Ferma e horrorit, zbulohet raporti mbi jetën perverse të Michael Jackson

June 21, 2016 20:51

Ferma e horrorit, zbulohet raporti mbi jetën perverse të Michael Jackson

Kanë kaluar shtatë vjet që nga vdekja e mbretit të Pop-it, Michael Jackson. Ishte 25 qershor 2009, kur artisti u largua nga kjo jetë duke lënë një boshllëk të madh artistik. Megjithatë në një distancë prej shtatë vjetësh, flitet sërish për pedofili dhe kjo për shkak se kanë dalë në dritë disa raporte të hetimeve të kryera ndaj tij në vitin 2003.

Në fermën e tij në Neverland, që nga dje ka marrë emrin “shtëpia e horrorit” janë gjendur koleksionime të neveritshme të fotove pedo-pornografike, torturave ndaj kafshëve dhe foto sadomazokizmi për të joshur fëmijë të pafajshëm. Provat janë publikuar nga faqja amerikane Radar online, e cila i referohet një raporti të hetimeve të policisë që datojnë që në  2003-in, por që janë zbuluar vetëm tani nga departamenti i qarkut të Santa Barbaras.

Siç del e qartë nga raporti, në dhomën e gjumit dhe banjon e Jacksonit kishte të paktën shtatë koleksione fotosh me djem të zhveshur. “Ajo që është gjetur është e neveritshme. Ai mbante foto tronditëse mbi torturat ndaj kafshëve, fëmijë dhe burra lakuriq si dhe foto të akteve seksuale sadomazokiste”, tha një hetues për Radar Online.  Ylli amerikan është akuzuar për dhunë seksuale ndaj Gavin Arvizo, një 13 vjeçar që i kishte mbijetuar kancerit.

Në shtëpinë e tij në fermë përveç koleksioneve janë gjendur edhe lloje të ndryshme medikamentesh për të trajtuar varësinë seksuale dhe dhjetëra receta të shkruara nga mjekët më afër këngëtarit. Sipas një hetuesi privat, Jackson ka përdorur edhe fotot e nipërve të tij të veshur vetëm pantallona të shkurtra e tij për të “eksituar fëmijët e tjerë”.

Në mesin e materialit të konfiskuar ka edhe “ditarë, shënime, dokumente, fotografi, audio dhe video” dhe më shumë se 80 filma në kompjuter. “Dokumentet e mbledhura nga departamenti i policisë së qarkut të Santa Barbaras përshkruajnë një portret të frikshëm të Michael Jackson, një figurë manipuluese, të varur nga seksi dhe droga, që përdorte imazhe seksuale eksplicite dhe tortura të kafshëve për të tërhequr fëmijët”, tha një hetues për Radar Online.

Në 2003 ylli i “Thriller” u akuzua për shtatë raste të abuzimit seksual të fëmijëve dhe se ka droguar një fëmijë 14 vjeç për të abuzuar me të. Akuzat u bënë pasi një prej këtyre fëmijëve, Gavin Arvizo, foli për këto fakte. pas kontrollit të pronës në fjalë, drejtësia lëshoi një urdhër arresti kundër këngëtarit. Megjithatë, këngëtari u lirua nga të gjitha akuzat në qershor 2005.

Para vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Jackson pagoi njëzet viktimat e supozuara të abuzimit me rreth 200 milionë dollarë. Tani këto raporte të reja të lënë pa fjalë edhe sepse Michael Jackson ka vdekur prej kohësh dhe nuk ka mënyrë të mbrohet. Por drejtësia amerikane në mënyrë legjitime nuk duhet të ndalet përballë vdekjes së një personazhi publik, apo privat qoftë ai sepse ka viktima që në një farë mënyrë duhen shpërblyer dhe historia e të cilëve duhet treguar, dinjiteti i tyre duhet mbrojtur. /DITA

 

 

June 21, 2016 20:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*