Feston golin me shqiponjë! Kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon penalizimin

August 31, 2018 21:10

Feston golin me shqiponjë! Kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon penalizimin

 

Pas ngjarjeve të kampionatit botëror, për mënyrën e festimit të Xhakës e Shaqirit me gjestin e shqiponjës me duar në fitoren kundër Serbisë, një tjetër gjest i ngjashëm ka bërë jehonë në botën e futbollit, këtë herë në eliminatore e kampionatit botëror për femra.

Kosovare Asllani është një futbolliste me orgjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Suedisë.

Asllani shënoi golin e 3-të në fitoren 3-0 përball Ukrainës që luajti Suedia mbrëmjen e djeshme dhe ka zgjedhur këtë mënyrë festimi.

Gjesti ka bërë jo pak zhurmë edhe në mediat vendase në Suedi megjithatë në një deklaratë të saj Kosovare Asllani sqaron.

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar. E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë diçka politike”, u shpreh Kosovare Asllani.

Ndërkohë më pas Kosovaren e pyesin nëse i trembet faktit që mund të gjobitet, ndërkohë ajo i përgjigjet duke qeshur: “Le ta mbajnë rrogën time, pa problem”.

a.s/dita

August 31, 2018 21:10
Komento

5 Komente

  1. hë për hë August 31, 21:52

    Perse trembet Fifa dhe Uefa nga simboli i shqiponjes? Eshte thjeshte tregues identiteti, ashtu si me dhjetra futbolliste te te gjithe ekipeve para fillimit te takimve ne fushe e para nje spektatori i pa kufijshem qe i ndjek nga shkallet e stadiumeve dhe nga ekrani i vogel i televizorit bejne kryqin, apo edhe kur shenojne e sperdridhen me emocion nga ai çast, Madje te besimit tjeter mysliman drejtojne gishtin nga qielli e i luten zotit dhe allahut te tyre. A nuk eshte e njejta gje? Ndersa ateistet ndjehen te fyer nga perversitete te tilla besimtaresh. A nuk duhet qe te rrespektohen eedhe ata. Kjo sportiste si dhe te tjere qe e kane bere shqiponjen nuk ka pse te persekutohen edhe pse qarqe te caktuara shovinistesh kerkojne qe ti japin spjegim e ngarkese politike. Ne se orgaznizmi i futbollit kerkon qe te ndeshkohet shqiponja duhet qe te mendoje mire qe te nxjerre nga fusha e blerte edhe veprime te tjera futbollistesh qe kane kuptime religjioze nga te dy anet. Ta bejne rregull.. Tung

    Reply to this comment
  2. tz September 1, 01:51

    nje insurance e gjithe gazetareve tane qe mundohen te justifikojne shqiponjen.O Injorante shqiponja eshte symbol I shqiptareve kudo ku jane .Te gjithe shqiptaret e kane kete identifikim nga Shqiponja.Te luftosh apo te denoshe ata qe e perdorin simbolin eshte nje lloje rracizmi dhe diskriminimi per identitetin shqiptar…Cfar duhet te themi ne per te gjithe ata lojtare qe bejne kryqin apo falen si myslimane ???? Duhet nje studio ligjore qe te hapi nje ceshtje gjyqesore kundra FIFAs per diskriminim te simboleve dhe identitetit te nje kombi….

    Reply to this comment
  3. az September 1, 03:18

    Shteti Shqiptar duhet te levize edhe pse nuk jane shtetas te Shqiperise……

    Reply to this comment
  4. ZZ September 1, 10:11

    V.O QEKUR STEMA E SHQIPONJES PASKA DAL NE HARTEN E TERORIZMIT NDERKOMBETAR DHE QE NUK DUHET TE BEHET POR EDHE STEMA E HITLERIT DHE NUK KA KAQ SHUME REAGIME .CFAR ESHTE FIFA MOS ESHTE NJE ORGANIZATE NE SHERBIM TE PANSLLAVIZMIT…???????????????????????

    Reply to this comment
  5. Uefa September 1, 10:11

    Shqiponja nuk eshte kryqi i hitlerit na cau trapin UEFA me kto gjoba

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*