Fenomeni “Mia san mia”: Çfarë e bën Bayern-in një markë të përbotshme?

October 12, 2017 15:16

Fenomeni “Mia san mia”: Çfarë e bën Bayern-in një markë të përbotshme?

 

Klubi futbollistik FC Bayern ka shumë fytyra të njohura: kryesues të Ligës, fitues rekordmenë kupash dhe mbajtës pantallonash lëkure. Por çfarë e bën këtë klub markë të përbotshme?

Një histori ndërkombëtare suksesi

50 vjet më parë e nisi historinë e tij globale të suksesit ekipi më i mirë futbollistik i Gjermanisë: me fitoren e Kupës së Evropës ai u bë fitues kupe. Gjithsej 60 tituj nacionalë dhe ndërkombëtarë ka fituar “Ylli i jugut” që prej kësaj ndeshjeje legjendare.

Në këtë mënyrë, klubi futbollistik FC Bayern München është një nga ekipet më të suksesshme sportive të botës – dhe një prej më të mëdhenjve: rreth 300.000 anëtarë bëjnë pjesë në familjen e klubit. Si krahasim: Real Madridi ka rreth 100.000 anëtarë, FC Barcelona dhe Manchester United kanë rreth 150.000 anëtarë.

“Ne e filluam punën me 20 anëtarë dhe me 12 milionë marka qarkullim, dhe tani qarkullimi ynë është 630 milionë euro dhe kemi gati 1000 punonjës”, thotë presidenti Uli Hoeneß.

Për t’i mbushur me jetë këto shifra të zbrazëta dhe për të gjetur se si perceptohet në të gjithë botën FC Bayern München, autorët e dokumentarit udhëtuan gjithsej 50.000 kilometra në botë.

Në çantë, veç kamerave të tyre ata kishin para së gjithash pyetje që kërkonin patjetër përgjigje: në se konsiston në fakt magjia e kësaj shoqate?

A është “Mia san Mia” (Ne jemi ne) një thirrje për fushën e betejës apo vetëm një slogan publicistik?

Pse ka fituar ky klub në Brazil zemrat e fansave të tij njësoj si në Londër, New York, Japoni, Ghanë ose Tel Aviv? Cilat janë të metat e tij?

Filmi, përsa i përket organizimit dhe përmbajtjes, nuk është prerje historike e historisë së klubit futbollistik të Bayernit, por një mozaik global me emocione, fakte dhe asocacione. Dokumentari është vetëshpjegues, pa folës, informativ dhe i guximshëm. Tregime eliptike të shoqëruara nga linja lineare veprimi. Të gjitha të nënshtruara vetëm një qëllimi: kërkimit dhe përgjigjeve për pyetjen:

Si shpjegohet fenomeni “Mia san Mia”?

Autorët flasin me dëshmitarë të kohës dhe e shoqërojnë ekipin në rrugë për në titullin e ardhshëm të mundshëm të Kampionit. Heronjtë e filmit janë persona të vërtetë të brendshëm, Uli Hoeneß, Carlo Ancelotti, Oliver Kahn, Giovane Elber, Sammy Kuffour, Franz “Bualli” Roth dhe Philipp Lahm.

Në mënyrë të barabartë autorët shoqërojnë tifozët e Bayernit nga e gjithë bota në përditshmërinë e tyre futbollistike. Camilla është bariste nga Rio de Janeiro, Raffaelli informaticien nga New York-u dhe Kamali një psikolog palestinez nga Izraeli.

Jaime nga Madridi dhe Andy nga Londra punojnë si gazetarë dhe ekspertë për Bayernin, kur mynihasit ndodhen në Champions League në atdheun e tyre. Si përfaqësues i së ardhmes së FC Bayern është Kanata Takumoto, një talent 14 vjeçar japonez, i “FC Bayern Tsubneishi”, ekipi i ndërmarrjes së një kantieri japonez anijesh.

Në këtë mënyrë, filmi ofron një vështrim të thellë në botën universale të FC Bayern dhe synon që në asnjë mënyrë të mos jetë një gjë: i parashikueshëm./DW

October 12, 2017 15:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*