Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës: Ja koncerti që do organizohet me rastin e Vitit të Ri

December 31, 2018 10:29

Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës: Ja koncerti që do organizohet me rastin e Vitit të Ri

Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2019 në sheshin “Skënderbej”. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.

Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur  si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performance e shkëlqyer e DJ Vinit. Spektaklit nuk do t’i mungojnë as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.

Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve.

o.j/dita

December 31, 2018 10:29
Komento

1 Koment

  1. jetimet e 21 Janarit+koke palaret December 31, 10:48

    PO XENI DHE ARMINA FEVZIU DHE ERIK FULLANI SALIJA EDVINI E LIKE FLORIJA DO KENDOJNE!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim