Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira”, nis nesër në Romë

April 3, 2019 17:49

Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira”, nis nesër në Romë

Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira” do të nis nesër në Romë, raporton KultPlus. Ky prezantim i kinematografisë shqiptare në Romë, i titulluar Albania, Si Gira – “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit” është një projekt i shoqatës artistike Cultural Pro, i ideuar nga Fabio Bego dhe organizohet nën drejtimin artistik të Nensi Bego, me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e të Ambasadës shqiptare në Romë. Aktiviteti ka mbështetje akademike nga AISSECO – Shoqata Italiane e Studimeve të Historisë së Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe kujdesin e Shoqatës Integra Onlus.

Nga “toka e shqiponjave” vjen një vështrim i afërt dhe interesant për Italinë dhe italianët, përmes prodhimit të pasur kinematografik të periudhës së propagandës dhe më vonë, në kuadrin më të lirë por të paqëndrueshëm të kinemasë postkomuniste.

Shfaqjet do të jenë me hyrje të lirë, dhe për ҫdo shfaqje do të ketë diskutime me përfaqësues të kinematografisë shqiptare dhe italiane, si: regjisorë, muzikantë, skenaristë, por edhe historianë dhe studiues që do të ta udhëheqin publikun në një eksplorim të dyfishtë: nga njëra anë si e ka reflektuar, dhe pjesërisht, si e ka formësuar kinematografia shqiptare identitetin historik dhe social të vendit, nga ana tjetër, mënyra se si janë artikuluar marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe italianëve.

Në program do të jenë filmat:

Lulëkuqet mbi mure (Dhimitër Anagnosti, 1976)

Njeriu me top (Viktor Gjika, 1977)

Gjeneral gramafoni (Viktor Gjika, 1978)

Koncert në vitin 1936 (Saimir Kumbaro, 1978)

Letra ere (Edmond Budina, 2003)

I dashur armik (Gjergj Xhuvani, 2004)

Lindje Perëndim Lindje (Gjergj Xhuvani, 2009)

Amainti (Namik Ajazi, 2014)

Bota (Iris Elezi, Thomas Logoreci, 2014)

Il mio zio italiano, – lexim skenik nga Eliza Çoba

Festivali mbahet në datat 4- 7 prill dhe organizohet në Casa del Cinema në adresën Largo Marcello Mastroianni 1, 00197 Romë.

v.l/ Dita

April 3, 2019 17:49
Komento

3 Komente

  1. --- April 3, 21:05

    I dashur armik i Gjergj Xhuvanit..a ka shkruar per te birin?

    Reply to this comment
  2. Rrogozhina April 4, 13:50

    Duhet te kishit perfshire edhe nje a dy seri te pakten te Gjeneralit te ushtrise se vdekur me Sander Prosin e Prokop Mimen. Eshte nje nder te paktat kryevepra te TV shqiptar.
    Nejse

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim