Festa kombëtare e SHBA “bashkon” të pabashkueshmit

July 11, 2019 21:41

Festa kombëtare e SHBA “bashkon”  të pabashkueshmit

Ambasada e SHBA në Tiranë kremton këtë të enjte Festën Kombëtare të Amerikës. Ashtu si dihet, festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore në Shqipëri ajo u la të kremtohet pasditen e sotme.

Si duket ka qenë sërish SHBA që arriti të bëjë bashkë një numër poltikanësh e figurash publike në vend.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në fest, në shoqërinë e bashkëshortes, Ajola.

Kreu i opozitës Lulzim Basha është parë të mbërrijë në këtë festë me ish ministrin e punëve të jashtme Besnik Mustafaj, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga TCh.

Ndërsa të pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish deputeten e kësaj force politike, Klajda Gjosha.

Festa e SHBA po shfrytëzohet nga të ftuarit për tu takuar e biseduar me njëri-tjetrin. Në fakt, znj Kryemadhi ka biseduar gjatë më dy përfaqësues të lartë fetar në vend: Kreun e Bektashinjve Baba Mondin dhe kreun e myslimanëve Bujar Spahiu.

e.ll./dita

July 11, 2019 21:41
Komento

2 Komente

  1. ALBAN DEGA July 11, 21:54

    KJO ESHTE AMERIKA PER SHQIPTARET!

    “ Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919

    Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson: Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës “

    Roland Qafoku
    Tema 23/6/19

    Dokumenti i mesiperm u be frymezim per poezine e meposhteme po ate dite

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine
    si Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !

    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes!
    God bless USA

    Reply to this comment
  2. Treshi maç July 11, 23:47

    Kujt iu be diss-i ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*