Festa e fitores së Vuçiç, burim infeksioni nga Covid

June 29, 2020 19:18

Festa e fitores së Vuçiç, burim infeksioni nga Covid

Serbia mbajti zgjedhjet e para në Evropë dhe hapi tubimet masive. Gjithçka dukej në rregull deri tek festa e partisë së presidentit, Alleksandar Vuçiç. Disa ditë më vonë shumë njerëz që ishin në këtë ngjarje kanë dalë të infektuar, përfshirë zyrtarë të shtetit që tregoi për një alarm të ri infeksionesh. Tani Serbia ka rreth 250 raste në ditë, një ngritje nga nën 20 raste me Covid. Shtabi i Krizave në Serbi u mblodh për të vendosur masa të reja. Vendimi është fillimisht të mos lejohet asnjë lëvizje pa maska në hapësira të mbyllura.

“Numri më i madh të infektuarve kanë qëndruar në hapësira të mbyllura, ku ka patur një numër më të madh njerëzish. Kemi vendosur që në Beograd të jetë obligative mbajtja e maskave, jo vetëm në autobus, por në çdo hapësirë të mbyllur”.

Disa qytete në Serbi janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve. Ekspertët janë duke shqyrtuar mundësinë për ndalesa të tjera. Radhët para spitaleve janë të mëdha dhe ata që kanë qenë në kontakt nuk testohen, por janë në vetëizolim.

Një pjesë e shtypit serb kanë shkruar se Serbia ka fshehur statistikat, pasi numri i të vdekurve është tre herë më shumë se 270 raste zyrtare. Numri i të infektuarve në total ka qenë mbi 14 mijë raste.

l.h/ dita

June 29, 2020 19:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim