Festivali i Dritave (FOTO)

November 30, 2014 15:15

Festivali i Dritave (FOTO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje ne 29 nentor në fasadat e institucioneve kalimtaret kanë ndjekur Festivalin e Dritave .

Ka qenë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ka ndezur çelësin e nisjes së Festivalit të Dritave në ambientet e Kryeministrisë.

Projeksionet janë pamje filmike, ku pasqyrohet njëkohësisht, e kaluara e historisë së Shqipërisë, dhe ndryshimet e vendit në ditët e sotme, duke dhënë kështu një panoramë njëkohësisht të së shkuarës dhe së tashmes.

24 fsha drite lejla kane pershkruar Tiranen ndersa mega-projeksione filmike te shoqeruara me muzike dhe dialog jane pare ne fasadat e Kryeministrise, Kuvendit dhe Galerise se Arteve

Festivali i Dritave bëhet në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e çlirimit, aktivitete të organizuara këto nga qeveria shqiptare.

Përgatitjet janë ndjekur deri në orët pas mesnatës në terren nga ministrja Kumbaro dhe stafi.

Deshmitarët kanë asistuar edhe në përpjekjet gati komike të punonjësve të Bashkisë Së Tiranës për të sabotuar provat gjenerale të eventit një natë më parë.

Policia bashkiake tentoi të pengonte instalimin e aparaturave projektuese të kompanisë italiane që u mor me Festivalin.

Njëkohësisht Bashkia nuk fikte dritat e Bulevardit për të mundësuar pamjet në fasada, duke detyruar OSHE-në të ndërhyjë.

 

5431

November 30, 2014 15:15
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi November 30, 02:17

    Festival dritash dini të bëni ju znj. Kumbarore sepse më duket se nuk kini as dëshirë dhe asnjë mjet e mënyrë tjetër për t’ja rritur lavdinë kësaj date? Një ditë e shënuar e historisë kombëtare nuk festohet duke ndezur një çelës znj. Kumbarore? Ju e bëni sa për të thënë që “ja e bëmë” sepse krahu juaj majtisto oportunist nuk e ka qejf as atë datë, as historinë e saj? Ju kini qejf vetëm votat e veteranëve dhe të familjeve të tyre? Sa për dijeni të publikut, në një takim veteranësh, nga përfaqësuesit tuaj u njoftua se ju 80-90 vjeçarët do të shkoni vetë në ” Varrezat e dëshmorëve më 29-nëntor” sepse “autobuz nuk kishte”!!? E para herë që ndodhte kjo znj. Kumbarore? E para herë në 70- vjet!? Turp! Vazhdoni lojën tuaj të hipokrizisë e të fasaderisë sepse këtë punë dini të bëni mirë dhe… “Me një çelës” ja hidhni !? Po ju znj. Ministre a i kishit varuar ata vëthët tip zezakeje,aman!? Duheshin dhe ata për festë por kujdes se… I kuqi i buzëve është komunist!? Kujdes gjithashtu mos ju shohë ndonjë kuislingoballist a pëdëist? Tung Kumbarore!

    Reply to this comment
  2. socialisti bythpambuk December 1, 05:23

    Z. Zaimi!
    Si gjithmone keni te drejte.Kjo qeveri nuk di te beje pune , por vetem show .
    Nuk eshte qeveri e majte por eshte qeveria private e Edi mashtrues Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*