Ferrari “skuq” Bahreinin, Vettel-Raikkonen nisen nga vija e parë

April 7, 2018 18:48

Ferrari “skuq” Bahreinin, Vettel-Raikkonen nisen nga vija e parë

Do të jetë tërësisht e kuqe vija e parë e nisjes në Çmimin e Madh të Bahreinit, gara e dytë e Botërorit të këtij viti në Formulën 1.

Gjermani 4 herë kampion i botës, Sebastian Vettel regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë, 27 sekonda dhe 958 të mijëtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës me kohën 1’ 28’’ dhe 101 të mijëtat.

Menjëherë pas tyre do të niset Valtteri Bottas me Mercedes, por skuderia gjermane nuk do të mund të shijojë “luksin” e të pasurit dy “shigjetat e argjendta” pas “kokëkuqes” italiane, pasi Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, për shkak të pezullimit me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga Ricciardo (4), Gasly (5), Magnussen (6), Hulkenberg (7), Ocon (8) dhe Sainz (10). Një ditë zhgënjyese për Alonson me McLarenin e tij, që do të niset vetëm nga vendi i 14, edhe pse spanjolli pretendon të luftojë për podium në çdo garë të këtij sezoni.

s.a/dita

April 7, 2018 18:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*