Ferrari sfidon FIA-n, jo uljes së kostos së motorëve

October 27, 2015 11:35

Ferrari sfidon FIA-n, jo uljes së kostos së motorëve

Ferrari del kundër propozimit të FIA për një reduktim të kostove për motorët dhe kutisë së marsheve dhe këtë “Kokëkuqja” italiane e shfaqi duke ushtruar të drejtën e vetos.

Ideja e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ishte që çmimi i njësisë së fuqisë së motorit specifik aktual të jetë 12 milionë Dollarë, ndërsa modelet e një viti të mëpasshëm të mos kushtojnë më shumë se 8 milionë Dollarë.

“FIA, në bashkëpunim me FOM propozoi vendosjen e një kufiri në çmime për motorët dhe kutitë e marsheve gjatë një takimi me Grupin Strategjik të Formula 1. Këto masa u hodhën në votë dhe pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i votuan, por Ferrari vendosi të shkojë kundër këtij propozimi dhe ushtroi të drejtën e vetos duke u bazuar në rregulloren e Formula 1. Në interes të kampionatit, FIA vendosi që mos ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj Ferrarit”, thuhet në komunikatë.

FIA tashmë po mendon edhe për një lëvizje tjetër që do të ndërmerret duke filluar nga viti 2017, që ka të bëjë me krijimin e motorëve më pak të kushtueshëm.

Së fundmi Bernie Ecclestone është shprehur në favor të përdorimit të motorëve V6, 2.2 litër, që aktualisht përdoren në garat “IndyCar”, motor që do të mundësohet nga një kompai e pavarur furnitore.

October 27, 2015 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*