Festa e Kurban Bajramit, ALSAR 14 mijë pako për familjet në nevojë

August 30, 2017 09:12

Festa e Kurban Bajramit, ALSAR 14 mijë pako për familjet në nevojë

 

Nga Entela Resuli – DITA

Pranë “Rrugës së Bogdanëve” në Tiranë, në katin e parë të një pallati të ri ndodhet fondacioni ALSAR. Në derën e tij trokasin çdo ditë me dhjetëra njerëz në nevojë, pasi ai është një fondacion që ka karakter arsimor, kulturor dhe humanitar. Jemi në prag të festës së Kurban Bajramit dhe ALSAR do të shpërndajë 14 mijë pako për 14 mijë familje.

Dhurimi dhe bamirësia është baza e kësaj feste ndaj data 1 Shtator është një ditë e shënuar për ta.

Që nga kultura, botimi i librave me rëndësi për historinë e Shqipërisë, “lidhja” e një pensioni prej 30 euro në muaj për fëmijët jetimë, dhe deri te ndihma që i jepet familjeve në nevojë, ALSAR është kthyer në një strehë për shumë njerëz të cilët nuk kanë ku të përplasen në një situatë të vështirë familjare dhe ekonomike.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, ne kemi biseduar me kryetarin e Fondacionit, Mehdi Gurra. Ai na sqaroi në lidhje me misionin e institucionit që ai drejton dhe sfidat e së ardhmes.

 

– Z. Gurra, çfarë është ALSAR?

Fondacionit “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, iu shtua strukturës ende të re të shoqërisë civile shqiptare, me vendim të Gjykatës së Rrethit të Tiranës në vitin 2006  ku u mendua të kontribuohej për çështjet kulturore, arsimore, sociale dhe humanitare duke parë se vendi kishte shumë nevojë në këto tri drejtime. Prej shatorit të 2006 ne nuk kemi ndalur në organizimin e aktiviteteve dhe projekteve.

-Keni më shumë se 10 vite që punoni, cilat janë problematikat që shqetësojnë më shumë vendin tonë dhe ku keni kontribuar më tepër?

Kur  thua ALSAR, disa mund të mendojnë që ky fondacion mund të ndihmojë vetëm shtresën e varfër apo jetimët. Por ALSAR është një institucion që është gjithëpërfshirës në aktivitetet e tij. Ky fondacion i jep të njëjtën rëndësi, si projekteve humanitare, ashtu edhe atyre kulturore e arsimore në vend.  Sigurisht në fushën e humanitetit kemi bërë shumë. Numri i projekteve që kemi realizuar në këtë profil është mbi 150. Në fokusin tonë në këtë drejtim kanë qenë jetimët e Republikës së Shqipërisë të cilët

Mehdi Gurra

Mehdi Gurra

filluam t’i ndihmojmë nga viti 2005 ku 35 jetimë aplikuan te ne dhe sot që flasim numërojmë 3141 jetimë.  Ndihmesa që i është dhënë atyre nuk është thjesht një ndihmesë njëherësh, por ka qenë një ndihmesë e vazhdueshme, edhe në të holla, edhe në veshmbathje, edhe në mjeta kancelarike. Një jetim që është i regjistruar pranë organizatës sonë,  përveç pagesës mujore, merr edhe ndihma, në veshje, materiale shkollore si edhe ushqime. Nuk duhet të harruar që me të gjitha bashkitë e Shqipërisë, si me ndarjen e vjetër administrative dhe me këtë të renë, ne kemi qenë prezent, nga Vermoshi në Konispol për t’i ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që janë me ndihmë ekonomike pranë në zonën ku ata banojnë.

Për shembull, vetëm në datën 1 shtator, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ne do të ndihmojmë 14 mijë familje në shkallë republike. Këto janë të gjitha familje që janë të përcaktuara nga bashkitë e zonave përkatëse.  Me këtë dua të them që, aspekti humanitar i yni nuk është vetëm boshti i jetimëve, por prioritet i yni është që, çdo individ që ka nevojë për ndihmën tonë, ne mundohemi t’i gjendemi me sa kemi mundësi, duke i përmirësuar kushtet e jetesës.

Nga ana tjetër në mënyrë kategorike ne nuk duhet të përjashtojmë sektorin e edukimit. Aktiviteti ynë arsimor është një aktivitet që konsiston në dhënien e bursave për studime jashtë shtetit. Vetëm këtë vit  nëpërmjet institucionit tonë, në marrëveshjet që kemi me qeverinë turke, do të shkojnë 22 studentë për të kryer studimet e larta në Turqi me bursa të plota, por njëkohësisht do të shkojnë edhe 7 nxënës për të vazhduar shkollën e mesme, po ashtu me bursë të plot.

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Tiranë dhe Organizatën Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë kanë shpërndarë dje ndihma në veshmbathje për fëmijët jetimë në Tiranë, në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Tiranë dhe Organizatën Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë kanë shpërndarë dje ndihma në veshmbathje për fëmijët jetimë në Tiranë, në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor

Njëkohësisht, ndihmesa në fushën e arsimit është edhe për institucionet shtetërore brenda vendit. Vetëm, vitin e kaluar kemi dhënë 125 bursa për studentët që studiojnë në universitetet shtetërore shqiptare. Në vitin shkollor 2017-18 në këtë numër do ta çojmë në 200.

Në këtë aspekt duke parë që të mësuarit nuk ka moshë, po mundohemi që edhe nënave të jetimeve t’u japim kurse trajnimi që ata të marrin njohuritë bazë për një profesion apo zanat. Çështja e arsimit ka vazhduar edhe me kurset e gjuhëve të huaja që fëmijët mund të ndjekin falas në institucionin tonë apo me ndjekjen nga ana e tyre të shkollave verore.

Nga ana tjetër, është vërejtur që tekstet historike kanë shumë probleme për sa i përket trajtimit të historisë. Një ndër problemet është se biblioteka jonë kombëtare e ka shumë të vështirë të blejë literaturë që botohet për Ballkanin apo vendin tonë, jashtë Shqipërie, arsyet janë të shumta, por ne, në këtë drejtim po mundohemi që studiuesve shqiptarë t’u ofrojmë një lloj literature ndryshe, të përkthyer në gjuhën shqipe, ndërsa bibliotekës kombëtare t’i ofrojmë edhe origjinalet edhe të përkthyerat. Deri më tani ne kemi botuar 118 libra.

Jemi vazhdimisht të angazhuar, po mundohemi që të gjitha problemet që has shoqëria shqiptare, në të trija fushat që ne operojmë të jemi prezent, me kushtet dhe mundësitë që na ofron vetë institucioni.

Sigurisht, organizata jonë është një organizatë që ka partneritet të suksesshëm me Republikën e Turqisë, me qeverinë atje, por edhe me institucionet shtetërore turke. Nuk dua të lë mënjanë edhe partneritetin e suksesshëm që ka me disa organizata simotra që ka në Holandë, Belgjikë, etj.

-Z. Gurra, çfarë do të ndodhë në 1 shtator, çfarë dhuratash do të bëni?

Në 1 shtator myslimanët do të festojnë Kurban Bajramin, festën e dytë të madhe brenda vitit.  Me këtë rast në do të organizojmë therjen 400 bagëtive të trasha dhe do t’i shpërndajmë këto për 14 mijë familje.  Konkretisht, atë ditë, do i japim çdo familjeje shqiptare që është e regjistruar, nga 5 kg mish të freskët.

-Ju keni vite që punoni në këtë institucion, është Shqipëria një vend me probleme, me halle…?

Shqipëria është një vend me probleme me halle. Ka një fukarallëk të madh në zonat e thella rurale dhe kjo varfëri mendoj se vjen nga mosorganizimi i punëve në vendin tonë.  Problemet që kanë shtresa të ndryshme të vendit janë probleme që po të organizohen ashtu siç duhet nga pushteti vendor dhe ai qendror, janë të kapërcyeshme.  Nuk është Shqipëria një vend që ka një popullsi të madhe që nuk përballohet. Unë mendoj se të gjithë shqiptarët janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin, problemi më i madh është çështja e organizimit.

 

***

Kontributi

Çfarë ka bërë ALSAR në 11 vite

Organizata ALSAR që prej themelimit të saj në shtator të vitit 2006-të, ai ka arritur të realizojë në tërësi 440 projekte shumëpërmasor të cilët me gjuhën sintetike të shifrave mund të paraqiten: Në aspektin humanitar janë realizuar : 150 projekte të dhurimit të ndihmave, përmes ndërhyrjeve të organizuara në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe institucionet e përkujdesjes sociale, nga të cilat kanë përfituar 110,000 familje të kategorive të njerëzve në nevojë, mbi 1200 ton ndihma humanitare, në pako ushqimore, veshmbathje dhe batanije, në 30 qytete të ndryshme të Republikës së Shqipërisë. 20 Projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, në institucionet e përkujdesjes sociale, si Qendra Kombëtare Pritëse e Azilkërkuesve, Tiranë, 4 qendrave spitalore, 3 institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, në Tiranë dhe Lezhë.

Sa i përket veprimtarisë arsimore, ajo përfshin 100 projekte që konsistojnë në dhurimin e çantave shkollore, pajisjeve didaktike për 15000 nxënës të shkollave publike, në 10 qytete të ndryshme të vendit, restaurimin e mjediseve të shkollave, ofrimin e bursave të studimit dhe atyre të ekselencës nga i cili kanë përfituar 350 studentë, si dhe zhvillimin i kurseve të kualifikimit falas. Si kontribut kulturor i Fondacionit ALSAR, përmendet zhvillimi i aktiviteteve publicistike, promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare, dhe për të mundësuar dhe realizuar këtë mision ajo ka organizuar studime, konferenca, seminare, fushata sensibilizuese dhe mbështetëse gjatë këtyre 10 vjetëve. Gjithashtu ky fondacion ka botuar dhe promovuar 110 tituj librash dhe punimesh të karakterit enciklopedik, shkencor historik e kulturor, social e fetar.

 

***

Kurban Bajrami

Fondacioni “ALSAR” me rastin e festës së Kurban Bajramit në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, vijon ndjekjen e traditës së tij 11 vjeçare të realizimit të projektit “Kurbani; Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë”.

Ky projekt shumëpërmasor, ka nisur në vitin 2006. Objektivat e tij konsistojnë në pasqyrimin e vlerave të institucionit të Kurbanit -Sakrificës për shoqërinë shqiptare si dhe dhënia e ndihmës humanitare, për familjet në nevojë. Projekti ka një shtrirje thuajse të plotë gjeografike në te gjithë territorin e vendit, dhe numri i familjeve përfituese gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare është 45.586 familje të cilave iu janë dhuruar pako mishi 5 kg. Ndër treguesit kryesore te zbatimit të projektit të Kurbanit për vitin 2017 përmendim se do të përfitojnë ndihma në pako mishi 14000 familje të varfra të shtresave shoqërore më në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike nga autoritetet e pushtetit lokal, me një shtrirje gjeografike në 16 njësi administrative të vendit .

 

August 30, 2017 09:12
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 August 30, 09:47

    pyetja time është:
    burimi i financimit të këtij fondacioni??
    KUSH ËSHTË!!
    më duket sikur nuk e lexova në intervistën e gazetares resuli!?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 30, 14:11

      atëherë fare thjeshtë mund ti përgjigjem pyetjes time!!
      shiko veshjet e turkut dhe thuaj se është e financuar nga erdogani!!
      jepi entela resuli gazekarucja e blerë nga fondamentalizmi islam,bëji propagandë sulltanit të bosforit!!
      je pak a shumë ballabani femër i kohëve të reja!!

      Reply to this comment
  2. Labi August 30, 10:56

    Këta janë turq dhe duan që të rikthejnë Perandorinë Osmane. Këta nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarinë. Nën petkun e ndihmave përhapin ideologjinë e tyre të qelbur osmane dhe besimin fetar të pushtuesit turk.

    Reply to this comment
  3. popull; mbro identitetin dhe integritetin tend . August 30, 15:54

    o, shtetar! o, akademik! o, artista! o, medja!….. o, kriminele!!!!! nuk eshte fe kombetare islami . mbani pergjegjesi kushtetuse. per trajtimin e islamit, si fe kombetare, ose shteterore . ju kap ligji . ju denon ligji . ju shkerdhen ç’keni deri ne palce, shumica e kombi te vertete shqiptar, per kete qendrim kriminal, qe e filluat, me sali berishen, ne futjen e shqiperise, ne “stanin” islamik dhe s’po e pushoni dot edhe sot . shqiptaret, po te donin fe te vertete, do perqafonin KRISHTIN si europa dhe ne menyre te lire e laike, jo me force e dhune bandash shteterore, akademike, kulturore e kriminale …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim