Festat e fundvitit, AZHBR dhe fermerët pako me ushqime për Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë

December 30, 2017 08:38

Festat e fundvitit, AZHBR dhe fermerët pako me ushqime për Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë

Në prag të festave të fundvitit, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbledhur bashkë fermerët në një nismë mbështetje dhe solidariteti për moshën e tretë. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca dhe stafi i saj zgjodhën Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të dërguar ndihma me produkte ushqimore të vendit të cilat garantojnë standardet më të mira.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, garantoi për mbështetje të vazhdueshme të moshës së tretë, ndërsa falenderoi të gjithë bizneset që i janë bashkuar kësaj nisme.

Znj. Krifca vlerësoi përparimin e bizneseve shqiptare, të cilat falë bashkëpunimit me AZHBR dhe investimit, kanë mundur që të përmirësojnë produktet e tyre dhe të konkurrojnë denjësisht në tregun shqiptar, por jo vetëm. “Dhuruesit janë subjekte shqiptare të cilët kanë punuar më përpara me AZHBR-në, kanë pasur mundësi që të zhvillojnë cilësinë e produkteve të tyre ndër vite nëpërmjet investimeve që janë bërë. Ne jemi shumë krenar që ata patën mundësinë të japin këtë kontribut për të përmirësuar tavolinën e natës të Vitit të Ri”, theksoi Krifca. Ndërsa përfaqësuesit e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, falenderuan AZHBR-në për këtë nismë duke iu gjendur pranë atyre që kanë nevojë. “Dua t’ju falenderoj në emër të të gjithëve për cilësinë, për dhuratën kaq të mrekullueshme që solle dhe që do të zbukurojë Vitin e Ri. Ju falenderoj me shpirt, i falenderoj të gjithë dhuruesit”, tha Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, Anila Peçi.

Në përfundim të vizitës së saj pranë të moshuarve, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural u ka uruar gëzuar festat, por gjithashtu u ka premtuar se mbështetja e institucionit që ajo drejton do të vijojë edhe për 2018-n.

Një vëmendje të posaçme e AZHBR-së ka qenë dhe mbështetje e këtyre subjekteve për të mbyllur ciklin e prodhimit dhe krijimit të produkteve shqiptare cilësore. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka iniciuar një sërë programesh të cilat synojnë që të nxisin prodhuesit vendas të investojnë duke garantuar për qytetarët shqiptarë jo vetëm shije dhe cilësi, por njëkohësisht përmes promovimit të këtyre produkteve, edhe gjenerimit të të ardhurave duke ndihmuar ekonominë lokale.

 

December 30, 2017 08:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*