Feruzan Durda: Saliu po shpërblen me para spiunët e tij në Gërdec

Redaksia Online March 28, 2013 19:54

Feruzan Durda: Saliu po shpërblen me para spiunët e tij në Gërdec

Babi i djalit 6- vjeçar, i vrarë në fabrikën e Gërdecit, reagon në emër të 26 viktimave për dëmshpërblimin e ofruar nga Berisha

“Kryeministri Sali Berisha mashtron duke thënë se ka akorduar fonde për viktimat e tragjedisë së Gërdecit. Paratë që ai akordoi në mbledhjen e qeverisë janë për të shpërblyer spiunët e tij. Për të realizuar skemën e tij të mashtrimit të lëvrimit të fondeve, ai shfrytëzon viktimat që ai vrau”.

Kështu ka deklaruar të enjten, në emër të familjeve të të vrarëve nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit, Feruzan Durda. Për TemA-n, babai i fëmijës 6- vjeçar të vrarë në këtë shpërthim, tha se shuma prej 200 milion lekësh nuk do të shkojë për familjet që u masakruan nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve.

“Vendimi bën me dije se një pjesë e mirë e fondit prej 200 milion lekësh do të shkojë për të rimbursuar familjet që jetojnë me qira. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë ju them me siguri se aktualisht janë vetëm dy familje që jetojnë me qira, pasi pjesa e madhe e banorëve, me aq sa mundën kanë ndërtuar një çati dhe janë kthyer në vendin që vranë dhe u shkretuan nga fabrika që ndërtoi i biri i Saliut. Deri sa nuk ka familje me qira, si ka mundësi që në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se një pjesë e mirë e fondit do të përdoret për rimbursim qirash? Natyrshëm lind dyshimi se fondi i miratuar nuk është gjë tjetër veçse një skemë mashtrimi e Saliut për të lëvruar para për Bashkinë e Vorës e për të shpërblyer spiunët dhe njerëzit e tij për zgjedhjet. Saliu po përdor viktimat që ai vrau më 15 mars në Gërdec,” deklaroi Feruzan Durda në emër të shoqatës së Familjeve të Viktimave të Gërdecit.

Të mërkurën, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha miratoi një fond prej 130 milion lekësh për familjet që janë prekur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve ku u vranë 26 persona e fshatra të tërë u rrafshuan./TEMA

Redaksia Online March 28, 2013 19:54
Komento

2 Komente

  1. LORA March 28, 20:31

    Zotit Feruzan dhe bashkeshortes se tij,stoikes ZAMIRE dua tu gjendem prane ne kete perdorje perdhunuese qe dr.dhjeramani po u ben atyre qe u mori jeten,midis te cileve edhe djalit te tyre 6-vjecar,Erison DURDA.
    Te 23 vjetet e mender-politikes se dr.dhjeramanit me kane ngulitur ne koke bindjen se ai vete o duhet te jete produkt perdhunimi ,o produkt incesti, por kurrsesi normaliteti.Rrjedhimisht ai di vetem te turperoje,te perdhunoje, te pergojoje, te shkaterroje,,,,,,sepse i tille eshte zene qe ne qelize.
    Ju lutem zoti Feruzan te ruani qetesine e mendjes e te trupit per betejen e drejtesise me kryezgjyren e historise.Mos harroni qe keni shumicen e shqiptareve ne krahun tuaj.
    Krahu i spiuneve dhe bastardeve te bashkise se Vores do ta marre kopacen njeherazi me shefin dhjeraman te tyre.

    Reply to this comment
  2. BAY AREA Ca. March 29, 07:14

    Mos u merrni me me Sali Kafshen, se i behet qefi dhe kur e shan me liber shpie. Ka marre bekimin e Papes dhe te mira pervec Sales qe vesh dy jelek antiblumb , do te kete edhe Papa i ri Francesko. Saliu me vendim te K.M. i dha Bashkise se Vores 130 milion leke per masakren qe shkaktoji i Biri ne fabriken e vdekjes ne Gerdec. Tallja dhe lajthitja e Saliut nuk po gjejne fund. Kryetar i Bashkise se Vores qe do te shperbleje gjoja te demtuarit (spiunet), eshte krushku i Ministrit Fatmir Mehdiu qe vrau 26 persona e plagosi 300 te tjere. Keta jane mostra edhe te vrasin edhe shperblejne vetveten. Shume po duron ky Popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*