundër rrymës së hedonizmit të shfrenuar pasi ato sanksionojnë detyrimet për sakrificë, besnikëri dhe besim”.

Shteti e ka për detyrë që të rrezatojë shembull pozitiv të të gjithë funksionarëve të tij në sjelljen ndaj normave morale dhe atyre ligjore. Është e pafalshme që shteti i këtyre 30 viteve ka lejuar që niveli i arsimit të shkojë teposhtë dhe marrëdhëniet nxënës-mësues të katandisen si mos më keq, ashtu si është e turpshme dhe e palejueshme që një institucion shtetëror, siç është Biblioteka Kombëtare, t’i japë çmimin e parë një libri me nivel artistik mediokër, me përmbajtje tërësisht banale si dhe vetë titulli i tij “Vrima” që “frymëzon” inçestin, i dënueshëm moralisht dhe ligjërisht qyshkur lindi qytetërimi.

Në institucionet më të larta shtetërore, duke përfshirë edhe Parlamentin janë futur individë të pagdhendur që krenohen me vulgaritetin e tyre të cilët arrijnë deri atje sa t’iu fyejnë nënat, gratë dhe motrat kundërshtarëve politikë apo t’i thonë kundërshtares politike “bushtër!”, Kryeprokurores së Republikës “lavire bulevardi” etj.

Nuk ka fare kuptim që, nga njëra anë të sanksionosh ligje që ndëshkojnë prindërit për mosplotësimin e detyrimeve të tyre ndaj fëmijëve apo për sjelljet e këqija të fëmijëve dhe, nga ana tjetër, t’iu propagandosh fëmijëve se ata duhet të jenë “të lirë të bëni ç’të doni” apo, akoma më keq, t’i këshillosh me formulën e shkurtër (devizën): “Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët për ty, por çfarë mendon ti për veten tënde”. Edukimi nuk mund të trajtohet si çështje tenderash sepse ka të bëjë me funksionin më të rëndësishëm dhe më të vështirë, formimin e njeriut.

Pjesë shumë e rëndësishme e ndikimit shoqëror në formimin e individit janë edhe media, filmi, teatri, muzika dhe libri. Për fat të keq, thuajse të gjitha këto kanë marrë karakter kryekëput komercial. Pra, u intereson vetëm fitimi material, pa i përfillur parimet morale. Biznesi nuk promovon çfarë i nevojitet shoqërisë dhe të ardhmes së saj, por çfarë i nevojitet atij vetë dhe sa më shpejt, duke i mëshuar fort tërheqjes nga sipërfaqësorja dhe kënaqjes së instinkteve.

Ç’mund të presësh nga një media që është katandisur të mbahet në treg nga numri i klikimeve?

Një media si e jona nuk promovon dot dijen dhe humanizmin, nuk promovon modelin e Mari Kyrisë dhe Nënë Terezes, por modelin Kim Kardashian dhe një tufë vajzash me buzët si viç, të ndenjurat si dardhat e boksierëve, gjoksin si kamerdare që bashkë me lakuriqësinë e trupit manifestojnë përditë zbrazëtinë mendore e morale, që rendin të krijojnë lidhje me bosët e krimit nga të cilët e pësojnë jo rrallë.

Thuajse askush nuk i njeh disa nga femrat e suksesshme shqiptare brenda dhe jashtë vendit në fushat e dijes, muzikës, letërsisë dhe artit, por shumëkush ua di emrat dhe iu njeh fytyrat gjithfarë fyryfyçkave që shfaqen pandarë nëpër ekrane dhe gazeta, pa kurrfarë kulture dhe talenti.

Një film i reklamuar kohët e fundit me titull “I love Tropoja” ( në anglisht, si përçmim ndaj shqipes ) përmbante elementë të turpshëm. Një personazh i moshuar pohon se “kam 40 vjet që fle me një burrë”, me çka nënkuptonte gruan e tij, duke e fyer femrën bashkëshorte dhe, si për t’i vënë qeleshen ” emancipimit ” të tij, kërkon të ndërrojë orientimin seksual. Shikoni moralin dhe mesazhet që përcjellin shumica e programeve “artistike” të humorit apo videoklipet e këngëve “moderne”.

Në to, sidomos tek këngët, lartësohet kulti i banalitetit, luksit, alkoolit, drogës, lakuriqësisë, epshit dhe dhunës. T’u shtojmë këtyre edhe agresionin pornografik të lejuar kriminalisht në kompjutera nga “luftëtarët e lirive tona” dhe, paskëtaj, na bëhet e lehtë ta marrim me mend se cili do të jetë nesër personaliteti i shumicës së fëmijëve të sotëm, cilat do të jenë konceptet e tyre për jetën, familjen dhe gruan. Çfarë do të mbjellësh, do të korrësh.

“Revolucioni seksual”

Disa krime të kryera ndaj grave kohët e fundit në Tiranë e Durrës u bënë shkak që kanale të veçanta televizive të organizonin emisione të posaçme. Ndërsa në ndonjë emision si ai “Opinion” ishin ftuar njerëz seriozë dhe me integritet që shfaqnin shqetësimin qytetar për krimet ndaj femrave, në një kanal tjetër televiziv ishin ftuar gjashtë zonja, shumica e të cilave ishin “jashtë loje” sa i përket temës që diskutohej.

Si për çdo problem tjetër shoqëror është shumë e rëndësishme se kush pyetet, domethënë kujt i kërkohet mendim për çështje kaq jetike për shoqërinë si familja, femrat, shoqëria shqiptare.

Duke mos pasur njohuritë e nevojshme rreth fenomenit, shkaqeve dhe rrugëve të luftimit të tij, disa nga të ftuarat përsërisnin se “nevojitet një revolucion seksual”, pa arritur të sqaronin se çfarë kuptonin ato me këtë term dhe se çfarë lidhjeje kishte ky “revolucion” me dhunën ndaj femrave në Shqipëri.

I ashtëquajturi “revolucion seksual” në fakt e ka nismën në vitet ’20 të shekullit të 20-të por mori formën e një lëvizje kaotike në vitet ’60 dhe ’80 në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Kjo lëvizje kërkonte pranimin e marrëdhënieve seksuale jashtë martesës, homoseksualizmin, lakuriqësinë publike, pornografinë, seksin para martesës si dhe lejimin e abortit.

Kjo lëvizje që udhëhiqej nga parulla “seks, drogë dhe Rock & Roll”, në shumë raste degradoi në zvetnim të plotë. Të nxitur nga pretendimi i Frojdit se shtypja seksuale është motivi më i fortë tek njeriu dhe nga synimet e Alfred Kinsit për të legjitimuar homoseksualizmin, pedofilinë dhe marrëdhëniet seksuale me këdo sipas rasteve që paraqiten në jetë, filluan pretendime dhe u shtruan kërkesa që çonin në shthurje të familjes tradicionale dhe të marrëdhënieve shoqërore bazë.

Herbert Markyze dhe Vilhelm Raiç iu kundërvunë etikës së vetëpërmbajtjes dhe besnikërisë bashkëshortore. Raiç e konsideronte familjen si një institucion shtypës që duhej zhdukur, ndërsa Markyze predikonte se seksualiteti i lirë do t’i bënte njerëzit të lumtur.

I gjithë ky reaksion dhe kaos moral çoi në lulëzimin e “industrisë së seksit”. Nisi botimin revista Playboy e cila nxiste pornografinë dhe i konsideronte martesën dhe jetën nën tutelën prindërore si kufizime të lirisë vetjake. Ky “hov” solli rritjen e pornografisë, divorceve, familjeve me një prind, të jetuarit me ndihma sociale, abuzimet me drogën, sëmundjeve seksuale, rritjen e kriminalitetit tek moshat e reja, egërsinë, depresionin dhe vetëvrasjet tek adoleshentët.

Ec e gjeje tani se ku, në ç’zgafellë të këtij “revolucioni” e gjejnë mendimtaret tona revolucionare shpëtimin e femrës nga dhuna! Njëra prej tyre, e cila në rininë e saj fotografohej lakuriq nëpër plazhet e Mesdheut së bashku me dashnorin dhe tani “administron” miliona dollarë nga fondacione të ndryshëm për të na mësuar rregullat e “shoqërisë së hapur”- që po del shoqëri e shthurur- tha se prostitucioni është diçka krejt normale, e pranueshme dhe, madje, “zanati më i vjetër i njerëzimit”.

Së pari, zanati është një veprimtari që kërkon aftësi të veçanta dhe jo “aftësinë” për t’ia shitur trupin tënd dhjetëra epshorëve në ditë. Së dyti, megjithëse është ushtruar qysh në lashtësi, prostitucioni as ka gëzuar respektin e shumicës së popullsisë dhe as ushtrueset e tij nuk kanë pasur kurrë një jetë apo fund të lumtur. Po kjo zonjë, para dy vitesh i drejtohej komunitetit LGBT duke iu thënë: “Ju jeni pjesa më e bukur dhe më e përparuar e shoqërisë shqiptare!”.

Sipas mendjes dhe moralit të saj, të gjithë ne të tjerët duhet të luftojmë t’iu ngjajmë individëve që kanë devijime gjenetike apo të fituara gjatë jetës, pasi cili është ai që nuk do të jetë “më i bukuri dhe më i përparuari”? Ajo, gjithashtu, theksoi se secili ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e vet dhe se shoqëria nuk ka të drejtë të përzihet me intimitetin e individit.

Por, unë mendoj se ashtu si shoqëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në intimitetin e individit, po ashtu asnjë individ, sidomos ai që ka zgjedhur vesin si “shofer” të jetës, nuk ka asnjë të drejtë që perversitetet dhe amoralitetet e veta t’i bëjë publike dhe të na i shesë si arritje, modernizëm dhe shembull suksesi për t’u ndjekur.

Një tjetër predikuese e “revolucionin seksual” si mjet për të shpëtuar femrat nga dhuna, mendjelehtë dhe e dështuar për të krijuar familje, pak ditë pas emisionit botoi një “leksion” ku iu jepte mësime meshkujve që kur të mërziten me gratë e tyre, shumë thjesht dhe moralshëm, mund t’i këmbenin me meshkuj të tjerë “për freskim” marrëdhëniesh seksuale me pëlqimin e palëve dhe t’i kryenin këto marrëdhënie në prani të njëri-tjetrit.

Një tjetër e ftuar për të dhënë mend në atë studio, pasi u pyet se ç’mendonte rreth vrasjes së një burri biznesmen nga gruaja e vet, ajo u përgjigj se “Ai do të ketë shkuar me vajza të reja dhe kësaj i ka ardhur shpirti në majë të hundës”. Sipas trurit të saj pa mend, vrasja mund të justifikohet kur “të vjen shpirti në majë të hundës” dhe nëse bëhet kundër meshkujve.

Historikisht, veset kanë pasur jo vetëm bartësit dhe ushtruesit e tyre, por edhe avokatët “moralë”, përndryshe nuk do të kishin ardhur shëndosh e mirë dhe të fuqishëm deri në ditët tona. Çdo shoqëri dhe epokë ka moralin e saj por, me të drejtë është thënë se morali sundues i një shoqërie është morali i klasës sunduese.

Duke pasur parasysh faktin se klasë sunduese është klasa e të pasurve si dhe faktin se shumica dërmuese e tyre janë pasuruar në rrugë kriminale, merret lehtë me mend se moral dominues tek ne po bëhet gjithnjë e më shumë morali i hajnave. Kur populli shprehet se “ka rënë paraja në dorë të horrit” kjo do të thotë se, në shumicën e rasteve, drejtpërdrejt apo tërthorazi, horrat kanë pushtetin ekonomik, politik dhe mediatik.

Nëpërmjet këtyre pushteteve ata imponojnë, pa tytën e armëve por me “grykat” e medias, artit apo edhe librit shkollor, moralin e tyre, shthurjen dhe zvetnimin. Një shoqëri e shthurur, e kalbur moralisht dhe me solidaritet familjar e shoqëror të rrënuar është një shoqëri lehtësisht e manipulueshme, e shfrytëzueshme dhe e sundueshme”.

Ushtrimi i të gjitha veseve gjen përkrahësit dhe avokatët e vet nën maskën e ” lirisë së individit ” dhe ” të drejtave të njeriut “. Ky njeri ka të drejtë të bëjë gjithçka, të jetë pervers, i shthurur moralisht, të jetë kundër familjes dhe t’i predikojë këto hapur, sepse familja nuk është e shenjtë. Veç një gjë i ndalohet rreptësisht: të mos cënojë pronën e hajdutëve, sepse “prona është e shenjtë”. Nuk ka çudi që të vijë dita që nga orkestrat mediatike të horrave të na thuhet se edhe vjedhja, mashtrimi, korrupsioni janë disi të justifikueshme dhe ne të tjerët të ndjehemi keq apo të turpëruar që nuk kemi ecur në rrugën e tyre dhe nuk kemi shprehur me veprime moralin e tyre.

Një zonjë e nderuar, e thirrur në studion në fjalë, tha me të drejtë se “ne na nevojitet revolucion shoqëror dhe jo revolucion seksual”. Dhe, realisht, kjo është ajo çfarë i nevojitet shoqërisë shqiptare. Dhuna ndaj femrave, ashtu si dhuna në përgjithësi, do të pakësohet kur të pakësohet dhuna jonë mendore e cila na shtyn të besojmë se jemi apo duhet të jemi zotër të gruas, të lagjes, qytetit apo vendit. Koncepti se kemi të drejtën për të qenë “zotër” të grave, për të ushtruar dhunë se jemi meshkuj është shkaku i shkaqeve të gjendjes që kemi sot.

Një budalla shqiptar 34 vjeçar, me banim në Itali, e dhunonte vjet bashkëshorten duke e penguar të ulej në tryezë me prindërit “sepse ia ndalonte Kanuni”. Është e dhimbshme kur sheh se si një i ri, që jeton në Perëndim, ruan dhe nxjerr nga skutat e errëta të mendjes së tij një qese me koncepte mesjetare që ia kanë futur në kokë qysh në fëmijëri dhe, në vend që ta hedhë në kazanin e plehrave të historisë, e përdor si armë brenda familjes së vet.

Shembulli na tregon njëkohësisht dy anë: e para, se është më lehtë të shpëtosh botën nga Koronavirusi se të shërosh mendjen e një budallai dhe, e dyta, se kultura dhe morali duhen mbjellë qysh në fëmijëri, përndryshe gomarin edhe po ta shëtitësh në të gjitha metropolet e botës nuk e shndërron dot në njeri.

Një shqiptar tjetër me sëmundje të trashëguar e dhunoi dhe ndau gruan e sapomartuar sepse “nuk doli e virgjër” ndërsa ai vetë krenohej se “oh, sa kam pasur unë femra dhe i njoh mirë këto gjëra…”.

Shmangia dhe eleminimi i dhunës ndaj femrave kërkon jo vetëm edukimin dhe formimin e meshkujve (djemve) por edhe edukimin dhe formimin e shëndoshë mendor, kulturor e moral të femrave (vajzave). Duke u arësimuar dhe formuar si duhet ato do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë jetën, të bëhen zot i vetes dhe të dinë të zgjedhin për bashkëshort njeriun e duhur. Rendja pas pasurisë dhe famës, martesave me përdallim moshe apo ato që kanë si kriter të vetëm largimin nga fshati, periferia apo nga Shqipëria drejt Perëndimit, përgjithësisht përmbajnë farën e paqëndrueshmërisë dhe përfundojnë në krizë, dështim dhe viktima të dhunës.

Shoqëria shqiptare duhet t’i largohet si despotizmit mesjetar në familje e shoqëri ashtu edhe shthurjes “moderne”. Pjesa opinionformuese, ndërsa duhet të refuzojë pa mëdyshje dhunën dhe vrasjen, duhet të ruhet nga tundimi që me mendjelehtësi t’i konsiderojë si normale, të drejta dhe të moralshme bredhjet e një vajze 16-17 vjeçare nëpër klubet e natës ku dominon alkooli, droga e prostitucioni, apo sakrifikimin e jetës familjare nga ndonjë e re për të marrë pjesë në një spektakël banal e të pavlerë si “Big Brother”.

Në një shoqëri të shëndoshë moralisht, njerëz me kokën si plëndës të mbushur me mykun e shekujve të harruar, siç u prezantuan këto ditë disa gazetarë që iu vërsulën me fyerje e shprehje banale një oficereje policie, e cila kishte kryer të vetmin “mëkat” duke bërë zëdhënësen e një formacioni antikrim, nuk duhet të kenë vend në mjetet e informimit publik.

Shkolla, shteti dhe media duhet të ngulisin bindjen se gruaja nuk është skllave, as vegël, as vartëse, as qënie inferiore. Ajo duhet respektuar dhe trajtuar si e barabartë dhe, nëse beson se shkelë normat bashkëshortore mund ta ndash por jo ta dhunosh e vrasësh. Vrasja ndalohet me fe dhe me ligj dhe vrasja e gruas është vrasje e shumëfishtë: e gruas, e burrit vrasës dhe e fëmijëve të pafajshëm.

Shoqëria shqiptare do të jetë një shoqëri e shëndoshë kur të ketë larguar mentalitetet e vjetra “kanunore” rreth femrës, kur të arësimohet e kulturohet dhe kur, në shumicë dërmuese t’i dënojë aktet e dhunës dhe jo t’i frymëzojë apo justifikojë ato. Një shoqëri e kalbur, me thashetheme dhe ligësi, është një “serë” që kultivon dhe nxit krimin në përgjithësi dhe atë ndaj femrave në veçanti.

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

February 11, 2020 00:04
Komento

20 Komente

  1. Dypakaveli February 11, 01:13

    E para e punes femrat arrijne te kapin frekuencat me te ulta ne krahasim me meshkujt prandaj qe zhvillohen me shpej qe ne pubertet. Si pasoje jane degjuese, “psikologe” varet dmth ne raste krejt te lira kur nuk kane ndonje gje personale qe i ka terhequr vemendjen tek ty me pare. Nga ana tjeter meshkujt kane orientimin si shqise te forte prandaj kane te zhvilluar muskujt qe ne adoleshence. Ka edhe nga ata qe i pelqen t’i “udheheqin” grate qe ne perditshmeri quhen burracak, pasi gruaja ne kete rast thjesht ka rritur le te themi steken/cilesine e debatit apo zhvillimeve te problematikes. Kete e them pasi vetem burrat mund ta japin zgjidhjen si ne fushe te lojes qofte edhe jashte saj. Per kete do t’iu sygjeroja Confucius – The Ethics/ the superior man. Per te kaluar te tematika e shpjegimit qe jo eshte femija im/jone bej/me c’te duam, per te arritur te baba vrasja, duhet te kuptojme qe mund te quhemi bij te zotit. Pa hyre te provokimet politike me taktika guerrilse apo testim te mospasjes te moralitetit qe dikush qofte i pamoralshem gjykon dike/dicka te pamoralshme. Per tu kthyer edhe njeher te ajo tema qe e kane fajin femrat qe nuk dine ti edukojne meshkujt prandaj behen te dhunshen, qe dmth ia fusin kot. Mund ta shpjegojme me faktin qe te burrat ekziston “mendja ushtatake” e te grate jo. Vecse me kete term “military mind” nuk e arrijne dot as shumica as nje minorance si te thuash qe kane arritur nje status nga menaxhime apo koorporime te ndryshme, pasi jane te zgjedhur qe ta arrijne ate pa e kaluar. Nderkohe qe shumica mund te paiset me te nje pjese as qe nuk e arrin dot (si femrat), te kjo shumice ka qe e kalon cakun, prandaj behen ordinera (ne kuptimin te rendomte/ me apo pa konotacion).
    Pra le te themi qe mendja mbi nevojen, per t’iu uruar edhe me plotesimin e jetes me “nje fat” pra me nje grua te mire. Tradhetine e kto te tjerat i ndalon edhe lighi jo me feja etj. Prandaj qe liria jote mbarokerka aty ku fillokerka lirae tjetrit.

    Reply to this comment
  2. Dentisti February 11, 01:59

    Kemi 30 vjet,qe jemi ne nje krize te gjithaneshme morale,politike,sociale,ekonomike,juridike e shteterore!
    U pretendua se me rrezimin e socializmit do ndertohej nje shtet modern,i mireqenies dhe vlerave me te mira morale e shoqerore se ai qe u rrezua me tam tame,por gjithcka rezultoi e deshtuar!
    Sistemi politik qe u instalua ne Shqiperi pas 90-tes vuri ne krye te shtetit njerez amorale,karrieriste te pa fre,injorante ne shtet formim,por mbi te gjitha antishqiptare!
    U propagandua se socializmin e rrezuan studentet e dhjetorit,por e gjitha ishte nje mashtrim i madh,se ne krye te bandave politike qe erdhen ne pushtet u vune nga regjizoret brenda e jashte vendit ish komunistet apo bijte e tyre afer bllokut komunist,aq sa edhe programi politik etj i PD-se partise se pare gjoja antikomuniste u hartua ditet e fundit te rremujave studentore ne shtepine e nje ish antari te KQ te PPSH dhe zv,kryetare e Gjykates se Larte komuniste,djali i te cileve,per te garantuar vazhdimesine e privilegjeve te meparshme u vu ne stafin e atyre qe rrembyen lidershipin e rrumpalles te ashtuquajtur demokratike,qe rezultoi jo antikomunizem,por anti shqiptarizem!
    Se nuk mund te luftonin keta bandite te rinj prinderit dhe te afermit e tyre,ndaj i meshuan fort gjoja amplifikimit te antikomunizmit ne kembim te grabitjes dhe shkaterrimit te te gjitha pasurive kombetare duke e lene popullin ne mjerim te plote!
    Ishte kjo arsyeja qe keta bandite nxorren jashte loje te gjithe te ashtuquajturit “dhjetoriste” duke marre komanden per zbatimin e parimit kriminal te “Tokes se djegur”,te “Rrafshimit ne ZERO te gjithckaje qe ishte ndertuar ne socializem,njelloj sic vepruan puntoret angleze me levizjen “Cartiste”,duke shkaterruar te gjitha makinerite e punes neper fabrika si fajtore te padrejtesive dhe varferimit te tyre nga padronet!
    Ishin keta ish komuniste,qe zaptuan lidershipin antikomunist,krejtesisht te pa interesuar per te ndertuar shtetin e ri demokratik,sa nuk arriten te hartojne “Strategjine e kalimit nga socializmi ne kapitalizem” duke i lene rruge vandalizmit te Azem Hajdarit,qe me uren e zjarrit ne dore shkaterroi tere pasurite kombetare!
    Mire atehere si fillim,por as sot asnje force politike nuk eshte kujtuar qe vendit i duhet nje “Strategji kombetare te zhvillimit” duke percaktuar prioritetet dhe objektivat per cdo fushe gje qe do t’i thoshte “NDAL” hovardase kryeministrore,qe i bene rrush e kumbulla parate dhe pasurite e vendit!
    Edhe sot,pas 30 vjet shtet kapitalist,asnje qeveri,as kjo e ashtuquajtur socialiste,nuk e pa te arsyeshme qe te vleresoje mbi te gjitha kujdesin,edukimin,argetimin e femijve qe jane e ardhmja e vendit!
    Qeverite kane ngulitur ne mendje se shumicen e parave te buxhetit te shtetit duhet ta shpenzojne per autostrada te gjata,pedonale,ndertesa shume kateshe etj,por kurre nuk u kujtuan se mbi te gjitha duhet te investonin per cerdhe,kopshte,lulishte,shkolla,kende lojrash,kende sportive,rruge te shtruara midis pallateve etj,qe femijve te porsa lindur t’u krijohen te gjitha kushtet per mire rritje,edukim e argetim!
    Ndonese vend i vogel por me pasuri prallore,populli shqiptar vuan per buken e gojes,sepse qeveria Rama i ka privatizuar te gjithaherbimet shteterore duke u kujdesur vetem per fitimet e oligarkeve dhe korrupsionin e tyre se sa per kujdesin ndaj femijve!
    Ka qene kjo arsyeja,qe ne keto 30 vjet,femijet e lindur sot perbejne shumicen e kontigjenteve kriminale,aq sa shteti nuk mund t’i perballoje dot me rekrutimet e mijra policeve,gjyqtareve e prokuroreve,se rruga me e drejte per te luftuar krimin e korrupsionin eshte parandalimi e jo lufta kunder tyre kur ata tashme i bejne karshillek haptaz vete shtetit!
    Per me teper ata kane tentuar me sukses te zaptojne poste te rendesishme si deputete,ministra,ambasadore etj!
    Por me kaq nuk mjafton qe te kemi vene themele te shendosha te nje shoqerie moderne ne se prinderit e ketyre femijve do jene te pa pune,pa strehim etj gje qe i ben ata ,t’i cojne femijet jo ne shkolla,por ne rruge per sigurimin e bukes!
    Qe ketu fillon shkaterrimi i familjes dhe shitrja e femrave si mall tregu!
    Dhe vjen koha,qe ky degradim moral,social dhe ekonomik nuk mund te riparohet as me dhune e as me buxhet te vonuar!
    Por per keto probleme asnje qeveri nuk ka menduar gje qe e ka cuar shoqerine shqiptare ne gjendjen e “hurit e te litarit”!
    Degradimi i femres fillon qe kur lind,ne famijve te degraduar qe pjestaret e saj jetojne si ne mesjete e jo si ne mes te Europes,ndersa politikanet dhe oligarket rreth tyre tallen me miliardat e nxjerra nga fukaralliku i popullit!
    Por kete situate kurre nuk mund ta kuptoje nje kryeminister sharlatan,qe jeton jashte realitetit,duke thene plot perbuzje per shumicen e popullit se ,”Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”!
    Ne keto kushte lindin,rriten dhe jetojne femrat dhe meshkujt ne Shqiperi,aq sa femrat,i trajtojne si mall tregu e jo si bashkeshorte,nena dhe shoqe jete!
    Por kete nuk e kupton i pari vete kryeministri Rama,qe me fjalorin e tij rrugaceror nxit cdo dite harbuterine ne popull!

    Reply to this comment
  3. Lili February 11, 07:22

    Dentisti, bijte e horrave e krimineleve nuk mundet me prodhuar tjeter gje pos ktime e horrleqe si prinderit e tyre! Degjenerimit duhet t’i shkojne deri ne fund!
    Po ka d se shqiptare tjere jashte ketij brumi !
    Po ata nuk perfasohen ne mediat tone qe vetem lajmet brenda llojit na percjellin!

    Reply to this comment
  4. E èma e Zeqos February 11, 10:01

    Pse daldisèn shqiptarèt vallè? Pse ia heqin vetes kaq shpesh apo pse pèrjetojmè kètè degradim moral ku çdo gjè, duket sikur èshtè nè shitje?
    I lindur dhe i formuar nè njè “kohè tjetèr”, atè ku shteti NDIHEJ dhe ushtronte autoritetin e tij tè padiskutueshèm (nuk dua tè thur elozhe aspak pèr monizmin), unè do doja tè thoja se fenomeni i barbarisè ndaj femrès, nuk njihej pothuaj fare ose nè ato raste kur shfaqej si fenomen, trajtohej me rreptèsinè e duhur.
    Nè lagjen ku u linda, mè kujtohet mirè njè komshi babaxhan. Ai dhe e shoqja, njè grua zonjè, kishin 5 fèmijè si drita. Babaxhani qè njihnim ne fèmijèt e lagjes, na kish patur edhe njè anè tjetèr, qè e njihnin vetèm tè tijèt, atè tè “trimit pas beteje” kur ktheheshe nga klubi. Ai dhunonte gruan dhe fèmijèt, thonin se i vinte nè rresht pèr ti goditur.
    Klithmat e atyre fèmijève, i dègjonin edhe komshinjtè. Ata, nuk donin tè heshtnin mè por lajmèruan policinè.
    Babaxhani, pèrfundoi pèr 2 vjet nè burg, punonte nè minierè si kriminel ordiner. Kur doli, gruaja dhe fèmijèt ishin divorcuar nga ai dhe nuk donin kontakt.
    E tregova kètè rast, pèr tè ilustruar atè qè nuk kemi mè. Shqiptarèt nuk kanè shtet,,,,pa kanè shthurje. Nuk kanè norma ligjore qè ndiqen pèrpikmèrisht,,,pa kanè rrumpallè.
    “Analizat” intelektuale nè kètè rast, le t,ia kursejmè vetvetes. NUK KEMI SHTET.
    Nè kushte tè tilla, vuajnè mè tè dobètit. Vuajnè fèmijèt, vuajnè gratè, vuajnè pleqtè, familja shkatèrrohet.
    Kryeministrin, e zgjodhèm me 1 milion vota pèr tè na rilindur por na pèrfundoi si ajo historia e atij bariut qè e nisèn me dhen dhe u kthye me qen.
    Aktor tè Mamaqiut e kemi. Sa keq, çfarè palaçollèku?
    Ai, para kètij, arkitekti i barabarisè, èshtè sot “alternativè qeverisèse”.
    Media shqiptare sot, èshtè e ndarè nè mbèshtetès tè njèrès apo tjetrès palè.
    Vèrtetè pyesni dhe bèni sikur nuk kuptoni pse na ndodhin kèto qè na shohin sytè dhe na dègjojnè veshèt, ne shqiptarève?
    Quo vadis Shqipèri.!!!

    Reply to this comment
  5. Mal Uka February 11, 13:05

    Tegjitha shtazet edhe pse nuk flasin
    kuptohen shtohen dhe jetojne ne harmoni ne bashkesine e tyre Eshte
    per ta mallkue degjenerimin qe rrjedh
    prej botes se mallkuar jo shqiptare
    Kan thane se vesi ngjite si zhuga Keshtu te kqijat amorale te shqiptaret kan ardhe nga bota perendimore qe
    plot gojen e kan me drejtesi e jan krejt faqezi Familjen e konsiderojne veq si nevoje per ta shue nje motiv
    E shqiptaret baballaret tone familjen
    ekan konsiderue te shejt dhe gruen qupri ne shtepi Lek Dukagjini me
    kanun e ka sigurue jeten e femnes
    hasmi nuk ka guxu te nxjerr hak kur
    burri ka qene me gru apo me femij
    Tash procesi anti edukativ ka degjeneru pa fund Mjetet e informimit
    jan burim i katastrofave te degjereimit
    Reklamohen gra qe ndroj te dhjetin burre , ia qesin vithet jasht paturpshem Kejo degjeneron nuk
    krijon kulture po shkatrrim Andaj sistemi shtetnor duhet ti shterngoj
    mjetet e informimit mos ta qesin
    Rita Oren Cullak se largohet turpi
    Morali, edukata, ne shkolle duhet
    avancu Ndersa shoqerija duhet te
    ndaj investime per femnen Me orar
    te shkurtuar te punes , mete ardhura
    per jete te rahatshme , Nuk eshte
    denimi mase qe eviton amoralitetin
    por krijimi i kushteve te favorshme
    per femnen Tjetra natyra e ka ndryshue konstruktin e femnes
    dhe ajo eshte baza e familjes
    nana , motra , grueja , kunata
    jan e ardhmja e jone ! Respekti
    i pa kuresyer per to ! Kush nenqmon
    boten femnore eshte ma shume se idijot !

    Reply to this comment
  6. Shiperia drejt katastrofes February 11, 13:19

    Viktor Malaj mbetet nje nga penat e pakta te arta te gazetarise shqiptare.
    Eshte kenaqesi te lexosh Viktor Malajn per tematikat e rendesishme dhe thellesine e analizave te atyre fenomeneve qe jane bere teper shqetsuese per shoqerine shqiptare.
    Zoti Malaj, jam dakord me te gjitha ato qe Ju aq bukur dhe aq thele i keni trajtuar. Fatkeqesisht kjo eshte e verteta.
    Por jemi zene rob i nje fataliteti qe si duket do e perjetojme shume gjate.
    Sot popullit shqiptar i kane hypur mbi kurriz qe prej 30 vjeteve gjith horrat me te medhenj qe ka mundur te prodhoje kjo toke, drejtohemi apo me qarte shtypemi nga qeveritare hajdute, kriminele, vrases, trafikante droge e qeniesh njerezore, kumarxhi, sadiste, te pa kulture, megallomane, mashtrues, genjeshtare, etj. etj.
    Eshte kjo kaste qe pastaj krijon institucionet e ndryshme, televizionet, shkoillat,filmat, etj me ane te te cilave synon shkatrrimin e njeriut, jane keta halabake qe kujdesen qe te rritet analfabetizmi dhe te krijojne gradualisht nje shoqeri te degjeneruar mjafton te mos u nxjerre probleme atyre.Kjo eshte e verteta e hidhur.
    Mjafton vetem nje fakt, shihni se si qeveritare te lidhur me krimin arriten gradualisht derfi aty sa te sabotojne dhe te bejne te paafte SPAK-un i cili shiohej si shpresa e fundit e shqiptareve.

    Reply to this comment
  7. Nini February 11, 15:15

    Pse jd kunder menyres si trajtohet femra nga burri kanunor tel I love Tropoja, kur e thua vete se ” Një budalla shqiptar 34 vjeçar, me banim në Itali, e dhunonte vjet bashkëshorten duke e penguar të ulej në tryezë me prindërit “sepse ia ndalonte Kanuni”. Është e dhimbshme kur sheh se si një i ri, që jeton në Perëndim, ruan dhe nxjerr nga skutat e errëta të mendjes së tij një qese me koncepte mesjetare që ia kanë futur në kokë qysh në fëmijëri dhe, në vend që ta hedhë në kazanin e plehrave të historisë, e përdor.

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 February 11, 17:14

    dhe sahn muti kakën!?
    na shan viki samersin “ish-Presidenti i Universitetit të Harvardit dhe ish-sekretar Thesari në administratën amerikane, Lorenc Samers”,dhe më pas vazhdon!?
    meeeeeeee”Por në vitet ’90 shoqëria shqiptare u ballafaqua me mënyra të reja jetese që ishin të përziera edhe me shthurjet morale të botës perëndimore.”?
    eh copa e mishit!!
    si mund të të lexosh ty o debil!!
    nuk po harxhoj kohë!!
    më mirë një gjum,gjysëm vdekje si thotë një shoku tim,sesa të lexosh idiotësitë e viki mesjetarit,ose viki katnarit!!

    Reply to this comment
    • O moj Shqypni , ... ! February 11, 18:57

      Si gjithmone , nuk mund te rrinte pa thene mendimin e tij , ai qe eshte me plehra dhe llumi i kesaj shoqerie , me idjoti dhe me antishqiptari qe mban kjo toke, shtaza “anticensure…” !

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 12, 07:08

        por dhe ti nuk rri pas!
        po e pasuron uebin me pseudonime të rinj!!
        punë karrakterri!!
        nuk e gjen dot ku e ke!!
        sidoqoftë një urim prej meje!!
        robt para e pas!!

        Reply to this comment
    • Monteskje February 12, 04:16

      Nje ndyresire me pseudonimin ” anticensure “, pasi lexon cdo shkrim ne Dita, fillon dhe leh si qen i rrahur duke deshmuar sa injorancen e tij te thelle aq edhe ligesine ekstreme. I ka ardhur keq ketij mut muti se Viktori ” shan Samersin “. Vini re: thote ” e shan Samersin ” ndersa autori thjesht e ka cituar Samersin dhe ka thene ate qe ka ndodhur realisht. Kunder thenieve te Samersit jane shkruar ne shtypin kryesor amerikan me dhjetera artikuj derisa e detyruan te kerkonte njefare faljeje. Ushtarit brekedhier ” anticensure ” i eshte dhimbsur ” bota perendimore ” sepse Viktori paska thene se atje ka shthurje morale. Po cfare shthurje tjeter kerkon ti o tutkun kur 60% e familjeve jane te prishura; droga, prostitucioni, pornografia dhe krimi jane sheshit ? Per keto fenomene kane ngritur zerin dhe kane shkruar libra dhjetera figura madhore dhe te respektuara te Perendimit ndersa nje brekedhier shqiptar me pseudonimin ” anticensure ” kerkon te behet ushtar vullnetar i Perendimit per ta mbrojtur ate nga kritikat te cilat vete Perendimi pohon se qendrojne. O Zot! Cfare halesh mban shoqeria shqiptare! Ndersa autori ka ngritur zerin me te madhe kunder keqtrajtimit te femres, horri plak ” anticensure ” e quan autorin ” mesjetar “. Dhe pastaj cuditemi se perse shoqeria shqiptare ben vendnumero!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 12, 09:29

        Monteskje
        ja dhe një hale tjetër,të paktën që duket ndonjëherë me këtë pseudonim!
        ska rëndësi,megjithëse askush nuk është i detyruar të japë përgjigje,pra të replikojë me të gjithë idiotët ose “Nje ndyresire me pseudonimin ” anticensure “”!!
        copa e mishit,samersin e ka sharë dhe e shan gjithë bota që ka një copë truri,përfshi dhe mua,që kam vetëm gjysëm cope,por të vish me këtë bajgë të viki leshit se tërë ky degjenerim na paska ardhur nga perëndimi!?
        do të thotë të jesh idiot,ashtu si dhe ti!!që vjen me shëmbuj po prapë idiotësh”60% e familjeve jane te prishura; droga, prostitucioni, pornografia dhe krimi jane sheshit”!!
        mor copa e mishit më thuaj një vënd që nuk i ka të njëjtat gjëra!!më thuaj o copa e mishit për familjet e mbajtura bashkë sepse,sidomos,gruaja duhet të pranojë çdo lloj dhune,sepse familja krijohet sepse “kështu e kërkon tradita dhe se dy krijuesit e saj janë të lidhur nga prindërit,se të dy dhëndërr e nuse qëndrojnë bashkë se prindërit e tyre mendojnë se janë prerë për njëri tjetrin??
        se prostitucioni nuk paska egzituar asnjëherë,por të gjithë shkërdhenin të gjithë dhe askush “nuk fliste”??
        se krimi nuk egzistoka në shoqëritë e tjera jo perëndimore,por dënimet me vdekje e burgjet janë plot, me të fajshëm dhe të pafajshëm??
        se droga nuk ka egzistuar,veçse fëmijët viheshin në gjumë me hashash??
        o monti që tru ske,viki vetë në fund e thotë se shoqëria shqiptare duhet të ndryshojë,jo vetëm nga momneti i por dhe nga hiostoria e saj!!ndryshe nga ajo që thotë viki”Ajo duhet respektuar dhe trajtuar si e barabartë”
        ajo është e barabartë dhe ka të njëjta të drejta si dhe ti “burri i fortë”!!ndryshe nga ajo që thotë viki se nëse “gruaja nuk i përmbahet rregullave bashkshortore”,por nëse njëri nga të dy nuk i përmbahet rregullave tjetri ka të drejtë të kërkojë ndarjen!!gjithashtu nëse një mardhënje nuk shkon,edhe nëse i përmbahen të dy rregullave,atëherë ajo mund të prishet!!
        monti që tru ske,si e përmënd dhe viki,ne quajmë turp,kurvëri seksin e femrës por jo atë të mashkullit!!shpesh dhe në rastet kur me pëlqimin e bashkshortes,shet trupin dhe krahun e vet për ” të bërë letrat”!!ne quajmë turp seksin e vajzës,por aspak vrasjet,drogën dhe paratë e djalit!!
        perëndimi,të paktën ai që kam njohur,e gjithë ato të këqija,që thua ti e viki,ka atë që ti nuk e kupton dhe që nuk ke për ta kuptuar në kohët e ardhëshme!!
        ka lirinë!!dhe në të bën pjesë liria e të qënit të “hapur” dhe “konservator”!!me gjithë këtë liri ai vazhdon të respektojë ato gjëra që atij i duken të drejta!!
        tek ti dhe tek shoqëria që predikon viki,kemi dhunë,pra detyrim me dhunë për zbatimin e rregullave morale!!dhe kështu nuk bëjmë gjë tjetër veçse,pa dashur me qëllim,të këthehemi në mesjetën që shan vetë viki!!
        diku e përmënd viki,në rrëmujën e tij,se shteti duhet të jetë ai që të garantojë lirinë dhe mirqënjen e popullit!!
        në këto detyra të shtetit është dhe arsimi e edukata që duhet të përçojë nëpëmjet arsimit,medjes dhe shtypit!!shteti nuk e ka këtë mundësi tek ne!!sepse qeveritarët nuk kanë kohë të merren me këto punë,sepse qeveritarët nuk kanë interes që të kenë detyra!ata kanë vetëm dëshira,dhe ajo është një e vetme!!
        pasurimin sa më të madh dhe më të shpejtë!!për këtë iu levrdis një shoqëri e çthurur,një shoqëri e shtypur që në bazë dhe një shoqëri pa kokë!!
        e gjithë kjo ndryshe nga “perëndimi i çthurur”,ai,sundimtari i radhës në shqipëri,predikon,dikton shthurrjen e detyruar!!shthurrjen për përfitim të tij!!
        nëse në perëndim kemi një shthurrje të lirë,tek ne, “puritanët”,kemi një shthurje të imponuar nga krimi që kemi në pushtet!!
        monti,prostitucioni,tradhëtitë bashkshortore,seksi para martese,homoseksualitet,pedofili, bixhoz e alkohol,kanë egzistuar në kohë të kohëve!!gjithçka ka egzistuar GJITHNJË!!
        nuk është folur,monti që tru skje!!
        ti dhe viki flisni si tipa si ben duka që thonë gjithnjë” në kohë të enverit arsimi ishte falas,mjeksia sihte falas”,sikur punonjësit e arsimit dhe të mjeksisë paguheshin nga kina a marsianët e jo nga ne vetë!!
        jo or ti që tru skje,gjergjit i mvishet thënja”lirinë nuk e solla unë,e gjeta mes jush”!
        e njëjta gjë vlen dhe për “ÇTHURJEN”!!
        ajo ka qënë mes nesh,nuk na i pruri kush!!
        ajo doli hapur sepse shteti kapitulloi në të qënit shtet!shteti u këthye në sundues!!
        e për ta mbyllur një përshëndetje nga “Nje ndyresire me pseudonimin ” anticensure “”
        MË RROFSH TOPET!!
        merr dhe vikin nëse ke sado pak lidhje me të!!

        Reply to this comment
        • Busi February 12, 18:32

          He mo he…se ne rruzullin tokesor i ke keto gjera edhe Europa e gjithekund se u be ciameti…morali, morali etj morali ata qe flasin per te jane vete me te zinje e te zhytur ne imoralitet…

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 February 13, 11:00

            busi këtu ke të drejtë!!
            hajduti e ka zërin më të lartë!!

        • Mal Uka February 13, 15:03

          Po nisem nga definicioni se ceshte Kombi : Komuniteti
          shoqeror qe karakterizohet me gjuhe te perbashket
          me kulture qe percillet brez pas brezi te perbashket
          me shtrimje gjeografike te perbashket Quhet KOMB !
          Jam kosovar dhe i rritur ne fshat I kam jetue koherat
          e rinise , te studimeve , te punes shoqerore Po edhe te
          mergimit per ta njofte nje kulture tjeter dhe gjitheher
          me dro mos te gabohem me dicka qe veti , familjes
          e shqiptarve tua uli koken Kjo me ka ndihmue te
          jem kryelarte dhe i rrespektuar ne vendin ku veq
          30 vite i kalova Eh eshte fakt se kultura e huaj per mua
          eshte krejt e pa pelqyeshme Qe pse Grueja i thot burrit
          Une dola dhe pa asnje arsyetim del e shkon ne dancing
          (Muzike) Atje takon miftaqeli qe i qesin me pi dhe e bejne qefli deri sa e qojne ne tradheti Burreci edhe kur
          e gjene duke u kashagite me tjetrin e thrret e i thot
          Po ta fali coll eja te une prap Buka qe thehet nuk
          ngjitet ma !!!! Eh I mbaj mend ne fshat Kur dikush
          kerrkonte vajzen kuptohet me msit Familja e vajzes
          i thonin te falem nderit prej teje e mikut qe shpreh
          interesim per miqesi Me ep myhlet se do e bej dert
          Dhe krejt shoket (zoteshpite) e 80 familjeve i thrriste
          ne konak per dert dhe per muhabet Aty ua cfake
          interesimin e mikut per fejesen e vajzes Shoket nese
          dikush kishte ndonje njohuri per ate familje ku
          karakteri e morali nuk ishin ne nivel Thoshte jo
          ai Nuk vyen ! dhe nuk behej miqesija Kur pajtoheshin
          te gjith kusherinjet krijohej miqesija dhe miku i ri ishte
          jo veq mik i familjes por krejt shokeve Nipat ishin te
          te gjithve dhe ishte kenaqesi se pse Morali etika
          bujarija ruheshin kombetarisht e miresisht !
          Andaj femnen shqiptare e ka ngrite tradita Moralin
          e te drejtat e sai i ka ruejt e kultivu me miresi
          kultura kombetare Shqiptare Jam shume krenar
          qe i takoj ati rrethi asai kulture dhe edhe pse ne mergim
          femijt i kan arrijte majet e gradave akademike
          dhe sikur familja nte kishte probleme kishin ngece
          edhe femija Andaj ju lus qe ta rrisim krenarine
          shqiptare me tradita kombetare Me sjellje me
          veshje , me te folme te pastert e me dinjitet qe
          ka vlere per te ardhmen Pershendetje per te gjith lexuesit!

          Reply to this comment
  9. mirel February 11, 18:17

    Femrat e Viktorit..
    E ke pyetur Ramutin per femrat mo?

    Reply to this comment
  10. Labi February 13, 11:21

    Rastisa ne nje bisede shoqerore ku nje burr ne moshe bashkejetonte me nje femer dhe nuk kishte femij,zhoku duke dashur ti fliste dicka i thote se ndoshta ka ardh koha qe dhe ai te kish nje femije sa ka dhe pak kohe,pergjigja qe i dha me beri te mendoj,zot eshte veshtire te gjesh femer qe meriton emrin NENE,per ne krevat nuk ka problem,pastaj i thote shokut po ti qe ke femije e tu kane bere gati 20 vjec a te bie ti shohesh,pra ne fund ishin njesoj si qe kish dhe ai qe nuk kish patur kurre,ne fund lind pytja a sot femra qe mun te jene nena dhe te edukojne femoje normale,rasti fundit ishte reagimi i nenes se modeles qe u kam me droge ne Tirane,ajo thoshte se e merr e perdor,nena saj thos se jane shpifje e trillime kunder se bijes,kjo nene duket qe vetem edukaten e zhveshjes ddroges i la dhend te bijes,pastaj themi e kish fajin Enveri.

    Reply to this comment
  11. Eagle February 14, 01:01

    Perendimi po vdes nga degjenerimi mderkphe kur komunizmi ruajti nderin
    ,Moralin dhe Traditen. Enveri botonte libra per degjenerimin e vendeve Perendimore mga te pasurit per te coroditur dhe kontrolluar klasen e varfer. Ky eshte realiteti sot. Femra sot NE SHQIPERI nuk eshte FEMER POR NJE KRIJESE E DEGJENERUAR E PESHTIRE MATERIALISTE QE E MERITON DRURIN. FEMRA KUR SHITET SI LOPE ATEHERE TRAJTOHET SI LOPE

    Reply to this comment
  12. realisti February 14, 13:25

    Gjinine na e ka percaktuar natyra . Personalitetin ambjanti shoqeror ne te cilin u rritem. Detyrat qe rredhin nga gjinia nuk mund, deri me sot , ti kalojne gjinis tjeter , ne menyre qe te jemi te barabarte. Ka ne kanun nje barazim i grave ne burrat me kusht goxha te rende. Gruaja deuhet te heqe dore nga ajo çka kane ndryshe nga burrat, duhet te heqin dore nga ajo gje qe asnje burre ne bote nuk mund ta beje pra duhet te heqi dore nga amsia. Keto ishin burreneshat. Persa i perket personalitetit te sejcilit individ femer a mashkull qofte gjithkush duhet ta meritoje dhe jo t’ia dhurojne me arsyetimin e kuotave gjinore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim