Femrat e famshme që u joshën nga politikanët

February 6, 2016 12:45

Femrat e famshme që u joshën nga politikanët

Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit ishte rasti i këngëtares seksi Xhesika Ndoj, e cila rrëfente se ka pasur oferta për lidhje nga ana e një politikani të njohur në Shqipëri. Ky lajm i bëri të gjithë kuriozë që të mësonin se cili ishte ai.

“Panorama Plus” e ka pyetur vetë këngëtaren për të mësuar se pse ajo nuk e përmend emrin e politikanit në media, dhe Xhesika pohoi: “Sepse deputeti mund të marrë një përgjigje pozitive nga unë”

Por kohë më parë, edhe një tjetër femër seksi dhe shumë e lakuar e showbiz­it, Donjeta Kosumi, apo siç e njohin të gjithë si Kallashi, ishte lakuar shumë për oferta dhe shuma marramendëse që i janë bërë për një natë. Për moszbardhjen e emrit dhe arsyet, për gazetën tonë vajza e muzikës tregon: “Po, kam pasur kërcënime nëse e tregoj emrin. Por unë nuk e them, pasi individë të tillë kanë edhe familje”. Historia e vajzave të bukura dhe joshëse shqiptare dhe ofertat në drejtim të tyre nga ana e politikanëve shqiptarë është shumë e vjetër

Edhe këngëtarja e njohur Bleona Qereti, një vit më parë ka deklaruar se në librin e saj biografik do të përmendë edhe emra politikanësh, me të cilët ka pasur të bëjë. Ndërsa një vajzë shumë e bukur modele nga Durrësi, Klediola Loca, kohë më parë pat deklaruar se edhe politikanët e ngacmojnë shumë dhe i bëjnë propozime të turpshme. Ka edhe shumë femra të tjera të njohura të skenës shqiptare, të cilat megjithëse kanë marrë shumë propozime dhe oferta të majme nga ana e deputetëve apo politikanëve, nuk kanë treguar kurrë me gojën e tyre se ku ka ndodhur kjo, e aq më tepër të përmendin emra.

Artistja e njohur dhe një nga të parat femra VIP që i ka shprehur “troç” të gjitha që ka dhe mendon, është Adelina Ismajli. Ajo, vitin e kaluar, nëpërmjet faqes së saj shumë të ndjekur në Facebook, pat shkruar mes të tjerash kështu: “Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës – ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bosa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj.

Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar”. Ajo shprehet më tej se është e “pafuqishme” t’i luftojë ata, të cilët në çdo formë kanë tentuar që ajo të bëhet dashnorja e tyre, duke e shantazhuar pa fund.

E “lodhur” prej tyre, Adelina bën thirrje se nëse ekziston ndonjë video apo incizim diskreditues, le ta publikojnë dhe t’i japin fund një herë e mirë kësaj gënjeshtre të madhe, në të kundërt do të jetë vetë ajo që do të thyejë heshtjen 20–vjeçare. Në fund, nuk na ngelet gjë tjetër veç të themi: Cila do të jetë ajo femër e guximshme që do të pëmendë ndonjë emër? Në këtë mënyrë, ato do të jenë më të sinqerta dhe të ndershme para publikut që i ndjek dhe u ka dhënë famë, përndryshe do të quhen thjesht ca manipuluese dhe gënjeshtare që i luajnë të gjitha për të tërhequr vëmendjen.

February 6, 2016 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*