Femrat “shefe”, kryesojnë Tirana dhe Lezha

June 2, 2017 10:55

Femrat “shefe”, kryesojnë Tirana dhe Lezha

 

Qarku i Tiranës dhe Lezhës rezultuan me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Sipas të dhënave të INSTAT femrat zotërojnë 26,8 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3 % gjatë vitit 2015.

Në qarkun e Tiranës femrat drejtojnë më shumë se 32 për qind të bizneseve, ndërsa në qarkun e Lezhës 30 për qind e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016, raporton Monitor.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë  më keq se në 2006-ën kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%.

Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT.

Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra në rang global  përbëjnë rreth 12.5% të totalit.

Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm  11.7% e totalit.

Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues.

 

June 2, 2017 10:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*