Festivali i 54-t i RTSH, fiton Eneda Tarifa me “Përrallë”

December 28, 2015 08:48

Festivali i 54-t i RTSH, fiton Eneda Tarifa me “Përrallë”

Këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”. Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe sivjet fituesja e edicionit të 54­rt të Festivalit të Këngës në RTSH, Eneda Tarifa, do të udhëtojë në maj drejt Suedisë për të garuar në “Eurovizion”. Festivali i këtij viti nisi të premten e 25 dhjetorit, ku u prezantuan 15 këngët e para, për t’u pasuar me natën e dytë, ku u ngjitën në skenë po 15 këngë. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme janë prezantuar 20 këngë, ku triumfuese doli kënga “Përrallë”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këngët këtë herë nuk kanë qenë surprizë. Prej ditësh, publiku është njohur me to, në ekranin e TVSH­së, përmes faqes së internetit të festivalit si dhe në “youtube”. Festivali prezantohej nga gazetarja Blerta Tafani dhe Pandi Laço. Ky i fundit është njëherësh edhe skenarist, ndërsa skenografia është realizuar nga Fatmir Minga. Anëtarët e jurisë janë Olta Boka, Françesk Radi, Jehona Sopi, Pirro Çako, Helidon Haliti, Ilirian Zhupa dhe Alban Nimani, të cilët duket se kanë përzgjedhur si këngën më të denjë për të na përfaqësuar pikërisht “Përrallë”.

“Përralla” e Eneda Tarifës Ashtu siç edhe pritej, Eneda Tarifa ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në Festivalin e 54­rt të RTSH­së. Këngëtarja rrëmben për herë të parë një çmim në këtë kompeticion muzikor, ndonëse merr pjesë për herë të dytë. “Përrallë” është kënga e cila do të na përfaqësojë në Eurosong, majin e ardhshëm në Suedi. E orkestruar nga Shpëtim Saraçi dhe kënduar nga Eneda Tarifa, kënga kishte kohë që përflitej si pretendentja kryesore për ta fituar këtë çmim kaq të rëndësishëm. Surprizat Violinisti i njohur Shkëlzen Doli ishte edhe i ftuari special i Festivalit të RTSH­së. Ai erdhi në natën finale për të interpretuar para publikut shqiptar kolazhin “Arbëreshës sime”, orkestruar nga Geti Druga, pra një pjesë ekskluzive për këtë event.

Ndër surprizat e tjera të festivalit përmendim një homazh për Gent Demaliajn me këngë nga “Djemtë e Detit” dhe një homazh për këngëtarin Tonin Tërshana, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë. Debatet Edhe ky vit nuk ka kaluar pa debate, si ndodh gjithmonë në Festivalin e RTSH. Para se të niste, filluan të përfliteshin edhe emrat e parë të pretendentëve për ta fituar këtë çmim. Më pas, të shumtë kanë qenë ata që nuk kanë qenë dakord me emrat e finalistëve.

Kompozitori Miron Kotani ka qenë ndër të parët që nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur pakënaqësinë për vlerësimin e jurisë. Kotani i është referuar skualifikimit nga nata finale të këngëtares Orgesa Zaimi. “Një skandal dhe turp i RTSH­së! RTSH-­ja lë jashtë natës finale këngën më të bukur të festivalit! Një festival pa rregulla dhe jurira kartoni me copa letrash! Pas dëgjimit të të gjitha këngëve të dy netëve të para, jap këtë vlerësim për tri këngët më të bukura, një gjykim gjakftohtë dhe pa emocione: 3­Luiz Ejlli çmimi i tretë, 2­ Genc Tukiçi­ çmimi i dytë dhe 1­Orgesa Zaimi­çmimi i parë! Nuk ka juri në botë të më ndalojë të këndoj çdo çast këngën më të bukur të Festivalit të 54­t në RTSH: Një shishe në Oqean!”, përfundon kompozitori. Seriali, në Festivalin e RTSH Ka habitur jo pak publikun në sallë, por edhe teleshikuesit, teksa në sallën e Pallatit të Kongreseve është shfaqur Seriali.

Të premten në mbrëmje, në natën e tij të parë, në skenën e Festivalit (edicioni i 54rt) u ngjit një aktor i cili imitoi një fenomen social/personazh social të quajtur Serial (personi në fjalë “këndon” por nuk është artist i mirëfilltë, madje as nuk e pretendon). Përveç tekstit të këngëve, ka qenë edhe komunikimi që ai pati me Pandi Laçon, skenarist dhe prezantues i festivalit, që ka ngjallur reagime të shumta te publiku që e ka ndjekur. Në mos asgjë tjetër, përdorimi i termave ‘me r…b shpie’, ‘superpjeshkë’ etj.

December 28, 2015 08:48
Komento

4 Komente

  1. SMERLAPI I SHQUPIT December 28, 10:48

    sikur te fitonte dhenderri i xhelefines hahahahahaha

    Reply to this comment
  2. perkthyesi December 28, 11:56

    Qofsha i gabuar, por me kete kenge, dhe kete vit e kemi te siguruar nje nga vendet e fundit te Eurosong!

    Reply to this comment
  3. Bashkim Pitarka December 28, 12:14

    Na hoqen kenaqesine tradicionale te fundit te vitit,kenaqesine dhe argetimin me muziken e bukur shqiptare!?Ky festival,i 54-ti,ishte skandaloz dhe i mbushur me plot skandale por pa muziken e vertete shqiptare.Ndoshta mund te thuhet se ishte pasqyre e rrumpalles shqiptare dhe e krizes se rende shpirterore te vendit tone,pas krizes se madhe ekonomiko-politike.Nder skandalet ishte vete cilesia e muzikes dhe e interpretimit,por mbi te gjitha “thagmat” e gafollogjise se skenaristit dhe prezantuesit te ketij festivali:dialogu me “Serialin” dhe ne menyre te vecante gjetja e prezentatuesve nga rradhet e handikapateve te varfer,nder te cilet edhe shurdh-memece.Paraqitja e tyre ishte nje ironi dhe tallje me mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te tyre!Me “Perrallat” e juaja nuk nderoheni dot ne Eurosong!

    Reply to this comment
  4. ilirjan December 28, 18:47

    Degjova vetem disa nga kenget e perzgjedhura ne finale. Por, pamvaresisht opinionit te mire qe kam per kengetaren fituese, me duhet te shpreh se kenga fituese, si melodi nuk me la pershtypjen e nje kenge te merituar. Nje melodi te vobekt, nuk mund ta ngreje ne piedestal kengetari, sado mrekullueshem te kendoje dhe performoi Ai (ose Ajo). Pergjegjsia eshte e madhe kur mendon se me nje kenge te tille do te perfaqsohemi ne eurosong.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*