Festa e Shën Johan Vladimirit në Shijon, mblidhen shqiptarë dhe sllavë

June 4, 2018 15:26

Festa e Shën Johan Vladimirit në Shijon, mblidhen shqiptarë dhe sllavë

 

Në fshatin Shijon të komunës Bradashesh është festuar dita e Shën Johan Vladimirit ku disa shekuj më parë besohet si nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona.

Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir.

“Kjo nuk është hera e parë që vij këtu, është hera e tretë ose e katërt. Herën e parë nuk e përjetova mirë sepse kisha ishte e shkatërruar, nuk kishte çati, dhe unë mendova që këtu kishte ndodhur diçka e keqe, por më pas pashë që kisha po rikonstruktohej. Ne si maqedonas e përjetojmë shumë këtë shenjt sepse ai ishte dhëndër në Maqedoni. Është hera e parë që vijmë kaq shumë besimtarë nga Maqedonia, jemi 80 veta dhe shpresojmë që vitet e tjera të vijmë sërish”, thotë për Top Channel një shtetas maqedonas.

“Është hera e parë këtu dhe jam shumë i gëzuar që Shën Joan Vladimiri na ftoi të vinin në manastirin e tij. Ne jemi nga Mali i Zi dhe kulti i Shën Joan Vladimirit në vendin tonë është shumë i nderuar. Ky vend në Shqipëri është i shenjtë dhe ne shpresojmë të rikthehemi këtu”, thotë një shtetas malazez.

Kulti i Shën Johan Vladimirit në Shqipëri respektohet njësoj si nga shqiptarët ashtu edhe sllavët që vijnë pothuajse çdo vit në kishën që mban emrin e këtij shenjti.

Vendlindja e tij është Kraja e Malit të Zi, ndërsa eshtrat janë zhvendosur në Durrës gjatë Mesjetës e më pas në Elbasan.

Pas djegies së manastirit eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.

a.s/dita

June 4, 2018 15:26
Komento

1 Koment

  1. lato June 4, 16:56

    Manastiri u dogj aksidentalisht nga gjermanet gjate terheqjes ne 1944.U dogj biblioteka e tij me vellime deri 10 shekullore,ku mund te kishte jo vetem libra te rralla,por edhe te vlefshem per historine e Shqiprise.Lef Nosi arriti te shpetoje Psalltirin e Shen Gjon gojartit (veper e shek XVI)shkruar ne gjuhen shqipe nga Anonymi i Elbasanit te cilin e fshehu ne kasaforten e Bankes Kombetare.U dogjen veprat e Dhaskal Todrit,por shpetoi Alfabeti i tij,qe qe kopjuar nga Hahni ne 1854.Ushtria Popullore e ktheu Manastirin ne Repart ushtarak dhe STALLE per mbajtjen e kafsheve te Ushtrise. Hajdutet e Elbasanit dhe katundaret e Metalurgjise vodhen Ikonat e Kostandin Shpatarakut qe ne kohe te Enverit.Nje nga keto ikona e kam pare ne dore te nje maloku nga Shkodra (Shen Gjergji vret Kucedren),qe ne 90 shkoi e shiti ne Greqi. Tani pij lengun Manastirit se aty kane mbetur vetem muret dhe prifti kooperativist brenda.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*