Festa e SHBA, Moses-Ones: Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë

July 11, 2019 21:59

Festa e SHBA, Moses-Ones: Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë

Presidenti Ilir Meta, kryparlamentari Gramoz Ruçi, ministra, deputetë, klerikë  por edhe përfaqësues të trupit diplomatik kanë marrë pjesë pasditen e së enjtes në ceremoninë e kremtimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në fjalën e saj, e ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones tha se Shqipëria ashtu si Amerika ka luftuar  fort për  të arritur të drejtat e saj. SHBA feston ditën kombëtare të pavarësisë me 4 korrik, por ambasada ka zgjedhur datën e sotme për të kremtuar në kryeqytetin shqiptar.

Ndër të tjera, znj. Moses Ones theksoi: “Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj”.

Fjala e plotë e Leyla Moses-Ones:

PresidentI Meta, Kryetar i Kuvendit Ruçi, Ministra dhe deputetë, përfaqësues të Trupit Diplomatik, të ftuar: Është një nder dhe privilegj për mua, së bashku me të gjithë kolegët e Ambasadës sonë, që miqtë dhe partnerët tanë të ngushtë na bashkohen këtë mbrëmje për të festuar 243 vjet të pavarësisë dhe lirisë amerikane. Një mirëseardhje të ngrohtë të gjithëve!

Ne amerikanët e festojmë 4 korrikun me një kremtim të shkujdesur dhe të hareshëm ushqimi e fishekzjarresh. Por, ia vlen të ndalemi për t’u menduar thellë për këtë eksperiment radikal që Etërit tanë Themelues filluan më 4 korrik 1776 në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia. Ato ikona të revolucionit tonë do të bëheshin arkitektët e një kombi të ri me një vizion thuajse absolut për liritë civile. Ky ishte – dhe ende është – një vizion i lirisë njerëzore, që të lë pa frymë, dhe një thirrje pa kompromis për vetëqeverisje – një sistem i qeverisë i themeluar vetëm me njerëzit, nga njerëzit, për njerëzit. Deklarata e Pavarësisë, dhe më pas Kushtetuta jonë, kanë nxitur miliona njerëz në të gjithë botën që të fillojnë eksperimentin demokratik në vendet e tyre.

Rreshti hapës i Kushtetutës së SHBA thotë se mund të ketë një “bashkim më të përsosur” – bazuar në idealet e barazisë, lirisë, drejtësisë dhe llogaridhënies. Në kohën kur botën e sundonin monarkët, në një kohë kur marrëdhëniet shoqërore siguroheshin nëpërmjet lidhjeve të varësisë, klientelizmit, gjakut dhe fiseve, këto fjalë ishin shpërthyese dhe novatore. Sot, këto fjalë ta ngrohin ende zemrën me thellësinë e tyre dhe cilësinë e tyre vizionare. Ne e dimë se demokracia është e rrëmujshme, por parimet themelore të saj, ushtrimi i integritetit, përparësia e sundimit të ligjit dhe mbrojtja e një shtypi të lirë janë që të gjithë elemente që farkëtojnë forcën dhe pavarësinë e institucioneve – institucioneve që i shërbejnë popullit.

Është me vend që tema e sotme është Miqësia dhe Liria. Sepse ne amerikanët ende e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane, të atij horizonti të mundësive që shtrihet përpara nesh, i gjerë dhe i hapur. Edhe, Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj.

Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë. Ndërsa Shqipëria punon drejt këtyre lirive dhe vazhdon të ndërtojë institucione të forta demokratike, Amerika do të qëndrojë në krahun tuaj.

Përmes vlerave të përbashkëta si aleatë të NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe një angazhimi për paqen përmes sigurisë, ne po e bëjmë çdo ditë më të fortë marrëdhënien amerikano-shqiptare.

Këtë vit, shënuam 75 vjetorin e Ditës së Zbarkimit në Normandi edhe 10 vjetorin e Shqipërisë si aleate e NATO-s. Do të doja të merrja një çast për të shpallur pesë fituesit e konkursit të eseve të shkollave të mesme për NATO-n, titulluar “Të bëhesh një aleat më i fortë”. Ata janë:

Leandro Topalli

Tea Binjaku

Darlisa Gjana

Greta Germizi

dhe Endri Guri

Këta të rinj, e ardhmja e Shqipërisë, përshkruan me fjalët e tyre rëndësinë e Aleancës së NATO-s. Ja një fragment nga eseja e Endri Gurit:

“Nuk mund të përfshij të gjitha ato që NATO përfiton nga Shqipëria dhe anasjelltas, por ajo që unë mund të përfshij është domethënia e thellë e një organizate të tillë në sytë e njerëzve që kanë vuajtur dhe luftuar përgjatë historisë për të arritur pavarësinë, paqen dhe stabilitetin”.

Jam e lumtur që këta autorë të rinj frymëzues mundën të na bashkoheshin këtë mbrëmje. Ju lutem bashkohuni me mua për t’iu dhuruar këtë duartrokitje.

Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm gurësh kilometrikë – lidhjet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe ushtarake, të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit janë më të ngushta se kurrë përmes investimeve si Baza Ajrore e Kuçovës; shkëmbimet tona akademike dhe kulturore po lulëzojnë; reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për  të ngritur SPAK, BKH dhe gjykatat më të larta; kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike.

Dua të vlerësoj ekipin e jashtëzakonshëm të Ambasadës së Tiranës për organizimin e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme – janë kaq të talentuar dhe punëtorë – ju falënderoj për përpjekjet tuaja. Do të doja të falënderoja Njësinë tonë të përkushtuar të Rojes së Marinsave të Sigurisë për ceremoninë dinjitoze dhe mbresëlënëse të Paraqitjes së Flamurit. Dhe, sigurisht, kjo festë nuk do të ishte e mundur pa sponsorët tanë të shkëlqyer – të renditur në ekran dhe gjithashtu të identifikuar më herët nga mjeshtri ynë i ceremonisë. Faleminderit shumë për bujarinë tuaj.

Ka edhe një temë tjetër të rëndësishme sonte – të ngrënët dhe të pirit! Unë personalisht besoj se sonte menuja jonë është spektakolare dhe pasqyron larminë e pasur të kulturës kulinare amerikane – që nga sanduiçi “po’boy” me karkalec nga Nju Orlins, Luiziana dhe sanduiçi me biftek e djathë nga Filadelfia, Pensilvania … deri te patatja nga jugperëndimi me guakamolë dhe tartat me gaforre që janë bërë të njohura nga shteti i Merilendit … duke i hedhur sipër akullore amerikane me shurup. Ju sjellim gjithashtu uiski nga Tenesi, birrë nga Masaçusets dhe në një simbol të miqësisë sonë të madhe shqiptaro-amerikane, verë nga të dy vendet tona.

Pra, le t’i kthehemi tani argëtimit të sotëm, duke shijuar shoqërinë e miqve të mirë dhe muzikës së shkëlqyer luajtur për ne nga grupi i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara në Europë, “Wings of Dixie”, të cilët na sjellin traditën e madhe amerikane të xhazit Dixieland. Siç thuhet për uiskin, krijueshmëria është 80% uiski dhe 20% akull — kështu që le të bëhemi krijues! Ju faleminderit sërish që keni ardhur dhe ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mrekullueshme.

e.ll./dita

July 11, 2019 21:59
Komento

11 Komente

  1. Alban Dega July 11, 23:03

    KJO ESHTE AMERIKA PER SHQIPTARET!

    Ne vend te hyrjes

    “ Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919

    Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson: Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës “

    Roland Qafoku
    Tema 23/6/19

    Dokumenti i mesiperm u be frymezim per poezine e meposhteme po ate dite

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine
    si Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !

    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes!
    God bless USA

    Reply to this comment
  2. Do me pelqente aq shume qe pikerishte kjo femer kaq simpatike e me kte emer kaq te bukur te kishte qene Ambasadorja e SHBA-ve ne Shqiperine tone .Kam nji ndjesi te vecante per kte femer te mrekullushme .S' July 11, 23:07

    S’ka gje me te bukur se nji atmosfer Festive ,

    rrethuar nga miq ,te ftuar e vecanarishte te adhuruar ,

    duke len wiskin te rrjedh mbi gota e ngroh aty ku duhet ,

    kto mbremje te fresketa .

    Te festosh do te thot per mua te jetosh

    te bukuren e momentin ,pse jo edhe te krijosh

    e njohesh personazhe te till te mrekullushem pran qe

    kan ndjesine e kohes ….

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA July 12, 00:11

    Frymezim nga festimi i 4 Korrikut
    sot me Tirane

    TUNGJATJETA SHBA !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kombinim perfekt
    Kuq e zi
    Bardhe e Blu
    USA Shqiperi
    Ndricon keshtu
    Lejla Elisa
    Si Shtozovalle
    Diell me shume
    I japin festes
    Se Nanes se madhe
    Se SHBA e Shqiperia
    Te lidhura fort
    Si Nena Bija !
    Une nje Vote kam
    Eshte per Shqiperine!
    Woodrow Vilson
    Themeloi Vellazerine!
    Si Nena e Bija
    USA me Shqiperine
    E kushtroi
    Xhorxh Bushi
    Vizen e Kuqe
    Stop or barbar!
    I tha Klintoni
    Me hekur e zjarr
    Foli Washingtoni
    Me gjak te skuqe!
    Kur Sllobo Serbia
    Ate e shkeli
    U skuq Beogradi!
    Sharra ne gozhde
    I ngeli!!
    E kur Bushi i ri
    E pa Shqipemiqesine
    Asaj i dha zemren!
    Kosoves Pavaresine!
    Se si shqiptari
    Nuk pret askush
    Ne Tirane me i sigurte
    Se ne White House
    Je o Xhorxh Bush !
    Tha CNN SieNeNi
    E shkroi NY Tajmsi
    Anembane Botes
    Mberriti Lajmsi !
    Se si shqiptari
    Askush nuk pret
    Ne lipsar qofsh
    A i Botes Mbret!
    Buke e kripe e zemer
    Hej Tungjatjeta!
    Me ty SHBA Nenemadhe
    sa te jete jeta!
    E duam Shqiperine
    si Amerika !
    E kemi nga zemra
    Se kemi nga frika!
    Per ne Yll Karvani
    95 perqind
    Dielli per shqiptaret
    Lind ne Perendim!

    Reply to this comment
  4. Raimond vlonjati July 12, 03:15

    Shume bukur e ka shkruar Zonja Amerikane kete fjalim, dhe duke folur per ushqimin ne fund ,
    I ka hedhur kripen e duhur, duke e bere te lezecem fjalmin e saj patriotic .

    Dhe qenka edhe shume simpatike dhe plot sharm , zonja.

    Megjithate une doja te beja pak oponence ne lidhje me Reformen ne Drejtesi ,
    por nuk mund ta shpreh dot oponencen time tani, sepse eshte nje atmosfere feste ….

    Ndaj, Urimet me te mira per festen e Pavarsise !

    Happy 4th of July , America !

    God Bless You All !

    Reply to this comment
  5. intelektuali July 12, 07:07

    HIPOKRIZIA PER TE MBULUAR ME UISKI DHE AKULL POSHTERIMIN QE I BERE TI INSTITUCIONEVE SHQYPTARE DHE PRESIDENTIT TE VENDIT TONE

    O e ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, hipokritja Leyla Moses-Ones, bashke me Palmat e George Sorosit ne SHBA qe detyruan Kryeministrin enverist, Edvi Rama te shaje dhe anatemoje Presidentin amerikan Donald Trump me liber shpie nga CNN si nje rrugac ordiner dhe halabak i paguar dhe servil komunist, te gjitha keto te mbledhura sebashku duket sikur sanduiceve tuaja famoze qe keni mbledhur nga te gjitha anet e Amerikes me karkaleca dhe bifteke e akullore e gaforre i keni vene persiper:

    NJE MUT TE MADH DEMAGOGJIK TE BAMIRESISE, PROPAGANDES DHE HIPOKRIZISE SOROSIANE

    sepse:

    O cifutja e Sorosit ne Tirane:

    PAVARESINE SHBA E FITUAN DUKE U SHKEPUTUR NGA BRITANIA E MADHE ME LUFTE TE PERGJAKSHME DHE ME ARME NE DORE, PO KESHTU ME ARME NE DORE ME PAS HOQEN SKLLAVERINE NDAJ ZEZAKEVE NE NJE LUFTE EPIKE MIDIS VERIUT DEMOKRATIK DHE JUGUT SKLLAVOPRONAR

    nderkohe qe:

    Ti personalisht o cifutja hipokrite e Sorosit ne Tirane kercenove opoziten shqyptare per nje neshtrim total ndaj mafias enveriste me pushtet te Edvin Droges dhe te banditeve te tij, Deputete, Ministra dhe dhe Drejtora Policie te Edvin Droges qe vidhnin votat si Kulcedra te papara dhe qe dinin te komunikonin me njerin tjetrin si kafshe pylli vetem me “kar dhe pidh”, kur keta bandite dhe pinjolle te kriminelit Shefqet Peci perdhunojne Kishen e Zotit dhe besimtaret duke bere fushate elektorale enveriste brenda ambienteve te Kishave dhe i reklamojne me buje me video turpi ne TV dhe ju nuk e hapet gojen fare per kete poshterim satanik,atehere fjalet qe hedh ti o Lejlaja hipokrite ketu si llogje te propagandes sorosiane pa piken e turpit dhe te moralit amerikan:

    “…Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë…”

    Mua intelektualit me pasaporte dhe shtetesi amerikane qe ne vitin 1945 me duket si hipokrizia e festes dallkauke “THANKSGIVING” qe festohet me buje ne SHBA cdo vit dhe qe perpiqet t’u kerkoje falje hindianeve vendas qe u vrane dhe u masakruan nga kolonet “Pilgrime” qe mberriten nga Evropa pasi i kishin pritur me ngrohtesi dhe i kishin shpetuar jeten gjate dimrit te acarrte.

    Mjafton te shikosh elozhet e peshtira dhe pershendetjet satanike qe ju shkruajne spiunet e Sigurimit te Enverit, kriminelet alla Hamdi Dega&Lukuni qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone gjate diktatures komuniste, qe te mesoni me ne fund se edhe shqyptaret nuk e hane me sapunin e Sorosit per djathe nga Filadelfia.

    Reply to this comment
  6. edi July 12, 07:31

    Qenke bere me nene te re o Alban Dega!Un e dija qe vetem baba vihet ne dyshim por ti vike dhe nenen! Mos je rritur gje ne shtepine e femis ?

    Reply to this comment
  7. Genti July 12, 07:33

    Liria dhe demokracia ne Amerike, moren fund qe pas sulmeve te 11 Shtatorit. Tashme Amerika eshte nje korporate, e kontrolluar plootesisht nga Zionistet.

    Reply to this comment
    • Alban July 12, 18:18

      AS BEN LADENI NUK DO TA KISHTE DHJERE ME KEQ KETE MUTSIHANEN E TRURIT TEND PA SJBSTANCEN GRI!

      Taleban Vicidol- Cepani!
      A mos je kopili i ketij Intelegomarit!?

      Reply to this comment
      • Genti July 12, 18:54

        Bin Laden ishte kopil i CIA-as e Mossadit. Po ti kaq ke e kaq di te flasesh. Nuk jane per ty keto pune. Ha ate trahanan dhe mos harro te besh login ne Facebook sot.

        Reply to this comment
  8. Shqiptar July 12, 07:59

    GOD BLESS THE US of A !

    Reply to this comment
  9. Genti July 13, 06:19

    Eshte mbledhur nje tufe idiotesh brekdhjere ketu, me llapen perjashta si lango rrugesh. E pastaj themi perse na urren bota. Po kjo soj mut rrace me llape e ka care rrugen e historise. Llape 500 vite Turkut, llape Gjermanit e Italianit, llape Rusit e Kinezit, llape Amerikanit Nuk ka rendesi, llapa e ketyre bythqirave eshte gjithmone jashte per me te fortin e rradhes, packa se ai i forti u ja ka ulur breket ne fund te kembeve dhe e ka poshteruar dhe poshteron Shqiperine per 30 vite, duke ofenduar inteligjencen e te gjitheve. Ndoshta nuk ka edhe faj, kur shikon lango me llape perjashta, pa dinjitet, pa tru e dru me pre qe perfaqesojne kete popull.

    Yttt ju qi…sha robt lamashet e mutit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin