Festa e Vitit të Ri në Berlin do të ketë “zona të sigurta” për gra

December 29, 2017 20:28

Festa e Vitit të Ri në Berlin do të ketë “zona të sigurta” për gra

Organizatorët e festës së Vitit të Ri në Berlin do të krijojnë një “zonë të sigurt” për gratë, për herë të parë.

Masat e reja të sigurisë, të planifikuara për festën pranë portës Brandenburg, vijnë nga shqetësimet për sulme seksuale.

Një numër i madh i sulmeve dhe plaçkitjeve të grave në festën e Vitit të Ri në Këln, dy vjet më parë, kanë tronditur Gjermaninë.

Qindra gra kanë raportuar se janë sulmuar .

Mbi një milion emigrantë, shumica nga Siria dhe Iraku, kanë arritur në Gjermani në vitin 2015.

Qindra-mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festën e sivjetme të Vitit të Ri në Berlin.

Gratë që janë sulmuar ose ngacmohen do të mund të kërkojnë mbështetje në “zonën e sigurt”, ku do të jetë personeli i Kryqit të Kuq gjerman.

Policia e qytetit po ashtu i inkurajoi gratë të kërkojnë ndihmë nëse ndjehen të kërcënuara. /REL

December 29, 2017 20:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin