Festohet 75-vjetori i çlirimit të Pogradecit

August 31, 2019 09:01

Festohet 75-vjetori i çlirimit të Pogradecit

Dje, në datën 30 gusht, Pogradeci, qyteti nga më të bukurit  turistikë të atdheut tonë, festoi ditën e çlirimit nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë. Qyteti i Pogradecit u çlirua nga Brigada e 15-S e cila kishte si komandant Teki Kolanecin.

Batalioni i katërt i brigadës më 24 gusht 1944 sulmoi një autokolonë gjermane e cila vinte nga Struga për në drejtim të Elbasanit, ku në rajonin e Qukës, në fshatin Xhyrë, iu bë një pritë e organizuar mjaft mirë. Përpjekja ishte tepër e ashpër, pasi dhe një autokolonë nga Elbasani i vjen në ndihmë forcave të ardhura nga Struga. Kështu që u godit njëkohësisht, pasi masat organizative ishin marrë më parë dhe luftëtarët kishin zënë pozicione kyçe të terrenit. Në pritë e cila vazhdoi dhe luftim trup me trup armiku pësoi dëme si në njerëz dhe në materiale. Mjaft makina dolën jashtë gatishmërisë si dhe u ka shumë municion. Në këtë aksion u kapën dhe mjaft dokumente gjermane. Më 30 gusht, forcat e Br. XV S hynë në Pogradec dhe të gjitha fshatrat buzë rrugës automobilistike nga Lini deri në Podgorie ishin të çliruara.

Kjo festë sivjet përkon me 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, të cilën populli shqiptar lipset ta festojë me madhështi.

Tek lapidari kushtuar Brigadës së 15-S u mblodhën qytetarë të Pogradecit, përfaqësues të pushtetit vendor, të organizatave të veteranëve të luftës, të dëshmorëve të atdheut, të Shoqatës Atdhetare Mokra etj, të cilët vendosën kurora me lule.

Ishte i pranishëm në këtë ceremoni edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Ilir Xhakolli, i cili pas vendosjes së kurorës me lule, i përshëndeti të pranishmit duke iu uruar gëzuar këtë ditë të madhe dhe festë të bukur për gjithë qytetarët e Pogradecit. Ai nënvizoi faktin se LANÇ është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar dhe 75 vjetori i Çlirimit të Atdheut nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët tyre do të festohet ashtu siç e meriton në 29 nëntor 2019, pasi vetëm në saj të kësaj lufte fitimtare Shqipëria dhe shqiptarët u renditën me forcat antifashiste progresiste të botës, me SHBA, BRSS, Anglinë,  Francën etj, ruajtën dhe konsoliduan shtetin shqiptar.

Kjo mënyrë të festuari në Pogradec ishte një shembull i bukur se si duhet t’i përkujtojmë ngjarjet dhe datat e shënuar që lidhen më Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në këtë jubile të75-vjetorit të çlirimit të Ardheut.

Idajet Beqiri

August 31, 2019 09:01
Komento

3 Komente

  1. Mark .UK August 31, 17:55

    Ne fakte duhet te quhet 75 vjetori i okupimit komunist.Dy data duhet te quhen humbjet ma te mdhaja te shqiptarve.E para 8 nandori i vitit 1941 dhe 29 nandori i okupimit se kurrsesi clirimit.

    Reply to this comment
  2. Dhimbia a madhe popull ! September 1, 17:54

    Ku jeton dhe kush eshte ku Marg .UK; vertet JUJK, na thoni te pakten, ta dime kete kryeantiatdhetar se mos na ulet ne tavolina te perbashketa e na NEVERIT ato.
    C’ti besh; ja qe bashkejetome dhe me mbetie te tilla -si; Mark,UK

    Dhimbia e madhe popull.

    Reply to this comment
  3. Mark .UK September 1, 20:03

    Me vjen mire qe je kaq i dhii-mshem o i dhjershem i madh i popullit.Duket se ke qene nje sekretar partie fshati me kater klase.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim